Close
Faqja 46 prej 80 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 799
  1. #451
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kjo qka po ndodhe ne kosove eshte fund e krye IDIOTIZEM i llojit te vet. si ka mundesi ne nje qytet ku 99perqind e banoreve jan musliman nuk lejohet ndertimi i nje xhamie dhe kjo kerkes eshte ber gati qe 10 vite turp eshte per isa mustafen e jo per fuad ramiqin isa dhe isat para tina gjeten kurajo me nda parcell per katedrale e me dhan leje ndertimi e per xhami jo. po kuj dreqin me i sherby ajo katedrale kur ne prishti me rethin nuk ka katali edhe nese ka mund ti numerosh ne gishta kjo eshte idiotizemi. ndoshta dikush ka ndegjuar dikush ndoshta jo ne nje raport nderkombetar per kosoven nje akuz e ngritur ndaj saj thot se atje ka extremizem katolik dhe per ket me shum akuzohet RTK si medium por edhe institucione tjera edhe ky eshte turp. NAIM TERNAVA eshte puqist ai beri puq ndaj rexhep bojes dhe si puqist natyrisht qe nuk eshte legjitim.dhe per hoxhollaret qe paska derguar ai ne UCK ky eshte ai tregimi i fundit propagandistik. hogjollaret shkuan vet atje kurse naimi nuk shkoi edhe fuad ramiqi ka qen ne uci si oficir kariere. mendimi im eshte protesta nuk duhet te ndalet deri sa te ipet leja per ndertimin e xhamis dhe kjo xhami duhet te jet nese jo ne evrop ne ballkan me e madhja me e bukura qe ta zbukuroj prishtinen dhe kosoven xhamit jam pjes e pandareshme e kombit shqiptare. ja edhe kjo ndodhe te shqiptaret, ne evrop po lejohet ndertimi i xhamive dhe as kend nuk po e pengon kurse tek ne po i pengojka intergrimet evroatlantike edhe kjo lloi idiotizemi i llojit te vet

  2. #452
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    diqka tjeter qe duhet then eshte se vehabistet ne kosov jan aq pak sa qe nuk ja vlen te mirret njeri me ta. kosovaret ne pergjithesi jan liberal dhe kjo eshte mir kshtu por ama ata edhe nese nuk e praktikojn fen islame ajo nuk do thot se ata jan laik a qka dreqin na dul tash kjo, por ata mund te jem musliman aktiv ose pasiv dhe jo laik etj etj kjo nuk existon

  3. #453
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    diqka tjeter qe duhet then eshte se vehabistet ne kosov jan aq pak sa qe nuk ja vlen te mirret njeri me ta. kosovaret ne pergjithesi jan liberal dhe kjo eshte mir kshtu por ama ata edhe nese nuk e praktikojn fen islame ajo nuk do thot se ata jan laik a qka dreqin na dul tash kjo, por ata mund te jem musliman aktiv ose pasiv dhe jo laik etj etj kjo nuk existon
    Pak s'jane. Shikoje ne rruge.

    Kur jane aq te trashe sa te degjojne Mehgjyp Uvejsin me shoke, c'pret?
    Talaq, Talaq, Talaq.

  4. #454
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    P.S. Ti e panjohura ende nuk paske ndërruar mendje për atë që kam shkruar për vjedhjen e votave në Drenicë. Pra, shumica me¨kanë shkruar dhe kanë kërkuar falje, sepse vërtet Drenica dha shembullin më të keq të mundshëm. E kush do t'ia merrte Drenicën PDK-së!! ( Apo kishte frikë, ndoshta edhe me arsye, se edhe nuk do të fitonte ). Ti, d.m.th. ende qenke e bindur se Drenica ka bërë burrëri me këtë!
    Asesi nuk pajtohem,pasi u be vjedhje ne tere Kosoven,kurse Ju si Drenicas i pari mezi pritet ta quani Drenicen ,,Vjedhse''!Ju kam thene edhe atehere Ju them edhe tani: Edhe ata ,,hajnat''e votave,edhe shumica e ketyre,,muslimanve te ndyer''s'i i etikoni ju dhe disa tjere,ndoshta jane nxenesit tuaj!Pra Ju lutem zbritni ne rrafsh,mos shikoni nga ,,shpati'',sepse gjerat shifen ndryshe nga atje!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ky zoteria qe ke sjell o ti mbreti nuk eshte fare i mireinformuar.

    Ne maj 2011 eshte informuar publiku se pas nje konkursi nje studio x arkitekture do te ndertoje nje kompleks ne sheshin Skenderbej ne Tirane, ku do te perfshihet si nje xhami ashtu dhe nje Qender Islamike. Pra, kur flet per Tiranen, me a pa dashje, po genjen...kjo sipas medias.

    Ne Shqiperi nuk dihet nr. i besimtareve te seciles fe - ka disa dekada qe keto te dhena nuk jane marre, dhe zoteria nuk ka sesi te shprehet me 'dihet' kur flet per numrin e besimtareve myslimane ne Shqiperi e Tirane.

    Problemi tjeter me kete zoterine eshte se po na fut dhe bektashinjte brenda nr te besimtareve myslimane, kur ajo qe dihet ne kete rast eshte se bektashinjte nuk falen ne xhami. Zoteria duhet te informoje veten se pare, qe te kete me tej nderin te informoje te tjeret. Per te mos thene pastaj se ketu po na flitet nga disa anetare dhe sesi bektashinjte jane jenicere, etje etj, pra qe myslimanet ketu nuk i pranokan si myslimane, e megjithate zoteria i jep te drejten vetes t'i perfshije ne shifrat e tija te sfumuara.

    Gjithashtu eshte pak e cuditshme qe zoteria permend si shembull Pernadorine Osmane, mgjth. kjo eshte puna e tija....

    Edhe dicka tjeter: mu personalisht me duken te paqendrueshem argumentat, nese mund t'i quajme te tilla, qe zoteria sjell kur ban krahasime apo konkurse mes objekteve fetare te feve te tjera. Nese ketij i intereson feja islame, at'here s'ka arsye te permend fete e tjera. Apo po behet konkurs e s'e kemi marre vesh??

    Se fundi, ne Tirane ka shekuj qe ekziston dhe xhamia e vjeter fiks ne qender te Tiranes, krahas asaj qe ka per t'u ndertuar.

    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin


    Xhamitë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

    Shkruan: Faik Miftari

    Edhe pse kanë kaluar plot 20 vjet nga përmbysja e sistemit komunist në Evropën Juglindore, akoma vazhdon avazi i vjetër, mos lejimi i ndërtimit të xhamive qendrore në të tri kryeqendrat shqiptare, si në Tiranë, njashtu edhe në Prishtinë e Shkup. Edhe pse në të tri qytetet është nevojë imediate që prej kohësh, ndërtimi i xhamive qendrore, pasi që nuk ka hapësirë të mjaftueshme për faljen e namazit të xhumasë, e të mos flasim për faljen e dy bajrameve vjetore, me ç’rast vërshojnë besimtarët mysliman nëpër rrugë, trotuare e sheshe rreth e përqark xhamive për të gjetur sado pak vend për të falur namazin. Në tri kryeqendrat shqiptare jetojnë afro 1 milion mysliman shqiptar, në Tiranë rreth 500.000 mysliman, në Prishtinë rreth 300.000 mysliman dhe në Shkup rreth 200.000 mysliman , ashtu që ndodh që besimtarët të falin namazin e xhumasë verës nën rrezet e nxehta të diellit, e në dimër nëpër borë e shi, për shkak të mungesës së hapësirave të mjaftueshme për falje.

    Edhe pse jemi duke jetuar në shekullin XXI, dhe thirremi me plotë gojë në plotësimin e drejtave elementare njerëzore, njëherit janë edhe kritere për plotësimin e kushteve për aderim, asocijim apo anëtarësim në Bashkimin Evropian, në praktik veprojmë diç tjetër duke mos plotësuar këto standarde elementare të të drejtave të garantuara njerëzore. Edhe pse me vite të tëra kjo temë është aktuale, dhe flitet për nevojën e ndërtimit të këtyre tri xhamive qendrore në këto tri kryeqendra shqiptare, të cilët sado pak për momentin do të kishin plotësuar nevojat elementare të besimtarëve mysliman për kryerjen apo faljen e namazit të xhumasë në mënyrë dinjitoze si i ka hije një qytetari. Por, pushtetmbajtësit si në nivel qendror, ashtu edhe atij komunal, akoma janë duke zvarritur këtë iniciativë me mos lejimin e trojeve apo parcelave të nevojshme dhe mos pajisjen e tyre me leje përkatëse, për ndërtimin e xhamive në qendrat e qytetit të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.

    Subjektet politike shqiptare kryesore si bartësit e pushteteve qendrore dhe vendore, në Tiranë, PD-ja dhe PS-ja, në Prishtinë, PDK-ja dhe LDK-ja dhe në Shkup BDI-ja dhe PDSH-ja, vetëm gjatë fushatave zgjedhore për zgjedhjet vendore apo lokale, premtojnë se do të japin leje dhe troje përkatëse për ndërtimin e xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, për të përfituar votat e besimtarëve dhe xhematëve mysliman, sapo përfundojnë zgjedhjet premtimet mbesin boshe dhe të parealizuara gjer tani.

    Edhe pse në Tiranë, ekziston akoma prona e Vakëfit, ish Namazgjaja, në të cilin është vendi ideal, dhe nuk ka kontest pronësor, ngurohet me apo pa dashje për t’u dal dhe për të realizuar ndërtimin e xhamisë qendrore në Tiranë si nevojë imediate e besimtarëve mysliman. E që prej kohësh, në Tiranë është ndërtuar katedralja, dhe se tani edhe kisha ortodokse në oborr apo pranë Ministrisë së Mbrojtjes së shtetit shqiptar mu në qendër të Tiranës. Edhe pse apriori nuk është diç e keqe, por një e drejtë themelore e plotësimit të nevojave të tyre fetare, të pakicës krishtere shqiptare, si katolike ashtu edhe ortodokse, pasi që [B]dihet se në Shqipëri rreth 70% të shqiptarëve i përkasin fesë Islame[/B], në Kosovë rreth 98% të shqiptarëve i përkasin fesë Islame, ndërsa afro 100% të shqiptarëve në Maqedoni i përkasin fesë Islame, mos plotësimi i drejtave të tyre elementare fetare si shumicë absolute që janë është atak në harmoninë fetare dhe identitetin e tyre fetar.

    Në Prishtinë në qendër të qytetit është ndërtuar kisha ortodokse serbe, për qëllime politike, në kompleksin universitar, pranë Bibliotekës Popullore dhe Universitare të Kosovës, kohë më parë, në qendër të Prishtinës u ndërtua katedralja katolike, për qëllime politike, edhe atë duke rrënuar gjimnazin me renome në Prishtinë, dhe në vend të tij u ndërtua katedralja katolike. Kur them politike, mendoj për atë se nuk ka qenë nevojë imediate e plotësimit të nevojave elementare njerëzore fetare, pasi që në Prishtinë jetojnë një numër tejet i vogël dhe i papërfillshëm të besimtarëve katolik dhe ortodoks, dhe se kishat ekzistuese katolike dhe ortodokse si të tilla kanë qenë të mjaftueshme për momentin. Por sido që të jetë, qofshin ato edhe politike si të tilla, janë ndërtuar dhe do të jenë në shërbim të plotësimit të nevojave të tyre elementare njerëzore fetare, qofshin katolike apo ortodokse.

    Kërkesa për ndërtimin e xhamisë qendrore në qendër të Prishtinës, me vite të tëra është duke u zvarrit, me apo pa dashje, akoma nuk është dhënë as trolli e as leja për ndërtimin e saj në qendër të Prishtinës, si nevojë imediate e besimtarëve mysliman, pasi që e premtja është ditë pune dhe se shumica e besimtarëve mysliman që punojnë, apo studiojnë apo mësojnë, me mund të madh ndajnë një orë për të kryer namazin e xhumasë, i cili si i tillë patjetër duhet kryer në kohën e caktuar, në mes ditë, dimrit në ora 12.oo, verës në ora 13.oo, dhe atë patjetër në xhami, për dallim prej namazeve tjerë, të cilët në pa mundësi për t’u falur në xhami, mund të falen edhe në shtëpi, punë, zyre, apo çfarëdo vendi tjetër përkatës. I njëjti problem qëndron edhe në Shkup, krahas katedrales ekzistuese, është ndërtuar kisha e re ortodokse qendrore maqedone mu në qendër të Shkupit, ndërsa jo që nuk lejohet që të ndërtohet xhamia qendrore në qendër të Shkupit, por nuk ekziston as vullneti që të rindërtohet bile Burmali xhamia në qendër të Shkupit e cila është rrënuar në vitin 1925 nga pushteti i atëhershëm serb. Faktori politik shqiptar, si bashkëpjesëmarrës i qeverisë, qoftë BDI-ja, qoftë PDSH-ja, gjer tani fare nuk ka qenë e interesuar, që të ushtoj trusni tek partneri i vet bashkëqeverisës maqedon që të plotësoj një kërkesë imediate e besimtarëve mysliman të Shkupit.

    Sa për ilustrim, do të ceki, shembullin”per exellenc”në qytetin tim të Prizrenit, gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Në qendër të qytetit, në Shadërvan gjendet xhamia e Sinan Pashës, e cila tani është duke u restauruar, afër saj në një distancë prej 50 m gjendet kisha ortodokse serbe, 50 m afër kishës ortodokse serbe gjendet edhe kisha katolike, që të dyja të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Krahas kishave ekzistuese në Prizren, pushteti i atëhershëm osman, pa kurrfarë problemi ju ka lejuar që të ndërtojnë kishat e tyre në qendër të qytetit të Prizrenit, në Shadërvan, bile bile i ka ndihmuar materialisht dhe financiarisht ndërtimin e tyre sipas arkivave burimore osmane.

    Por fajtorët për mos lejimin apo zvarritjen e ndërtimit të xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, sipas mendimit tim, nuk janë pushtetmbajtësit aktual qendror dhe lokal, por janë vet besimtarët mysliman shqiptar si dhe institucionet legale që udhëheqin në aspektin shpirtëror besimtarët mysliman, sikurse KMSH-ja në Tiranë (Komuniteti Musliman Shqiptar), BIK-u në Prishtinë (Bashkësia Islame e Kosovës), si dhe BFIM-ja në Shkup (Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë). Prijësit e tyre, Selim ef. Muqa në Tiranë, Naim ef.Tërnava në Prishtinë si dhe Sylejman ef. Rexhebi në Shkup, duhet të kenë të qartë, që amanetin që e kanë marrë mbi supet e veta, për të udhëhequr këto institucione fetare të shenjta, nuk do të thotë privilegj, por pikësëpari përgjegjësi, llogarinë e të cilit do të japin para Krijuesit fuqiplotë në ditën e gjykimit. Pikësëpari përgjegjësia i bie atyre si udhëheqës të institucioneve legale myslimane si mbarëvajtës të tyre, në zgjidhjen e problemeve akute me të cilët ballafaqohen për momentin myslimanët shqiptar, sikurse që është edhe mos lejimi i ndërtimit te xhamive qendrore, mos lejimi i shamisë, mos aplikimi i lëndës së mësimbesimit fetar në shkollat publike e kështu me rradhë. Në vend se të vihen në ballë të këtyre nismave imediate të besimtarëve mysliman, të ndërtimit të xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, ata hezitojnë, ngurojnë, apo akoma i besojnë premtimeve boshe të pushteteve qendrore apo lokale, e drejta e tyre individuale dhe njerëzore është të kenë qëndrimet e tyre, ama, kur të jesh në krye të një institucioni të tillë të shenjtë, atëherë duhet të jesh gati të ballafaqohesh dhe të realizosh interesat e besimtarëve mysliman. Sikur të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, Naim ef. Tërnava, pas apelit imamëve dhe xhematëve të Kosovës, ditën e premte, pas namazit të xhumasë, me siguri do të tuboheshin 200.000 besimtar mysliman në Prishtinë, njashtu po të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, Sylejman ef. Rexhebi, pas apelit të imamëve dhe xhematëve, ditën e premte, pas namazit të xhumasë, me siguri do të tuboheshin 100.000 besimtar mysliman në Shkup, njashtu po të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, pas apelit imamëve dhe xhematëve të Shqipërisë, do të tuboheshin 50.000 besimtar mysliman në Tiranë, kjo punë do të realizohej dhe do të plotësoheshin kushtet elementare për faljen e namazit të xhumasë dhe gjer tani me siguri do të ishin të ndërtuara xhamit qendrore si në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Por kurrë prijësit tanë fetar legal dhe legjitim nuk ndërmarrin aksione të tilla, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, por që individët, besimtarët, xhematët, organizatat dhe shoqatat e ndryshme të shoqërisë civile myslimane, të vihen në ballë për sensibilizimin dhe realizimin e drejtave themelore fetare të tyre, qoftë nëpërmjet peticioneve, thirrjeve, protestave apo formave të ndryshme demokratike, sikurse që ishte edhe falja e namazit të xhumasë në rrugë përball xhamisë së Çarshisë, në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, me 17 qershor 2011.

