Per paragrafin e pare do te sugjeroja fjalen "shaka" ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe.
Une mendoj qe nuk duhet ajo "e" aty, por librin qe sugjeron nuk e kam. Me duket e njejta forme fjalie qe ke pedorur ne komentin #487.
Në rastin e parë, e ka kuptimin e vënies së çdo sendi
Në rastin e dytë, tregon parimin e nxjerrë nga lidhjet ligjësore
Une s'e di me rregulla gramatiken e kap me vesh, si muzikantet qe s'dine notat
po e di qe thuhet "ne vendin e vet" po ashtu si thuhet "ne e dime vete"
dmth si peremer pronor eshte "vet", kurse si ndajfolje "vete"
po ashtu thuhet "vetvetja" jo "vetevetja"
Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 21-06-2010 më 15:18
Lexoni me nonën. : D
Vet (i,e) pron.vetv.sh. ~të
1. I tij (kur ka të bëjë me kryefjalën e fjalisë dhe lidhet me të). Mori gjënë e vet. E pa me sytë e vet. E tha me gojën e vet. I ka njerëzit e vet. Rrinte në shtëpinë e vet. Çdo gjë në vend të vet. I tha nga ana e vet. Guri është i rëndë në vend të vet. fj.u. Shprehu mendimin e vet. Për këtë
flet në veprën e vet.
2. si em. Njeri i afërm me të cilin dikush ka lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeriu; të cilin dikush e do dhe i beson shumë.Shkoi tek të vetët.
3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të përemrit. Ngul këmbë në të vetën. E bëri të vetën
a) e përvetësoj;
b) atë që kishte mundësi të bënte e bëri. U mundua me atë të vetën u mundua me sa kishte fuqi. E çoi në vend të vetën nguli këmbë e u bë
siç tha ai, i shkoi e tija. Ai të vetën se të vetën ai ngul këmbë me kokëfortësi dhe sillet e vepron ashtu siç mendon vetë, nuk heq dorë në asnjë mënyrë nga mendimi i vet ose nga rruga që ka nisur.
* Me forcat e veta (tona) shih te FORC/Ë,~A. Ecën me këmbët e veta shih te KËMB/Ë,~A. Fërgohet (skuqet, tiganiset, cingariset) me dhjamin e vet shih te DHJAM/Ë,~I. Frikësohet (ka frikë, tutet) nga hija e vet shih te HIJ/E,~A. Fshihet pas gjuhës së vet shih te GJUH/Ë,~A I. Ha këmbët e veta shih te HA. Është në ditët e veta shih te DIT/Ë,~A. Lahet me lëngun vet shih te LËNG,~U. E mat me kutin e vet shih te KUT,~I. Mbahet pas flokëve të vet iron. shih te FLOK,~U. Është mbyllur në lëvozhgën (në guaskën) e vet shih te LËVOZHG/Ë,~A. Shkon në bukë të vet shih te BUK/Ë,~A. Vepron me (më) kokën e vet bën ashtu siç mendon vetë, nuk i pyet të tjerët. I quaj gjërat me emrin e vet libr. shih tek EM/ËR,~RI. Nuk sheh më larg (më tutje) se hunda e vet (përtej hundës së vet) shih te HUND/Ë,~A.
Emrat e gjinisë mashkullore, të cilët në trajtën e shumësit të pashquar dalin me -e, si: qytete, male, shtete, zakone, fise etj. dhe ata që këtë trajtë e formojnë me mbaresën -ra: ujëra, vajra, plehra etj., në numrin shumës kthehen në gjininë femërore bashkë me përcaktorët e tyre: qytete të bukura, male të larta...; ujëra të zeza, vajra lubrifikuese, plehra të pahequra(Sintaksa e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, faqe 225 ; Shqipja standarde, R. Memushaj,faqe 51; Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë,B. Beci, faqe 64.
ChuChu!!!!!
Thashe "rrymi" dhe jo "rryma",vajze e pavemendshme!
Vesel, nuk besoj se ne gjuhen letrare thuhet "folmeje" por "folure", ndersa per sa i perket fjales "barasvlereset", mendoj se thuhet :"te barazvlefshmet"!Postuar më parë nga Vesel Hysa
Sidoqofte, mendoj se barazvlefshmeria e ketyre termave, nuk eshte edhe aq e vertete, nderkohe qe "gjekund"dhe "ndokund" perdoren vetem ne fjalite pyetese dhe mohuese, ndersa "diku"jo!
Jarigas
Po, Jarigas i dashur, ekziston. Shikoje Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe, faqe 189. Përkundrazi, " e folura" jote nuk ekziston. Edhe "barasvlerësi" ekziston. Shiko po aty në faqen 58. "I barasvlefshmi" yt nuk ekziston.
Nuk po humbi kohë më shumë për sqarime më të hollësishme.
Krijoni Kontakt