
Postuar më parë nga
Llapi
Daqiqi e do ndarjen e Kosovës
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq rikonfirmon hapur qëndrimin e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për “Zëri”, pasardhësi i Sllobodan Millosheviqiit, në Partinë Socialiste Serbe, thotë se është politikani më pragmatik, që reflekton situatën reale në terren. Ky “pragmatizëm”, sipas tij, është që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, të ndahet nga Serbia. “Ky është mendimi im, edhe pse kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Por, unë jam politikan realist dhe nuk shoh tjetër zgjidhje”, ka thënë ai.
--------------------------------
Daqiq sërish flet për ndarje
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daqiq, , ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë.
Daqiq në një intervistë për të përjavshmen beogradase” NIN” ka potencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë.
“Është e nevojshme që të përcaktohet vija kufitare midis Serbisë dhe Shqipërisë, dhe ky është opcion real. Serbia nuk është dashur të pranojë askënd tjetër si negociator përpos Shqipërisë” , ka thënë Daqiq në këtë intervistë.
Sipas Daqiqit, Serbia ka tentuar që ta mbrojë Kosovën me luftë dhe nuk ia ka dal, ndërsa tash duhet të flitet për ndarje kufijsh “që të mos bëhet vonë”.
Në këtë intervistë Daqiq ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka thënë se pika më e lartë e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri të Kosovës”.
Krijoni Kontakt