Close
Faqja 36 prej 80 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 799
  1. #351
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Mendon se nuk i kam lexuar une keto hadithe ?
    Islamo-fobat kane arritur qe ta shkruajn aty, Bukhariu !

    Pse behesh sikur nuk sheh oh, Jarigas ??
    A nuk e keni pare se si sulmohet Islami ane e mban botes ?? Bilem keta qyrra i kemi edhe ketu ne forum apo jo ??
    Jane ca tipa si Daniel, Anesti, e plot e per plot orthodhox tjere qe mundohen te ja hupin vleren Islamit !!
    Keta sillen sikur te kishin qene shumice, a nuk eshte e kunderta ??
    A jemi shumica myslimane, pse keta sillen sikur te kishin qene shumica ??
    Po sikur kjo shumica myslimane te ishin orthodhoxe ose katolike apo atheist ?? Mo zo ma keq.
    E kupton qe myslimanet jane tolerant ?

    Lexoje kete postimin e javes se ndoshta te ka ikur !
    Ku i ke argumentat??!!
    Jarigas

  2. #352
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    A ma teper çon peshë fjala e Myftiut apo e Sabri Bajgores?!

    Sabri Bajgora: ''Bashkesia Islame protesten e sheh si legjitime dhe e drejte e çdo individi per te drejtat fetare dhe universale te njeriut, poashtu sulmi nga Policia e Kosoves eshte per ne i papranueshem dhe dhuna qe eshte perdorur ne besimtaret Musliman''

    E poashtu edhe Myftiu i Kosoves perkrahu kerkesen e protestuesve, dhe denoi ashper sjelljen e policve, e ku jet ti o argat i Husamedinit?!
    kjo është fyerje e rëndë ta barazosh dikë me arab e taleban. për një shqiptar ( shqiptar po them ) nuk ka fyerje më e madhe se ta quash arab, turk e krejt "lindja" e fëlliqur. Qe ta zëmë, ta quash dikë magjup a gabel nuk ka gajle, ama ta quash arab e ke fyer rëndë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Ajo qe te tregova me heret eshte argument.
    T'i mos e beso timen se nuk te konvenon, as tjereve nuk ju konvenon ta besojn, e di kete !



    The_Capital
    Burri 1 X flet !

  4. #354
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    A ma teper çon peshë fjala e Myftiut apo e Sabri Bajgores?!

    Sabri Bajgora: ''Bashkesia Islame protesten e sheh si legjitime dhe e drejte e çdo individi per te drejtat fetare dhe universale te njeriut, poashtu sulmi nga Policia e Kosoves eshte per ne i papranueshem dhe dhuna qe eshte perdorur ne besimtaret Musliman''

    E poashtu edhe Myftiu i Kosoves perkrahu kerkesen e protestuesve, dhe denoi ashper sjelljen e policve, e ku jet ti o argat i Husamedinit?!
    paj më m.. i paska punët religjioni ( myslimanllëku ) në Kosovë se qeveria. Krejt do bishta po dalin e po flasin pa e pyetur askush askë. Këtu Myftiu duhej të dilte e jo këta bishtalecat. Nuk paska hierarki aty hiç! Te ne thonë: "aty ku flet trapazani, nuk ka zot shtëpie".

    Ky fraksion talibanësh duhet të ndalohet me cdo kusht!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Sahih Libri 008, Numër 3310:

    Profeti i kërkoi Abu Bakr-it dorën e Aishes në martesë. Abu Bakr-i tha “Po unë jam vëllai yt.” Profeti tha, “Ti je vëllai im në fenë e Allah-ut dhe në Librin e Tij, por ajo (Aisha) është e ligjshme për t’u martuar me mua.”

    Kjo ndodhi pasi Muhamedi dhe Abu Bakr-i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit se ishin vëllezër, prandaj ai u çudit kur Muhamedi i kërkoi një gjë të tillë. Megjithatë Muhamedi e siguroi atë se kjo vëllazëri ishte në fe dhe jo në mish, prandaj s’kishte problem me këtë martesë.

