Close
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 194
  1. #181
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Sot nuk eshte per ti pasur besim as atyre spanjolle dhe italiane qe ti japin me interes 3%,e jo te marrin ato shqiptare me 8 % interes.
    Dallimi mes Shqiperise e atyre vendeve si Spanja, Italia apo Greqia eshte se ato kane borxhe ne dhjeta miliarde euro/dollare, kurse nje shtet Shqiperia kerkon te nxjerri ne treg nje borxh qe nuk e kalon as gjysem miliard euro. Pra eshte nje shume shume here me e vogel se sa borxhi i atyre vendeve te tjera. Shqiperia ka edhe dy avantazhe te tjera: Eshte vend ne zhvillim me nje rritje ekonomike qe ekonomite e atyre vendeve te tjera do tua kishin zili keto vitet e fundit, dhe nuk eshte nje shtet social si Spanja e Italia qe me ato parate borxh financojne programet e tyre sociale qe ua servirin falas shtetasve te tyre.

    Investitoret e huaj i preferojne investimet e bonove te shteteve te vogla si Shqiperia pasi kane mundesi te marrin nje fitim me te madh dhe ne nje kohe me te shkurter, per nje shume te vogel. Po, risku eshte me i madh, por edhe fitimi eshte dyfish me i madh.

    Albo

  2. #182
    Shqipëria hedh në tregjet ndërkombëtare financiare eurobondin e parë

    Në Shqipëri Ministria e Financave njoftoi sot se ka hedhur në tregjet ndërkombëtare financiare eurobondin e saj të parë prej 400 milionë eurosh.
    Sipas ministrisë, ankandi i eurobondit ka filluar dhe pritet të mbyllet brenda kësaj jave dhe se shpresohet një pjesëmarrje e lartë e institucioneve financiare ndërkombëtare që mund të përfshijnë fonde investimesh, banka, shoqëri sigurimesh apo pensionesh. Edhe Guvernatori i bankës Ardian Fullani u shpreh sot se ky është momenti më i përshtatshëm për eurobondin.
    Pjesa më e madhe e eurobondit do të përdoret për të shlyer para kohe kredinë sindikale, prej reth 200 milionë eurosh të marrë një vit më parë me norma të larta interesi për financimin e rrugës Durrës Kukës, ndërsa sasia e mbetur do të shkojë për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme afatshkurtër.
    Kjo është hera e dytë që qeveria tenton hedhjen e eurobondit. Majin e kaluar ajo dështoi për shkak të tronditjeve që pësuan tregjet finaciare si pasojë e krizës greke.

    VOA - 26 Tetor 2010
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #183
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Shqipëria shet eurobondin 300 milionë

    Kjo e bën automatikisht vendin tonë pjesë të tregjeve kapitale botërore. Ministri i Financave, Ridvan Bode, zgjodhi ta bënte publik këtë lajm mesditën e djeshme gjatë një konference për shtyp, duke dhënë edhe detaje rreth procesit. "Eurobondi i saponjoftuar nga dy bankat drejtuese të transaksionit, Deutsche Bank dhe JP Morgan, konfirmohet të jetë në një prerje prej 300 milionë eurosh dhe me një çmim kuponi prej 7.5 për qind", tha Bode. Ai e konsideroi suksesin e emetimit të 300 milionë eurove si një sukses për Shqipërinë dhe një tregues besueshmërie të investitorëve tek ekonomia jonë.
    Shitja
    Kreu i Financave tha dje se interesi i investitorëve për të blerë eurobondin e parë shqiptar ishte i madh dhe po kështu, edhe shumat e vëna në dispozicion. "Në eurobond u ofruan shuma tepër më të mëdha nga kjo, por ne përzgjodhëm pikërisht prerjen 300 milionë euro, e cila është e pëlqyeshme për tregtinë në madhësi dhe së dyti, me interesin më të ulët dhe më të mirë për ekonominë shqiptare", tha Bode. Në ndryshim nga autorizimi për eurobondin, i miratuar në Parlament, që lejonte që të merreshin borxh 400 milionë euro me një tavan interesi 8.5 për qind, qeveria u tregua më e kursyer duke emetuar 100 milionë euro më pak. Për Ministrinë e Financave, dy gjëra janë konsideruar si të rëndësishme: interesi 7.5 për qind i borxhit dhe mënyra se si është ndarë ky borxh, që garanton investime afatgjata. Kështu, borxhet e Shqipërisë janë blerë në mënyrë proporcionale midis bankave investuese me një të tretën, midis kompanive investuese të kapitaleve me një të tretën dhe një e treta përbëhet nga fondet e menaxhimit të investimeve, fondet e sigurimeve shoqërore shëndetësore.
    Si do përdoret
    Eurobondi i parë shqiptar, që në fillim është lakuar se do të orientohet në shlyerjen e kredisë sindikale prej 200 milionë eurosh, të cilën Qeveria e mori në vitin 2009 me një interes mjaft të lartë. Zëvendësimi i një borxhi me interes të lartë me një me interes më të ulët tashmë është pranuar dhe nga opozita se është një praktikë e mirë për të ulur barrën e borxhit. "Zëvendësimi i kredisë në fjalë ka një efekt kursimi prej rreth 1 miliardë lekësh në vit", tha Bode. Pjesa tjetër e parave që mbeten nga eurobondi, fillimisht u deklarua se do të shkonin për financimin e deficitit buxhetor, por së fundmi, Ministria e Financave qartësoi se dhe ato do të shkojnë për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme afatshkurtër të marrë në tregun e brendshëm.
    Shqipëria në tregje
    Me emetimin e eurobondit të parë shqiptar, vendi ynë bëhet automatikisht pjesë e tregjeve të kapitalit në botë. Kjo më shumë sesa përfitim i momentit, nga ana e Ministrisë së Financave shihet si një "zgjidhje" e të ardhmes ku biznesi shqiptar apo Qeveria mund të marrin benefitet e të qenit të informuar për momente të përshtatshme transaksionesh. "Pjesëmarrja në tregjet e kapitalit tashmë do t'i mundësojë Qeverisë, po jo vetëm Qeverisë dhe biznesit, aksesin në tregjet e kapitaleve në mënyrë të përditshme dhe profesionale, çka do të thotë se ne mund të bëhemi pjesë e transaksioneve të ardhshme për një periudhë shumë më të shkurtër dhe me një interes që tashmë është i paranjohur për shkak të tregtimit të asaj që kemi në treg", tha Bode.

    Aristir Lumezi/Panorama

  4. #184
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Borxhi, pse krenohet ministri?



    Lajmi u bë zyrtar. Qeveria shqiptare do të marrë borxh 300 milionë euro me një kamatë prej 7.5%. Plot 22 milionë e gjysmë euro do të shkojnë kështu nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë në xhepat e spekulatorëve ndërkombëtarë. Një shumë që mund të shërbente fare mirë për të paguar rrogat e mbi 180 mijë punëtorëve shqiptarë gjatë një viti.


    Nuk do të ishim aq përfolës sikur kjo manovër financiare ordinere të bëhej me diskrecionin që i takon. Shumë qeveri të tjera në Evropë e në Botë që nuk e nikoqirin buxhetin e vendit të tyre siç duhet, detyrohen të marrin borxhe të tilla, dhe më të mëdha bile. Por, gjithçka e bëjnë në heshtje se nuk ka asgjë për t'u mburrur.


    Qeveria shqiptare është ndoshta rasti unikal në historinë e tyre çështjeve financiare, kur një shtet del para opinionit të tij, me daulle e trompeta: «o njerëz gëzohuni se arritëm e morëm një borxh të llahtarshëm». Ja si shprehet sinqerisht i emocionuar Ministri i Financave të Shqipërisë, z. Ritvan Bode: "Ky është një moment historik jo vetëm për qeverinë tonë, por për gjithë shqiptarët.


    Emetimi i eurobondit ... përbën një sukses të padiskutueshëm dhe që konfirmon ...besimin tek reformat e guximshme që ka ndërmarrë qeveria, suksesin e pamohueshëm të politikave tona makro-ekonomike".


    Për të qeshur apo për të qarë, kjo është sipas shijeve të çdokujt. Por, disa të vërteta duhen theksuar këtu që shqiptarëve të mos u shitet sapuni për djathë.


    Zoti Bode, momenti historik për Shqipërinë nuk është aspak ky, kur po merrni në kurriz të popullit, dhe jo në emër të popullit, 300 milionë euro borxh. Kjo është, bile, gjëja më e lehtë dhe më pak e guximshme që ju kishte mbetur në dorë, pasi nuk do të jeni ju që do t'i lani këto borxhe që po akumulohen, por qeveritë që do t'u pasojnë.


    Eurobond, bono thesari, kredi bankare, kredi bilaterale, lehtësi pagese, pak rëndësi kanë lakimet e shumëllojta që merr termi borxh në fjalorin e financave, për shqiptarët si për popujt e tjerë, borxhi mbetet borxh dhe ai duhet paguar.


    Talenti i vërtetë i një ministri Financash është që ai të mos e fusë kombin e tij në borxhe e jo të marrë një borxh të vështirë, siç mundoheni ta paraqisni ju. «Momenti i vërtetë historik» ekonomik për shqiptarët do të jetë, kur ju, apo pasardhësit tuaj, të arrini t'i ofroni për herë të parë këtij vendi, që nga ardhja e demokracisë, një buxhet që nuk krijon deficite. Kur s'ke deficit nuk ke nevojë të marrësh borxh.


    Çdo familje e thjeshtë shqiptare mund t'jua thotë këtë rregull të artë që konsiston të shpenzosh aq sa fiton, e bile, të ruash pak mënjanë, për një ditë të keqe. Fabula e Lafontenit qëndron edhe sot e kësaj dite në tabanin e politikave ekonomike të atyre shteteve që preferojnë strategjinë e milingonës ndaj asaj të gjinkallës.


    Ndryshe nga rryma dominuese në shtetet moderne, ju mburreni pa asnjë lloj kompleksi se arrini të gjeni qindra miliona euro, për të mbuluar gropën financiare që keqmenaxhimi juaj ka shkaktuar, përderisa arrijmë dhe kërkojmë një borxh e tillë.


    Zoti ministër, deklarata juaj i ngjan atij zjarrfikësi piroman, që ka lëshuar gjithë qejf sirenat për të shuar zjarrin që ai vetë e ka vënë.


    Në 2007-ën, Qeveria juaj kishte një deficit minus 3%. Në 2009-ën, këtë deficit, e çuat në mënyrë skandaloze në minus 7%, ose më shumë se dyfishi i kriterit të "Maastrishtit" për të hyrë në zonën euro.


    Në vend që t'i jepni shpjegime popullit shqiptar se si e krijuat këtë deficit gjigant në një kohë kur kishit sipas jush një rritje ekonomike gjigante, në krahasim me vendet e tjera në Evropë, ju i shisni opinionit gjëmën e dytë, atë të borxhit për të mbushur këtë deficit tuajin.


    E quani, bile, «moment historik», si ato që dëgjonim në të kaluarën mbi suksesin e piramidave financiare. Kjo nuk është aspak një politikë komunikuese serioze dhe premtuese për të ardhmen. Më këtë që bëni, ju nuk do të keni sy e faqe nesër në opozite t'i kërkoni llogari mazhorancës së ardhshme, nëse dhe ajo vepron si ju, dhe merr borxh pas borxhi.


    Me këtë që po bëni, ju po hapni një "kuti pandore", po krijoni një precedent të rrezikshëm në menaxhimin e llogarive publike. Ju po konfirmoni në opinion publik idenë e rreme se problematikë për ekonominë e një vendi nuk deficitet, por mosgjetja e borxhit për t'i larë ato. Në fushën e sofizmit keni arritur maksimumin. Por, ju e dini fare mirë, zoti ministër, se deficiti është për ekonominë si murtaja për shëndetin.


    Shikoni ç'po bën Britania e Madhe për t'i shuar ato, shikoni Spanjën, shikoni i Francën, ku një qeveri përgjegjëse përballë një deficiti historik nuk u zmbraps para turmës në rrugë për zgjatur daljen në pension.


    Sipas jush, këto qeveri duhet të kishin dalë para popujve të tyre, jo me fjalët e çurçillit «na duhen lot e sakrifica për të larë deficitet», por me parullat e qeverisë shqiptare: mos u bëni merak për deficitet se marrim borxh sa duam, tregjet financiare janë pafund". Kjo që bëni ju, zoti Bode, ku krenaria ngrihet mbi borxhin dhe jo mbi luftën ndaj deficiteve, mban një emër: papërgjegjshmëri.


    Fushata juaj na ç'kredibilizon në sytë e Evropës ku duam të shkojmë. Momenti historik që evokoni do të jetë ai kur Republika e Shqipërisë, si ajo federale e Gjermanisë, të votojë një ligj te ri në kushtetutën e saj që të ndalojë përfundimisht deficitin publik.


    Një shtet serioz në planin makroekonomik nuk duhet të harxhojë më shumë se ç'ka ai arrin të fusë në arkë, dhe shtete të tilla virtuoze në Evropë numërohen me gishtat e dorës.


    Por, dhe ndër vendet që janë në deficit, aktualisht shumica për shkak të krizës ekonomike që ka ç'ekuilibruar derdhjet e taksave, nuk do të gjesh asnjë rast ku borxhi i jashtëm të instrumentalizohet politikisht nga mazhoranca. Bravo zoti Bode, kjo është me të vërtetë historike.

    Genc Burimi/Shekulli

  5. #185
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Çfarë fshihet pas Eurobondeve?



    Mashtrim i rëndë i dyshes Berisha - Bode


    Pasi dështoi dy herë për të hedhur në bursë eurobondet në vlerën 400 milionë euro, qeveria arriti më së fundi t'i listojë ato në Bursën e Londrës. Kjo u konsiderua një arritje e madhe dhe shqiptarëve iu marketua sikur më në fund tregjet e bursave "vërtetuan" arritjet e mëdha të qeverisë.


    Sot, rreth një muaj pas shitjes fillestare të eurobondeve shqiptare, teksa shoh volumin dhe vlerën e tregtimit të tyre në bursë, më shumë se kurrë mendoj se shqiptarët duhet të dinë të vërtetën.


    Lexoj prospectusin, dokumentin ligjor voluminoz që shoqëron eurobondet, i cili përmban një informacion të hollësishëm që nga historia e Shqipërisë e deri tek të dhënat makroekonomike, plot shifra të stisura nga INSTAT, të zbukuruara nga qeveria dhe të duartrokitura nga Banka e Shqipërisë.


    Pa u ndalur në këtë mashtrim kolektiv tashmë të njohur, do të fokusohem në dy aspekte të eurobondeve: vlerësimin e suksesit të hedhjes së eurobondeve në bursë dhe përdorimin e fondeve të ngritura nga ky financim.


    Shpjegim


    Duke ju kërkuar ndjese, ju lutem pak durim për të kuptuar se si funksionojnë eurobondet. Eurobondet kanë një strukturë financiare, e cilat dallohen nga kreditë e zakonshme, sepse listohen në bursë dhe janë likuide. Kjo do të thotë se investitorët mund t'i shesin dhe blejnë këto instrumente në çdo moment.


    Për ta sqaruar idenë, le të konsiderojmë një eurobond me vlerën e shkruar prej 100 eurosh dhe një interes prej 7.5%. Ky eurobond shitet me çmime të ndryshme. Nëse Shqipëria ecën shumë mirë dhe si rrjedhojë investitorët janë shumë të interesuar, eurobondi ynë mund të shitet me një vlerë më të lartë se 100 euro.


    Madje, qeveria mund ta kishte shitur atë që në momentin e parë kur e hodhi në treg me një vlerë më të lartë se vlera e shkruar dhe të ngrinte më shumë fonde, p.sh., 101 euro. Në këtë rast, investitorët do të na paguanin 101 euro për një eurobond dhe për këtë do të merrnin si interes 7.5% të vlerës së shkruar të eurobondit prej 100 eurosh, jo të 101 eurove.


    E shprehur ndryshe, efektivisht, qeveria do të paguante një interes më të vogël - në shembullin e mësipërm, 7.5 cent për çdo 101 euro ose një interes prej 7.4% - falë kërkesës së madhe të investitorëve e bazuar mbi arritjet e qeverisë.


    Por, nëse investitorët nuk kanë besim tek arritjet e Shqipërisë, dëshira e tyre për të blerë eurobondet tona mund të jetë fare e pakët.


    Si rrjedhojë, qeveria ose nuk arrin të ngrejë sasinë e dëshiruar të fondeve, pra 400 milionë, ose duhet t'i paguajë investitorët diçka më shumë se interesi nominal prej 7.5% për çdo eurobond, për ta "ëmbëltuar" ofertën.


    Ëmbëltimin mund ta bëjë në mënyrë direkte, duke e rritur interesin nga 7.5% në 8.0% apo më lart ose, në mënyrë më të kamufluar, duke i shitur eurobondet poshtë vlerës së tyre të shkruar, për shembull 99 euro për çdo eurobond 100 eurosh.


    Dështimi i dyfishtë


    Çfarë bëri konkretisht qeveria? Qëllimi i saj ishte të ngrinte 400 milionë euro. Herën e tretë, qeveria arriti të gjente fare pak investitorë që dëshironin të blinin eurobondet e saj. Po, ata ishin aq pak sa qeveria arriti të hedhë në bursë vetëm 300 milionë euro ose 25% më pak se sasia që po shpresonte.


    Ky ishte në fakt dështimi i parë, por historia s'përfundon këtu. Për t'i bërë investitorët të interesuar, qeverisë iu desh ta "ëmbëltonte" ofertën, duke e rritur interesin për eurobondet.


    Siç mund ta imagjinoni, këtë nuk e bëri në mënyrë të drejtpërdrejtë, - përndryshe s'do të mund t'i gënjente shqiptarët se kishte marrë financim me interes vetëm prej 7.5% - por, duke ulur çmimin real për çdo eurobond nga 100 euro ne 99.5. Si rrjedhojë, sasia e ngritur e parave nuk është as 300 milionë euro, por disa milionë më pak, pa llogaritur këtu shpenzimet për marketimin e eurobondeve dhe pagesat që iu bëhen bankierëve investitorë.


    Prandaj, kur dëgjojmë deklaratat e bujshme të kryeministrit Berisha për eurobondet apo lexojmë analizat mediokre të Ministrit të piramidave, ia vlen të kujtohemi se Qeveria ishte e dëshpëruar për këtë financim dhe, siç dëshmoi realiteti, e gatshme për t'i shitur eurobondet me çdo çmim.


    Mashtrimi


    Natyrshëm lind pyetja, përse gjithë ky ngut të dëshpëruarish për të ngritur fondet? Përgjigja qëndron tek përdorimi i këtyre fondeve. Për të qenë korrekte, po i referohem sërish prospektusit të eurobondeve për të mësuar se si do të përdoren fondet. 192 milionë euro do të përdoren për të ripaguar kredinë sindikale të marrë pak kohë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, kredi që duhet të rikthehet në mes të vitit 2012.


    Është e paqartë përse duhet të ripaguhej në 2010-ën një kredi që nuk maturohet për më shumë se 18 muaj të tjerë. Aq më tepër, kur marrim parasysh se vendi është në mes të një krize ekonomike.


    Një argument i mundshëm është se kredia sindikale ka një interes shumë më të lartë se interesi prej 7.5% i eurobondeve.


    Ky arsyetim është shumë i limituar në vërtetësinë e tij. Së pari, siç e analizova më lart, interesi real i eurobondeve vërtitet tek 8.10%. Së dyti, interesi i kredisë sindikale qe vërtetë i lartë ne vitin 2009, rreth 11%, por ai është interes i variushëm në bazë të lëvizjeve të euroborit, çka do të thotë se sot interesi i kësaj kredie nuk shkon më shumë se 10%.


    E përmbledhur më thjeshtë dhe direkt, përse duhet të zëvendësohet njëri borxh me tjetrin kur kursimi maksimal që mund të ketë qeveria është vetëm 3,5 milionë euro?


    A duhet të besojmë realisht se qeveria që la të skadonte 15 milionë dollarë në fonde falas nga qeveria Amerikane për gjykatën administrative shqetësohet për 3,5 milionë euro?


    A duhet të besojmë se e njëjta qeveri që nuk mori mundimin as të paraqitej në seancë për t'u mbrojtur kundra padisë së General Electric, duke u dënuar me 20,7 milionë dollarë, u angazhua me muaj të tërë për eurobondet thjesht për të kursyer 3,5 milionë euro? Sigurisht që jo.


    Zëvendësimi i kredive ishte vetëm një alibi e paraqitur për investitorët e huaj dhe shqiptarët e varfër. Ky është vetëm një mashtrim për të fshehur të vërtetën.


    E vërteta


    Atëherë, pyetja mbetet, perse gjithë ky ngut për të ngritur fondet? Përgjigja e plotë gjendet serish në prospectus, ku përveç ripagimit të borxhit, qëllimi i ngritjes së fondeve është financimi i buxhetit, pasi qeveria nuk ka të ardhura për të funksionuar.


    Po, e lexuat saktë, 100 milionë euro do të përdoren për të financuar deficitin buxhetor. Dhe për ata që janë kuriozë se përse i duhen kaq shumë para qeverisë për buxhetin, ju kujtoj se jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve lokale.


    Zgjedhje, për të cilat kjo qeveri nuk do të kursejë asnjë shpenzim. Ajo do të harxhojë me dhjetëra e dhjetëra miliona euro, për të prerë shirita rrugësh që nuk do të ndërtohen kurrë, në të njëjtën mënyrë siç bëri me kredinë e vitit 2009, të cilën e mori gjithashtu pak kohë para zgjedhjeve elektorale dhe e shpenzoi për kontrata fiktive.


    Së dyti, s'duhet të harrojmë se makineritë e rënda për çarje tunelesh kanë ngelur pa punë pas përfundimit të rrugës Durrës - Kukës.


    Si rrjedhojë, për të bërë favoret e radhës dhe për të marrë pjesën e tyre prej miliona eurosh, qeveritarët kanë gjetur tunele të reja tek një projekt të ri i pastudiuar, ai i rrugës Tiranë - Elbasan, i cili po marketohet nga vetë zoti Berisha si rruga e dytë e kombit.


    Me siguri kontraktori është paracaktuar dhe pazari është përfunduar për të kaluar disa miliona euro për fushatë elektorale dhe në xhepat e oborrtarëve. Por fondet e ngritura nga financimi i eurobondeve nuk do të mjaftojnë për ta përfunduar këtë projekt.


    Kjo do të thotë se nuk duhet të çuditemi kur të dëgjojmë dyshen Berisha - Bode të flasin për një valë të dytë eurobondesh në muajt e ardhshëm.
    E vërteta e eurobondeve flet për realitetin e shëmtuar të qeverisjes në Shqipëri.


    Borxhi publik shqiptar po arrin nivele aq të larta sa nuk do të arrijmë të paguajmë dot as interesat, e jo me ta ulim apo eliminojmë atë. Qeverive të ardhshme do t'ju duhen vite të tëra për të zhbërë e minimizuar dëmet kolosale të qeverisë aktuale, ndërsa pasojat negative do të vazhdojnë të bien mbi të gjithë shqiptarët.


    Epilog


    Teksa përfundoj këtë shkrim, shoh ne kompjuter se Bursa e Londrës sapo u mbyll. Shitja dhe blerja e eurobondeve shqiptare edhe sot ishte minimale, pasi investitorët s'janë të interesuar. Si rrjedhojë, çmimi i tyre ka rënë në nivele të reja të ulëta dhe çdo eurobond me vlerë të shkruar prej 100 eurosh tanimë shitet për 95 euro.

    Rudina Seseri\Shekulli

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Si u mbyll Borsa e Tiranes sot?.Pati ndonje ritje te vogel rreth 100 e ca %.......
    Pse kan vene ne treg eurobond keta,paska prap zgjedhje kete vit?

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kur sala te lere pushtetin atehere prisni kollapsin ekonomike te shqiperise ose e kunderta do kemi kollapsin pastaj ikjen e sales
    dhe me e keqja eshte se shqiperia pothuajse e shiti gjithcka tani nuk ka se cfare te shes dhe merr boxhe,dhe mos shpresoni ndonjehere qe te kemi permiresime ne institucionet qe financohen nga shteti,shendetesin,arsimin(qe eshte kryesorja ne te ardhemen)etj etj

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    kur sala te lere pushtetin atehere prisni kollapsin ekonomike te shqiperise ose e kunderta do kemi kollapsin pastaj ikjen e sales
    dhe me e keqja eshte se shqiperia pothuajse e shiti gjithcka tani nuk ka se cfare te shes dhe merr boxhe,dhe mos shpresoni ndonjehere qe te kemi permiresime ne institucionet qe financohen nga shteti,shendetesin,arsimin(qe eshte kryesorja ne te ardhemen)etj etj
    Per te shitur kan akoma,si token te piramida,tokat e bregdetit etj...Sa te mbarojn dhe tokat....
    Pastaj nuk ka problem;i fusin nje tjeter 1997,edhe fillojm nga e para....

    Per shendetesin nuk kemi çfar te bejme;Na mungojn politikanet qe jane marre me ate profesion...

  9. #189
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI, 02/12/2010

    Qeveria, 10 miliardë lekë borxh ndërtuesve
    EMIRJON SENJA

    Kompanitë kërkojnë që borxhi t'u paguhet deri në qershor të vitit të ardhshëm, në të kundërt, ata do të parkojnë makineritë pranë rrugëve që janë ndërtuar me paratë e tyre

    TIRANË- Buxheti i shtetit i ka kompanive të ndërtimit që kanë realizuar projektet e qeverisë plot 10 miliardë lekë borxh. Kjo ka bërë që ndërtuesit të humbin durimin pasi kanë parë se pagesat e tyre nuk janë parashikuar as në buxhetin e këtij viti.

    Në këto kushte, kompanitë i kërkojnë qeverisë që të bëjë pagesat deri në fund të qershorit të vitit 2011, pasi në të kundërt ato paralajmërojnë me bllokim të qarkullimit në rrugët që kanë ndërtuar me paratë e tyre.

    Krerë të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kanë denoncuar vonesat në shlyerjen e detyrimeve ndaj tyre duke e cilësuar këtë një praktikë diskriminuese të qeverisë në raport me kompanitë e huaja. "Shoqëritë e ndërtimit kanë pritur me durim dhënien e zgjidhjes në projekt buxhetin e vitit 2011, duke respektuar në këtë mënyrë objektivat e Qeverisë.

    Por ndërkohe ne kete buxhet nuk jane parashikuar fonde per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj kompanive te infrastruktures. Ky borxh e kalon vlerën e 10 miliardë lekëve dhe po vazhdon për objektet e kontraktuara që nga viti 2008. Në rast të mos marrjes të një përgjigjeje të qartë, mjetet tona do qëndrojnë vazhdimisht të parkuara në rrugët e ndërtuara me paratë tona", -tha Maksim Muçi, kreu i shoqatës.

    Ishte bërë praktikë që në një pjesë të projekteve kompanitë të vijonin punimet me paratë e tyre. Kjo gjë u bë më e përhapur kur qeveria vendosi që të mos pranojë pjesëmarrjen në prokurimet publike të atyre kompanive që nuk kanë përfunduar deri në 70 për qind të projektit që ishin duke ndërtuar.

    Përballë kësaj situate, kompanitë ishin të detyruara që vazhdonin punimet me paratë e tyre për të arritur të paktën këtë kuotë në mënyrë që të kishin rrugën të hapur për të marrë pjesë në prokurimet e tjera. Por në kushtet kur mospagesat zgjasin në kohë përfundojnë edhe fondet e kompanive.

    Në këtë mënyrë, ata deklarojnë se nuk mund të vijojnë më të punojnë me paratë e tyre, aq më shumë kur paratë gjenden nëpërmjet marrjes së kredive nga bankat e nivelit të dytë. "I bëjmë thirrje Qeverisë dhe gjithë administratës publike, si dhe atyre të Komunave e Bashkive, se kjo praktikë nuk mund të vazhdojë në vitin 2011.

    Shoqëritë e ndërtimit janë duke falimentuar për vetë financimin e objekteve me kredi bankare të marra për punimet dhe pagesën e mijëra punëtorëve", - vijoi Muçi. Për sa i përket kësaj, kompanitë kërkuan edhe heqjen e detyrimit për të kryer 70 për qind të punimeve të projekteve të mëparshme për të marrë pjesë në prokurime.

    Duke parashtruar situatën në të cilën ndodhen, ndërtuesit kërkojnë nga qeveria që të shlyejë borxhin ndaj tyre deri në qershor të vitit të ardhshëm, i cili mund të jetë më i lartë nga sa deklarohet deri më tani. Pjesë e kërkesave të kompanive është edhe ajo për tenderimin e fondeve publike konform rregullave që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.

    Në kushtet kur kanë mbi shpinë shuma të mëdha të marra në formë kredie, ndërtuesit i kërkojnë qeverisë që të ndikojë tek bankat tregtare për të mos paguar të paktën interesat, të cilat variojnë nga 12 deri në 14 për qind.

    Për të paguar, qeveria duhet të heqë dore nga disa investime ose të marrë kredi.

    Borxhi ndaj kompanive, sa një e pesta e deficitit buxhetor

    Vazhdimisht opozita kishte cekur faktin se qeveria ka ende detyrime të papaguara ndaj kompanive të ndërtimit, gjë e cila do të ndikonte në rritjen e borxhit publik por kjo nuk është pranuar nga maxhoranca. Tashmë janë vetë ndërtuesit ata që japin alarmin për një detyrim të papaguar prej 10 miliardë lekësh, i cili është sa 22 për qind e deficitit buxhetor për vitin 2011.

    Nëse do të marrë përsipër që të shlyejë këtë detyrim të mbartur ndaj ndërtuesve, qeveria ose do të marrë hua ose duhet të heqë dorë nga disa investime. Nëse do të jetë kjo e fundit, kemi të bëjmë me një shumë të konsiderueshme çka bën të nevojshme kryerjen e ndryshimeve në buxhet. Ashtu siç është bërë traditë tashmë, qeveria parashikon të rishikojë buxhetin e vitit 2011 në verë, kohë në të cilën mund të miratohen edhe fondet për kompanitë.

    Ndërkohë, marrja e një borxhi tjetër për të shlyer ndërtuesit do të vërtetonte parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe të opozitës, të cilët kishin paralajmëruar për një rritje të borxhit publik duke kaluar nivelin e 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Prodhimi i vetëm bruto/neto i Shqipërisë: Urrejtja

    Prodhimi i vetëm bruto/neto i Shqipërisë: Urrejtja

    02. 07. 2011 nga Kritika


    Borxhi i huaj i Shqipërisë është sot më i madh se e tërë pasuria kombëtare e vendit. Po po, e dëgjuat mirë. Borxhi i huaj kushton më shumë se ç'kushton i gjithë vendi, me mace e me minj. Edhe sikur të shitet e gjithë Shqipëria (fusha, male, industri, gurë, rërë, det...., çdo gjë... edhe njerëzit) përsëri nuk paguhet dot borxhi i huaj. Teorikisht sot Shqipëria është e falimentuar. Ajo figuron juridikisht vetëm në bankat e huaja si garanci (mortgage)...

    Sinqerisht nuk kuptoj si do shlyhet borxhi i huaj kur prodhimi i vetëm kombëtarë në vend është urrejtja. Keni dëgjuar të prodhohet gjë tjetër në Shqipëri veç urretjes? Asgjë tjetër. Bruto/neto, me shumicë/me pakicë, urrejtje, urrejtje... Kjo është industria e vetme që ka ngritur Berisha në vend.

    Berisha shpreson të fitohet ndonjë qindarkë këtë verë nga turizmi, për të mbushur disi arkën e boshatisur të shtetit, kur turizmi ka vdekur edhe në vetë perlat e turizmit europian, Spanjë e Greqi - bota sot s'ka para për qejf, parate duhen për të mbijetuar.

    Autostrada Shqipëri-Kosovë u bë si puna e asaj "hidh pesë lekë e hyn në valle, hidh sa të duash e s'del dot më". Berisha dështoi edhe me të. Ai po përpiqet ta perfundoj (me çdo super-kosto) që pastaj ta privatizoj për të paguar borxhin (vetëm borxhi i saj kushton sa gjithë Shqipëria). Por ajo rrugë s'ngopet me para, ha para, thith para, si puna e asaj "vrimës së zezë"..., vrimë që tani kërkon "kokë" për t'u ngopur...

    Zot na ruaj si do përfundoj kjo histori. Shqipëria mund të shitet copa-copa nga bankieret e huaj europian, amerikan, rus, serb, arab, kinez, indian... Kush do e ndihmoj Shqipërinë me "bailout" si Greqinë? Askush, natyrisht...

    * * *

    Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë që një lider në pushtet të urrehet kaq shumë nga populli vet. Askush nga parardhësit e tij në pushtet, që nga koha e pavarësisë, nuk është urryer kaq shumë sa ky. Askush. As Enver Hoxha, përkundrazi Enveri sa ishte gjallë adhurohej (sidomos nga Berisha). Pas vdekjes u kuptua dëmi i madh që i kishte bërë vendit.
    As Ramiz Alia, megjithëse lideri i fundit komunist në vend, nuk është urryer sa ky. Në kohën e Ramizit njerëzit protestonin kundër Enverit, jo kundër tij.
    Kjo që po ndodh me këtë është e paparë. Lider akoma në pushtet me të tillë urrejtje popullore është e pa-precedent. Në këtë aspekt ai shembëllen disi me Çausheskun.
    Madje ngjan shume me Çausheskun. Edhe Çaushesku e zhyti vendin në borxh të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë, njëlloj si ky. Dhe pastaj iu a nxiju jetën njerëzve për të shlyer borxhin...
    Albania Uber Alles

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •