Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Shqiptarëve të vrarë e të varrosur në Batajnicë u janë marrë organet




    Shqiptarëve të vrarë e të varrosur në Batajnicë u janë marrë organet

    Publikuar: 10.12.2011 - 09:27

    Podujevë, 10 dhjetor – E ka quajtur Batajnicën Holokaustin e dytë në Evropë dhe ka vënë dyshime të mëdha se kufomave shqiptare para se të varroseshin u janë marrë organet. Përfaqësuesi i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë”, Latif Mehmeti, duke komentuar disa raporte të Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) të vitit 2001 dhe 2004, ka thënë se në luftë askush nuk ka pasur kohë që t’i varrosë në varrezë masive viktimat shqiptare nëpër arkivole.

    “Kjo lë hapësirë të mjaftueshme për të dyshuar se trupat e viktimave shqiptare para se të varroseshin kanë kaluar nëpër duart e mjekëve, e që nënkupton marrjen e organeve”, është shprehur Latif Mehmeti. Përfaqësuesi i shoqatës “Përkorë” ka thënë se sipas informatave që dalin nga raporti i antropologut të lartë të ICMP-së, Mark Skinner, ka bazë për të dyshuar se në varrezat masive në Batajnicë kanë ndodhur gjëra për të cilat familjet e të zhdukurve nuk janë njoftuar sa duhet.

    “Ta marrim raportin e vitit 2001 që flet për varrezën masive “Batajnica 3” me dimensione 16.70 metra e gjatë, 2.80 m e gjerë dhe 2.5 m e thellë. Në këtë varrezë janë gjetur diku 39 trupa, shumica e të cilëve janë gjetur me mbulesa plastike dhe të vendosur nëpër arkivole të zeza. Kjo është klasifikuar si varrezë primare, që nënkupton se këtu janë varrosur për herë të parë”, ka theksuar ai.

    Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”

    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,80128

  2. #2
    Ska mundesi e pa besueshme kur une e thashe kete lajm per here te pare ne forum mu hodhen te gjithe te me hanin tani te shikojme cdo thone per akuzat!
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Mjekët serbë ua kanë marrë organet trupore viktimave shqiptare të luftës në Kosovë

    Duke iu referuar raporteve të Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur të vitit 2001 dhe 2004, përfaqësues të shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë” kanë theksuar se ka të dhëna se mjekët serbë ua kanë marrë organet trupore viktimave shqiptare të luftës në Kosovë. Ka mjaftë arsye për të dyshuar se trupat e viktimave shqiptare para se të varroseshin kanë kaluar nëpër duart e mjekëve, e që nënkupton marrjen e organeve, ka deklaruar përfaqësuesi i shoqatës, Latif Mehmeti. Ai ka theksuar se sipas informatave që dalin nga raporti i antropologut të lartë të ICMP-së, Mark Skinner, ka bazë për të dyshuar se në varrezat masive në Batajnicë kanë ndodhur mizori, për të cilat familjet e të zhdukurve nuk janë njoftuar sa duhet.

    http://radiokosovaelire.com/

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Batajnica, “Holokausti i dytë” në Evropë

    Fadil Halimi | 11-12-2011 09:36 CET

    Batajnica vlerësohet si “Holokausti i dytë” në Evropë, ku dyshohet se kufomave shqiptare para se të varroseshin u janë marrë organet. Sipas përfaqësuesit të shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës “Përkorë”, Latif Mehmeti, në luftë askush nuk ka pasur kohë që t’i varrosë në varrezë masive viktimat shqiptare.

    Ai, duke i komentuar disa raporte të Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) thotë: “Ka shumë dyshime se trupat e viktimave shqiptare para se të varroseshin kanë kaluar nëpër duart e mjekëve, e që nënkupton marrjen e organeve”.

    Sipas informatave që dalin nga raporti i antropologut të lartë të ICMP-së, Mark Skinner, ka bazë për të dyshuar se në varrezat masive në Batajnicë, kanë ndodhur gjëra për të cilat familjet e të zhdukurve nuk janë njoftuar sa duhet.

    “Raporti i vitit 2001, që flet për varrezën masive ‘Batajnica 3’ me dimensione 16.70 metra gjatësi, 2.80 metra gjerësi dhe 2.5 metra thellësi, janë gjetur diku 39 trupa, shumica e të cilëve me mbulesa plastike dhe të vendosur nëpër arkivole të zeza. Kjo është klasifikuar si varrezë primare, që nënkupton se këtu janë varrosur për herë të parë”, ka theksuar Latifi.

    Të gjitha këto dilema, Latif Mehmeti i ka shtruar edhe në Serbi, në takimet e fundit që janë mbajtur ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ishte pjesë e delegacionit në cilësinë e vëzhguesit, por thotë të mos ketë marrë asnjë përgjigje.

    Ai ka akuzuar edhe institucionet e Republikës së Kosovës, se kanë bërë fare pak rreth kësaj çështjeje. Ndaj, shtrohet dilema e madhe se prej nga kishin ardhur këto kufoma, prej ndonjë spitali, apo prej ndonjë burgu, ku dyshohet se këtyre kufomave u janë marrë edhe organet para se të varroseshin. Sepse të varrosësh në kohë lufte me arkivole është pak si tepër, kur bëhet fjalë për viktimat shqiptare, e që ishin varrosur nga vetë serbët, thotë ai.

    Latif Mehmeti po ashtu ka folur edhe për varrezën masive “Batajnica 5”, e cila sipas raportit të ICMP-së, ishin gjetur 287 viktima shqiptare, shumica e të cilëve kanë pasur të vendosura kartela identifi kuese me numra nëpër jakat e rrobave. Ndaj edhe në këtë rast shtrohet çështja se nga kishin ardhur këto trupa me numra të vendosur, ku ekzistojnë dyshime se ata para se të ekzekutoheshin kanë qenë ose në ndonjë spital ose burg, ka thënë ai.

    Raporti i ICMP-së së vitit 2001, nuk e ka cilësuar si varrezë “Batajnicën 6”, për shkak se aty kishte djegie të kufomave. “Ajo është një sipërfaqe rrethore me një hapësirë 6x6 metra, në të cilën ka pasur djegie intensive. Sipas Mehmetit, e para që duhet të dihet për këtë varrezë është numri i personave të djegur dhe identifikimi i tyre nga ana e Serbisë.

    Dilema për këtë varrezë është se trupat e shqiptarëve janë varrosur të gjallë, pasi kemi edhe rastin e vëllezërve Bytyçi, ka thënë Mehmeti.

    gazeta. zeri

  5. #5
    PO ku jan eata psio patriotat si jav leshin shqiptarev kete ,,,ata jane po mu ne kete forum si e shantashojen luften dhe pjestaret e lirise.....lete shkoje dhe leti vlersojen kufomat ne kete vende ku jan nxjerr ,,,se sherbimet sekret serbe me disa shqipe folsa krimin ekryer ndaj popllit shqipatre mundohen ta transferojen tek shqiptaret si kan mar rorganet e njerzve ,,,e nese dikush ka be te till jane vete kriminelet emilloshit se ata i kan pasur te gjitha mundesit se luftetaret jo,.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos u fshihni ju mbas krimeve serbe o djaloshi.

    nuk shkon kjo filozofija juaj se.. me qe serbet kan vra e pre shqiptar me mijra ju lejohej dhe juve me i vra disa qindra shqiptar..

    nji trim para disa muajsh na tronditi me nji ngjarje qe ka treguar..

    kunati im tha.. pi rognerave te tiranes u jepte urdher me radion-celolaro-satelit.. bandes se vet ne kacanik..

    kapni x e y-nat.. (shqiptar kta qe do kapeshin) rrihini mire.. e pastaj vritini .. e kufomat leshojini afer kasanes serbe.. qe te mendoj mileti se..i vrau shkau..

    pra si arkanet si ata qe vran pi jush.. jan njisoj kriminela..

    ka vetem nji ndryshim..

    se populli nuk e ka prit pi jush kallashin mbas shpine..

    ska turp ma te madh se me cfrytzue masakren serbe.. e ne at kasaphan me i vra bij te popullit tend.. me mendimin e flliqt se hajt se nuk merret vesh..

    mir qe i kini vra shum shqiptar te mir..por kini harxhue miliona nga fondi vendlindja e 3 % me pagu vrasesa e me pague kalemxhij te rafinum.. qe me u a nxi "biografin" atyre qe kan vra.. e pastaj miliona tjera me pague avokata..

    e ato miliona te djerses se diaspores u dhan me ba nji ushtri te fort me luftue shka-arkana e jo xhemal mustafa e ahmet krasniqa.. e uko bytyqa..

    pra heshtni e mos flliqni ma..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •