
Postuar mė parė nga
Albo
Shumica e atyre qe shkruajne per "monarkine", nuk i njohin funksionet dhe rolin e monarkut ne nje monarki kushtetuese. Monarku dhe familja e tij jane simboli i unitetit kombetar, dhe jane figura simbolike drejtuese e forcave te armatosura te vendit. Monarku nuk qeveris vendin, vendin e qeverisin institucionet e tjera, qeveria, kuvendi, gjykatat.
Nese Shqiperia do te behet monarki apo jo, askush nuk e di. Por nje gje eshte e sigurt, qe sistemi aktual i "Republikes Parlamentare" eshte nje sistem i papershtatshem si per Shqiperine edhe per shqiptaret. Sa here qe vjen puna tek rizgjedhja e nje presidenti, vendi dhe politika kalojne ne krize cdo pese vjet. Nese Shqiperia do te kish nje monark, zgjedhja e presidentit nuk do te ishte me e nevojshme, dhe vendi do te kish stabilitet me te madh politik. Arsyeja tjeter perse Republika Parlamentare nuk eshte e pershtatshme per shqiptaret, eshte fakti se le jashte perfaqesimit te gjithe atyre shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te Republikes se Shqiperise. Mbreti e Monarkia, do ti perfaqesonte me mire interesat e gjithe shqiptareve ne menyre konseguente, jo sic eshte bere deri me sot, qe cdo president i ri qe zgjidhet, ben sic i do qejfi.
Armiqte me te medhenj te monarkise, jane klasa politike shqiptare. Nese Shqiperia do te kish nje Monark qe gezonte respektin e nderimin e mbare popullit shqiptar, klasa politike nuk do te kish me ate fushe veprimi per te bere sic i do qejfi, sic kane bere ne keto dekadat e fundit. Kjo eshte arsyeja, perse referendumi i 1997 u manipua nga njerezit e Fatos Nano, pasi ne syte e tyre: "Nje Shqiperi Monarki, eshte nje Shqiperi ku Nano e kompani nuk mund te bejne sic u do qejfi ne kurriz te shqiptareve te thjeshte." Mbreti nuk do te behej memec, sic jane bere presidentet tane, kur shikon simbiozen e krimit me politiken, vjedhjet, korrupsionin, ne kurriz te shqiptareve.
Ju kam dhene dy libra me lart per te lexuar, per te gjithe ata qe dine anglisht, dhe duan te njihen me historine e kohes se Zogut, ashtu sic ka ndodhur, dhe jo ashtu sic e kane manipuluar historine te tjeret, per motive politike e personale. Historiane angleze marrin mundimin te shkruajne per historine e Mbretit Zog, pasi jane te mahnitur nga historia e jetes se tij, kurse shqiptaret si puna juaj, nuk dini te vleresoni as luanet qe kane dale nga gjiri i atij populli.
Albo
Krijoni Kontakt