    A do te thuash se Bukhari ishte islamofob??!!
    Kjo eshte tipike ne myslimant me sa kam pare une, s'ka asnje kufi qe se kapercejne. Myhamuti edhe djalit i ra hashe per ti marre gruan a tij.
    Talaq, Talaq, Talaq.

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar më parë nga Opake Opinga Lexo Postimin
    Kjo eshte tipike ne myslimant me sa kam pare une, s'ka asnje kufi qe se kapercejne. Myhamuti edhe djalit i ra hashe per ti marre gruan a tij.

    Po pse nuk rrini urt ju mer burr ??
    Po ju jeni pakica oh patriota, po sikur te ishit shumica na kishit vrare gjithve myslimaneve.
    A e kuptuat tani qe myslimanet jane tolerant ??

    Hajde a bejm lufte se kete me duket po e deshironi ?? Tpuuuu po rac e flliqt qe jemi ne "shqiptaret" !!!
    Burri 1 X flet !

  7. #357
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    paj më m.. i paska punët religjioni ( myslimanllëku ) në Kosovë se qeveria. Krejt do bishta po dalin e po flasin pa e pyetur askush askë. Këtu Myftiu duhej të dilte e jo këta bishtalecat. Nuk paska hierarki aty hiç! Te ne thonë: "aty ku flet trapazani, nuk ka zot shtëpie".

    Ky fraksion talibanësh duhet të ndalohet me cdo kusht!
    Islami nuk njeh totalitarizem, aty secili ka te drejte me shpreh mendimin e vet.
    Po s'keni faj ju qe s'e kuptoni, se jeni mesuar me diktatura.
    I feel Kosovereign!

  8. #358
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Partia e Drejtësisë mbështet protestën për Xhaminë e Madhe

    Svirca: "PD mbështet kërkesën e kamotshme të besimtarëve mysliman për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame dhe Xhamisë së Madhe në Prishtinë".


    Në konferencën e mbajtur për media të Partisë së Drejtësisë, opinionit ju drejtuan Jeton Svirca, Nënkryetar i PD-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe Gëzim Kelmendi, anëtarë i kryesisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

    “Partia e Drejtësisë mbështet në mënyrë të përsëritur kërkesën e kamotshme të besimtarëve mysliman për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame dhe Xhamisë së Madhe në Prishtinë, si kërkesë plotësisht të drejtë dhe demokratike” deklaroi deputeti Jeton Svirca dhe vazhdoi duke kritikuar organet përgjegjëse për neglizhencë të palejueshme në këtë drejtim, që solli deri te grumbullimi i tensioneve të arsyeshme në komunitetin mysliman të kryeqytetit.

    “Partia e Drejtësisë mbështet shprehjen e pakënaqësisë qytetare të besimtarëve mysliman përreth xhamive kryesore në kryeqytet si të vetmen mënyrë të mbetur demokratike për të vetëdijesuar autoritetet e kryeqytetit dhe ato qendrore të vendit se i ka ardhur fundi nëpërkëmbjes së palejueshme të lirive dhe të drejtave fetare të komunitetit mysliman, që paraqet shumicën absolute në vend.

    Liritë dhe të drejtat fetare janë të garantuara më Kushtetutë dhe ligj prandaj indiferenca e skajshme politike dhe pabarazia e plotë shumëvjeçare institucionale me rastin e trajtimit të kërkesave legjitime të qytetarëve të besimit Islam dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e tyre fetare, krahasuar me komunitetet e tjera fetare, janë të palejueshme dhe të papranueshme”, deklaroi Svirca.

    Sa i përket ndërhyrjes së policisë ndaj xhematit që bëhej gati ta falte namazin e xhumasë në mes të rrugës, Svirca deklaroi se Partia e Drejtësisë gjithmonë ka mbështetë Policin e Kosovës në ushtrimin e kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore për ruajtjen e rendit por konsideron se në rastin e protestës së djeshme të 24 qershorit ato janë tejkaluar dhe keqpërdorë duke penguar në mënyrë të vrazhdë besimtarët mysliman që të shprehin në mënyrë paqësore dhe demokratike vullnetin e tyre të lirë qytetar dhe atë në momentet më të ndjeshme të kryerjes së lutjes së tyre kryesore para Zotit të madhërishëm.

    “Partia e Drejtësisë dënon ashpër ndërhyrjen e Policisë së Kosovës ndaj besimtarëve mysliman gjatë përmbushjes së obligimit të tyre kryesor fetar duke e vlerësuar si shprehje të qartë të voluntarizmit dhe papërgjegjësisë institucionale, si dhe mungesë të skajshme të ndjeshmërisë elementare për ndjenjat fetare të qytetarëve të cilëve në bazë të kushtetutës dhe ligjit janë të detyruar që tu shërbejnë” tha deputeti Svirca dhe vazhdoi: “Në vend se të shprehin keqardhje dhe të kërkojnë falje që për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së tyre institucionale i kanë detyruar qytetarët që obligimet e tyre fetare t’i kryejnë nëpër rrugët e kryeqytetit nën qiellin e hapur ata si asnjëherë më parë u janë drejtuar atyre me dhunë dhe forca speciale, për çka në mënyrë urgjente duhet të përcaktohet përgjegjësia e qartë institucionale dhe individuale”.

    Në fund të konferencës për media, deputetët e PD-së ftuan organet e Policisë së Kosovës që me urti dhe vendosmëri të vlerësojnë rastin dhe të ndërmarrin masat e nevojshme që kjo ndërhyrje e paprecedent e njësive dhe disa pjesëtarëve të policisë ndaj komunitetit mysliman të mos përsëritet asnjëherë më, dhe që në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, të bëjnë sigurimin e hapësirave që besimtarët mysliman do t’i përdorin për kryerjen e obligimeve të tyre fetare deri në momentin kur autoritetet e kryeqytetit do të sigurojnë hapësirën e domosdoshme për ndërtimin e Qendrës kulturore Islame dhe Xhamisë së madhe të kryeqytetit, si nevojë imediate e shumicës absolute të qytetarëve të tij. /mesazhi/
    Kombi mbi të gjitha

  9. #359
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    XHEMATI I QYTETIT TIM ËSHTË MË I MIRI!

    Shkruan: Bekim Rrahimi

    Sot e pashë me sytë e mi sa i edukuar është xhemati i qytetit tim. E pashë me sytë e mi sa të durueshëm, sa të dashur dhe sa për respekt janë ata.

    Ka kohë që po kërkojmë nga pushteti komunal caktimin (ndarjen) e një vendi për ndërtimin e një xhamie në të cilën do të kemi mundësi të falemi më shumë vetë, në të cilën gjatë vjeshtës dhe dimrit nuk do të lagemi më në shi e borë, në të cilën gjatë verës dielli nuk do të na përvëlojë, në të cilën do të ketë mjaftë hapësirë për t’u falur, dhe në cilën kur do t’a vë ballin në sexhde, nuk do të detyrohem t’a fus kokën nën këmbët e atij që është përpara meje. Një kërkesë fare e thjeshtë, dhe është e drejta që nuk mund të na mohohet, së paku në aspektin ligjor. Tek e fundit, një borxh i shtetit ndaj nesh. Pra, nuk po kërkojmë diç që nuk na takon !

    Xhemati i qytetit tim është më i miri ! Nga ky xhemat ka shumë djem të cilët gjatë gjithë kohës i kanë dhënë vendit më të mirën prej vetes së tyre. Janë njerëzit që e respektojnë ligjin më me përpikëri nga të gjithë. Janë njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, janë ata që e sakrifikojnë veten për t’i ndihmuar të tjerët, e japin bukën e gojës për t’a ushqyer të uriturin, janë ata me të cilët policia dhe organet tjera të sigurisë kanë më së paku punë. Xhemati janë vetë njerëzit e Prishtinës. Pra, xhemati jemi ne, xhemati janë djemtë dhe vajzat tona, xhemati janë edhe zyrtarët nëpër ministritë tona dhe administratë gjithandej. Në mesin e xhematit vazhdimisht shoh plot studentë, shoh plot djem të cilët janë të punësuar nëpër institucione e organizatat vendore e të huaja.

    Dhe po ne, këta djem, punëtorë e studentë, tani e shumë vite falemi në shi e në borë, falemi në diellin përvëlues të verës në Prishtinën plot ndërtim të egër, në rrugët e saj të ngushtuara nga ndërtimet pa leje, në qytetin pa lumë, pa parqe, pa ujë, pa drita, pa ... në qytetin ku të gjithë kanë të drejtë në realizimin e të drejtave të tyre nëse i kanë njerëzit e tyre nëpër vendet vendimmarrëse. Dhe përsëri xhemati i qytetit tim është më i miri ! Po, sepse janë njerëzit më të pakorruptuar, janë njerëzit që i ikin të ndaluarës, janë njerëzit që më së paku shkaktojnë telashe qoftë në rrugë apo vende tjera. Janë njerëzit që e duanë shtetin, e duanë komunën e tyre, janë njerëzit që i kanë dhënë dhe po i japin këtij vendi

    Por, xhemati nuk janë vetëm këta që përmenda, këta që pamë sot në rrugë! Janë edhe shumë nga policët të cilët i pashë sot me sytë e mi sa keq ndiheshin. Po si mos të ndiheshin keq kur aty kishin ndoshta vëllain e tyre, babanë, kushëririn, dajën e nipin. Megjithëkëtë, unë dëshiroj të besoj, se nuk ishte vetëm kjo arsyeja që disa prej policëve do të jenë ndier keq. Në radhët e xhematit të qytetit tim ka edhe shumë njerëz me uniformë. Nga radhët e policisë, janë të shumë ata që e falin rregullisht namazin por ka edhe të tillë që vijnë vetëm në namazin e xhumasë, pra ditën e premte.

    Nuk jemi duke kërkuar më shumë se sa një truall shkolle, nuk jemi duke kërkuar më shumë se sa një ambient sportiv, e as nuk jemi duke kërkuar më shumë se një leje pas të gjitha atyre ndërtimeve pa leje.

    Kur i fillova këta rreshta i fillova spontanisht, ashtu si më erdhën fjalët. Titullin në fillim nuk e mendova fare, por shkrova çfarë më ra ndërmend, rrjedhimisht më lindi ideja e titullit!
    E di se edhe ti lexuesi im e mendon të njëjtën gjë për xhematin e qytetit tënd, e di ! Po të tillë jemi, ne jemi Umeti më i dashur tek Allahu, prandaj jemi më të mirët!
    Kombi mbi të gjitha

  10. #360
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Xhamitë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

    Shkruan: Faik Miftari

    Edhe pse kanë kaluar plot 20 vjet nga përmbysja e sistemit komunist në Evropën Juglindore, akoma vazhdon avazi i vjetër, mos lejimi i ndërtimit të xhamive qendrore në të tri kryeqendrat shqiptare, si në Tiranë, njashtu edhe në Prishtinë e Shkup. Edhe pse në të tri qytetet është nevojë imediate që prej kohësh, ndërtimi i xhamive qendrore, pasi që nuk ka hapësirë të mjaftueshme për faljen e namazit të xhumasë, e të mos flasim për faljen e dy bajrameve vjetore, me ç’rast vërshojnë besimtarët mysliman nëpër rrugë, trotuare e sheshe rreth e përqark xhamive për të gjetur sado pak vend për të falur namazin. Në tri kryeqendrat shqiptare jetojnë afro 1 milion mysliman shqiptar, në Tiranë rreth 500.000 mysliman, në Prishtinë rreth 300.000 mysliman dhe në Shkup rreth 200.000 mysliman , ashtu që ndodh që besimtarët të falin namazin e xhumasë verës nën rrezet e nxehta të diellit, e në dimër nëpër borë e shi, për shkak të mungesës së hapësirave të mjaftueshme për falje.

    Edhe pse jemi duke jetuar në shekullin XXI, dhe thirremi me plotë gojë në plotësimin e drejtave elementare njerëzore, njëherit janë edhe kritere për plotësimin e kushteve për aderim, asocijim apo anëtarësim në Bashkimin Evropian, në praktik veprojmë diç tjetër duke mos plotësuar këto standarde elementare të të drejtave të garantuara njerëzore. Edhe pse me vite të tëra kjo temë është aktuale, dhe flitet për nevojën e ndërtimit të këtyre tri xhamive qendrore në këto tri kryeqendra shqiptare, të cilët sado pak për momentin do të kishin plotësuar nevojat elementare të besimtarëve mysliman për kryerjen apo faljen e namazit të xhumasë në mënyrë dinjitoze si i ka hije një qytetari. Por, pushtetmbajtësit si në nivel qendror, ashtu edhe atij komunal, akoma janë duke zvarritur këtë iniciativë me mos lejimin e trojeve apo parcelave të nevojshme dhe mos pajisjen e tyre me leje përkatëse, për ndërtimin e xhamive në qendrat e qytetit të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.

    Subjektet politike shqiptare kryesore si bartësit e pushteteve qendrore dhe vendore, në Tiranë, PD-ja dhe PS-ja, në Prishtinë, PDK-ja dhe LDK-ja dhe në Shkup BDI-ja dhe PDSH-ja, vetëm gjatë fushatave zgjedhore për zgjedhjet vendore apo lokale, premtojnë se do të japin leje dhe troje përkatëse për ndërtimin e xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, për të përfituar votat e besimtarëve dhe xhematëve mysliman, sapo përfundojnë zgjedhjet premtimet mbesin boshe dhe të parealizuara gjer tani.

    Edhe pse në Tiranë, ekziston akoma prona e Vakëfit, ish Namazgjaja, në të cilin është vendi ideal, dhe nuk ka kontest pronësor, ngurohet me apo pa dashje për t’u dal dhe për të realizuar ndërtimin e xhamisë qendrore në Tiranë si nevojë imediate e besimtarëve mysliman. E që prej kohësh, në Tiranë është ndërtuar katedralja, dhe se tani edhe kisha ortodokse në oborr apo pranë Ministrisë së Mbrojtjes së shtetit shqiptar mu në qendër të Tiranës. Edhe pse apriori nuk është diç e keqe, por një e drejtë themelore e plotësimit të nevojave të tyre fetare, të pakicës krishtere shqiptare, si katolike ashtu edhe ortodokse, pasi që dihet se në Shqipëri rreth 70% të shqiptarëve i përkasin fesë Islame, në Kosovë rreth 98% të shqiptarëve i përkasin fesë Islame, ndërsa afro 100% të shqiptarëve në Maqedoni i përkasin fesë Islame, mos plotësimi i drejtave të tyre elementare fetare si shumicë absolute që janë është atak në harmoninë fetare dhe identitetin e tyre fetar.

    Në Prishtinë në qendër të qytetit është ndërtuar kisha ortodokse serbe, për qëllime politike, në kompleksin universitar, pranë Bibliotekës Popullore dhe Universitare të Kosovës, kohë më parë, në qendër të Prishtinës u ndërtua katedralja katolike, për qëllime politike, edhe atë duke rrënuar gjimnazin me renome në Prishtinë, dhe në vend të tij u ndërtua katedralja katolike. Kur them politike, mendoj për atë se nuk ka qenë nevojë imediate e plotësimit të nevojave elementare njerëzore fetare, pasi që në Prishtinë jetojnë një numër tejet i vogël dhe i papërfillshëm të besimtarëve katolik dhe ortodoks, dhe se kishat ekzistuese katolike dhe ortodokse si të tilla kanë qenë të mjaftueshme për momentin. Por sido që të jetë, qofshin ato edhe politike si të tilla, janë ndërtuar dhe do të jenë në shërbim të plotësimit të nevojave të tyre elementare njerëzore fetare, qofshin katolike apo ortodokse.

    Kërkesa për ndërtimin e xhamisë qendrore në qendër të Prishtinës, me vite të tëra është duke u zvarrit, me apo pa dashje, akoma nuk është dhënë as trolli e as leja për ndërtimin e saj në qendër të Prishtinës, si nevojë imediate e besimtarëve mysliman, pasi që e premtja është ditë pune dhe se shumica e besimtarëve mysliman që punojnë, apo studiojnë apo mësojnë, me mund të madh ndajnë një orë për të kryer namazin e xhumasë, i cili si i tillë patjetër duhet kryer në kohën e caktuar, në mes ditë, dimrit në ora 12.oo, verës në ora 13.oo, dhe atë patjetër në xhami, për dallim prej namazeve tjerë, të cilët në pa mundësi për t’u falur në xhami, mund të falen edhe në shtëpi, punë, zyre, apo çfarëdo vendi tjetër përkatës. I njëjti problem qëndron edhe në Shkup, krahas katedrales ekzistuese, është ndërtuar kisha e re ortodokse qendrore maqedone mu në qendër të Shkupit, ndërsa jo që nuk lejohet që të ndërtohet xhamia qendrore në qendër të Shkupit, por nuk ekziston as vullneti që të rindërtohet bile Burmali xhamia në qendër të Shkupit e cila është rrënuar në vitin 1925 nga pushteti i atëhershëm serb. Faktori politik shqiptar, si bashkëpjesëmarrës i qeverisë, qoftë BDI-ja, qoftë PDSH-ja, gjer tani fare nuk ka qenë e interesuar, që të ushtoj trusni tek partneri i vet bashkëqeverisës maqedon që të plotësoj një kërkesë imediate e besimtarëve mysliman të Shkupit.

    Sa për ilustrim, do të ceki, shembullin”per exellenc”në qytetin tim të Prizrenit, gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Në qendër të qytetit, në Shadërvan gjendet xhamia e Sinan Pashës, e cila tani është duke u restauruar, afër saj në një distancë prej 50 m gjendet kisha ortodokse serbe, 50 m afër kishës ortodokse serbe gjendet edhe kisha katolike, që të dyja të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Krahas kishave ekzistuese në Prizren, pushteti i atëhershëm osman, pa kurrfarë problemi ju ka lejuar që të ndërtojnë kishat e tyre në qendër të qytetit të Prizrenit, në Shadërvan, bile bile i ka ndihmuar materialisht dhe financiarisht ndërtimin e tyre sipas arkivave burimore osmane.

    Por fajtorët për mos lejimin apo zvarritjen e ndërtimit të xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, sipas mendimit tim, nuk janë pushtetmbajtësit aktual qendror dhe lokal, por janë vet besimtarët mysliman shqiptar si dhe institucionet legale që udhëheqin në aspektin shpirtëror besimtarët mysliman, sikurse KMSH-ja në Tiranë (Komuniteti Musliman Shqiptar), BIK-u në Prishtinë (Bashkësia Islame e Kosovës), si dhe BFIM-ja në Shkup (Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë). Prijësit e tyre, Selim ef. Muqa në Tiranë, Naim ef.Tërnava në Prishtinë si dhe Sylejman ef. Rexhebi në Shkup, duhet të kenë të qartë, që amanetin që e kanë marrë mbi supet e veta, për të udhëhequr këto institucione fetare të shenjta, nuk do të thotë privilegj, por pikësëpari përgjegjësi, llogarinë e të cilit do të japin para Krijuesit fuqiplotë në ditën e gjykimit. Pikësëpari përgjegjësia i bie atyre si udhëheqës të institucioneve legale myslimane si mbarëvajtës të tyre, në zgjidhjen e problemeve akute me të cilët ballafaqohen për momentin myslimanët shqiptar, sikurse që është edhe mos lejimi i ndërtimit te xhamive qendrore, mos lejimi i shamisë, mos aplikimi i lëndës së mësimbesimit fetar në shkollat publike e kështu me rradhë. Në vend se të vihen në ballë të këtyre nismave imediate të besimtarëve mysliman, të ndërtimit të xhamive qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, ata hezitojnë, ngurojnë, apo akoma i besojnë premtimeve boshe të pushteteve qendrore apo lokale, e drejta e tyre individuale dhe njerëzore është të kenë qëndrimet e tyre, ama, kur të jesh në krye të një institucioni të tillë të shenjtë, atëherë duhet të jesh gati të ballafaqohesh dhe të realizosh interesat e besimtarëve mysliman. Sikur të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, Naim ef. Tërnava, pas apelit imamëve dhe xhematëve të Kosovës, ditën e premte, pas namazit të xhumasë, me siguri do të tuboheshin 200.000 besimtar mysliman në Prishtinë, njashtu po të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, Sylejman ef. Rexhebi, pas apelit të imamëve dhe xhematëve, ditën e premte, pas namazit të xhumasë, me siguri do të tuboheshin 100.000 besimtar mysliman në Shkup, njashtu po të bëjë thirrje për protestë dhe të vihej në ballë, pas apelit imamëve dhe xhematëve të Shqipërisë, do të tuboheshin 50.000 besimtar mysliman në Tiranë, kjo punë do të realizohej dhe do të plotësoheshin kushtet elementare për faljen e namazit të xhumasë dhe gjer tani me siguri do të ishin të ndërtuara xhamit qendrore si në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Por kurrë prijësit tanë fetar legal dhe legjitim nuk ndërmarrin aksione të tilla, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, por që individët, besimtarët, xhematët, organizatat dhe shoqatat e ndryshme të shoqërisë civile myslimane, të vihen në ballë për sensibilizimin dhe realizimin e drejtave themelore fetare të tyre, qoftë nëpërmjet peticioneve, thirrjeve, protestave apo formave të ndryshme demokratike, sikurse që ishte edhe falja e namazit të xhumasë në rrugë përball xhamisë së Çarshisë, në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, me 17 qershor 2011.

    Por tani e tutje, ka ardhur koha që shqiptarët mysliman që të organizohen edhe politikisht dhe të formojnë subjektin e tyre politik, si në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që t’i realizojnë pikësëpari konceptin programor të të drejtave elementare, njerëzore, kulturore, shoqërore, fetare, politike, ekonomike, e assesi të realizimit të qëllimeve individuale apo personale të individëve, kushdo qoftë ai, dhe që të bëhen faktor politik që do të ndikojn në shoqërinë shqiptare duke garuar me subjekte tjera politike në garat elektorale si në nivelin kombëtar (qendror) ashtu edhe atij vendor (lokal), e jo si gjer tani, votat e besimtarëve mysliman i kanë shkuar subjekteve të ndryshme, prej të cilëve nuk ja kanë pa hairin për kurrgjë. E dihet se në demokraci mund të vjen rasti apo momenti që edhe me 5-6 deputet subjekti politik mund të ketë rolin vendimtar në formimin e koalicionit qeveritar, njashtu që për momentin ndodhi me LSI-në në Tiranë, apo me AKR-në në Prishtinë, dhe atëherë jo që do të realizohen të gjitha kërkesat e parashtruara të besimtarëve mysliman, por do të pyesin se edhe në ç’vend dëshiron ta ndërtosh xhaminë qendrore qoftë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup.
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 36 prej 80 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •