Close
Faqja 102 prej 126 FillimFillim ... 25292100101102103104112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,011 deri 1,020 prej 1258
  1. #1011
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    O torollak, ç'pate? Ke nevojë për ilaçe qetësuese me sa shoh...

    Ik or debil mëso të shkruash njëherë, pastaj merru me filozofi...

  2. #1012
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ( gabim )

    eh bato - gabim. Per kete kemi diskutuar qe ne postimet e para dhe e kam dhene arsyen. ç't'i besh, fajin e ka gramatika!
    Gjete ndonjë rregull të shkruar për këtë?

  3. #1013
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ku di ti c'kuptim ka fjala "pas" ore dhe e merr guxim te na fillozofosh cka eshte e paster dhe e sakte madje. More corod, te thuash "pas" eshte njesoj si te kesh thene "kalu" - s'ke thene asgje. Eshte kuptim i paskajshem dhe plotesisht i papercaktuar ore. Po ku ke mesuar shqip ti. Leri hamendjet tua boshe - kur s'ia ke idene se c'kuptim ka fjala, dhe kerkon te na diktosh saktesi e pasterti.

    Mbahu ti me fjalorin elektronik; se me te edhe kinezet te kepusin ne drejtshkrim. - Mjafton qe ke mesuar shkrim-lexim aq sa te kopjosh ne fjalor literalisht dhe te na deftosh si kinezi elektronik se keshtu "shkruhet drejte!" -kaq durojme prej teje shoku kinez. Po per logosin e idiomes shqipe mos na fillozofo se s'di.

    Pse pret nga te tjeret te te kujtojne se je i kufizuar mendorisht kur ti kete e di me mire se ne.
    Te pyet kush "si shkruhet nje fjale" - merr fjalorin tend elektronik (se te vie me lehte) e i thua: shkruhet keshtu. Dhe kaq. Asnje fjale me shume.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #1014
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Gjete ndonjë rregull të shkruar për këtë?
    Po o bato, e kam shpjeguar edhe më herët, por shkurt po e përsëris edhe një herë. Në këtë rast kemi këtë strukturë:

    - ç' - përemër pyetës ( çfarë ) dhe
    - trajtën e shkrutër të bashkuar të përmrit vetor të+i = t'i

    prandaj në të shkruar dhe në ligjërim del kjo formë: ç't'i ( që mund të këmbehet me çfarë t'i )

    P.sh.

    - çfarë i the mësueses?
    - s'kisha ç't'i thosha tjetër.... ( s'kisha çfarë t'i thosha tjetër...)

    ja dhe për vetat tjera:

    ç'm'i
    ç't'i
    ç'ia
    ç'na i
    ç'jua
    ç'ua
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-10-2011 më 19:46
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #1015
    C't'i- pra cfare +te+ i (them, bej, marr etj..)
    Shkruhet me apostrofe per te dalluar formen tjeter [C'ti -Cfare + ti(peremer)] ( C'ti more? Ti nuk di te lidhesh dy fjale, jo te perfaqesosh klasen ne konkurs.)
    Nuk me kujtohet ndonje perkufizim, por ajo qe me eshte ngulitur si rregull eshte : Apostrofe marrin shkurtimet qe mund te kene dy ose me shume kuptime, pra per te saktesur dhe kaq.
    Paqe!
    Paqe!

  6. #1016
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Ku di ti c'kuptim ka fjala "pas" ore dhe e merr guxim te na fillozofosh cka eshte e paster dhe e sakte madje.

    Mbahu ti me fjalorin elektronik; se me te edhe kinezet te kepusin ne drejtshkrim. - Mjafton qe ke mesuar shkrim-lexim aq sa te kopjosh ne fjalor literalisht dhe te na deftosh si kinezi elektronik se keshtu "shkruhet drejte!". Po per logosin e idiomes shqipe mos na fillozofo se s'di.
    Tema nuk është për të cituar fjalorin, po këtë e bëjmë kur duhet ose s'na mbetet rrugë tjetër për t'u mbushur mendjen atyre që nuk binden. Pyetjet apo çështjet që shtrohen këtu mund të jenë edhe për rregulla drejtshkrimore që nuk gjenden në fjalor. Duke i kujtuar dhe diskutuar vazhdimisht, kështu u hyjnë në mendje atyre që nuk i dinë.

    Për prejardhjen apo etimologjinë e fjalëve ka një temë që quhet "Etimologjia e fjalëve" dhe atje mund të të merresh me zbërthimin e fjalëve e të japësh mendime sa të duash. Kjo temë këtu është vetëm për mësimin e rregullave.

    Them se jo çdo fjale mund t'i gjendet prejardhja, por meqë unë nuk jam në gjendje të shpjegoj prejardhjen e fjalës pas, kjo s'do të thotë që ti ke të drejtë.

    Për mua mbë nuk ka lidhje me mbas siç thua ti, por me mbi. Kur themi mbë këmbë, ka kuptimin mbi këmbë. Kjo është një fjalë e vjetër që përdoret edhe sot e kësaj dite në ndonjë fshat të thellë të Jugut, por ti që di shqip e paske dëgjuar, kurse unë që nuk di shqip, jo! Për mua edhe fjala këmbë vjen nga mbë, me kuptimin qëndron mbi.

    Pse mendoj unë që pas dhe prapa janë më të sakta?

    1. E para është se kur i përdorim nëpër fjali, mbas dhe mbrapa janë më të lehta për t'u thënë nga goja. Me kalimin e kohës, fjalët ndryshojnë në mënyrë që goja t'i shqiptojë sa më lehtë, dhe kjo është një veti e çdo gjuhe.

    2. Fjala para të bën të mendosh se e kundërta e saj është pas, ose prapa.

    3. Fjalën mbarë, që ka kuptimin para, e përdorim shpesh si mbarë e prapë. Nuk shkon të thuash mbarë e mbrapë, por nga ana tjetër themi para-mbrapa. Për mua kalimet nga pmb dhe anasjelltas janë vetëm lojëra të gojës në mënyrë që ajo t'i shqiptojë sa më lehtë.

    Cila është prejardhja e pas? Nuk di ç'të them, por po të marrim fjalën para, ajo ka kuptimin i pari, pra krahu i parë i diçkaje, ndërsa pas (ose prapa) është krahu tjetër, i kundërti.

    Sido që të jetë, ai që i thashë Sinfonisë ishte mendimi im dhe ti nuk ke pse u hakërrohesh atyre që nuk mendojnë si ty.

  7. #1017
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    gabimet standarde nuk jane e folme as e shqiptueme e drejte.
    sepaku shkruhet ekzistence dhe ekzistoj.
    disa kane pare qe shpes fjalet qe gabimisht i shqiptojme me j i shkruajme me i, dhe kane kuptuar ne menyre autodidakte se "une ekzistoj" duhet shkruar "une ekzistoi". Dhe ne vend se "jetoj" lere qe e shkruan por dhe tenton ta shqiptoje "jetoi" po aq gabim sa e ka shkruar. Forma e duhur dhe forma faktike rrijne si deshira me realitetin.

    Eshte "ekzistoj".
    Mund te diskutojme pafundesisht mbi ndryshimet e formave te shkruara dhe te shqiptuara te shume fjaleve ne shqipen e sotme, por une mendoj se ne morfologjine e e artikullimit te shqipes, togu "kz", jo vetem qe nuk shiptohet asnjehere ashtu siç shkruhet(shqiptohet "gz") ,por eshte edhe shume i shemtuar, eshte si te degjosh nje gjerman qe perpiqet te flase shqip!! Thjesht, ne shqipen e sotme, fonemat "k" dhe "z", nuk mund te rrijne ngjitur me njera-tjetren, edhe pse ndonjerit prej "profesoreve" te shqipes tingulli "g" mund t'i duket shume i eger! Tingulli "k" therret prane vetes tingullin "s", si "ksi", "ksisoj", "ksaj", etj, ndersa tingulli "g" therret tingullin "z", si "gzoj", "gzim", etj...

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    nuk vijnt nga "me pas" as "me prapa"
    'pas' dhe 'prapa' jane keqmesim e keqkuptim gjuhesor i koheve tona dhe aktualisht forma me e drejte e perdorimit ani qe eshte e gjymtuar.

    fatkeqsisht pjesa fjaleformuese e formes me afer origjinalit
    mbas dhe mbrapa
    e jo "m'pas" as "m'prapa" te cilat forma do te origjinonin padyshim ne rast se do te vinin nga "me pas" por qeshtja eshte se nuk vijne nga me pas por nga mbe tashme e humbur plotesisht.

    "Mbe kembe" eshte e drejte "me kembe" eshte gabim "ne kembe" akoma me i madh. por shqipet e sotme nuk dijne shqip. Kete te fundit e kane te theksuar gegnoret thone n'kambe n'vend qe m'kambe.
    Ne kete pike pajtohem me Baton; "mbe" nuk eshte per "me" por per "mbi", prandaj ngelet e vlefshme ajo qe kam shkruar me pare! Per sa i perket formes se duhur, mendoj se eshte populli qe vendos gjuhen dhe jo e kunderta!!
    Jarigas

  8. #1018
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Mund te diskutojme pafundesisht mbi ndryshimet e formave te shkruara dhe te shqiptuara te shume fjaleve ne shqipen e sotme, por une mendoj se ne morfologjine e e artikullimit te shqipes, togu "kz", jo vetem qe nuk shiptohet asnjehere ashtu siç shkruhet(shqiptohet "gz") ,por eshte edhe shume i shemtuar, eshte si te degjosh nje gjerman qe perpiqet te flase shqip!! Thjesht, ne shqipen e sotme, fonemat "k" dhe "z", nuk mund te rrijne ngjitur me njera-tjetren, edhe pse ndonjerit prej "profesoreve" te shqipes tingulli "g" mund t'i duket shume i eger! Tingulli "k" therret prane vetes tingullin "s", si "ksi", "ksisoj", "ksaj", etj, ndersa tingulli "g" therret tingullin "z", si "gzoj", "gzim", etj...
    Sqarim interesant dhe mjaft i qartë.
    Epo kot nuk e tha Bato, gjuha është si muzika.
    Rahmet i pastë shpirti për së gjalli. :d
    Love has no limits

  9. #1019
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@;3241295[/QUOTE
    Rahmet i pastë shpirti për së gjalli.
    SinFoni e embel SinFoni mesova dhe nje gje te re ,nuk e kam ditur qe ky lloj urimi perdoret dhe kur njerezit jane gjalle .Une kete shprehje e kam degjuar ne pergjithesi nga myslimanet kur vene ne vdekje! Personalisht them 'Ndjes(t) i paste shpirti'.Nuk e di ne mund te perdoret kjo kur njerezit jane gjalle apo jo ,por une se kam degjuar ndonjehere !>
    Cfare do te thote Rahmet?

    Fshate e zanat ,dere e tabjat i thone kesaj pune : ) :

    Edhe lexova dike ne forum qe i kishte vajtur mendja per Imam bajalldi....Rrofte google , vrisja mendjen cfar eshte?! Ndonje embelsire ?Kur me doli qe patellxhaneve te mbushur po i thokan imam bajelldi .Oh god ,jam shume prapa me shqipen. Nuk e them dot, me merret goja me kete fjale
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 03-11-2011 më 10:47

  10. #1020
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Rahmet i pastë shpirti për së gjalli.

    SinFoni e embel SinFoni mesova dhe nje gje te re ,nuk e kam ditur qe ky lloj urimi perdoret dhe kur njerezit jane gjalle .Une kete shprehje e kam degjuar ne pergjithesi nga myslimanet kur vene ne vdekje! Personalisht them 'Ndjes(t) i paste shpirti'.Nuk e di ne mund te perdoret kjo kur njerezit jane gjalle apo jo ,por une se kam degjuar ndonjehere !>
    Cfare do te thote Rahmet?

    Fshate e zanat ,dere e tabjat i thone kesaj pune : ) :
    Alnosë, moj ajkë qumështi, të them të drejtën e prisja Baton të reagojë, por që të reagosh ti s`ma mori mendja. :-)
    Në fakt edhe unë nuk ia di domethënjen kësaj fjale (rahmet) , thjesht e kam dëgjuar në jetën e përditshme. Di vetëm që është uratë/bekim për njerëzit që i vlerësojmë. Sigurisht sikurse the, e ke vënë re, këtë fjalë(uratë) ia thonë njeriut pasi vdes, pse të mos ia themi sa është i gjallë, në jetë?
    Le ta dëgjojë me veshët e vetë.

    (...më neverisin këto fjalë të huaja... e kam thënë pa e vrarë shumë kokën...)
    Love has no limits

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •