
Postuar më parë nga
Albo
Jo, Shqiperia ka patur rritje ekonomike cdo vit qe nga 1990. Por vetem ne vitin 2009, kur gjithe ekonomia evropiane dhe boterore ishin ne krize, ekonomia shqiptare pati rritjen me te larte ekonomike ne Evrope.
Por suksesi i reformave te qeverise Berisha, nuk maten vetem me shifrat e rritjes ekonomike. Suksesi me i madh i tij, eshte transformimi i ekonomise shqiptare nga nje ekonomi monopol e krimit te organizuar, ne nje ekonomi legjitime e transparente. Shqiptaret harrojne shpesh qe ne 2005, fshataret mbillnin ne mase hashash e jo drithe, ua shisnin korriereve te droges qe leviznin me makina deputetesh e ministrash, dhe keta e kalonin me rrjetet e tyre te trafikimit tregut evropian. Dhe parate e fitimet e ketyre trafiqeve, pastroheshin ne pallate qe u shiteshin emigranteve shqiptare dhe ne piramida mediatike si Top Channel. Dhe sikur te gjitha keto te mos ishin mjaft, nje pjese e mire e fuqise punetore shqiptare ishte e punesuar nga aferat e krimit te organizuar. Pra lufta ndaj krimit te organizuar nuk kishte vetem nje aspekt politik, ligjor, ekonomik, kish edhe nje aspekt social. Ai punetori qe punonte te ngrinte pallate ne Tirane per llogari te firmave qe pastronin para te pista, nuk do t'ia dije nese punedhenesi i tij e paguan me parate e droges apo prostitucionit.
- Po buxhete shtese ne dy vitet e fundit te krijuara fale vjeljes se taskave doganore dhe tatimeve te prapambetura, qe 5 vjet me pare shkonin ne llogari te klaneve e trafikanteve me lidhje ne pushtet, a kemi patur?
- Po nje buxhet qe kapi shifren e 1 miliard dollare per here te pare ne historine e tij, a kemi patur?
- Po projekte si ai i autostrades Durres-Kukes qe u financian me kredi qe shteti shqiptar mori nga banka private te huaja me interes te bute ne nje vlere gati gjysem miliard dollare, a kemi patur?
- Po investime kolosale qe shteti ka bere ne infrastrukture ne gjithe vendin ne keto 5 vjete, a kemi patur krahasimisht me dekaden qe socialistet ishin ne pushtet?
Prandaj mos krahaso te pakrahasueshmet.
Zhvillimi i nje ekonomie nuk matet vetem me statistika dhe perqindja e rritjes ekonomike eshte vetem nje prej barometrave macro-ekonomike. Shqiperia nuk ka patur rritje te ngadalte por rritje te shpejte ekonomike ne keto 2 dekada. Problemi i Shqiperise ka qene se dy forca antagoniste veprojne brenda ekonomise shqiptare: forcat e pasurimit te shpejte ne rruge kriminale, forcat e rritjes graduale ne rrugen legjitime. Ceshtja shtrohet nese Shqiperia do te eksportoje droge, prostituta e klandenstine drejt Evropes, apo do te eksportoje produkte te prodhuara ne Shqiperi, qe nga mineralet, energjia elektrike, nafta, cimento, e deri tek rrushi e vaji i ullirit.
Kur njerezit bejne analiza ekonomike, nuk krahasojne partite, por qeverite e atyre partive dhe politikat qe kane ndjekur, dhe sukseset e deshtimet e tyre. Ti me lart aludon se qeverite e PS dhe PD qenkan njesoj. Per mua jane si nata dhe dita ne te gjitha aspektet. Po do te besh nje krahasim te politikave te dy pushteteve, hape temen dhe e diskutojme. Nuk eshte vendi ne kete teme per kete diskutim.
Mos i ngaterro gjerat teksa ben sikur di. Nuk ka asnje lidhje te drejte midis rritjes se numrit te lindjeve dhe kapitalit/pasurise. Perkundrazi, eshte lidhje ne perpjesetim te zhdrejte. Kur numri i popullsise bie dhe pasuria nuk rritet, rriten te ardhurat per fryme ne rang vendi, qe do te thote se rritet ndjeshem mireqenia ne vend. Femijet e atyre qe jetojne sot do te bejne nje jete me te pasur se prinderit e tyre.
Ajo qe t'i kerkon te thuash eshte qe rritja e numrit te lindjeve ka nje ndikim direkt ne nivelin e rritjen ekonomike ne rang GDP. Por edhe ketu gabon, pasi kete problem e kane ekonomi gjigande te vendeve si SHBA, Kina, India, Kanada e Brazili, e jo vende si Shqiperia. Dhe duke qene se teknologjia po transformon cdo aspekt te ekonomise, koha ne te cilen jetojme nuk kerkon "krahe pune", por "koke pune". Prandaj qeveria shqiptare e ka vene theksin ne arsim dhe ne futjen e IT ne cdo aspekt te sistemit arsimor ne vend.
Tani mund ti riktheheni temes ne fjale per diskutim?
Albo
Krijoni Kontakt