
Postuar mė parė nga
Albo
Njerezit pa identitet e pa trashegimi, bejne gabime te tilla dhe genjejne mbi origjinen etnike apo fene e tyre. Njerezit me identitet e me trashegimi, e deshmojne me plot goje se kush jane dhe cfare besojne, jo vetem per shtetin, por per kedo qe do ta mesoje.
Dhe jo vetem qe jeni njerez pa identitet, po jeni edhe njerez pa mend ne koke: nese ti genjen ne ate sondazh, ate identitetin e genjeshtert qe do zgjedhesh, do t'ia leshe trashegimi edhe gruas, edhe femijeve te tu. Dhe kur te te pyesi ai femija yt neser se pse o babi kemi kete origjine, shpjegoja mire ashtu sic di ti.
Censusi nuk behet ne rang individi, behet ne rang familje, shtepi banimi.
Dikur shqiptaret genjenin per te marre nje vize apo per te fituar nje azil politik si emigrant. Kane ikur ato kohera, sot te gjithe qytetaret e Shqiperise levizin pa viza ne Evrope, as nuk duhet te genjejne e as nuk duhet t'i paguajne bakshishe askushit. Gezojne po te njejtat te drejta per te levizur te lire, si gjithe qytetaret e Evropes.
Argumenti si ky me lart eshte nga me qesharaket ne fakt. Eshte njesoj si te thuash: ne Shqiperi nuk duhet te mbahen zgjedhje pasi ka shqiptare qe e hedhin voten e tyre ne kutine e gabuar, ose zgjedhin qe te shkruajne maskaralleqe ne fletet e votimit. Ne Shqiperi behen zgjedhje cdo kater vjet, dhe te gjithe ata qe duan te votojne, dalin te votojne. Ata qe bejne maskaralleqe me fletet e votimit jane nje pakice e paperfillshme me numrin e zgjedhesve.
Keshtu edhe puna e censusit. Ata qe shqiptare qe duan ta japin informacionin e fese dhe etnise, e bejne kete gje ne liri te plote, ata qe nuk duan nuk e japin. Askush nuk te shtyn me detyrim ta besh kete gje. Dhe ata qe do te genjejten me informacionin e etnise apo fese, do te jene nje perqindje e vogel. Bukuria e censusit do te jete, se ne fund te tij, do te mesojme se sa eshte numri i ketyre karagjozeve qe genjejne e tallen, dhe ne cilat zona te vendit jetojne.
Gjermania, Franca, Amerika, kane informacion te detajuar per te gjithe grupet e tyre etnike dhe per te gjithe emigrantet e natyralizuar. Kane informacion se kur kane hyre ne ate vend, ne cilen dite kane hyre, pjesetaret e familjes, vendi i origjines, qyteti i origjines, shkolla ku ke shkuar, etj. Kurse shteti shqiptar ne keto 100 vjet ka ndjekur parimin: "Ke zuri nata ne territorin e Republikes se Shqiperise pas 1912, i bie te jete shqiptar."
Albo
Krijoni Kontakt