Ti ke vetem nje te mete

, qe i hiperbolizon gjerat nganjehere...
Para se te hyja ne kete forum, as qe ia kam pasur idene se ekzistonin shkrime te tilla ku thuhet se jam me pare islamist sesa shqiptar, dhe as e kam ditur qe ateistat kane mendesi ekstremiste, sepse gjithmone kam pasur pershtypjen se jane te moderuar....Arsyeja eshte e thjeshte; jetoj ne mes shqiptareve cdo dite dhe ne jeten time te perditshme keto budalliqe te tilla qe i sheh tek toleranca fetare qe nuk eshte fare e tille, jane gjera qesharake qe nuk i merr njeri seriozisht, gallate kafeneje do thosha.
Familja ime e kam thene ne vija te pergjithshme mund te thote se eshte muslimane, por as qe kane kryer ndonjehere ndonje rit fetar, as shkojne ne xhami, as jane fale ndonjehere, as kane agjeru ndonjehere, pine cdo dite vere etj etj... Dmth e kupton sesa ndikim mund te kete ne Shqiptare dogmat fetare? Madje kur kam qene adoleshente im ate ma ka ndalur te shkoja ne kulte fetare ne menyre qe te mos me shpelahej truri nga doktrina fetare. Kshu qe familjaret e mi nuk kane si deklarohen muslimane ne kete rast.
Familja ime ka ne rradhe te pare Feste me te madhe 28 Nentorin, Bajrami eshte sa per rutine. Madje i bie qe ne te festojme edhe Pashket dhe Krishtelindjet, sepse shkembejme urime dhe vizita te sinqerta e te perzemerta edhe me te krishteret dhe ortodokset qe i kemi edhe nga te aferm po ashtu edhe nga miqte tane me te mire familjare...Kjo sa per shembull te thjeshte. Kete e shoh edhe ne shume familje te tjera shqiptare, dhe indikatori qe merr ti me keta te forumit qe jane thjeshte me nje nick name, dhe qe rregjistrohen sa e sa here po te njejtet , nuk mund dhe nuk jane perfaqesues te shqiptareve. Te kam thene, nuk e mohoj se ka tendenca, kemi pase gjithmone historikisht, por kurre nuk kane per te qene te sukseshme ndaj Binjve te Shqipes. Mendo pak, kur nuk jemi asimiluar nga gjithe ato pushtime, gjithe ato padrejtesi te bera kunder Kombit Tone, si asnje tjetri ne bote, si mendon se do behet nga disa krimba te kesaj periudhe?
Sa per ate tek sheshi Skenderbej, ajo ishte politike e atij mafies antishqiptare Rames qe po i merr valixhet edhe ai, si shume te tjere qe do i shkojne pas.
Jam kunder politizimit te fese, dhe kjo puna e deklarimit fetar eshte e tille. Besimi eshte individual dhe nuk ka pse te ndikoje ne te qenurit Shqiptar apo jo.
Une vete nese do me kerkohej deklarimi i fese nuk di si te pergjigjem, sepse besimin tim personal e kam sui generis

Krijoni Kontakt