Shuhet Leka Zogu i Parė. Pretendenti i fronit mbretėror ndėrroi jetė sot nė moshėn 72-vjeēare nė spital ku qėndroi i shtruar prej disa ditėsh nė reanimacionin e Neurokirurgjisė, nė Spitalin Nr. 5 nė Qėndrėn Spitalore Universitare nė Tiranė pasi pėsoi njė fibrilacion arterial, formė e aritmisė.
Ministri i Shėndetėsisė Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisė, ku ka takuar edhe doktorėt qė kanė ndjekur gjendjen e tė ndjerit Leka Zogu I, konfirmoi se shkaku i vdekjes sė pretendentetit pėr fronin mbretėror ėshtė arresti kardiak.
Duke dhėnė detaje mbi vdekjen e Leka Zogut I, ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit pėr fronin mbretėror ka qenė e rėnduar, por ėshtė ndjekur nė mėnyrė tė pėrkushtuar nga mjekėt. Vasili konfirmoi njėkohėsisht se nė kohėn qė Leka Zogu I ka qenė i shtruar nė spital ėshtė mbajtur me frymėmarrje artificiale, ndėrkohė qė mėngjesin e sotėm mbylli sytė. Vasili tha se pak minuta mė parė ėshtė certifikuar edhe vdekja e Leka Zogut I.
Prej kohėsh, pėr shkak tė shėndetit tė pėrkeqėsuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parė ishte tėrhequr thuajse plotėsisht nga jeta aktive politike dhe shoqėrore. Nė vend tė tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisė sė Legalitetit, tė cilėt janė pro monarkisė. Vitet e fundit 73-vjeēari lėvizte vetėm me anėn e njė karroce me rrota, si pasojė dhe tė njė dėmtimi nė kėmbė dhe gjendjes sė pėrgjithshme tė pėrkeqėsuar shėndetėsore tė tij.
Leka Zogu I lindi nė 5 Prill tė vitit 1939 nė Tiranė. Ėshtė djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipėrisė nė ato vite. I ardhur prej dy ditėsh ne jetė nė prill tė 1939 familja mbreterore nis njė jetė tė re nė mėrgim. Ai shkeli pėr herė tė parė nė Tiranė nė nėntor tė 1993, me njė vizitė tė papritur kur u ul nė aeroportin e Rinasit me njė avion privat. Pretendenti i Fronit bėri njė pėrpjekje tė parė pėr tė ringjallur dhe ushqyer idenė e monarkisė nė ato vite. Ai u rikthye pėrfundimisht, sė bashku me familjen pėr tė jetuar nė Shqipėri pas 5 vjetėsh nė qershor tė vitit 2002.
TCH
![]()
Krijoni Kontakt