    Por tani e tutje, ka ardhur koha që shqiptarët mysliman që të organizohen edhe politikisht dhe të formojnë subjektin e tyre politik, si në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që t’i realizojnë pikësëpari konceptin programor të të drejtave elementare, njerëzore, kulturore, shoqërore, fetare, politike, ekonomike, e assesi të realizimit të qëllimeve individuale apo personale të individëve, kushdo qoftë ai, dhe që të bëhen faktor politik që do të ndikojn në shoqërinë shqiptare duke garuar me subjekte tjera politike në garat elektorale si në nivelin kombëtar (qendror) ashtu edhe atij vendor (lokal), e jo si gjer tani, votat e besimtarëve mysliman i kanë shkuar subjekteve të ndryshme, prej të cilëve nuk ja kanë pa hairin për kurrgjë. E dihet se në demokraci mund të vjen rasti apo momenti që edhe me 5-6 deputet subjekti politik mund të ketë rolin vendimtar në formimin e koalicionit qeveritar, njashtu që për momentin ndodhi me LSI-në në Tiranë, apo me AKR-në në Prishtinë, dhe atëherë jo që do të realizohen të gjitha kërkesat e parashtruara të besimtarëve mysliman, por do të pyesin se edhe në ç’vend dëshiron ta ndërtosh xhaminë qendrore qoftë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 25-06-2011 më 16:08

  6. #456
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Këtu nuk është në Arabi e as në ndonje shtetë islam por në një shtetë katolik Angli në Londër.

    ~ * Falnu musliman se sigurine prej shtetit e keni, ndërsa i biri i muslimanit ne Kosove gjatë sexhdes shkelum n'kry * ~
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #457
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Forumi i Te Rinjve Muslimanë

    NJOFTIM: Ne kohen e drekes eshte arrestuar sot Fuad Ramiqi i cili pritet te jep deklaraten e tij ne polici e me pastaj pritet te shihet se çfare do te ndodh më tutje...
    Bëhët e ditur se para pak kohe është liruar Fuad Ramiqi
    Kombi mbi të gjitha

  8. #458
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Këtu nuk është në Arabi e as në ndonje shtetë islam por në një shtetë katolik Angli në Londër.

    ~ * Falnu musliman se sigurine prej shtetit e keni, ndërsa i biri i muslimanit ne Kosove gjatë sexhdes shkelum n'kry * ~
    Shtet Katoli??? Anglia eshte monarki parlamentare dhe kushtetuta e saj eshte laike,edhe anglezet per nga feja jane protestant.Ata shkoket etua ne Angli e kane marre lejen prnadj nuk po hajne shkopinj kokes,atje te pakten dine si te sillen,po ktu bejne si tu doje qefi.O xim cdo gje behet sipas nje norme apo ligji,kur nuk e zbaton denohesh,e moren lejen ata per te protestura?? Jo,athere kush e ka fajin?
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  9. #459
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ju te gjithe keni lujtur nga mendja !!!!!!!
    A nuk e shiheni veten ??

    Mos te me citoj njeri se ka per hanger dreqi, capitali nuk ka kohe te mirret me kesi gjera, tpuuu !!!


    The_Capital
    Burri 1 X flet !

  10. #460
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Këtu ka gallatë për Zotin.
    Imagjinoj surratin e një anglezi duke dëgjuar një kokërr injoranti që i thotë "shteti katolik anglez". Mirë që nuk na dëgjon bota se çfarë hajvanësh kemi mes nesh se nuk na fusin as me viza në BE.
    -

Faqja 46 prej 80 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •