Close
Faqja 20 prej 47 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 465
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    @Dasius
    Ne fakt prej teje kam pare vetem pohime absurde ne lidhje me historine e lashte te paraardhesve tane pa ndonje argument, keshtu qe nuk ndihem i detyruar te sjell argumente.

    Ti ose je viktime e historise se ashtuquajtur greke, ose je bashkepunetor i saj.
    Veç mos na u shit si patriot se nuk e pertryp njeri kete barcalete.

  2. #192
    I thashe o x-si, t'ia kursente turpin vetes, por nuk ma vuri veshin. I ka bere keq vethi ne vesh si duket!

  3. #193
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    E katerta

    Shqiponja dykrenare me yll gjashtecepesh mbi koke, per here te pare ne simboliken shqiptare del ne kohen e Skenderbeut, bashke me nje varg te gjate kafshesh si Luani, Ariu, Gjarperinjte, Ujku, etj, simbole keto te perdorura nga familjet e ndryshme princerore shqiptare (qe si per koicidence!!!!!! ishin tmerrsisht shume te ngjashme me gjithe emblemat e tjera te evropes).
    Kjo unaze me shqiponje dykrenore e gjetur ne Korce i perket shekullit te VI, pra eshte perdorur si simbol shume me perpara se Skenderbeu.
    Diku tjeter Dalan ka postuar foton e nje shqiponje akoma shume me te vjeter se kjo(nuk me kujtohet ku e ka postuar).
    Habitem si merr guximin te shkruash ne nje teme ku s'merr vesh, dmth je tap topi. sa klas shkoll ke bere? te pyes pa ironi.
    Te gjithe ne kete teme thone qe shqiponja eshte shume e vjeter dhe kane sjelle dhe foto dhe fakte, ti vazhdon te ngulesh kembe si derri ne lluc qe shqiponja eshte shpikje bizantine hihihihihihi

    shko fut i tas pilaf me grosh now
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #194
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Bobooooo selxhuket turq thote ky karafili me siper!! Si u prish njerezimi keshtu!!

    Te na e fshije dikush ate larasken e selxhukeve, se nuk shihet dot me sy!!
    Kete e kam marre nga wikipedia dhe hap syte mos te bieri djathi prej goje.

    Islamic coins from the reign of Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad, following Turkish influence, sporting a double-headed eagle on one side and the Star of David on the other as early as year 1200.

    Ne flamurin Shqiptar eshte perdorur dhe Ylli Davidit.Ka shume gjasa qe Skenderbeu ta kete marre flamurin nga Turqit Selxhuke kur ishte student ne perandorine Osmane.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #195
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    Kjo unaze me shqiponje dykrenore e gjetur ne Korce i perket shekullit te VI, pra eshte perdorur si simbol shume me perpara se Skenderbeu.
    Diku tjeter Dalan ka postuar foton e nje shqiponje akoma shume me te vjeter se kjo(nuk me kujtohet ku e ka postuar).
    Habitem si merr guximin te shkruash ne nje teme ku s'merr vesh, dmth je tap topi. sa klas shkoll ke bere? te pyes pa ironi.
    Te gjithe ne kete teme thone qe shqiponja eshte shume e vjeter dhe kane sjelle dhe foto dhe fakte, ti vazhdon te ngulesh kembe si derri ne lluc qe shqiponja eshte shpikje bizantine hihihihihihi

    shko fut i tas pilaf me grosh now

    Hmmmmmmmm......tani duhet te japim edhe leksione historie.

    Tjeter gje eshte shqiponja si simbol gjitheperfshires i nje kombi dhe tjeter gje eshte shqiponja si vule e perdorur diku ne nje unaze te ndonje princi.

    Perqendrohuni ju lutem ne nje fakt shume te thjeshte. Perandoria e madhe e Bizantit. Lexoni pak histori, tokat e shqiptareve (sepse shqiperia nuk ekzistonte) kane qene territor i perandorise Bizantine per me shume se 1000 vjete. 1000

    Gjate ketyre 1000 vjeteve ne tokat shqiptare nuk u krijua asnjehere ndonje mbreteri gjitheperfshirese me prijes shqiptar. Cfare do te thote kjo? Kjo do te thote qe gjate ketyre 1000 vjeteve nuk ka pasur asnje burim nga i cili te dale nje simbol gjitheperfshires shqiptar. Sepse simbolet nuk dalin nga hici dhe as me kuvend popullor por nga nje element qendror gjithperfshires qe zakonisht ishte nje mbret apo nje prijes.

    A e kuptoni se cfare do te thote 1000 vjet si pjese e nje perandorie? A jeni ne gjendje te perceptoni implikimet qe ka ky koncept? Me sa duket jo dhe aq.

    1000 vjet jane mese te mjaftueshme per ta zhdukur nje popull te vogel nga faqja e dheut. Prandaj, nuk ka sesi qe nje popull i vogel te qendroje per 1000 vjet ne perandorine Bizantine dhe te mos adoptoje simboliken e saj. Keshtu funksionon natyra njerezore. Asnje nga popujt e ballkanit nuk ka origjinalitet ne simboliken e tij, as ata me te medhenjte.

    Edhe vete Rusia gjigande ka adoptuar si simbol qendror shqiponjen me dy koka. Nuk degjon ndonjehere ndonje rus te thote qe shqiponja me dy koka eshte simbol i lashte rus.

    Per te kuptuar ndikimin e kulturave tek njera tjetra duhet te hedhim syte nga gjuha. Sot gjuha shqipe ka rreth 45% te fondit te saj gjuhesor te huazuar nga gjuhet fqinje, dhe kjo ne fakt eshte pak fale natyres ksenofobike shqiptare.

    Do me duheshin ketu 100 faqe per te shpjeguar ndervaresine qe krijojne popujt me njeri tjetrin gjate mijevjecareve, por puna nuk qendron tek numri i fjaleve por tek perqasja e historise.

    Po te lexosh autore si Aristidh Kola apo profesor Konda ke me borxh te mendosh se e gjithe bota e ka zanfillen tek ne, por keto burime edhe pse shume interesante te shpien ne qorrsokak. Ne perceptime te gabuara per historine dhe vendin tone ne te.

    Une po jua them edhe nje here. Kjo mania per ti atribuar popullit shqiptar mite e perralla eshte trend ballkanik dhe nuk ka asnje lidhje me historine e vertete.

    Mjaft i shkuam qerres se grekut nga pas. Nese arrijme te kuptojme qe populli i sotshem grek nuk ka asnje lidhje me Helenet e lashte (pervec gjuhes) dhe qe historia e Greqise moderne (dhe jo vetem) nuk ka asnje kuptim pa historine e popullit shqiptar, atehere kjo mjafton e tepron per tu mburrur e per tu ndjere krenar gjithe diten e gjithe naten pa pasur nevoje per mite e perralla.

    P.s. une nuk thashe qe shqiponja eshte shpikje bizantine. Une thashe qe ne e kemi prej tij. Bizanti e trashegoi nga Perandoria Romake. Perzjeje pilafin me groshen dhe haje vete. Po ta jap une edhe nje Cola.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dasius : 29-04-2011 më 04:21
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  6. #196
    Citim Postuar më parë nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Kete e kam marre nga wikipedia dhe hap syte mos te bieri djathi prej goje.
    Wiki??? Burim i pakundrshtueshem wikipedia Kisha pershtypjen se wiki eshte vetem per femijet, keshtu qe mire se mua po me bie djathi nga goja (le qe djathin nuk ha ne fakt) por ty ruaju mos te te bjere biberoni.

    Ne flamurin Shqiptar eshte perdorur dhe Ylli Davidit.Ka shume gjasa qe Skenderbeu ta kete marre flamurin nga Turqit Selxhuke kur ishte student ne perandorine Osmane.
    Sipas teje ia paskemi kopjuar turqve-shpellare thua ti? Si nuk u sosen budallenjte!
    E di dicka merthin, njerez si puna jote nuk e meritojne jo vetem te quhen Shqiptare, por nuk e meritojne as te flasin Shqip, jo per gje por Shqipja eshte gjuhe shume e Vjeter dhe e Lashte, qe nuk iu shkon gabeleve te turqise si puna jote.

  7. #197
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    (kerkoj falje nese dikush e ka sjellur kete reference me pare, sepse nuk i kam lexuar te gjitha postimet e meparshme)

    Ja cfare shkruan Edwin Jacques ne vepren e tij 'The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present'...

    p.s. Ju lus qe te lini menjane ofendimet dhe 'tregimet e muskujve' sepse po humb interesimi per te lexuar temen. Po e hapim nje teme tjeter dhe po shtyhemi cili eshte me i zgjuari, me i forti, me i shkolluari, me i ....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-04-2011 më 05:50

  8. #198
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    po mer mir e ke ti? por hape nje problem tjeter te sterdiskutuar? a eshte Dodona aty ku thote Edwin-i ??!!!
    ke tema ne kete forum per kte pune.

    a eshte ky oak tree ai i verteti i Dodones?! jo mer lal, e kane mbjelle greket tani, ate te vertetin e zhduken te krishteret bashke me Dodonen....e thote Pausania, jo se e them une he

    dhe Pausania duhet ti kete ditur ca gjera me mire se Edwini
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Rrofsh illyrian rex se qenka nje artikull shume i bukur qe i permbledh te gjitha.
    Atehere paska te drejte enterprize qe lidh shqiponjen e Zeusit me ate tonen.

    Pa dashur te hyhet tek tema e dodones pastaj, por qe nuk eshte rasti ketu,
    te pakten nga ana e simbolikes se flamurit ia paska qelluar.
    Jo me kot ne filmin e aleksandrit rri gjithmone ne ajer nje shqiponje ne çdo çast te rendesishem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 29-04-2011 më 05:59

  10. #200
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    po mer mir e ke ti? por hape nje problem tjeter te sterdiskutuar? a eshte Dodona aty ku thote Edwin-i ??!!!
    ke tema ne kete forum per kte pune.

    a eshte ky oak tree ai i verteti i Dodones?! jo mer lal, e kane mbjelle greket tani, ate te vertetin e zhduken te krishteret bashke me Dodonen....e thote Pausania, jo se e them une he

    dhe Pausania duhet ti kete ditur ca gjera me mire se Edwini
    enterprize, ajo qe i druehesha me shume ishte hapja e ndonje teme tjeter brenda kesaj teme. E di qe ekzistojne tema te ndryshme per dodonen dhe ndoshta do te ishte me mire qe dodonen ta diskutojme atje.

    Qellimisht e largova paragrafin e dyte, ne menyre qe te mos behej edhe me lemsh tema.
    Paragrafi i dyte kishte te bente me Druidet, te cilet poashtu meritojne nje teme te veqante qe ndoshta do ta hapim ne te ardhmen.

    Rrofsh illyrian rex se qenka nje artikull shume i bukur qe i permbledh te gjitha.
    Atehere paska te drejte enterprize qe lidh shqiponjen e Zeusit me ate tonen.

    Pa dashur te hyhet tek tema e dodones pastaj, por qe nuk eshte rasti ketu,
    te pakten nga ana e simbolikes se flamurit ia paska qelluar.
    Jo me kot ne filmin e aleksandrit rri gjithmone ne ajer nje shqiponje ne çdo çast te rendesishem.
    Pershendetje xfiles.

    E ke kap fiks.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-04-2011 më 06:16

Faqja 20 prej 47 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •