Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Haxhinasto hedh poshtë idetë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan

    TIRANË- Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka hedhur poshtë tezat e qarqeve serbe për ndarje apo shkëmbime territorresh.

    Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të jashtme bëri të ditur se në një intervistë televizive, i pyetur lidhur me idetë e vjetra dhe të reja që vazhdojnë të artikulohen nga Beogradi, kreu i diplomacisë shqiptare i cilësoi ato si "shprehje e tezave të vjetra, arkaike të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit".

    Duke vënë në dukje se shkëmbim territorresh do të thotë të krijojmë shtete etnikisht të pastra dhe të ndryshojmë kufijtë, Haxhinasto tha se 'këto teza nuk janë aspak në përputhje me frymën e përgjithshme të rajonit, me procesin integrues të të gjithë vendeve të Ballkanit, me frymën e miqësisë që ekziston dhe që po forcohet çdo ditë midis vendeve të ndryshme të rajonit".

    Sipas tij, teza të cilat janë kundër kësaj fryme, dhunojnë procesin integrues të secilit vend dhe janë jo produktive dhe të dëmshme për secilin vend që i promovon apo i mbështet ato.

    "Integriteti i Kosovës, moskthimi i saj para vitit `99, mosbashkimi i saj me një shtet tjetër, kanë qenë në themel të pavarësimit të saj. Ky ka qenë objektivi i madh i shqiptarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve të rajonit dhe për këtë punojmë dhe sot e kësaj dite, me qëllim që të ndihmojmë sa më shumë njohjet e reja të Kosovës, të statusit të pavarësisë që ajo ka fituar",- nënvizoi zëvendës kryeministri Haxhinasto.

    (e.m/ata/BalkanWeb)

  2. #32
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Haxhinasto hedh poshtë idetë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan

    TIRANË- Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka hedhur poshtë tezat e qarqeve serbe për ndarje apo shkëmbime territorresh.

    Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të jashtme bëri të ditur se në një intervistë televizive, i pyetur lidhur me idetë e vjetra dhe të reja që vazhdojnë të artikulohen nga Beogradi, kreu i diplomacisë shqiptare i cilësoi ato si "shprehje e tezave të vjetra, arkaike të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit".

    Duke vënë në dukje se shkëmbim territorresh do të thotë të krijojmë shtete etnikisht të pastra dhe të ndryshojmë kufijtë, Haxhinasto tha se 'këto teza nuk janë aspak në përputhje me frymën e përgjithshme të rajonit, me procesin integrues të të gjithë vendeve të Ballkanit, me frymën e miqësisë që ekziston dhe që po forcohet çdo ditë midis vendeve të ndryshme të rajonit".

    Sipas tij, teza të cilat janë kundër kësaj fryme, dhunojnë procesin integrues të secilit vend dhe janë jo produktive dhe të dëmshme për secilin vend që i promovon apo i mbështet ato.

    "Integriteti i Kosovës, moskthimi i saj para vitit `99, mosbashkimi i saj me një shtet tjetër, kanë qenë në themel të pavarësimit të saj. Ky ka qenë objektivi i madh i shqiptarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve të rajonit dhe për këtë punojmë dhe sot e kësaj dite, me qëllim që të ndihmojmë sa më shumë njohjet e reja të Kosovës, të statusit të pavarësisë që ajo ka fituar",- nënvizoi zëvendës kryeministri Haxhinasto.

    (e.m/ata/BalkanWeb)
    Haxhinasto eshte zv/kryeminister dhe minister i puneve te jashtme. Mban pergjegjesi per ate qe thote dhe detyrohet te shprehet ne kete menyre, sepse akoma eshte heret te dilet me nje qendrim zyrtar pro bashkimit te trojeve shqiptare.

    Kryeministri i Shqiperise e beri nje gje te tille gjate nje interviste dhe u perball me nota te ndryshme proteste. Megjithate e tha ate qe e menodon ne te vertete.


    Ja ku e ke nje interviste se si shkohet drejt bashkimit kombetar. Eshte iluzionare te mendohet se bashkimi duhet te behet me nje akt te vetem.
    Eshte proces qe kerkon kohe dhe behet hap pas hapi. Eshte proces ku me shume duhet te mendohet per brezat e ardhshem se per brezin e tanishem.

    Veqanerisht per ty Albo:

    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 03-06-2011 më 16:54

  3. #33
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi #1 ne Kosove eshte qe shtetformimi ka deshtuar. Qe nga viti 1999 e ketej, nuk ka ngelur politikan ne Kosove qe nuk eshte bere kryeminister i vendit, dhe te gjithe kane deshtuar qe tu japin drejtim e zgjidhje problemeve te Kosoves. Kemi arritur ne ate pike sot, ku FMN del hapur ne publik e thote qe Kosova qeveriset nga njerez te korruptuar e kriminele, qe vjedhin fondet qe u dergojme. Dhe detyrimisht, nderkombetaret nuk i kane fondet e teperta per hijenat e Kosoves, u presin fondet per 2011.
    Sa shume paske hiperbolizuar. Kosova qe nga paslufta ka patur 4 kryeministra, e jo te gjithe politikanet sic thua ti.
    Pastaj s'jane keta qe e kane lene Kosoven ne lloq, por jane administrimi nderkombetar, sepse deri para tri vitesh nuk i kane patur as gjysmen e kompetencave te shtetit kosovaret.

    FMN-ja po genjen, sepse shkaku pse u prishen mardheniet eshte ritja e pagave nga qeveria. Keta keshtu duan, vete te pengojne dhe pastaj dalin te akuzojne per deshtim.
    I feel Kosovereign!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    o tadiq t`bashkum jem o budalle

  5. #35
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Kosova qe nga paslufta ka patur 4 kryeministra, e jo te gjithe politikanet sic thua ti.
    Ishin 5 ne fakt.

    Rexhepi, Haradinaj, Kosumi, Çeku dhe Thaqi.

    Pak rendesi ka kjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 03-06-2011 më 17:14

  6. #36
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Flm per korigjim Illyrian se e paskam haru njerin.

    Ishin situatat te atilla qe kryeministria iu erdhi si prej qiellit Rexhepit, Kosumit dhe posaqerisht Cekut.
    I feel Kosovereign!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Albini nuk eshte per ndarje te Kosoves. Albini eshte per bashkim me Shqiperine pa ndarje te Kosoves.

    Tadiqi, e pranon se bashkimi i Kosoves me Shqiperine do te ndodhe. Me ne fund e kane kuptuar edhe ata se nuk ka alternative tjeter.
    Kompromisin nuk e kerkon te Mitrovica por te Republike Serpska.
    Me rendesi eshte qe ti rregullojme punet tona. Si merren vesh serbet, kroatet dhe muslimanet e bosnjes per territore...mua nuk me intereson fort.
    problemi eshte se per ndryshimin e kufijve nuk mund te vendosin shqiptaret dhe serbet per keto vendime te mdha vendosin fuqite e mdha USA,GB,Rusia,te jemi real Kosova nuk mund ti bashkohet Shqiperise ne kufijt e sotem,pjesa veriore do te kembehej me luginen e Presheves,nderkombtaret nuk e pranoin ndryshimin e kufijve sepse askush nuk e din c'te bejn me bosnen,maqedonin.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    problemi eshte se per ndryshimin e kufijve nuk mund te vendosin shqiptaret dhe serbet per keto vendime te mdha vendosin fuqite e mdha USA,GB,Rusia,te jemi real Kosova nuk mund ti bashkohet Shqiperise ne kufijt e sotem,pjesa veriore do te kembehej me luginen e Presheves,nderkombtaret nuk e pranoin ndryshimin e kufijve sepse askush nuk e din c'te bejn me bosnen,maqedonin.

    Po pra pikerishte ashtu eshte qe shtetet e fuqishme pyeten e jo ne
    dhe po ashtu atyre u dhemb Maqedonija Mali i Zi e Bosna
    po let disa patriota me bateria kineze e bejkan bashkimin kombetar
    e harta me kufi te rinj thue ti qe eshte ndonji vizatim i lir hartat e kufive
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çka po kontrabandon ministri serb Daçiq?

    E enjte 2 Qershor 2011

    Tregohet një barsoletë për një qytetar, i cili e kalonte çdo ditë kufirin serbo-rumun me biçikletë, në të cilin çdoherë e kishte të ngarkuar edhe një thes me rërë. Shërbimet doganore disa herë i bën kontrolle deri në imtësi dhe i bën analizat më të sofistikuara, por nuk rezultoi që me këtë rërë të ishte përzier edhe diçka tjetër. E dinin se po kontrabandonte diçka, por nuk po i binin në fije. Vetëm pas një kohe, qytetari vetë e kishte pranuar se gjatë tërë kohës po kontrabandonte biçikleta. A thua ta ketë dëgjuar këtë “vic”, zoti Daçiq?



    E keqja më e vogël

    Përndryshe, Ivica Daçiq ishte udhëheqës i dikurshëm i rinisë në Partinë (nacional) Socialiste të Serbisë, në kohën kur ajo udhëhiqej nga Slobodan Milosheviq, madje ishte një zëdhënës i fuqishëm dhe kokëfortë i saj. Me rrënimin e Milosheviqit dhe politikës së tij, ai erdhi në krye të PSS-së si alternativë euro-socialiste, e kombinuar me besnikërinë ndaj ish-udhëheqësit të tij. Matematika zgjedhore në Serbi e solli në bashkëqeverisje me demokratët, të cilët si alternativë tjetër e kishin të dorëzonin pushtetin te krahu ekstrem nacionalist i radikalëve serbë, të cilët edhe ashtu ishin partia me numrin më të madh të votave. Po të ndodhte e kundërta, fati i Serbisë dhe popullit të saj do të ishte tejet i rëndë. Por, Aleanca nuk synonte ta dënonte popullin serb, por vetëm ta çmontonte atë makineri vrastare, e cila e dogji Ballkanin dhe e veshi në të zeza.

    Daçiq u pranua edhe nga faktori ndërkombëtar si e keqe më e vogël dhe, madje u tolerua edhe në raste kur nuk do të mund të thuhej se ishin në harmoni me parimet themelore mbi të cilat qëndron ideja evropiane dhe demokratike.

    Në fakt, menaxhimi i deritashëm i krizës jugosllave, e cila solli deri te shpartallimi i një shteti dhe themelimi i 7 shteteve të tjera, solli disa rezultate të mëdha për popujt e Ballkanit, të cilët lidershipi serb synon në radhë të parë për t’i relativizuar, e pastaj edhe për t’i rrënuar.

    Mospërkrahja e ideve për shtete nacionale në Ballkan, si dhe aleancave strategjike nëpër vija religjioze dhe rindërtimi i regjionit mbi bazë të bashkëpunimit dhe integrimit kontinental, solli deri te rrënimi jo vetëm i ideve dhe politikave që i shkaktuan gjakderdhjet mes popujve, por edhe strukturave politike, ushtarake dhe financiare të ngritura për këtë destinim. Kjo duket të jetë faza e fundit e kësaj.

    Të hedhësh në tavolinë për rinegocim disa çështje në Ballkan, të cilat tashmë konsiderohen të zgjidhura politikisht, juridikisht dhe faktikisht, ky duket të jetë synimi i strategëve serbë. Ata synojnë që së paku të rikthejnë pjesën serbe të Bosnjës dhe të sigurojnë lidhjen me Malin e Zi, të cilin në proceset integruese llogarisin ta rikthejnë në orbitën e ndikimit të vet. Kosova veriore, paraqet pikërisht këtë tampon zonë në mes të Shqiptarëve dhe Sanxhakut, ku tashmë ka filluar një proces i pakthyeshëm i emancipimit politik, kulturor dhe civilizues i kësaj hapësire, e cila në rastin më të volitshëm për Serbinë do të përfundojë me autonomi për Sanxhakun, e mbase edhe me lëvizje të tjera autonomiste te popujt joserbë, si vllahët, romët, e të mos flasim për Vojvodinën dhe idenë e ndarjes së saj.

    Çka po kontrabandojnë pra Tadiq dhe Daçiq me deklaratat e tyre për bisedime direkte me Shqipërinë dhe idetë për ndarjen e Kosovës si rrugë për zgjidhjen e konfliktit shekullor serbo-shqiptar, si thonë ata.

    Definitivisht, ata duan të ndërrojnë parimet dhe t’i devalvojnë faktorët e rinj, të cilët sollën për herë të parë në sipërfaqe potencialin integrues evropian të shqiptarëve dhe rrugëtimin e tyre demokratik për t’i realizuar të drejtat dhe interesat e veta legjitime.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës morën fund

    Publikuar: E mërkure 25 Maj 2011
    Shkruan:

    Mr. Bislim Aliu

    Pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës datojnë që moti. Pra, që moti, tashmë 150 vjet, ajo ka pasur hegjemonizëm dhe grabitje të territoreve të shqiptarëve. Ajo asnjëherë nuk u ndal, por vazhdimisht, e ngacmoi dhe e shantazhoi Kosovën. Dhe, ky ngacmim territorial ishte i përhershëm nga ana e Serbisë.

    E, për këtë nuk është e rastësishme kur në ndeja të shumta, përherë përmenden fshatra të shumta me shumicë shqiptare "deri te molla e kuqe". Pra, deri atje kishte katunde me shqiptarë. Dhe, dalëngadalë erdhëm deri këtu ku jemi, duke na përzënë Serbia vazhdimisht. Por edhe këtu ku jemi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, na përzuri (afër 1 milion) nga Kosova në vende të tjera. Ajo, deshi edhe farën të na humbi. E, ne, sot, sikur i kemi harruar të gjitha këto. Andaj, nuk e ngritëm zërin lartë për t'i kundërshtuar Serbisë për hegjemonizmin e madh që pati, por, besa, edhe tani, që ka vazhdimisht ndaj Kosovës.

    S'do mend, ky hegjemonizëm ende po vazhdon. Me lloj-lloj planesh. Me lloj-lloj statusesh speciale [për pjesën veriore] të Kosovës dhe statute të tjera për disa komuna me shumicë serbe. E, ne, si me "marre" po i kundërvihemi këtyre planeve të Serbisë. Ajo, asnjëherë gjer më tani nuk na la rahat. Edhe tani, ajo po vazhdon me të njëjtën këngë, të grabitjeve të territoreve. Ne, me agresivitet të shtuar duhet ta mbrojmë realitetin. E, realiteti i jonë tani është ruajtja e Pavarësisë së Kosovës dhe e territorit të saj.



    Hegjemonizmin serbomadh

    Deklaratat e Tadiqit, përherë janë hegjemoniste. Edhe tani, kur filloi dialogu shqiptaro-serb, kryetari i Serbisë Boris Tadiq, në deklaratat e veta në vazhdimësi tregon hegjemonizmin serb ndaj Kosovës.

    Tani, ai, besa, na doli hapur për ndarjen e Kosovës. Dhe, sigurisht, këto deklarata të tilla (skajshmërisht të papranueshme) fare nuk i kontribuojnë dialogut dhe frymës demokratike të bashkëpunimit në mes këtyre dy shteteve. Këtë deklaratë të ndarjes me fuqishëm e potencon zv. kryeministri Ivica Daçiq. Dihet mirëfilli se ndarja e Kosovës, nuk është në agjendën e ndërkombëtarëve. Megjithatë, edhe institucionet tona janë kategorik kundër ndarjes së Kosovës. Dhe, ne, me asnjë kusht nuk do ta pranojmë copëtimin e Kosovës. Zaten, Tadiq vazhdimisht e potencon ndarjen e Kosovës. Ndarjen e Kosovës e pat propozuar edhe Dobrica Qosiq, kryetari i atëhershëm i Serbisë qysh para 20 vjetësh. Megjithatë, ai disi mbeti një zë i vetmuar.

    Kryetari serb Tadiq, lëshon deklarata për marrëveshje në mes shqiptarëve dhe serbëve, duke e anashkaluar Kosovën dhe me injorimin e Shqipërisë. Me këtë ai sigurisht kërkon shumë më shumë, për të marrë atë që e ka qëllimin e vet për ndarjen e pjesës veriore.

    Zaten, ky hegjemonizëm i shtetit serb, asnjëherë nuk u ndal. Ai, edhe tani po vazhdon me të njëjtin ritëm nga kryetari serb Boris Tadiq.

    Ky dialog i shumëpërfolur si "dialog teknik" nga vendorët, e sidomos nga ndërkombëtarët, po cilësohet si i mirëseardhur. Po, dialogët janë të mira, kur ke me kënd të bisedosh. Ama, dialogu me Serbinë, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë sukses. E, faktori ndërkombëtar, disi po luan lojën e vet të dyfishtë, duke bërë një balancim në mes Serbisë dhe Kosovës. Andaj, mu për këtë balancim, institucionet tona, nuk është mirë që skajshmërisht t'i besojnë faktorit ndërkombëtarë. Ajo në njëfarë mënyre po i fshehë krimet e shumta serbe që i ka bërë Serbia dhe, po e shantazhon Kosovën, duke i marrë udhëheqësit dhe luftëtarët e UÇK-së, kinse kanë bërë krime kundër serbëve gjatë luftës.

    Vallë, a bën krime ai që e ruan shtëpinë dhe nderin e saj!

    Pra, faktori ndërkombëtar bën kalkulime të llojllojta ndaj Kosovës. Ajo, në njëfarë mënyre, po e barazon kriminelin me viktimën. Kjo punë, besa, nuk është punë e ndershme e tyre.

    Andaj, institucionet tona, me më shumë sinqeritet duhet t'i kundërvihemi jo vetëm Serbisë, por besa edhe ndërkombëtarëve. Mendoj se edhe atyre duhet thënë troç; Nuk ka lojë me Kosovën. Dhe, ne, me vendosmëri do ta ruajmë Pavarësinë dhe tërësinë territoriale të vendit. Dhe, kurrfarë plani tjetër nuk do të vijë në konsiderim dhe, besa, assesi nuk do ta pranojmë ndarjen. Ne, pra, jemi shtet dhe ashtu edhe do të mbetemi.



    Shteti serb më mirë t'i shikojë punët e veta, se të të tjerëve

    Dihet mirëfilli se Serbia, qëmoti ka probleme me vetveten. Besa, ato probleme i ka bukur të mëdha. Mirëpo, ajo me politikën e vet destruktive dhe, besa, për konsum të brendshëm i bart përherë te Kosova dhe Kosovën e paraqet si problem të pazgjidhur.

    Hegjemonizmi serb, tani, edhe i kryetarit Tadiq, për ndarjen e Kosovës, e ka po atë mentalitet të shumëkohshëm 150 vjeçar. Në këtë domen të ndarjes, siç po pretendon kryetari Tadiq, edhe Lugina e Preshevës do të kërkonte bashkimin me Kosovën. Edhe myslimanët e Sanxhakut besa, edhe hungarezët e Vojvodinës do të kërkonin liri më të madhe ose edhe ndonjë statut special nga Serbia.

    Pa dyshim, në këtë kohë kur po flitet për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, ndarja e Kosovës, nuk na qon askund, meqë do të ndryshojnë kufijtë dhe kjo do të jetë një zinxhir i papërshkrueshëm. Andaj, revidimi i kufijve dhe ndryshimi i tyre nuk është as në agjendën e bashkësisë ndërkombëtare, meqë i tërë Ballkani i ka drejtuar sytë në familjen evropiane.

    Pa mëdyshje, kjo siç po pretendon kryetari Tadiq, asnjëherë nuk është në agjendën evropiane. Dhe, asnjëherë edhe nuk do të jetë. Megjithatë, hë për hë, ne duhet të jemi shumë të përgatitur në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Andaj mendimi i Serbisë për ndarjen e Kosovë, është mendim i huaj, pra i një shteti tjetër dhe fare nuk vlen për shtetin tonë.

    Fatkeqësisht, mendimi i Tadiqit, fare nuk dallohet nga hegjemonizmi i Cvijiqit, Garashaninit, Andriqit, Milosheviqit…dhe, këtë vazhdimësi të hegjemonizmit serbomadh, po e vazhdon edhe Boris Tadiq dhe Ivica Daçiq me deklaratat e veta mospërfillëse.

    Andaj, deklaratat e Tadiqit për revidimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës është e tejkaluar dhe, ka kaluar koha njëherë e përgjithmonë. E, për Serbinë, do të ishte shumë më mirë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe të bëhemi fqinjë si dy shtete të pavarura.

    Kjo, zaten, është zgjidhja më e drejtë dhe më reale dhe, besa, edhe më demokratike. Dhe, kurrfarë zgjidhje tjetër s'ka përveç Pavarësisë së Kosovës. Këtë duhet ta din njëherë e përgjithmonë Serbia. E, sa më herët që ta bënë këtë aq më mirë por edhe më lehtë do të jetë për të gjithë ne.

    Andaj, iluzioni i Serbisë për pretendime territoriale dhe ndarje të Kosovës, mori fund njëherë e përgjithmonë. Kjo, zaten, është kështu dhe, përgjithmonë do të mbetet kështu.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •