Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 162
  1. #51
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Une se mbaj mend mire si ka qene puna ne 1997 me referendumin, po mesa po lexoj paska perfunduar afersisht me rezultat 70-30 kunder. Atehere paskan protesuar rreth 2000 vete per vjedhje votash. Kur erdhi Leka ne Shqiperi pastaj prap, eshte pritur nga 500 vete ne aeroport.

    S'me duken shifra qe tregojne se shqiptaret donin mbret.
    Pėr cilėn 1997 flet ? Pėr atė qė shkaktuan tė tėrrbuarit qė deshėn prap gjakderdhje ndėrmjet Shqiptarėve po kėtė vit ? Referendumi atėher u vodh ashiqare, atė qė bėri Leka Zogu I me atė referendum qe njė tentativ e dėshpėruar pėr tė mbajtur shqipėrinė tė pavarur nga protektorati ndėrkombėtar qė imponuan mafiozėt e Fatos Nanos pėr tė hypur nė krye, tė njėjtėn gjė qė po mundohet tė bėj sot njė tjetėr pinjoll i tyre Edvin Rama. Shqipėria pas 1997, dhe pas vjedhjes sė referendumit humbi pothuajse pėrfundimisht autoritetin e vet pėr vetqeverisje dhe ju hapėn dyert lloj lloj trupave ndėrkombėtare e biznesmenė ballkanikė qė ende zaptojnė sot pjesėt kyce tė vėndit me mafien e tyre.

    Sali Berisha nė fund tė mbledhjes me qeverinė tha qė ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit rreth atij referendumi. Ai referendum ėshtė dhe do mbetet karta e fortė nė sirtar e shqiptarėve kur ti vijė koha bashkimit dhe rithemelimit tė gjithanėshėm kushtetues tė vėndit si vėnd sovran dhe qė do pėrfaqėsoj denjėsisht interesat e Shqiptarėve nė gjithė rrajonin. E ardhmja e bashkimit kombėtar ėshtė njė forme monarkie konstitucionale dhe hapat e saj praktikisht janė kryer qė tani, sic pėrmendi dhe Albo sipėr. Dhe si Shqiptar as mė bėhet vonė fare se cfarė thonė "gjaku blu" Europian rreth monarkisė Shqiptare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #52
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bravo berisha e qeveria per respektin qe ja bene princit Leka Zogu..
    Ashtu them edhe unė qė Berisha ka qė nga viti 1993 qė e respekton L.Zogun..
    Dhe RD e ka respektuar rėndshėm nė 1993_shin.
    Rroft Sali rroft Berisha.

  3. #53
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    1. Eshte e qarte qe gjate qeverisjes si Minister i Brendshem, Kryeminister, President dhe Mbret, Zogu I nuk eshte impenjuar per asnje moment te bashkangjise Shqiperine Jugosllavise.

    2. Mbreti Zog I nuk ka njohur asnje lloj dinastie Serbe, per me teper, pas rikthimit ne pushtet ai ka prishur marredheniet me Jugosllavine.

    3. Jo vetem qeveria Jugosllave, per te gjitha qeverite europiane, sidomos ato perendimore kane njohur Mbretin Zog si legjitim.

    4. Ministria e Luftes se Shqiperise nuk u anullua per asnje moment dhe nuk hoqi dore kurre nga krijimi i ushtrise kombetare.

    5. Shqiperia ka patur vertet nje xhandarmeri te forte, te reformuar, qe i permbahej nje kodi civil e penal per here te pare Shqiptar. Por ne te nuk kishte kurrfare Jugosllavi. Ka patur ndihme nga Franca dhe Italia ne perpilimin e kodeve civile e penale, si dhe ka patur ndihme po nga keto 2 vende me oficere, por jo nga Jugosllavia.

    6. Aq me pak oficere nga Rusia, nuk ka patur asnjehere ne Xhandarmerine Shqiptare, madje mund te them se pothuajse nuk ka patur marredhenie fare me Rusine si shtet.

    7. E thashe dhe me lart, serbet nuk kane patur asnje ndikim ne Xhandarmerine Shqiptare te asaj kohe.

    8. Doganat me Serbine kane ekzituar gjate gjithe qeverisjes se Mbretit Zog.

    9. Eshte e ditur boterisht qe Shqiperia ka patur zyra diplomatike e konsullata ne te gjithe boten e nuk ka hequr dore nga politika e jashtme per asnje moment te vetem. Mjafton te permendim qe Mbreti Zog, caktoi ambasdor te Mbreterise Shqiptare ne SH.B.A kundershtarin politik me te madh te tij, Faik Konicen. Edhe ne shtetet e tjera caktoi diplomate, ambasadore e konsuj figura te spikatura.

    10. Eshte mese e qarte qe Qeveria Shqiptare nuk ka deklaruar ne Konferencen e Ambasadoreve ne Paris qe heq dore nga territoret e veta. Kjo eshte nje sajese e komunizmit.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare nuk levizi nga pozicionet e veta asnjehere. Per kete pike mund te flase me shume Albo pasi ka dhe informacione me te gjera se une ne kete pike.

    12. Mbreteria Shqiptare nuk ka hequr dore kurre nga politika kombetare. Jo me kot mbreti Zog u quajt mbreti i Shqiptareve e jo vetem i Shqiperise. Ky eshte nje ndryshim thelbesor.

    13. Shqiperia ka dhene shume konēensione Italise dhe per kete Jugosllavia as eshte informuar, pyetur apo ku di une ēfare tjeter. Ka vendosur vete Parlamenti Shqiptar, pa patur nevoje qe te mare pelqime nga pale te tjera. Shqiperia ka qene nje shtet Sovran.

    14. Jugosllavia ka patur mjaft konflikte si brenda, edhe jashte mbreterise se saj ne ato kohe, dhe eshte e ditur qe asnje Shqiptar nuk ka shkuar ushtar ne Jugosllavi.

    15. Qe nga kohet e Ilirse, Shqiperia nuk i ka shpallur lufte asnje shteti tjeter, e kjo nuk ka ndodhur as gjate Mbreterise Shqiptare. Shqiptaret, qe ne koherat prehistorike nuk jane njohur asnjehere si popull okupator, por si popull sovran, qe pelqen marredheniet e fqinjesise se mire me fqinjet e tij.

    16. Ky traktat eshte pjelle e mendjeve djallezore, me inteligjence te kufizuar, ekstremiste qe nuk shikon dot me larg se hunda e saj.
    Bravo. Urime, post shumė informues qė duhej nė kėtė temė qė pėr pak po merr trajta komike e tragjike pėr nga obsesioni i disave pėr tė pėrcarė, sunduar e krijuar gjakderdhje e revolucione.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #54
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha: Mbrti Leka Zogu i Parė, mbėshtetės i lirisė sė shqiptarėve

    Parlamenti ka rivendosur njė tė drejtė historike nė Protokollin Shtetėror dinjitoz, siē i pėrket Familjes Mbretėrore


    "Shqiptarėt, nė tė katėr anėt kudo qė jetojnė, janė tė bashkuar nė dhembjen dhe zinė pėr humbjen e Mbretit Leka I. Kėtė bashkim e kanė tė bazuar nė kontributet historike tė Tij, tė Mbretit Zog, Mbretėreshės Geraldinė, tė Familjes Mbretėrore". Kryeministri Berisha, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Liri Berisha, zhvilloi dje pasdite njė vizitė ngushėllimi nė familjen e Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta njė ditė mė parė nė moshėn 72-vjeēare. Kryeministri Berisha i shprehu ngushėllime Princit Leka dhe familjarėve pėr ndarjen nga jeta tė Leka Zogut I, njė humbje e madhe kjo pėr mbarė kombin shqiptar dhe Shqipėrinė. Duke shprehur nderimin e tij tė thellė pėr veprėn e Leka Zogut I, Kryeministri Berisha la dhe njė shėnim nė librin e ngushėllimeve tė ēelur me kėtė rast.

    http://www.botasot.info/reklama/Dece...39-45foto5.jpg

    "Dua t'i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta Princit Leka dhe Familjes Mbretėrore pėr humbjen e Mbretit Leka Zogu I, njė humbje e madhe kjo pėr mbarė kombin shqiptar dhe Shqipėrinė", tha Berisha. Ai u shpreh se Mbreti Leka I u largua nga vendi i tij dy ditė pas lindjes, por pėrfaqėson njė jetė tė tėrė atdhedashurie tė pakufishme, pėrkushtimi tė jashtėzakonshėm, mbrojtje tė pamposhtur tė lirisė sė shqiptarėve, mbėshtetje tė madhe tė shqiptarėve nė Kosovė nė pėrpjekjet e tyre pėr liri kombėtare, mbėshtetje tė madhe tė shqiptarėve nė Shqipėri nė pėrpjekjet e tyre pėr t'u ēliruar nga zgjedha e regjimit mė barbar qė vendi ka njohur nė tėrė historinė e tij. Gjithashtu, Kryeministri tha se ėshtė njė nderim pėr kontributin e madh, historik, tė Mbretit Zog, burrit qė bėri pavarėsinė e Shqipėrisė tė jetojė, shtetarit qė mė shumė se kushdo tjetėr kontribuoi nė ndėrtimin e shtetit shqiptar, Mbretit qė u largua nga Shqipėria pasi ajo ishte pėrcaktuar si viktimė e parė e agresionit nazifashist nė Evropė, por qė vazhdoi me vendosmėri tė madhe luftėn pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Berisha tha se pėrpjekjet e legalistėve, qėndresa e tyre qė nė orėt e para tė pushtimit deri nė ditėn e fundit tė ēlirimit tė vendit janė njė faqe e ndritur atdhetarie, heroizmi dhe qėndrese. "Paslufte nė Shqipėri ndodhi ndryshe nga vendet e tjera qė dolėn nga pushtimi barbar nazifashist, tė cilat kurorat i rikthyen ose shpallėn referendume nė mėnyrė qė populli tė shprehej. Nė mėnyrėn mė arbitrare, njė kongres ndaloi monarkun e shqiptarėve tė kthehej nė vendin e Tij, gjė e cila zgjati, siē dihet, gjatė gjithė jetės sė Tij dhe Mbreti vdiq nė Paris nė vitin '61. Mė vonė, njė referendum u bė dhe shqiptarėt janė dėshmitarė, se ata shprehėn masivisht qėndrimin e tyre nė respekt tė Mbretit Leka i Parė dhe nė favor tė tij, por, siē dihet, ai referendum u mbajt nė kushte tė njė rebelimi tė egėr komunist. Dhe e vėrteta ėshtė se askush nuk mund tė thotė kurrė se rezultati ishte ai qė u shpall. Kjo ēėshtje nuk ėshtė e mbyllur. Unė i them tė vėrtetat ashtu siē janė, nuk mund tė them gjė tjetėr. Unė i them tė vėrtetat ashtu siē i perceptoj dhe siē kanė ndodhur. Kjo ėshtė detyra ime", tha Kryeministri ndėr tė tjera. I pyetur mbi heshtjen e opozitėn pėr ndarjen nga jeta tė Leka Zogut, Kryeministri tha se: "Unė nuk dua t'i jap asnjė karakter partiak. Ai ligj, i cili i ka dhėnė dhe ka njohur statusin e Familjes Mbretėrore ėshtė votuar nė Parlament nga deputetė tė tė gjitha forcave politike. Kjo ėshtė e vėrteta. Pėr tė gjithė ata, tė cilėt kanė votuar atė ligj dhe shqiptarėt nė tėrėsi e kanė shumė tė qartė qė Familjet Mbretėrore pėrbėhen nga Mbretėrit, Mbretėreshat, Princėrit, Princeshat, e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr Familjen Mbretėrore shqiptare dhe Parlamenti ka rivendosur njė tė drejtė historike, duke pėrcaktuar me shumė tė drejtė Protokollin Shtetėror dinjitoz, siē i pėrket Familjes Mbretėrore. Nuk duhet tė merremi me copėza tė shkėputura, sepse kudo ka individė pro e kundėr dhe kjo ėshtė normale".
    Bota Sot
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #55
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Mbretit qė u largua nga Shqipėria pasi ajo ishte pėrcaktuar si viktimė e parė e agresionit nazifashist nė Evropė - tha Berisha
    aaa.. tash po e kuptoj pse qenka larguar mreti nga Shqiperia.. dhe me plot arsye.
    E si te mos largohej derisa vendi ishte viktime e nazifashisteve.. do mbetej edhe ai viktime.. e kush do mendonte me per popullin, mire ka bere.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  6. #56
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Ushtari i Atdheut

    Ushtari i Atdheut


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...GU-248x300.jpg


    Nga : Agron SEJAMINI

    Lindja e tij, nuk ishte gėzim vetėm pėr familjen mbretėrore, por nė atė kohė, ngjarje e shėnuar edhe pėr kombin. Mė 5 prill 1939, shqiptarėt uruan dhe festuan, ardhjen nė jetė tė princit trashėgimtar… Thėnė ndryshe, Mbretin e ardhshėm. Mirėpo, ashtu ishte e shkruar! Tė largohej nga Atdheu pa e parė ende me sy, e jo mė ta mbretėronte. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e vėrtetė. Ai fėmijė, kudo qė jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetėm me shqiptarizėm. Ai fėmijė pati njė fėmijėri burrėrore!I duhej qė tė ishte mė i malluari, mė i duruari, mė i mėnēuri, mė i pėrkushtuari dhe mė i privuari se gjithė fėmijėt e botės.

    Mėsoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte parė asnjėherė Shqipėrinė, duke iu ndezur ēdo ditė malli, krenaria dhe kėrshėria pėr Atdheun. Ndėrkohė, iu desh tė mėsonte qysh i vogėl, disa gjuhė. Ngrohtėsinė dhe dashurinė e nėnės i ndjeu nėpėrmjet gjermanishtes. Pėrkėdhelitė dhe kėshillat e tė atit i shkuan nė theksin e gegėrishtes qė e dėshmon aq qartė edhe nė tė folurėn e sotme. Nė shkollė dhe mjedisin jashtė familjes, duhej tė komunikonte nė anglisht. Mė pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do tė pėrvetėsonte tė tjera gjuhė, hungarishten, frėngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.Ndryshe nga fėmijėt e tjerė tė familjeve mbretėrore, ai nuk bėri rehat nė asnjė shtet. Sepse motivet dhe pėrgjegjėsitė qė ndjente para kombit tė vet, e detyroi atė familje fisnike tė shkonte, atje ku gjente rehat… ēėshtja shqiptare. Kėshtu nė vitin 1946, “i hyjnė detit mė kėmbė”, duke lėnė Anglinė pėr Egjiptin. Princi Lekė, nė atė kohė ishte vetėm shtatė vjeē. Kujton atė det tė trazuar qė e turbulloi aq shumė, por nuk harruan as atė ndodhi tė bukur qė pėrjetoi nė ngushticėn e Gjibraltarit. Lufta e Dytė Botėrore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj… Edhe nė kėtė udhėtim tė gjatė detar, para kėsaj ngushtice, vapori me tė cilin udhėtonin, ndali gati krejt shpejtėsinė. Njė skuadėr marinarėsh tė specializuar pėr asgjėsimin e minave, filluan asgjėsimin e tyre pėr tė ēelur shtegun. Pėr syrin e njė fėmije qė pėrfiton nga mosha, kėto skena ishin bukuri, ndėrsa pėr tė rriturit ankth dhe shqetėsim.Krejt papritur, ftohen nė kėtė “argėtim” edhe oficerėt qė shoqėronin familjen mbretėrore. Nuk kishte rast mė tė mirė pėr atė baba mbret qė tė bėnte burrė fėmijėn e vet. I zgjat armėn dhe e pozicionon tė qėllojė drejt njė mine qė pėrngjasonte me njė rosė tė zezė kur ajo pushkė angleze, ishte mė e gjatė se vet ai fėmijė. Qėlloi, por mban mend se edhe nuk shėnoi…
    Natėn vonė mbėrritėn nė qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua nė agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike qė iu shfaq para syve. Tė gjitha ndėrtesat e atij qyteti ishin tė pushtuara nga bardhėsia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pastėrti, kur ecje nėpėr lagjet e tij. Kalimthi e pėrjetoi kėtė ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte nė Kajro, nė njė hotel tre katėsh, mė i miri i kryeqytetit pėr atė kohė. Si pėr tė kompensuar gjithė peripecitė dhe vėshtirėsitė qė ai fėmijė kishte pėrjetuar deri mė tani, kėtu gjithēka ishte si nė pėrrallė. Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumėngjyrėshe dhe mbi tė gjitha piramidat qė i shikonte nga ballkoni, ia bėnė Egjiptin shumė herė mė tė bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbretėror, detyrimet dhe kėrkesat e tė ardhmes, e ftonin pėr t’u aftėsuar dhe burrėruar sa mė shpejt. Regjistrohet nė njė shkollė qė shquhej pėr nivelin e lartė pedagogjik. E frekuentonin atė fėmijėt e familjeve mė tė njohura tė shteteve tė Mesdheut. Aty nis miqėsia qė do tė vazhdonte gjatė gjithė jetės, me mbretin e Bullgarisė dhe princin e Jordanisė, i cili mė vonė do tė bėhej mbret. Nė gjuhėn angleze bėhej mėsimi, por iu krijua mundėsia qė tė mėsonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e bėri nėna Gerdaldinė, qė i pėrcaktoi tė parėn, duke ia lėnė arabishten vetėm gjuhė veshi, pra, pėr ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtėpia pėr nė shkollė, ikte vazhdimisht me biēikletė. Veēse pėrherė ka qenė i shoqėruar nga punonjėsit e gardės sė familjes mbretėrore. I gjithė ky efektiv pėrbėhej nga shqiptarė dhe kryesisht matjanė. Fjala vjen, princi Lekė, ka qenė vazhdimisht nėn kujdesin e Qazim Prenit.I pėrhumbur nė kujtimet e fėmijėrisė, ndalet pėr njė ēast dhe pasi lėshon njė buzėqeshje tė lehtė, fillon tė tregojė ndodhinė me mėsuesin e matematikės. Ditėn e premte, mėsuesi u kishte dhėnė detyrė shtėpie nxėnėsve, pėr tė zgjidhur nė pushimin e fundjavės disa ushtrime. Edhe pse nė dispozicion kishte tė shtunėn dhe tė dielėn, Leka ikėn tė hėnėn i papėrgatitur. Kur mėsuesi i afrohet dhe i kėrkon fletoren e detyrave, ai ēohet mė kėmbė dhe i kėrkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxėnėsit u keqpėrdor. I thotė qė tė zgjati para tė dy duart dhe fillon ta qėllojė me shkop… Vetėm tė majtėn se nuk arriti dot te dora e djathtė! Nxėnėsi shqiptar, shtatė vjeēari Leka Zogu, qė nė fakt ishte mė i gjatė se mėsuesi, rrėmben fshirėsen e dėrrasės sė zezė, si pėr t’i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrėzon nė dysheme. Mėsuesin e ēojnė direkt e nė spital, ndėrsa nxėnėsi qetė-qetė, del nga klasa. Para shkollės, e priste Qazimi, shoqėruesi i tij, i cili ēuditet pėr kėtė dalje tė parakohshme nga mėsimi. Rrugės pėr nė shtėpi, i tregon atij me inat ende tė pa shuar, pėr gjithēka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikėsuar hyn i pari nė sallonin e shtėpisė, duke ēuditur tė atin, tė ėmėn dhe hallat e tij, qė nė atė ēast ishin tė gjithė bashkė. Para se ata t’i sqaronte shoqėruesi, nis dhe tregon pėr ēfarė kishte ngjarė…
    - S’ka problem!-dėgjoi reagimin e menjėhershėm tė tė atit. Mė pas, Ahmeti vazhdon qetė dhe mė serioz:
    - Familja jonė nuk pranon as shpullė dhe as shkop!
    Heshtja mbėshtetėse dhe komplimentuese pushtoi gjithė sallonin. Sepse ai fėmijė, nuk ishte fėmijė, por trashėgimtari i njė mbreti shqiptar. Janė tė njohura tashmė, vetitė dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimėria dhe krenaria!Gjatė kohės qė jetuan nė Kajro, shumė mbresėlėnėse pėr Lekėn ka qenė edhe vizita qė bėri nė njė teqe shqiptare. Kujton atė pritje shumė tė ngrohtė qė i bėnė babai i tij dhe dy dervishėt. Por edhe emocionuese ishte dhurata e ēmuar. Njė patllake e vendosur nė kutinė e vet tė zbukuruar hijshėm. Kthehet nė shtėpi dhe gjėja e parė qė i tregon tė atit, ishte ajo dhuratė.
    - Kjo ėshtė pėr kėtu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos atė kuti, nė njėrin prej etazherėve tė sallonit. Por, ka ardhur koha qė edhe t’i tė mbash armė! Dhe nė ēast, i zgjat njė revolver anglez tė kalibrit 45. Mund tė tingėllojė pak si i ēuditshėm ky xhest, por nė mendjen dhe largpamėsinė e Ahmet Zogut, qėndron pėrsosmėrisht gjithēka. Nuk e dimė, nėse ishte thjesht njė peshqesh apo amanet pėr tė birin e vet, por ėshtė e vėrtetė se Leka Zogu, asnjėherė nuk e hoqi nga brezi armėn, nė kėtė jetė. E ku do tė kishte mė shumė hijeshi ai simbol burrėrie dhe trimėrie, se te ai shtatlartė i rritur me shqiptarizėm. Shtatė vjeē i vendosi tė birit armėn nė brez dhe kur mbushi dhjetė vjeē, e bėri pjesėtar tė detyrueshėm nė tė gjitha mbledhjet e takimet e punės.
    -Dėgjo dhe mos fol!- i tha ditėn e parė.
    Kėshtu, veproi nė dhjetra takime qė Ahmet Zogu pati me mbretėrit e disa shteteve dhe personalitete tė tjerė tė rėndėsishėm, ku u shqua pėr largpamėsinė e gjeopolitikės sė tij.
    Kėshtu, deri mė 9 prill 1961, kur pas vdekjes sė mbretit Ahmet Zogu, bėri betimin si Mbret i Shqiptarėve. Atėherė ishte 22 vjeē. Shumė i ri, por shumė i denjė dhe i aftė pėr tė siguruar vazhdimėsinė, sepse si rrallė kush, nė fėmijėri kishte fituar pjekurinė dhe burrėrinė…

    Ky artikull eshte postuar me Thursday, 01/12/2011 ne oren 11:46 am tek kategoria Komente.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #57
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Monarkia e Shqiptarėve, si momenti qė shqiptarėt e kujtojnė pėr shtetin-komb

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...reti-zog-1.jpg



    Nga : Besi BEKTESHI
    Disa herė, tė huajt janė dorėzuar pėrpara faktit mbi regjimin e mundshėm tė shqiptarėve. Normalisht qė ėshtė e qartė, se as heroi i madh i mesjetės Gjergj Kastrioti, nuk arriti tė jetė botėrisht, por edhe si koncept shqiptar i pėrbashkėt njė mbret, por ama shqiptarėve jo se nuk u ka shkuar mėndja.Nuk kanė arritur dhe kjo vlen pėr t’u diskutuar, por…! Por, sot nė fakt ėshtė shuar trashėgimtari i asaj Monarkie, e cila me datėn 1 shtator tė vitit 1928 vendosi nė njė ditė tė shtunė me anė tė Asamblesė Kushtetuese qė kishte dalė nga votimet e 16 gushtit, pėr ndėrrimin e formės qeverisėse dhe kalimit tė saj nė Monarki, duke i dhėnė kurorėn e Shqipėrisė, Ahmet Zogut. Mė parė, fuqitė e mėdha ja kishin dhėnė kurorėn Princ Vidit dhe patjetėr qė ishin menduar pse duhet tė ishte Monarki, ndėrsa mė pas, kurorėn kanė dashur t’ia vendosin nė kokė edhe konservatorit britanik Herbert, i cili e ka refuzuar dy herė. Leka Zogu I ėshtė shuar dhe ėshtė trashėgimtari mė i pafat edhe ndėr renjantėt e tjerė nė Europė, sepse ishte vetėm dy ditėsh, kur Italia fashiste e Duēes dhe Cianos, ndėrprenė njė qeverisje dhe njė formė regjimi qė po konsolidohej pėrditė, duke marrė edhe kurorėn e Mbretėrisė Shqiptare, pėr t’ia vėnė nė kokė njė “pinuci” qė pėr mė tepėr kishte grua nga Mali i Zi. Njė diktaturė ushtarake po e hiqte nga froni Zogun, pėr t’ia lėnė vendin mė pas diktaturės akoma mė tė keqe tė komunistėve shqiptarė, tė cilėt nėn pushtimin e italianėve qė nuk ishin pėr luftė, arritėn ti forcojnė komunistėt nė kulmin e tyre, duke i bėrė edhe nacionalistė… dhe tė lejojnė nė mėnyrė amatoreske tė bolshevizojnė vendin, nė saj tė njė pushtimi tė turpshėm dhe idiot. Po kaq idiot, sa vetėm nė luftėn me grekėt jo vetėm qė lanė mbi 25 mijė tė vdekur, por nuk arritėn tė pushtojnė vendin qė bėnte transport me gomerė dhe luftonte me pushkė tė Luftės sė Parė Botėrore.Po si u arrit qė nė shtatorin e vitit 1928, jo vetėm shqiptarėt tė kalonin nė Monarki, por edhe tė huajt ta njohin kėtė monarki tė shqiptarėve? Kjo ėshtė njė ngjarje tepėr e pėrfolur midis dy kampeve nė Shqipėri. Ka pasur debate tė mėdha dhe ka edhe sot e kėsaj dite. Mirėpo, ka apo nuk ka debate, Monarkia ka bėrė 15 vite jetė dhe nė krahasim me qeverisjen e mėparshme, ishte shumė mė mirė, kurse nė krahasim me komunizmin ishte si dita me natėn dhe “dikush qė nuk ėshtė pak kush” mendon se ajo pjesė e qeverisjes nė Monarki, ėshtė mė e mira e realizuar nga shqiptarėt pėr kėto 99 vite Pavarėsi. Ishte dhe ėshtė, sepse shteti ishte mė komb se asnjėherė tjetėr. Normalisht, kishte edhe nė atė kohė mangėsi territoriale, por ishte shteti-komb i vetėm qė shqiptarėt kanė pasur. Kishte njė flamur, kishte njė himn, kishte njė sovran, kishte njė qeverisje, kishte zgjedhje gati tė lira dhe demokratike dhe nganjėherė mė tė mira se sa sot, kishte monedhė tė nderuar nė botė, kishte kufij tė lirė, kishte kushtetutė mė tė respektuar, kishte drejtėsi qė ishte mė e drejtė, kishte afrim me perėndimin dhe nė fund, martesė tė Mbretit me njė renjante europiano-amerikane. Normalisht nė ditėt e sotme, shqiptarėt, edhe pse historiografia e kėtij vendi ėshtė fėrtele nga ideologjia e dikurshme dhe modelet e sotme delirante, e dinė mirė se ligji dhe mbretėrimi i Zogut, ose babait tė tė ndjerit Leka i Parė, kanė qenė mė shqiptarėt dhe mė tė respektuarit nė ēdo kohė, edhe pse ka shumė pėr tė treguar nė tė vėrtetėn e madhe.Ka shkrime tė shumta qė vijnė nga viti 1925 qė tregojnė mungesėn e stabilitetit tė madh tė vendit nė saj tė modelit kryengritje dhe mungesėn e disiplinimit ose mosbindjen, qė po impononin edhe ndėrrimin e regjimit. Normalisht, edhe nė analet e historiografisė botėrore ka shumė tė dhėna se idea e tyre e dikurshme e Shqipėrisė me njė mbretėri kushtetuese… mund tė funksiononte, por kėto janė diskutime pėr njė shkrim tjetėr. Nė fakt u bė shtimi i njė paragrafi nė Statutin e Republikės. Ahmet Zogu, pėr tė shkuar nė formėn e regjimit Monarkik dekretoi datėn 5 gusht 1928, si ditė pėr mbledhjen e Asamblesė Kushtetuese, ku do tė bėhej njė rishikim i mundshėm i Kushtetutės nė fuqi. Kėshtu, tė dyja dhomat e legjislativit, Senati dhe Dhoma e Lartė e Deputetėve, nė bazė tė dėshirave qė po shfaqnin shqiptarėt dhe duke ndier nevojėn e njė rishikimi tė pėrgjithshėm tė statutit, me qėllim edhe pėr ta bėrė atė mė tė pėrshtatshėm, nė njė mbledhje tė pėrbashkėt qė kishte formėn e njė asambleje legjislative, e cila u mbajt mė 6 qershor tė atij viti, vendosi me unanimitet tė plotė pėr shtimin e njė paragrafi nė nenin 141 tė Statutit tė Republikės, nė tė cilin thuhej: “Rishikimi i pėrgjithshėm i statutit i pėrket vetėm Asamblesė Konstituente”. Shtimi i kėtij paragrafi nė statut bėhej me qėllim qė kur tė shtrohej nevoja e rishikimit tė pėrgjithshėm tė statutit, tė dy dhomat, konsideroheshin automatikisht tė shpėrndara dhe menjėherė dekretoheshin zgjedhjet pėr Asamblenė Konstituente”. Dekretimi i zgjedhjeve tė reja u bė me 17 gusht 1928. Nė po atė mbledhje tė datės 6 qershor, tė dy dhomat morėn vendimin unanim pėr shpėrndarjen e tyre, duke i hapur rrugė Asamblesė Konstituente, qė tė hartonte e tė votonte njė statut tė ri. Nė mbėshtetje tė kėtij paragrafi tė shtuar nė statut dhe vendimit tė marrė prej Asamblesė Legjislative pėr shkrirjen e dy dhomave, u dekretuan zgjedhjet pėr t’u mbajtur mė datėn 17 gusht 1928. Kėto zgjedhje u zhvilluan nė afatin e ditėn e caktuar dhe me njė rregull e qetėsi pothuaj perfekte pėr t’u lavdėruar, gjė e cila nuk kishte ndodhur kurrė mė parė nė zgjedhjet e zhvilluara qė nga hapja e Parlamentit tė parė shqiptar, nė 21 prillin e vitit 1921. Ato zgjedhje u zhvilluan me proporcionin: Njė asamblist pėr 15.000 banorė dhe pėr ēdo fraksion qė kalonte numrin e 7.500 banorėve, me votim indirekt, duke bėrė kėshtu zgjedhje pėr atė kohė korrekte nė tė gjitha prefekturat e Shqipėrisė, si: Shkodra, Kosova, Dibra, Durrėsi, Elbasani, Berati, Korēa dhe Vlora.Njė javė mė vonė, mė 25 gusht 1928 u hap Asambleja me mesazhin e Kryesisė sė Shtetit, i cili u lexua nga ministri i Drejtėsisė, Hiqmet Delvina. Ai, nė fund tha: “Kryesija e Shtetit dhe gjithė organet e sajė duke pasur respektin ma tė madh kundrejt sovranitetit tė pacenuem tė popullit shqiptar, ēfaq edhe njėherė nė mėnyrėn ma formale se ju pėrfaqėsuesit do tė bisedoni mbi fatet e kėtij kombi qė ju pėrfaqėsoni, si ta gjykoni e ta dėshironi, si ma tė arsyeshme pėr lumturinė e Shqipnis. Vullneti i popullit asht vendimi i Zotnisė Juej, i cili ka me qenė njė udhėn i pandryshueshėm dhe do tė caktojė drejtimin e jetės shtetnore duke pėrdorur sypranin e vullnetin e Kombit”. Pas mbledhjes sė dytė tė Asamblesė, u mbajt edhe njė mbledhje tjetėr mė datėn 27 gusht, ku si nė mbledhjen e parė (atė tė datės 25 gusht), u bė legalizimi i kredencialeve dhe betimi i tė zgjedhurve. Po kėshtu u zgjodh edhe kryesia e Asamblesė me kryetar Pandeli Evangjelin. Nė mbledhjen e tretė tė Asamblesė u lexua njė numėr shumė i madh telegramesh qė kishin ardhur nga tė gjitha krahinat dhe prefekturat e Shqipėrisė, ku shprehej nė masė tė madhe solidariteti pėr krijimin e Monarkisė dhe proklamimi i Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptarėve.Nė tė vėrtetė u shqyrtuan pėr kohėn dy momente qeverisjeje si teori “Demokracia e plutokracia”… Nga kėto, Demokracia ndahet nė dy lloje: Nė demokraci republikane dhe demokraci monarkike. Sot vetėm kėto dy forma ekzistojnė dhe kėto dy forma burimin e kanė tek populli. Fjala e parė ka qenė e deputetit Abdurrahman Dibra dhe pastaj kanė diskutuar Fejzi Alizoti i Prefekturės sė Gjirokastrės, Spiro Papa i Beratit, Mihal Kaso i Gjirokastrės (bashkė me Javer Hurshitin), Sulejma Starova dhe Xhefar Ypi tė Korēės, duke vazhduar mė pas me diskutimet e tyre: F. Rusi, H. Myftiu, K, Kosturi, N. Kici, Dr. S. Pojani, Dr. Simonidhi, H. Papadhopulli, K. Mjeda, Z. Poga, H. Vrioni, A. Beca, M. Kapidani, R. Matja, M. Bushati, Th. Papapano, Z. Begolli, duke i mbyllur diskutimet deputeti i Skraparit, Ferid Vokopola. Mė datėn 1 shtator tė vitit 1928 (qė ishte ditė e shtunė), nė ora 09:00 paradite, u hap mbledhja e katėrt e Asamblesė nga Kryetari Pandeli Evangjeli, qė ia dha fjalėn pėr diskutim deputetit tė Dibrės, Kol Mjeda… shkodran… i cili, tepėr i impresionuar iu drejtua asamblistėve me kėto fjalė: “Zotnij, nė kėtė stinė pesė shekuj ma parė, miset e popullit (pėrfaqėsuesit e popullit ishin mbledhur nė Lesh, nė vendin teorik pėr t‘i dhuruar tė madhit Skėnderbe, Kunorėn e Shqipnis, edhe sot Asambleja Konstituente asht mbledhur me i dhurue shpėtimtarit tė kombit Kunorėn e Mbretnis tė madhit Skėnderbe (salla shpėrthen nė duartrokitje). Conju ju o burra, conju ju o Lekė, coju o Pirro, coju u Shqiptarė, afroju kėtu o i madhi Skėnderbe, shif e gėzou se shqiptarėt e cuen dėshirėn tėnde nė vend, qė ti pesė shekuj ma parė deshe me e ba. O Skėnderbe, nė kėtė minut, stėrnipi yt, Zogu, po xen vendin tand, qė, me gjoks tė vet e me shpat tė vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso ku je? Eja kėtu e nxirri dy vjersha prej zemrės sate e rrėfej botės se populli shqiptar ėshtė mbledhur pranė fronit tė madhit Skėnderbe dhe sot po krenohet se po kryhet ėndrra jote e vjetėr”. E tė gjithė kanė thirrur “Rroftė Zogu Mbret i Shqiptarėve”. Pastaj kanė vazhduar proēedurat dhe kurorėzimi dhe fjala e Ahmet Zogut ishte: “Zotėrinj… Nė mesazhin qė iu dėrgova para disa ditėve ju pėrshėndetshe tuj ju urue suksese Ju Etėnve tė Kombit. Sot, po ju drejtohem si shok, si bashkėpunėtor tė idealit tė pėrbashkėt. N’asht se nė fjalimin tem nuk do tė gjeni fjalėt e nalta tė krenve tė ndershėm tė stolisun me kunorė, tė mos ēuditeni. Se unė shof nė kryesinė e Shtetit Shqiptar, nė tė cilėn titull qoftė shėmbėlltyrėn besnike tė popullit dhe shėrbyesin e palodhur tė popullit. Sot nė minutėn kur ngarkohem me detyrėn e randė dhe tė naltė tė shtetit prej vullnetit dhe dėshirės sė popullit tė ēfaqun me vendimet e ndėrgjegjes s’uaj, do tė veproj tuj marrė parasysh resposabilitetin moral tė cilin herėt ose vonė, dinė ta ē‘moj populli shqiptar pėr naltėsimin e vendit. Bota e ka marrė lajmin se dhe ne bijt e shqipes mund tė krijojnė njė shtet. Mbas sodit detyrėn e kemi ma tė randė se duhet t‘i tregojmė botės se edhe shqiptari si ēdo popull i qytetnuem mund tė marri kulturėn e cila asht pasunija e tė gjithėve dhe ideali i botės mbarė. Vetėm nė kėtė mėnyrė tuj i sigurue vendit t’onė njė tė ardhme tė mirė mund ta paguejm njė detyrė historike. Nė regjimin e ri Shqipnia ka me qenė njė faktor paqeje nė Ballkan. Relacionet qė ekzistojnė sot me shtetet fqinje e dashamire do t‘i forcojmė akoma dhe ma tepėr. Zogu me shokėt e vet jo vetėm do tė respektoj tė drejtat kombėtare, por edhe kur tė jetė nevoja, me dorė tė naltė tė atij ideali qė na ka falė natyra edhe na i ka shėnue historija, tue plotėsue edhe vendin nė sheshin e qytetnimit. Si tė mbaroni detyrėn e shenjtė, tė ktheheni nė vendet e juaja dhe t‘i thoni popullit sovran se Prisi i tij, e shef botėn si ēdo shqiptar edhe se me sa shpejtėsi e entuziazėm e keni vu nė fronin e Kastriotit, aq me shpejtėsi e kėnaqėsi keni me e gjet gjithmonė gati, pėr me i sakrifikue tė gjitha, mė asht nevoja dhe jetėn, mbas dėshirit tė tij dhe pėr tė mirėn e vendit. Zotnij, dalshi faqebardhė pėrpara historisė”.Mbretėrimin e Zogut e pėrshėndetėn shpejt italianėt me ambasadorin Ugo Sola dhe Italia njohu shtetin dhe regjimin Monarkik. Por nė adresė tė Zogut erdhėn shumė telegrame nė mes tyre nga: Hungaria, Greqia, Jugosllavia, Uruguaj, Bullgaria, SHBA-ja, Franca, Hollanda, Belgjika, Zvicra, Spanja, Polonia, Lituania, Letonia, Suedia, Finlanda, San Marino, Ekuadori, Egjipti etj. Mustafa Qemal Ataturku, nuk e njohu Zogun Mbret, ndėrsa Monarkia Shqiptare dhe Mbreti Zog u njoh zyrtarisht nga njė numėr i madh shtetesh tė botės, tė cilat siē edhe mė lart i dėrguan edhe telegramet e urimit. Monarkia shqiptare ėshtė denigruar nėn regjimin despotik dhe kriminal tė Hoxhės, por ajo nė fakt ka mbetur akoma e vetme si krijuesja e ushtrisė normale, gjykatave, pushtetit lokal, arsimit mė modern, ambasadave dhe konsullatave nė tė gjithė botėn, xhandarmėrisė nė mėsimin e tė huajve perėndimorė, bankės sė shtetit shqiptar, modelin e ministrive dhe drejtorive tė ndryshme. Nėn Monarkinė e babait tė Leka Zogut tė Parė, ėshtė vendosur kontrolli mbi kufijtė dhe territorin shqiptar. Ka filluar lulėzimi i kulturės, shtypit dhe tregtisė, por edhe i industrisė sė vogėl. Pluralizmi nė Monarki ka pasur shumė detaje qė duhen akoma tė sqarohen, por ama dihet se shumė e shumė emra tė lartė tė politikės shqiptare janė pėrfaqėsuar denjėsisht si brenda dhe jashtė vendit. Ato pika tė errta qė ka janė objekte diskutimi dhe polemikash, por ama shteti shqiptar ishte mbrojtės i tė gjithė kombit. Vetėm Pavarėsia e Kosovės dhe futja e vendit si anėtar i NATO, ka filluar barazimin e shtetit shqiptar dhe kombit me atė monarki, e cila tentoi tė kishte peshėn e madhe tė njė shteti shqiptar. Vdekja e Leka Zogut tė Parė ėshtė njė humbje e madhe e pinjollit tė parė tė kėsaj Monarkie, akoma jo e respektuar historikisht si duhet nė trevat e shqiptarėve. Nė fund tė fundit, i ati ishte Mbret i Shqiptarėve dhe jo Mbret i Shqipėrisė, sepse kėshtu ishte forma e shtetėrimit tė shtetit komb shqiptar.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #58
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Dėshėrimtari i fundit i Shqipėrisė Zonjė…

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...ka-Zogu-I-.jpg


    Nga : Namir LAPARDHAJA

    Ditėn e djeshme oborri mbretėror njoftoi vdekjen e pretendentit tė fronit mbretėror,NMT Leka Zogu I. Sikundėr i ati, mbreti Zog, edhe pasardhėsi, i biri, Leka I, tashmė i pėrkasin historisė dhe nuk ka gjykatės mė tė mirė se sa koha. Do tė jetė koha dhe vitet ato qė nė realitet do tė tregojnė pėr kėto dy personalitete tė kombit shqiptar. Dhe kam bindjen dhe besimin e plot se tė dy personazhet do tė qartėsohen nėn njė optikė objektive dhe tė paanshme.Nė fakt, doja tė ndalesha vetėm nė njė aspekt mjaft tė rėndėsishėm tė figurės dhe tė asaj se ēfarė pėrfaqėsonte nė tė vėrtetė NMT Leka Zogu I. Nėse do tė hedhin vėshtrimin pas nė kohė, do tė shohim se Leka I ishte vetėm dy ditėsh kur u largua nga Shqipėria, nė prag tė pushtimin nga Italia fashiste, dhe rreth pesėdhjetė e ca vjeē kur u kthye pėr herė tė parė nė atdhe.Njė jetė dhe njė formim totalish jashtė atdheut, Shqipėrisė, i brumosur me njė kulturė tė gjerė evropiane, i arsimuar nė Francė e nė shkollat angleze tė Egjiptit, i rritur nė ambiente tėrėsish perėndimore, me shije e sharm perėndimor, stil jetese e mėnyrė tė sjelluri perėndimore. Por jo vetėm kaq: i gjithė ingranaxhi i filozofisė sė tij pėr Shqipėrinė nuk mund tė shihet jashtė optikės dhe mekanizmit perėndimor tė ndėrtimit tė shtetit. Fatkeqėsisht, mė rezulton se prej ’45 e nė ditėt e sotme pikėrisht dhe mjerisht kjo mėnyrė tė menduari e tė sjelluri i ka munguar Shqipėrisė.Ndaj, edhe pse sot kemi shumė e shumė tė rinj e tė reja qė kanė studiuar nė perėndim dhe qė angazhohen politkisht, sheh njė tjetėrsim sapo hedhin hapat e parė tė karrierės sė tyre nė politikė, dhe nė ta humbet ēdo shenjė e oksidentit nė formimin e tyre. Ēfarė ndodh? Asgjė, pėrveēse helmimit tė marrė qė nė hapat e para tė jetesės nė vend.Nuk i pėrkas atij grupi njerėzish qė janė fatalistė e qė mendojnė se ky vend nuk mund tė bėhet, pėrkundrazi: mendoj qė ky vend mund tė bėhet nė shembullin e nė rrugėn e njerėzve tė tillė, qė shkrinė tėrė mundin e jetėn e tyre pėr tė mirėn e kėtij vendi me emrin Shqipėri.
    Nė njė prononcim tė kohėve tė fundit tė tė ndjerit ai u shpreh se unė jam kėtu dhe, nėse njė ditė shqiptarėt do tė vendosin pėr mua, unė do tė jem i gatshėm t’i udhėheq e drejtojė ata.E thjeshtė si ide, por qė mbart brenda saj njė filozofi e botėkuptim tė tėrė tė thelbit tė demokracisė perėndimore, tė cilėn aq shumė po mundohemi ta jetėsojmė.Pėrpara pak ditėsh festuam 99-vjetorin e krijimit tė shtetit shqiptar dhe nė rrjetin mė tė pėrhapur social facebook lexova gjithandej njė sensibilizim nė dukje nacionalist qė na kap sa herė kemi festa tė karakterit nacional ose sa herė fqinjtė tanė tė vegjėl e inatmėdhenj hedhin parrulla raciste dhe nacionaliste kundėr nesh.Nė fakt, ky sensibilizim, sipas meje, i pakuptimtė dhe shterp, nė thelb fiktiv, nuk zgjat shumė dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me ėndrrat e atyre qė e ėndėrronin Shqipėrinė ta shihnin zonjė tė rėndė. Sepse e pėrkthyer nė gjuhėn e kohės, Shqipėria do tė ndihej zonjė nė funksionimin total dhe forcimin e shtetit ligjor, nė respektimin e institucioneve kushtetuese dhe nė luftimin pa kompromis tė ēdolloj korrupsioni nė ēdo kapilar tė shtetit.E i fundit dėshėrimtar qė ėndėrronte ta shihte Shqipėrinė zonjė ndėrroi jetė dje.

    Iu preftė shpirti nė Paqe!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Leka Zogu e fitoi referendumin e '97, sot Shqiperia do ishte mbreteri e ai i ndjeri do kishte qene mbreti. Po zagaret si puna jote nuk e njoften voten popullore. Le qe ku njifni vota ju, ēfare shkruaj edhe une ...

    Me thuaj nje monark qe ndejti ne fron gjate LIIB kur ju sulmua mbreteria ???
    "Mbreti" ne '97 ka fitue si Pirroja... Te duash "mbret" sot asht nji marri. Edhe neper bote mbretnit sot jane formale, se sipas adrenalines qe kane, "jane gjak mbretnor". Napoleon Bonaparti, se zhduku monarkite n'Evrope, ka merita. Ne, me 1928 bahemi monarki, vetshpallet mbret dhe e pranojne disa shtete qe kishin nevojen e Shqipnise. Jo me kot Fan Noli perktheu "DON KISHOTIN E MANCES", per te diftue se n'Shqipni po kthehej rrota e historise mbrapsht, si Don Kishoti qe lufton me shpate kunder mullinjve te eres duke i marre per vigane. Ka ba disa rreforma Zogu, po ka kene diktator si E.Hoxha. S'kemi pse t'merzitemi per monarkine. Kjo po na ndodh edhe sot, qe kryeministri mundohet te sundoje si monark... Sa t'kemi mendjen e zemren te bajraktarizmi, kurre s'do te ecim perpara e s'do t'na pranoje Evropa me mentalitet. Noli do ta quente mbretin "sternip te Kainit" qe pati mbyt Jezusin...

  10. #60
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nderumi BROZALIN, nuk ka baza te krahasohet Mbreti Zog me diktatorin anti shqyptar enver hoxhen.
    Mund ta kritikosh ne mangesit eqe ak pas, por ta krahasosh me diktatorin gjakatar dhe trathetarin te gjithe koheve, kjo nuk shkon fare. Une bazohem nese gjykojem drejte pa ngjyrime ideologjike, nuk krahasohen, gjykohen njete keta dy figura.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •