Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 162
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    ca thote historia, a e mbajti me dhune pushtetin ki zogu apo jo dini gje?
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  2. #72
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Per dijenine e te gjitheve ketu, i pari qe doli te prese armikun fashist ne Durres, ishte Abaz Kupi, dhendri i atij qe ka rritur mbretin Zog, dhendri i Lal Krosit siē e njohin shumica, ose Abdurrahman Matit. Ky eshte nje fakt historik, qe e dine shume mire te tere historianet, e ka pranuar edhe Paskal Milo, por xhaxhi me pseudohistorianet e tij e ne veprat e tij i shtremberoi faktet e i shkroi ato si deshi vete. Mua me vjen keq qe ka lene mbrapa akoma njerez te pailuminuar, qe derdellisin budallalleqe dhe qe shpresojne serish ne nje rikthim te asaj kohe famekeqe per Shqiperine e Shqiptaret kudo qe ndodhen.
    Ėshtė mėse e vėrtetė qė Abaz Kupi ose siē njihej ndryshe Bazi i Canes ka luftuar kundėr pushtuesve Italian nė Durrės (nė atė kohė ishte ushtarak atje), ėshtė e vėrtetė qė Abazi ka qėnė edhe ka marė pjesė nė Konferencėn e Pezės nė vitin 1942 bile ėshtė zgjedhur edhe anėtar i shtabit nė atė kohė.
    Por ėshtė po kaq e vėrtetė qė pas kapitullimit tė Italisė fashiste dhe pushtimit tė Shqipėrisė nga nazistėt gjermanė Ai ndryshoi pllakė dhe ka qėnė shpesh herė bashkpunėtor i nazizmit dhe kjo faktohet me shumė dokumenta tė kohės si nga misionarėt anglezė dhe nga dokumentat e vet gjermanėve edhe tė tjerė.

  3. #73
    Shqiptaret humben nje atdhetar te denje dhe nje lider qe do te mund te bente shume me shume per te gjithe shqiptaret.

    Personalisht kam votuar pro Monarkise ne vitin 1997 dhe gjithashtu desheroj te theksoj se monarkia do te ishte i vetmi faktor per te siguruar zhvillimin e shpejte te shqiptareve dhe e vetmja forme qeverisje efektive per vete mentalitetin e shqiptareve.

    Shume rreken ta paraqesin monarkine si diēka te tejkaluar per Europen, mirepo ende sot e kesaj dite shumica e kombeve europerendimore prihen nga monarki.

    Merrini si shembull vetem vendet veriperendimore te Europes.

    Cfare demesh i ka sjelle monarkia Hollandes, Danimarkes, Suedise, Norvegjise, etj?

    A jane popull me i prapambetur hollandezet, danezet, suedezet, norvegjezet qe preferojne monarkine para republikes?

    Ngushellime dhe i uroj me gjithe zemer pasardhesit te fronit Leka II suksese ne perpjekjet e tij te ardhshme per rivendosjen e monarkise shqiptare.

  4. #74
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Pėr cilėn 1997 flet ? Pėr atė qė shkaktuan tė tėrrbuarit qė deshėn prap gjakderdhje ndėrmjet Shqiptarėve po kėtė vit ? Referendumi atėher u vodh ashiqare, atė qė bėri Leka Zogu I me atė referendum qe njė tentativ e dėshpėruar pėr tė mbajtur shqipėrinė tė pavarur nga protektorati ndėrkombėtar qė imponuan mafiozėt e Fatos Nanos pėr tė hypur nė krye, tė njėjtėn gjė qė po mundohet tė bėj sot njė tjetėr pinjoll i tyre Edvin Rama. Shqipėria pas 1997, dhe pas vjedhjes sė referendumit humbi pothuajse pėrfundimisht autoritetin e vet pėr vetqeverisje dhe ju hapėn dyert lloj lloj trupave ndėrkombėtare e biznesmenė ballkanikė qė ende zaptojnė sot pjesėt kyce tė vėndit me mafien e tyre.

    Sali Berisha nė fund tė mbledhjes me qeverinė tha qė ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit rreth atij referendumi. Ai referendum ėshtė dhe do mbetet karta e fortė nė sirtar e shqiptarėve kur ti vijė koha bashkimit dhe rithemelimit tė gjithanėshėm kushtetues tė vėndit si vėnd sovran dhe qė do pėrfaqėsoj denjėsisht interesat e Shqiptarėve nė gjithė rrajonin. E ardhmja e bashkimit kombėtar ėshtė njė forme monarkie konstitucionale dhe hapat e saj praktikisht janė kryer qė tani, sic pėrmendi dhe Albo sipėr. Dhe si Shqiptar as mė bėhet vonė fare se cfarė thonė "gjaku blu" Europian rreth monarkisė Shqiptare.
    Ju bazova burimeve te huaja, ji shkrimeve partiake si puna kesaj qe ke shkruar ti.

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shumica e atyre qe shkruajne per "monarkine", nuk i njohin funksionet dhe rolin e monarkut ne nje monarki kushtetuese. Monarku dhe familja e tij jane simboli i unitetit kombetar, dhe jane figura simbolike drejtuese e forcave te armatosura te vendit. Monarku nuk qeveris vendin, vendin e qeverisin institucionet e tjera, qeveria, kuvendi, gjykatat.

    Nese Shqiperia do te behet monarki apo jo, askush nuk e di. Por nje gje eshte e sigurt, qe sistemi aktual i "Republikes Parlamentare" eshte nje sistem i papershtatshem si per Shqiperine edhe per shqiptaret. Sa here qe vjen puna tek rizgjedhja e nje presidenti, vendi dhe politika kalojne ne krize cdo pese vjet. Nese Shqiperia do te kish nje monark, zgjedhja e presidentit nuk do te ishte me e nevojshme, dhe vendi do te kish stabilitet me te madh politik. Arsyeja tjeter perse Republika Parlamentare nuk eshte e pershtatshme per shqiptaret, eshte fakti se le jashte perfaqesimit te gjithe atyre shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te Republikes se Shqiperise. Mbreti e Monarkia, do ti perfaqesonte me mire interesat e gjithe shqiptareve ne menyre konseguente, jo sic eshte bere deri me sot, qe cdo president i ri qe zgjidhet, ben sic i do qejfi.

    Armiqte me te medhenj te monarkise, jane klasa politike shqiptare. Nese Shqiperia do te kish nje Monark qe gezonte respektin e nderimin e mbare popullit shqiptar, klasa politike nuk do te kish me ate fushe veprimi per te bere sic i do qejfi, sic kane bere ne keto dekadat e fundit. Kjo eshte arsyeja, perse referendumi i 1997 u manipua nga njerezit e Fatos Nano, pasi ne syte e tyre: "Nje Shqiperi Monarki, eshte nje Shqiperi ku Nano e kompani nuk mund te bejne sic u do qejfi ne kurriz te shqiptareve te thjeshte." Mbreti nuk do te behej memec, sic jane bere presidentet tane, kur shikon simbiozen e krimit me politiken, vjedhjet, korrupsionin, ne kurriz te shqiptareve.

    Ju kam dhene dy libra me lart per te lexuar, per te gjithe ata qe dine anglisht, dhe duan te njihen me historine e kohes se Zogut, ashtu sic ka ndodhur, dhe jo ashtu sic e kane manipuluar historine te tjeret, per motive politike e personale. Historiane angleze marrin mundimin te shkruajne per historine e Mbretit Zog, pasi jane te mahnitur nga historia e jetes se tij, kurse shqiptaret si puna juaj, nuk dini te vleresoni as luanet qe kane dale nga gjiri i atij populli.

    Albo

  6. #76
    Mussolini had provided Zog with money to develop the country and ease poverty. Marriage to an Italian would, he believed, confirm Albania as a dependency. Now Zog had not only married his Geraldine but was spending huge amounts of Italian money to keep her in luxury.

    What do royals do when they are made redundant? Money is often the main problem. Geraldine was tempted by an offer from Hollywood to make a film of her romance, but Zog assured her that, before they left Albania, he had deposited enough money in overseas accounts to provide for the family's life in exile.

    http://www.economist.com/node/142925..._id=E1_TQNJNVN

  7. #77
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Qyfyre, kush jane burimet e huaja qe je bazuar ti ???


    Te nesermen e zgjedhjeve te Qershorit '97, RaiDue jepte lajmin e fitores se PS dhe te Leka Zogut. Fitorja e Leka Zogut jepej afer 60% ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #78
    Princ leka vjen ne Tirane dhe per ta pershendetur dalin vetem rreth 500 vete, kur mbeshtetesit e tij prisnin me mijera.

    ...

    Ne 1997 Leka Zogu humbi nje referendum ku 2/3 e shqiptareve votuan kunder rikthimit te monarkise.

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/2072440.stm

  9. #79
    Fitoi Monarkia ne referendum dhe pasi u vodhen votat dolen vetem 2000 veta ne proteste?

    http://nl.newsbank.com/nl-search/we/...ckval=GooglePM

  10. #80
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Fitoi Monarkia ne referendum dhe pasi u vodhen votat dolen vetem 2000 veta ne proteste?

    http://nl.newsbank.com/nl-search/we/...ckval=GooglePM


    Po tallesh ???

    Ne Qershor '97 ikje si kove pusi. Kujt mund t'ja mbante te dilte ne protesta, perveē ndonje grupi te thekurish.
    Atehere i hodhen bomben Sales ne Shkallnur, qe kishte gjithe Garden qe e ruante. Mendon se njerezit e thjeshte nuk e mendonin ikjen e kokes. Akoma flitej per lista te zeza ne duart e PS ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •