Nuk jemi të detyruar që pas emrit të vendosim gjithnjë pikëçuditje. Edhe ashtu siç e shkruajta unë, nuk është gabim.
Nuk jemi të detyruar që t'i drejtohemi një anëtari të forumit në numrin shumës.
Për "do të më bëhej" dhe "do të korrigjonit" ke të drejtë, por jo se nuk e dija. Më shkoi njëherë mendja ta ndreqja, por e lashë.
Ajo është një formë e shkurtuar që përdoret në gjuhën e folur, por në gramatikë është gabim.
Postoj ose shkruaj në forum, është e njëjta gjë. Nuk është gabim të thuash "shkruaj ne forum". Këtu po diskutojmë për gabime drejtshkrimore dhe fjalë të huaja, jo për përzgjedhje fjalësh.
Krijoni Kontakt