U prehtė i qetė nė tokėn arbėrore
Lulzim BASHA
Vijmė kėtu pėr t'u ndarė pėrgjithmonė me njė Princ shqiptar, Leka Zogu. Njė Princ qė lindi 2 ditė pėrpara se sa avionėt e njė fuqie tė madhe fashiste, tė nxinin qiellin e shqiptarėve dhe tė ndėrprisnin brutalisht njė dinasti mbretėrore arbėrore, qė kish emblemė, shpatė dhe shqytė, kryeprincin e shqiptarėve, Gjergj Kastriot Skėnderbeun.
Leka Zogu mbarti kėsisoj nė jetėn e tij njė amanet tė madh kombėtar, tė mbronte dhe tė ishte i denjė pėr emblemėn e Kastriotėve dhe tė nderonte e tė luftonte pėr kujtimin dhe veprėn e Atit tė tij, Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarėve.
Mbreti Zog ėshtė tashmė njė figurė historike e gdhendur thellė nė aktet dhe politikėn shtetformuese tė Shqipėrisė. Asokohe Shqipėria ishte dhe shumėkush nga jomiqtė e Shqipėrisė, do tė donte tė ishte njė vend i pėrēarė dhe pa Zot. Njė vend pa ligje dhe pa shtet. Njė tokė e pėrēarjes, vėllavrasjes dhe anarkisė permanente.
Aktet shtetformuese tė Mbretit Zog ngritėn nga themeli njė shtet qė funksiononte, ndonėse nė hapat e tij tė para. Vendimet e mosnėnshtrimit dhe refuzimi i dinastisė sė re arbėrore, pėr tė mos mbijetuar nėpėrmjet shndėrrimit nė kuislingė, e shkėput me dinjitet kėtė familje patriote, nga shumė dinasti tė tjera tė rajonit tonė, tė cilat dilemėn e shtruar nga Lufta e Dytė Botėrore, e zgjidhėn nė krahun e mė tė fortit tė kohės. Kurorėn e Shqipėrisė Familja Mbretėrore shqiptare, nuk ja dha askujt.
Familja Mbretėrore, nuk pranoi dhe nuk u bė kurrė vasale e ndonjė Perandorie tjetėr, ashtu sikundėr shumė familje mbretėrore bashkėkohėse u bėnė. As Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu, nuk negociuan kurrė, mbas prillit tė vitit 1939 Kurorėn Mbretėrore, duke e konsideruar atė njė kurorė tė shqiptarėve, tė kombit shqiptar.
Kjo ėshtė njė barrė e madhe dhe historike, tė cilėn Leka Zogu, me trupin e tė cilit ne ndahemi. E kreu me nder. Pėrgjatė njė jete tė tėrė emigracioni tė detyruar nga diktatura komuniste, atė e bir, ngado nė botė, mbartnin me vete njė copė tė Shqipėrisė, njė flamur, njė ide kombėtare dhe njė emblemė tė legjendės sė Kastriotėve.
Pėrkushtimi i Leka Zogut, pėr demokracinė nė Shqipėri, pėr rezistencėn kundėr diktaturės shfytyruese qė shqiptarėt pėrjetonin, nuk ndahej asnjė ēast, nga vėmendja e jashtėzakonshme pėr fatin e Kosovės. Kosova e shtypur dhe e masakruar, Kosova e martirizuar qė pėrjetonte dhunė dhe shfarosje, ishte njė fushėbetejė qė Princi Leka, e ka zhvilluar me pathos atdhetar tė veēantė.
Qėndrimet e tij, sipas rangut tė Familjes Mbretėrore, ishin tė pranishme nė shumė kanceleri, nė shumė familje mbretėrore tė mbarė botės, duke u shndėrruar nė njė zė tė ndritshėm nė vijėn e parė
tė njė beteje pėr interesa tė larta kombėtare.
Prandaj jemi mbledhur kėtu. Jo pėr tė vajtuar, ndonėse zemrat i kemi plot pezm, jo tė ligėshtuar ndonėse ndarja e tij e parakohshme na ka helmuar thellė. Por pėr tė nderuar plot mirėnjohje historike dhe krenari kombėtare veprėn e Leka Zogut, bir i Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarėve.
U prehtė i qetė nė tokėn arbėrore. I paharruar qoftė kujtimi i tij.
Krijoni Kontakt