Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 80
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Ca do fitojn shqiptaret?

    ate qe ju takon = te gjith ne nje shtet

    te behet bashkimi i shqiperis me kosoven SHQIPTARIA behet vendi me i pasur ne balkan per burime naturore
    pika kyce e balkanit ... ca pak te duket kjo ty ... sidomos nga logjistika

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Gjukanoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën

    paksa 'as mish as peshk', po dicka ka thene...
    ------------------------------------------------------------------
    Gjukanoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën

    Në një intervistë për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit ish- kryeministri dhe kryetari disa vjeçar i Malit të Zi, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq ka thënë se çështje e hapur janë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të cilat, duhet të zgjidhen.

    “Kur them kështu, ka thënë Gjukanoviq, nuk mendoj se zgjidhja është në presionin kundër Beogradit për ta njohur pavarësinë kosovare, sepse e kuptoj se Serbia aktualisht nuk është e gatshme ta bëjë këtë. E nuk më duket që edhe njohja nga Beogradi është e vetmja ajo që mungon në mënyrë që Serbia dhe Kosova t’i kryenin detyrat parësore të shtëpisë të cila do t’i kualifikonin për të ardhmen afërt euroatlantike”.

    Megjithëkëtë, sipas tij, nuk kontestohet se kemi shumë probleme në bashkëpunimin rajonal dhe ky na duhet aq shumë për të gjithë në përgatitjen e jetës së përbashkët në BE dhe në NATO. Dhe kjo – sipas Gjukanoviqit – ndodh mu për shkak të mungesës së komunikimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

    “Kjo disi duhet të tejkalohet, duhet të gjendet bashkëjetesa e Serbisë dhe Kosovës. Sepse gjendja aktuale, me të cilën bëhet përpjekje që të mbetet e hapur çështja e Kosovës, u bën dëm të dy palëve: Serbia humb hapin drejt integrimeve evropiane, e mbrojtja e pavarësisë së rrezikuar është alibi i mirë që Kosova të mos u përkushtohet si duhet temave që janë prioritet real i saj: ndërtimi i institucioneve, zhvillimi i demokracisë, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, kthimi i refugjatëve, mbrojta e trashëgimisë kulturore”, tha Gjukanoviq.

    Në pyetjen se çfarë mendon për ndarjen e Kosovës, Gjukanoviq është përgjigjur: “Serbia, duke u nisur nga realitetit, duhet të njohë pavarësinë e Kosovës e pastaj të dy shtetet do t’i kthehen të ardhmes dhe integrimeve euroatlantike.

    --
    Burim: Bota Sot
    Nyje: http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=0&id=122096

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Problemet e bashkjeteses fetare

    Qysh para 300 vjetesh shqiptaret jan perpjekur per ti ofruar nje zgjidhje ketij problemi i cili vazhdon dhe ne ditet e sotme te jet ekzistent

    Piktura e postuar i perket sh. XVIII esht veper e nje piktori anoniem qe ilustron bashkjetesen fetare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    me falni se ky mesazh ishte per nje tem tjeter

  5. #75

    Huqja e madhe e Boris Tadiqit

    Huqja e madhe e Boris Tadiqit

    Nexhmedin Spahiu


    Një pronocim i imi për mediat sërbe se ”propozimi për ndarje të Kosovës nga ana e Daçiqit dhe Tadiqit do të thotë se Serbia po e njeh kombin kosovar por po i konteston kufijt e shtetit të Kosovës”, bëri që Tadiqi të del nga takti dhe të propozojë ndarjen e Kosovës jo me Prishtinën po me Tiranën.

    Kjo është një huqje e madhe e presidentit serb Boris Tadiq i cili shquhet për zgjuarsinë dhe maturinë e tij ngase propozimi i tij i fundit forcon pozicionin e Kosovës para faktorit ndërkombëtar. Natyrisht, e tërë kjo me supozimin se Tirana e kundërshton kategorikisht këtë gjë.

    Në rast se Tirana do ta pranonte këtë propozim, atëherë Beogradi do t’ishte ne avantazh sepse do të dukej sikur është shteti sërb ai që dhuron territore.

    Në të kundërtën nëse Sërbia e pranon ekzistencën e kombit kosovar atëherë çfarëdo insistimi i Beogradit për veriun e Kosovës sjell në rend të ditës punën e Luginës së Preshevës, përkatësisht këmbimin e territoreve.

    Si duket, presidenti Tadiq e ka vërejtur se ka rrëshqitur para kohe në këtë drejtim dhe është përpjekur që ta përmirësojë gabimin duke bërë një gabim akoma më të madh.

    Ja përse Tirana nuk është e interesuar për bashkim me Kosovën

    Zakonisht kur ndokush nga zyrëtarët e shtetit shqiptar deklaron ndonjë gjë në këtë drejtim, kosovarët e akuzojnë për proserb apo progrek. E vërteta është se kosovarët duke mos qenë akoma komb nuk e kuptojnë rrugën e mundimshme të krijimit e të ndërtimit të kombit. Kosovarët mendojnë (sepse ashtu ua do qefi dhe sepse është më e kollajshme) se gjaku e gjuha të bëjnë vetëvetiu komb.

    Shqipëria u ngrit si komb në këto 100 vite përmes një rruge me përplot vuajtje e sakrifica duke sfiduar ekuilibra tejet të brishtë mes Jugut e Veriut, mes bregdetit dhe zonave malore, mes komuniteteve të ndryshme fetare, mes fqinjëve agresivë dhe të pangopur. Natyrisht një komb i tillë mund të ngritej vetëm falë sakrificës mbinjerëzore të patrioteve shqiptarë.

    Si rezultat i gjithë këtyre rrethanave Shqipëria mbetet akoma një komb me ekuilibra t’brishtë dhe çfarëdo ndërhyrje qoftë me humbje territoresh qoftë me shtim territoresh rrezikon prishjen e këtij ekuilibri të krijuar me shumë mund e sakrificë për mëse një shekull.

    Prandaj, janë patriotët shqiptarë ata që nuk e kërkojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e jo agjentët grekë e sërbë. Janë patriotët shqiptarë ata që frikësohen nga prishja e ekulibrit të krijuar brenda Shqipërisë e jo agjentët grekë e sërbë. Por, këtë kosovarët akoma nuk e kuptojnë. Patriotët e njëmendë të Shqipërisë i gëzohen pavarësisë së Kosovës dhe këtë pavarësi e shohin si garancë të qëndrueshmërisë së Shqipërisë së sotme, ndërsa i shohin si rrezik për stabilitetin në Shqipëri kosovarët që plotë gojën e kanë “bashkim me Shqipërinë”.

    Tadiqi do të detyrohet ta njeh kombin kosovar

    Huqja e Boris Tadiqit bëhet akoma më e madhe pasi që propozimi i tij vjen menjëherë pas ftesës që presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka bërë atij për ta vizituar Shqipërinë. Refuzimi i propozimit të tij nga ana e forcave politike në Shqipëri do të jetë një dush i ftohtë për Tadiqin. Nese veç nuk heq dorë nga vizita në Tiranë, e çka poashtu nuk do t’ishte mirë për të, Tadiqi do të detyrohet ta njeh kombin kosovar. Do të varet nga aftësia e shoqërisë kosovare nëse Kosova do të mbetet tek Ahtisaari apo do të përfundojë me Dayton II, përkatësisht të federalizohet si Bosnja.

    Skenari i Beogradit për federalizimin e Kosovës

    Skenari për këtë tashmë është i qartë: Propozimet e Sërbisë për ndarje po refuzohen. Por Serbia pret që Prishtina diku të lëshoj pe. Serbia po heq dorë nga kushtetuta e vet prandaj hajde edhe Kosova ta bëjë të njëjtën gjë. Ndryshimet në kushtetutën e Kosovës ashtu e kështu po bëhën për shkak të mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit. Këtu do të kërkohet të përfshihet statuti i vecantë për Veriun e Kosovës, pasi ai tashmë veç ka autonominë e vet.

    Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi po tregohet i paaftë për t’i vënë nën komandë policët të cilëve u jep rroga në Veri të Kosovës.

    Nëse komandantët e stacioneve policore e zgjasin këtë situatë edhe për një kohë, atëherë autonomia e Veriut është një realitet në teren. Në momentin që Prishtia zyrëtare do ta ligjëroj autonominë e veriut të Kosovës, komunat me shumicë sërbe në jug të Kosovës do të thonë: Përse ne që e njohëm shtetin e Kosovës të kemi më pak të drejta se ata që deri më sot nuk e njohën shtetin e Kosovës?. Dhe atëherë me cfarë të drejte morale do t’ua refuzosh kërkesën?. Pranimi i kërkesës çon drejt e në Republikën serbe të Kosovës.

    Ky më sipër është skenari i Beogradit. Se a do të arrihet të realizohet ky skenar i zymtë për Kosovën varet prej klasës politike të Kosovës, të cilët me gabimet dhe joseriozitetin e tyre gjithe Kosovën po e mbajnë nën ankth. Por, shyqyr Zotit edhe Boris Tadiqi po e huqë nganjëherë. Çështja është që Kosova duhet t’i ketë njerëzit që e nxisin atë të gabojë. E këta njerëz nuk janë ata që kundërshtojnë ekzistencën e kombit kosovar por përkrahësit e tij.

    http://ina-online.net/opinione/4762.html

  6. #76
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Strukturat parale e akuzojnë Tadiqin për tradhti
    05.06.2011

    Bashkësia e Asambleve Komunale të strukturave paralele të Kosovës, e ka kritikuar sot Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe qeverinë e Serbisë duke thënë se për shkak të mundësisë së marrjes së statusit së kandidatit për BE, po e “sakrifikojnë” Kosovën.

    “Është e dukshme që presidenti serb për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, po e sakrifikon krahinën jugore serbe që është shkelje e Kushtetutës dhe tradhëti ndaj interesit kombëtar e shtetëror serb. Ky është vlerësim i pjesëtarëve të bashkësisë së komunave të Kosovës”, thuhet në komunikatën që është bërë publike gjatë ditës.

    Ndër të tjera, në këtë komunikatë thuhet se Bashkësia e komunave serbe të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë Marko Jakshiq dhe Milan Ivanoviq, është kundër bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës duke thënë se ato “diktohen” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

    http://www.evropaelire.org/archive/n...ml?id=24216132

  7. #77
    "Shqipëria e madhe” e Presidentit të Serbisë

    Dërguar më: 06/06/2011 - 13:00

    Nga SHABAN MURATI

    Për herë të parë që nga themelimi i shtetit të Shqipërisë, Serbia tregohet e gatshme, jo t’i marrë, por t’i japë territore shqiptarëve. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ndërmori hapin e pazakontë, duke i dhuruar kombit shqiptar "Shqipërinë e madhe". Në një intervistë me gazetën gjermane "Frankfuter Algemajne Cajtung", më 2 qershor, Boris Tadiç deklaroi se "Shqipëria e madhe" mund të jetë pjesë e një zgjidhje praktike më të gjerë, dhe serbët mund ta pranojnë atë. Gjendemi para një formule të re të diplomacisë dhe të shtetit serb për zgjidhjen e çështjes së zgjidhur të Kosovës, të cilën Tadiç e gjen në ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. "Ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vetmi opsion realist", e përsëriti këtë qëndrim në revistën e përjavshme "Nin" më 2 qershor, edhe zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç. Nuk kemi më vetëm zëvendëskryeministrin, që po flet çdo ditë për shkëputjen apo ndarjen e Kosovës, por tani kemi vetë presidentin, gjë që dëshmon për një qëndrim të përpunuar zyrtar nga ana e Beogradit. Presidenti i Serbisë ofrohet tani të na dhurojë gjysmën e Kosovës, që sipas tij çon në krijimin e "Shqipërisë së madhe", por Serbia është gati ta bëjë këtë sakrificë si pjesë e zgjidhjes. Në disa qarqe ballkanike, pranimi i formulës së "Shqipërisë së madhe" nga Presidenti Tadiç, është cilësuar si një progres i madh diplomatik serb, duke pasur parasysh se sulmet kundër projektit të "Shqipërisë së madhe" kanë qenë themeli i gjithë fushatës diplomatike të Serbisë kundër pavarësimit të Kosovës. Pavarësisht se presidenti serb nuk qartësoi se përse marrja e gjysmës së Kosovës nga Shqipëria përbëka "Shqipërinë e madhe", dhe marrja e gjysmës së Kosovës nga Serbia nuk përbëka "Serbinë e madhe", mendojmë se është me vend të ndalemi se çfarë përmban dhe ofron në të vërtetë formula e re e presidentit serb për "Shqipërinë e madhe".

    Kjo formulë është pjesë e një shkallëzimi, të paparë më parë, të taktizimit të diplomacisë dhe të shtetit serb në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, që nga modelet e ndarjes së veriut të Kosovës e deri tek ndarja e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe të gjitha formulat diplomatike serbe fillojnë dhe mbarojnë tek premisa se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur. Është hera e parë, që Beogradi përfshin edhe Shqipërinë si protagoniste në formulën e ndarjes së Kosovës dhe këtë ofertë e bën presidenti i saj, pra figura më e lartë zyrtare e shtetit. Përse, Boris Tadiç zgjodhi Shqipërinë dhe jo Maqedoninë apo Bullgarinë, apo dhe Rumaninë, e cila e ndjek me verbëri linjën serbe për Kosovën, vërtet paraqet interes nga pikëpamja historike dhe politike. Me sa duket, kreu i shtetit serb nuk mund t'i shmanget më pas 100 vjetësh të vërtetës dhe të drejtës historike se Kosova është territor i kombit shqiptar, të cilën Serbia e aneksoi me dhunë në vitin 1913, dhe me gjithë politikën e egër të asimilimit dhe të spastrimit etnik, nuk arriti dot ta zhbëjë Kosovën dhe t'i fshijë asaj karakterin dhe identitetin shqiptar. Serbia po shtihet sikur kompleksi i fajit historik ndaj kombit shqiptar po mbin tek ajo, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një taktikë të rafinuar diplomatike për të marrë çka mund të merret nga një pronë e grabitur, që është kthyer tashmë tek i zoti.
    Në këtë drejtim mund të merret se kemi një lëvizje pozitive në qëndrimin e diplomacisë dhe të shtetit serb, sepse e njeh më në fundi se Kosova ka qenë dhe mbetet territor dhe pjesë e pronës së kombit shqiptar. Por, kjo lëvizje e re e udhëheqjes serbe tek formula e pranimit të "Shqipërisë së madhe" ka lindur e imponuar nga rrethanat dhe nga realitetet e reja, të cilat Serbia u përpoq me kot t'i fshihte pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe sidomos pas legjitimimit të kësaj pavarësia më 22 korrik 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Udhëtimet 365 ditësh në vit të shefit të diplomacisë serbe nëpër katër anët e "botës së tretë" nuk duket se e ndryshuan dot stanjacionin e politikës dhe të ambicies koloniale serbe për Kosovën. Serbisë i është bërë e qartë nga fuqitë e mëdha europiane se Kosova është shtet i pavarur legjitim dhe se Serbia nuk mund të avancojë në integrimin e saj europian, dhe aq më pak mund të bëhet anëtare e BE, pa pranuar realitetin e Kosovës. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë e provoi personalisht se sa e pafrut dhe e pashpresë është politika serbe e bojkotit të Kosovës në forumet dhe organizmat ndërkombëtare, kur në Poloni u organizua më 27 maj samiti i kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore, së bashku me Presidentin e SHBA-së, dhe u ftua presidentja e shtetit të ri të Kosovës. E pa presidenti serb se edhe në ceremonitë zyrtare të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, krahas mbi 80 presidentëve dhe kryetarëve qeverish nga e gjithë bota. Askush nuk e vuri re në Romë mungesën e presidentit Boris Tadiç, i cili refuzoi të shkonte me arsyetimin e çuditshëm pse është ftuar atje presidentja e Kosovës. Dhe për ta kuptuar se sa absurd është qëndrimi bojkotues i presidentit serb, mjaft të shohësh se në Romë merrnin pjesë presidenti i Rusisë, nënpresidenti i Kinës, mbreti i Spanjës dhe udhëheqës të disa shteteve të tjerë, të cilat nuk e njohin Kosovën.
    Në këto situata, kur bota demokratike po i demonstron se Serbia po ecën në rrugë të gabuar, Tadiç vetë e pranon se "tani madje as nuk po i kërkojnë që të njohë Kosovën". Me një fjalë po shkohet drejt pikës së ngopjes së durimit , sepse perëndimi ka rritur në përfundimin logjik që Serbisë po i kalon koha të kuptojë se po dëmton interesat dhe integrimin e saj europian me politikën e dhe ambicien ndaj Kosovës. Në këtë etapë të dështimit ndërkombëtar dhe europian të diplomacisë serbe për Kosovën, Presidenti i Serbisë vendosi që diplomacia serbe të luajë në kategorinë e dytë, në Ballkan. Madje të avancojë me një truk tipik bizantin dhe ballkanik, duke u përpjekur të trukojë historinë dhe të joshë e të fusë në lojë Shqipërinë.
    Joshja e parë është se Serbia denjon të pranojë Shqipërinë si partner negociatash dhe të bisedojë me të për ndarjen e një shteti të tretë, që quhet Kosovë, dhe të cilën e kanë njohur shumica dërrmuese e shteteve të BE-së dhe të NATO-s, si dhe të shtatë vendet më të industrializuara të botës të grupit G-7. Duke marrë në konsideratë qëndrimin prej zotnie, që Beogradi ka mbajtur dhe mban historikisht ndaj udhëheqjeve në Tiranë, mund të konsiderohet si një ndryshim i rëndësishëm në politikën dhe në strategjinë ballkanike serbe që presidenti denjoi të kualifikojë si palë negociatash Shqipërinë. Dhe për të kuptuar evolucionin e Boris Tadiçit, i kujtojmë lexuesit se ky president, deri para dy vjetësh, nuk denjonte t'i dërgonte Tiranës as telegram urimi me rastin e festës kombëtare, që është normë protokollare e detyrueshme në marrëdhëniet diplomatike.
    Joshja e dytë ka të bëjë me formulën e të ashtuquajturës "Shqipëri e madhe", e cila në fakt është një konstruksion i vjetër diplomatiko-propagandistik i Beogradit për të ç'vlerësuar të drejtat e kombit shqiptar mbi territoret e tij, të grabitura nga Serbia, dhe për të lozur rolin e viktimës në sytë e opinionit ndërkombëtar. Serbia luan edhe këtu një truk tjetër në drejtim të Shqipërisë, duke synuar që në Tiranë të shihet me një notë pozitive ndryshimi i qëndrimit të kralit prej Beogradi, dhe Tirana të bjerë në grackën e formulës së "Shqipërisë së madhe", duke pranuar të bisedojë me Serbinë për Kosovën dhe ndarjen e saj. Joshja e tretë ka të bëjë me nxitjen nga Serbia të grupeve të interesit, të grupeve të lobingut serb, të bizneseve apo të lidhjeve okulte në Tiranë, që të bëjnë presione mbi qarqet vendimmarrëse në Shqipëri, për afrim dhe bashkëngjitje me interesat serbe në Kosovë. Serbia synon t'u japë një kartë nxitëse edhe atyre organizmave, forumeve, shoqatave, etj, të cilat, nën gjethen e fikut të superpatriotizmit, bëjnë lojën e Serbisë, duke shpallur prishjen e gjithë shteteve ballkanike dhe krijimin e "Shqipërisë së Madhe", sipas hartave që këndohen me telat e çiftelisë apo me vrimat e zurnasë. Presidenti i Serbisë duket se ka në konsideratë edhe këto grupe, të cilat mund ta shesin si lëshim të madh faktin, që Serbia po ofron "Shqipërinë e madhe".
    Dhurata e presidentit të Serbisë, që quhet "Shqipëri e Madhe" është një dhuratë helmatisur. Serbia ka disa synime të caktuara, që ekspozohet tani si gjeneroze dhe e gatshme për të dhënë gjysmën e asaj, që i ka grabitur kombit shqiptar, dhe të cilit i takon e tëra. Serbia, pavarësisht nga evoluimi, në dukje i guximshëm, i formulave diplomatike, nuk ka ndryshuar strategjinë e saj të grabitjes së territoreve të kombit shqiptar.
    Oferta e parë e Presidentit të Serbisë është që Shqipëria dhe Serbia të bisedojnë për ndarjen e Kosovës. Pra, ai kërkon që Shqipëria të pranojë se nuk ka një shtet të Kosovës dhe ta nulifikojë pavarësimin e saj, dhe se ky shtet fare mirë mund të ndahet mes dy fqinjëve të shtetit të Kosovës. Ne nuk disponojmë informacion se ku bazohet presidenti i Serbisë, që ka besim se oferta e tij mund të dëgjohet në Tiranë, përderisa ai e hedh në publik. Ne nuk duam të besojmë se ai është në gjendje sot të përsërisë fjalët e diplomatit dhe politikanit të njohur serb, Ivo Andriç, më 1937, kur deklaronte "kemi njerëzit tanë në Tiranë". Por hapi i presidentit serb nuk mund të mos bëjë përshtypje për pazarin e ulët në drejtim të Tiranës.
    Tirana nuk ka asnjë të drejtë të hyjë në asnjë formë bisedimesh për territore të një shteti të pavarur e sovran, siç është Kosova, pavarësisht se ajo është një shtet shqiptar dhe ato territore janë historikisht të kombit shqiptar. Populli i Kosovës ka zgjedhur në mënyrë demokratike institucionet dhe udhëheqësit e vet dhe ai ka vendosur më 17 shkurt 2008 që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Më e pakta, që mund të bëjë Shqipëria, është që jo vetëm të hedhë poshtë ofertat dinake të Serbisë, por edhe të konfirmojë pa u lodhur mbështetjen e saj të vendosur ndaj pavarësisë dhe integritetit shtetëror të Kosovës.
    Serbia i drejton një ofertë për prishje e ndarje shtetesh një shteti anëtar të NATO-s. Ajo e ka bërë këtë disa herë në historinë e re të Ballkanit, edhe në qeverisjen e Sllobodan Millosheviçit, kur i drejtoi ofertë Greqisë, për të ndarë Shqipërinë, dhe jo Kosovën. E ka bërë edhe kur Sllobodan Millosheviçi i drejtoi ofertën Kroacisë për të ndarë Bosnjë-Hercegovinën, ofertë të cilën ia ka përsëritur Kroacisë edhe presidenti i tanishëm i Serbisë, Boris Tadiç. Karakteristike është se Serbia kërkon të ndajë territore dhe popuj, që nuk i takojnë asaj.
    Në rastin e Kosovës, duke u paraqitur sikur po tregohet e gatshme t'i japë Shqipërisë gjysmën e Kosovës, ajo kërkon të ligjërojë si të drejtë të saj përpjekjen për të marrë gjysmën tjetër të Kosovës. Serbia është e ndërgjegjshme se e ka humbur koloninë e saj, Kosovën, ndaj po bën çmos të fitojë të paktën gjysmën e saj. Me formulën e pranimit të "Shqipërisë së Madhe", ajo po përpiqet të tërheqë në lojën saj Tiranën, për të legjitimuar ambicien e gjymtuar koloniale të saj. Tirana zyrtare nuk duhet t'i kalojë në heshtje balonat diplomatike, që Beogradi lëshon në adresë të saj. Heshtja prej mumie nuk është as urtësi e as diplomaci, madje në diplomaci heshtja ndaj ofertave dhe provokimeve, që vijnë nga nivelet më të larta të shtetit tjetër, merr një kuptim tjetër, i cili nuk nderon regjistrin historik të asnjë qeverie.

    Gazeta Shqiptare

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    xhaxhi diktator ka qen vet nje kapitalist,krejt kapitali i tij ishte Shqiperia
    Shpejt u kujtove lol. E di....

  9. #79

    Politika e karrotes-NATO synon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

    E martë, 14 Qershor 2011

    NATO synon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

    Zëri i Amerikës | Uashington


    Një zyrtar i lartë i NATO-s paralajmëroi se çështja e burimeve do të jetë kritike nëse operacionet kundër udhëheqësit libian Moamar Gadafi do të zgjasin. Megjithatë, gjenerali francez Stefan Abrial tha se deri tani NATO-ja i ka mjetet e nevojshme për të kryer misionin e saj. Gjenerali Abrial i bëri komentet në Beograd ku po zhvillohet një konferencë ushtarake ndërkombëtare këtë javë. Pjesëmarrës në këtë konferencë janë përfaqësues nga vendet e NATO-s dhe partnerët e tyre. Megjithëse nuk është anëtare e NATO-s, Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe të aleancës.

    Gjenerali Stefan Abrial, Komandant Suprem i Aleancës për Transformimin, u tha gazetarëve gjatë një konference të NATO-s në Serbi se aleanca nuk do t’i bëjë trysni Beogradit për t’u anëtarësuar, por dëshiron t’i përmirësojë lidhjet me vendin ballkanik që bombardoi gjatë vitit 1999.

    “Serbia është faktor kyç në sigurinë rajonale dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Thellimi i lidhjeve Serbi-NATO do të jetë në të mirën e të gjithë rajonit, dhe fakti që Serbia do të qëndrojë neutrale nuk do të thotë se nuk mund të bashkëpunojmë,” tha gjenerali Abrial.

    Duke komentuar mbi temën e takimit të NATO-s në Serbi, që kishte të bënte me Libinë, zyrtari i lartë i NATO-s tha se forcat e angazhuara në konflikt i kanë mjetet e nevojshme për kryerjen e operacioneve. Por, nëse ndërhyrja e aleancës në Libi do të zgjatet, ateherë çështja e burimeve do të jetë kritike, tha ai. Gjenerali Abrial tha se nëse do të duhen burime shtesë, atëherë do të nevojitet një vendim politik për ta bërë këtë të mundur.

    VOA

  10. #80
    Konferenca e NATO-s në Beograd: forcimi i imazhit të vendit përmes turpit kombëtar?


    Igor Gojkoviç dhe Timur Bllohin

    14.06.2011, 15:42, sipas orës së Moskës

    “Autoritetet e Serbisë po e shtyjnë Beogradin në Aleancë” dhe “Poshtërim për vendin” - nën tituj të tillë disa media të veçanta në Beograd njoftuan mbi Konferencën për partneritetin strategjik ushtarak me NATO-n dhe vendet-partnere të saj, që po zhvillohet më 14-15 qershor në kryeqytetin serb.

    Qarqet drejtuese të Serbisë mendojnë se ky është një eveniment tejet i rëndësishëm për rritjen e prestigjit të vendit në arenën ndërkombëtare dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak me vendet miqësore me të. Në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë janë mëse të bindur: vetë fakti se Serbia u zgjodh si vend-organizator i Konferencës dëshmon për marrëdhëniet e afërta me NATO-n dhe kredibilitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj këtij shteti ballkanik. Dhe megjithëse organizatorët e Konferencës premtojnë se asnjë dokument strategjik gjatë zhvillimit të saj nuk do të nënshkruhet dhe se Serbia nuk do të devijojë nga parimet e neutralitetit ushtarak, opozita i beson me vështirësi megjithatë këtyre fjalëve.

    Korrespondenti ynë në Beograd Igor Gojkoviç njoftoi, se në vigjilje të Konferencës së NATO-s Partia Demokratike e Serbisë organizoi Forumin me temë “Serbia midis NATO-s dhe neutralitetit ushtarak”. Eksperti serb për çështjet e sigurisë Aleksandër Fatiç, gjatë fjalës së marrë në këtë Forum, deklaroi se në qoftë se Beogradi do të bashkohet me NATO-n, atëhere në mënyrë të pashmangshme ai do të prishë marrëdhëniet e veta me Moskën. Sipas fjalëve të Fatiç-it, Rusia është e vetmja partnere reale strategjike e Serbisë. Dhe Rusia i garanton asaj “mbrojtje energjetike dhe ekonomike” me kusht që Serbia të ruajë statusin e vendit jashtë blloqeve. Edhe një tjetër pjesëmarrës i Forumit, gjenerali në lirim Vladimir Pejak, i përmbahet mendimit se zhvillimi i samitit të NATO-s në Beograd bie në kundërshtim të plotë me ligjet e moralit. “Agresorja e djeshme paraqitet si partnere me qëllim që të lihen sa më shpejt në harresë krimet dhe viktimat e saj”, - deklaroi Vladimir Pejak.
    Zhgënjim, pakënaqësi të madhe shprehin edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Politikani Marko Jakshiç e quan vendimin e autoriteteve serbe mbi zhvillimin e Konferencës së NATO-s “mazohist”. Ai kujtoi, se forcat e NATO-s plot 79 ditë me radhë bombarduan Jugosllavinë. Si pasojë gjetën vdekjen 800 fëmijë, ndërsa për shkak të vënies në përdorim nga NATO të predhave me uranium të varfëruar është rritur më tepër se gjashtëfish numri i të sëmurëve me kancer. Vendit iu shkaktua një dëm që llogaritet në rreth 200 miliardë $. Dhe, në fund të fundit, pikërisht agresioni i NATO-s çoi në atë që Serbia e humbi Kosovën, domethënë 15% të territorit të saj. Ja, pra, se si i shërbeu Aleanca e Atlantikut të Veriut zhvillimit të vendit tonë, - konkludoi Marko Jakshiç.

    Voice of Russia

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •