Meqe tema e vjeter eshte mbyllur po hap nje te re.
Para cuna si 20 vjet me pare.
Verdheblu
Meqe tema e vjeter eshte mbyllur po hap nje te re.
Para cuna si 20 vjet me pare.
Verdheblu
Jeta ime, mban emrin e saj..
Aman tu bėftė Miki ty qė ma paske qėndisur temėn mė fantastike tė kėtij forumi![]()
Trajneri i verdhebluve, Ilir Daja, thotė se ekipin e tij e paragjykojnė shumė
Daja: Elbasanit i duhen pikėt, jo spektakli
Elbasani ka fituar 1 0 kundėr ekipit myzeqar tė Lushnjės. Ndonėse verdheblutė kanė vuajtur shumė pėr tė marrė tri pikėt, duhet theksuar se me kėtė fitore Elbasani vazhdon tė kryesojė kampionatin, duke ruajtur pėrsėri diferencėn me rivalin mė tė afėrt, Partizanin, prej katėr pikėsh. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", trajneri i Elbasanit, Ilir Daja, ėshtė shprehur se skuadra e tij ka zhvilluar njė ndeshje pozitive, pavarėsisht rezultatit minimal. Daja ka theksuar se Elbasani nė fushė ishte tepėr i vendosur pėr tė marrė tri pikėt. "Mund tė them se skuadra ka luajtur shumė mirė, ku krijuam shumė raste pėr shėnim. Pėr sa i pėrket rezultatit, them se mė shumė rėndėsi kanė tri pikėt, pasi edhe nėse do tė kishim shėnuar katėr, apo pesė gola, nė fund tri pikė do tė kishim marrė," - shprehet numri njė i stolit verdheblu, i cili shton: "Elbasani, nė ndryshim nga takimi i njė jave mė parė me Teutėn, tregoi se ėshtė skuadra mė e fortė e kampionatit. Dua tė theksoj se Elbasanit qė nga fillimi i kampionatit dhe deri tani i ėshtė bėrė njė presion tepėr i madh. Mė vjen keq pėr kėtė, por kėtu dua tė fus edhe median. Megjithatė, ne do tė luftojmė deri nė fund pėr ta mbrojtur kėtė vend qė kemi, pasi kryesojmė kampionatin qė nga faza e parė e kėtij sezoni dhe jam i bindur se e kemi me meritė." Trajneri ka theksuar mė tej se tashmė ekipi i tij i ka tė gjitha mundėsitė qė tė arrijė njė tjetėr fitore ditėn e diel me Vllazninė nė "Ruzhdi Bizhuta", duke thėnė se ai ndihet tepėr i qetė pėr sa i pėrket gjendjes sė futbollistėve. "Kam besim te skuadra se do ta ruajė ecurinė e takimeve pozitive edhe nė javėt e ardhshme. Kjo sepse deri tani kemi luajtur jo tė plotė, por tashmė tė gjithė futbollistėt e kanė kaluar momentin e tyre tė pauzės. Dua t'u referohem dėmtimeve qė na kanė prekur gjatė kėtyre tri fazave. Elbasani kundėr Lushnjės krijoi shumė raste pėr shėnim dhe mund tė kishte thelluar rezultatin, por unė si trajner vlerėsoj me pikė maksimale edhe skuadrėn e drejtuar nga Demollari, ku Lushnja nuk ishte mė ajo e dy fazave tė para tė kampionatit. Ne nuk shikojmė se ēfarė bėjnė rivalėt, por thjesht mendojmė pėr takimet tona. Elbasani qė nga dita e sotme do tė nisė pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės kundėr Vllaznisė. Eshtė njė ndeshje tepėr e vėshtirė, pasi Vllaznia ėshtė forcuar. Kėtė e tregon qartė dhe fitorja e tyre nė javėn e fundit, megjithatė Elbasani do ta vlerėsoj ēdo ndeshje si njė finale, pasi objektivat tona janė bėrė qė prej fillimit tė kampionatit shumė tė qarta pėr tė gjithė. Dikush mund tė thotė se Elbasani fitoi me rezultat minimal, por unė them qė mė mirė tri pikė. Edhe ndaj Vllaznisė do tė preferoja njė tripikėsh sesa spektakėl. Edhe tifozėt duan fitore, jam i bindur pėr kėtė. Nuk ėshtė se jemi shkėputur shumė dhe duhet tė mendojmė edhe pėr spektaklin. Pastaj, loja me kundėrshtarėt inferiorė shpesh nuk tė del dhe kjo nuk ndodh vetėm nė kampionatin shqiptar," - pėrfundon Ilir Daja, trajneri i Elbasanit, qė ka reaguar pas disa kritikave nė media, ku ekipi i tij thuhej se mezi fitoi ndaj Lushnjės sė vendit tė fundit.
Verdheblutė, sot i rikthehen stėrvitjes
Elbasani do t'i kthehet sot pasdite stėrvitjes pėr t'u pėrgatitur pėr ndeshjen e radhės kundėr Vllaznisė, e cila do tė luhet nė fushėn e verdhebluve. Pas fitores me Lushnjėn ditėn e diel, e hėna ka qenė pushim pėr ekipin e Dajės, i cili tashmė do tė mendojė pėr Vllazninė, njė sfidė tepėr e nxehtė pėr verdheblutė pėrpara takimit me Partizanin pas dy javėsh nė "Qemal Stafa".
Nora, mungesa e sigurt ndaj shkodranėve
Sulmuesi gjirokastrit i verdhebluve, Arlin Nora, do tė jetė mungesa e radhės pėr trajnerin Daja kundėr Vllaznisė. Nė takimin me Lushnjėn, Nora ka marrė kartonin e tretė tė verdhė dhe Daja, pas humbjes sė Vrapit kundėr Lushnjės, kėtė herė nuk do tė ketė dhe shėrbimet e bjondit gjirokastrit nė vijėn e sulmit. Megjithatė, Vrapi rikthehet, po ashtu edhe gjendja e disa futbollistėve tė tjerė po pėrmirėsohet dukshėm. Mbetet pėr t'u parė se si do tė shkojė kjo javė stėrvitore.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Gjithmonė Verdh e Blu
.........................
Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, as barazimin nuk e quan rezultat pozitiv
Elbasanit, pavarėsisht se ėshtė katėr pikė larg ndjekėsit mė tė afėrt, sėrish i duhet fitorja nė takimin e radhės, pasi rivalėt mund tė pėrfitojnė qoftė edhe nga njė barazim i kryesuesve. Duke parė performancėn jo tė mirė tė verdhebluve, natyrisht qė nė kampin elbasanas ka njėfarė shqetėsimi. Dhe kjo ėshtė e natyrshme, pasi nė Elbasan do tė zbresė njė Vllazni e fortė, mė konkurruese dhe njė ekip qė do tė kėrkojė pikė nė "Ruzhdi Bizhuta". Shumėkush mund tė pyesė se ēfarė u duhen pikėt shkodranėve, kur ata nuk mund tė kapin asnjė vend tė tretė kėtė sezon. Por ja qė shkodranėt kanė sedėr dhe luajnė gjithmonė futboll dhe ndaj Elbasanit mendojnė edhe fitoren. Pėr Vllazninė ka njė simpati tė veēantė edhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Por "bosi" elbasanas, para se tė mendojė pėr ekipin shkodran, dėshiron qė ekipi qė financon tė fitojė ndeshjen e radhės, njė detyrė parėsore kjo, pėr tė arritur nė fund te titulli, aq shumė i kėrkuar, sidomos kėto dy sezonet e fundit. "Vllaznia tė na falė, por sivjet Elbasani kėrkon titullin dhe tolerimi ėshtė zero. Pėr shkodranėt kam simpati dhe e di sedrėn e tyre. E di edhe kėtė, qė ata do tė vijnė pėr tė luajtur futboll tė bukur, ashtu siē bėjnė gjithmonė. Ndoshta ne nuk mund tė garantojmė futbollin mė tė bukur, por jam i bindur se ekipi im do tė bėjė ē'ėshtė e mundur pėr tė marrė tripikėshin e radhės. Vetėm kėshtu ecet para. Tifozėt janė paksa tė mėrzitur nga loja joperfekte e ekipit nė dy ndeshjet e fundit, madje edhe unė nuk kam qenė shumė i kėnaqur, por nė fundit tė fundit kemi ruajtur distancėn. U them tifozėve qė tė vazhdojnė mbėshtetjen e tyre, pasi nė fund do tė gėzojmė tė gjithė sė bashku. Elbasanasit do tė shohin ndeshje tė bukura nė vazhdim, pasi edhe kalendari ėshtė i tillė. I siguroj tifozėt pėr kėtė," - ėshtė shprehur presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i cili kėrkon tė mbahet ritmi, pasi ēdo hap fals mund tė kushtojė njė sezon tė tėrė. "Edhe barazimin nė fushėn tonė do ta quaja hap tė gabuar. Nėse do tė kishte qenė para shumė sezonesh, kur edhe Vllaznia ishte pretendente, mund tė quhej pozitive edhe njė pikė, por jo nesėr. Rivalėt tanė atė presin, tė gabojmė ne, aq mė tepėr qė edhe Tirana fitoi nė Durrės. Pra, do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė fituar, nuk ka alternativė tjetėr. Ēunat edhe njė herė tjetėr tė luajnė me shpirt, ashtu siē kanė luajtur nė shumicėn e ndeshjeve tė kėtij sezoni. Si simpatizant i ekipit tė Vllaznisė, shpresoj qė ky ekip tė dalė nė finale tė kupės me ne dhe aty sėrish tė jetė njė nga pėrballjet tona mė tė bukura," - pėrfundon presidenti Laze, i cili vazhdon ta mbėshtesė me tė gjitha fuqitė ekipin e Elbasanit, duke dashur qė kėtė sezon ta shpallė kampion. Verdheblutė kanė pjesėn mė tė vėshtirė tė kalendarit nė fazėn e tretė, prandaj presidenti kėrkon qė tė mos gabohet nė asnjė mėnyrė nė "Ruzhdi Bizhuta". Javės tjetėr ėshtė takimi direkt me Partizanin, prandaj Laze thekson se duhet kaluar patjetėr me sukses Vllaznia.
Elbasani, stėrvitje me intensitet tė lartė
Ndeshja Elbasani Vllaznia ėshtė e vetmja ndeshje e kėsaj jave qė do tė luhet tė dielėn dhe parashikohet tė ndiqet nga njė numėr rekord spektatorėsh. Si zakonisht, nė shkallėt e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" do tė ketė njė dyndje sportdashėsish. Kryesuesit e superligės kanė zhvilluar njė javė pėrgatitjesh me intensitet tė lartė. Futbollistėt gėzojnė njė formė mjaft tė mirė dhe janė nė gjendje tė kalojnė me sukses edhe provėn e radhės.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Hajde me fitoren nesėr ēuna![]()
Verdh e Blu
.........................
Elbasani -Vllaznia 1 - 0
*Shėnues: Klevis Dalipi 30 min
Njė lojė e shkėlqyer nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta nga djemtė verdh e blu e kurorėzuar me njė 3 pikėsh.Rezultati i ngushtė nuk reflekton aspak lojėn nė fushėn e blertė ku djemtė verdh e blu e kanė dominuar totalisht dhe duke rrėmbyer njė 3 piksh mėse tė merituar,qė na shkėput nga vendi i dytė me 6 pikė diferencė.Ajo ēka ja vlen tė theksohet ėshtė fakti qė pavarėsisht qė rezlutati ishte i ngushtė niveli i lojės ishte shumė mė i lartė se ai nė ndeshjen me Lushjėn,ēka tregon qė ēunat e dėshirojnė shumė kėtė titull dhe nuk dorėzohen kaq lehtė..
Kjo fitore na mobilizon mė shumė jo vetėm pėr arritjen e objektivit tonė por pėr tė thyer tashmė ēdo kundėrshtar e pėr tė qenė tė parėt mė diferencė. ;-) lol
Edhe njė herė refrenin tė gjithė verdh e blutė sė bashku:
Le te pushtoje ne stadium jehona, se lun Elbasani si Barcelonalol
Etapėn tjetėr e luajmė nė kryeqytet kundėr vendit tė dytė (e pretendetit pėr nė uefa lol) Partizanit.Besoj se do jetė njė ndeshje e bukur ku ēunat verdh e blu do tregojnė akoma dhe njė vlerat e tyre tė pakontestueshme dhe qė nuk do dalin me kokėn poshtė por lart si selvitė e Namazjasė lol.
Dema rrini mėnjanė se po afron stuhia Verdh e Blulol
Verdh e Blu
.........................
Bravo cunave serish ishalla mbajne ritmin e fitoreve deri ne fund te kampionatit per tu kurorizuar ne fund
Le te pushtoje ne stadium jehona, se lun Elbasani si Barcelona --->Qeka hata fare kjo
Kryesuesve tė kampionatit u mjafton goli i K.Dalipit nė pjesėn e parė pėr tė thyer Vllazninė
Elbasani - Vllaznia 1-0
Shėnues: K.Dalipi 28'
"Radiografia"
4' Sinani gjuan nga 25 metra, por jashtė.
10' K.Dalipi me kokė, por Bejzade me kthesė nuk arrin tė shėnojė, pasi Ndoja arrin tė grushtojė.
15' Qorri nga njė goditje kėndi kroson mjaft bukur, por Vrapi gjuan jashtė.
23' Leandro nė pozicion mjaft tė volitshėm gjuan pa sukses.
24' Tetova, pas njė topi tė marrė nga shokėt e tij, gjuan, por jo saktėsisht.
25' Klevis Dalipi shkėputet mjaft bukur nga mesfusha, por gjuajtja e tij kalon pranė shtyllės pingule.
28' Qorri kroson mjaft bukur nga goditja e kėndit dhe topi pėrfundon pėrpara portės shkodrane, ku Klevis Dalipi arrin ta pėrcjellė topin nė rrjetė. 1-0 pėr Elbasanin.
32' K.Dalipi shėrben mjaft bukur pėr Bejzaden, por ky nuk arrin ta shfrytėzojė rastin e krijuar.
36' Elbasanasit kėmbėngulin pėr ta thelluar avantazhin, por shkodranėt arrijnė tė mbrohen mjaft mirė.
42' Ēapja provon tė gjuajė nga distanca, por Ndoja pret i sigurt. 46 55' Verdheblutė e nisin mjaft mirė pjesėn e dytė tė ndeshjes dhe krijojnė raste tė pastra, por e pamundur tė shėnojnė.
61' Bejzade gjuan mjaft bukur me kokė, por nuk janė tė vėmendshėm kolegėt e tij pėr ta shfrytėzuar rastin e krijuar.
65' Miqtė kundėrzbresin rrezikshėm, por Doēi gjuan jashtė.
66' Sėrish futbollisti shkodran Doēi ndodhet nė njė pozicion tė volitshėm shėnimi, por gjuajtjen e tij e pret shkėlqyeshėm Kotorri.
70' Golashėnuesi mė i mirė i verdhebluve, Skerdi Bejzade, pėr pak sa nuk shėnon. Pret portieri Ndoja.
76' Vendėsit kundėrzbresin mjaft bukur, por Bejzade nuk arrin ta dėrgojė topin te Qorri, i cili ndodhet nė pozicion tė lirė.
77' Goditje dėnimi pėr Elbasanin, por topi i goditur nga Qorri pengohet nga mbrojtja mike nė momentin qė po i drejtohej rrjetės.
79' Goditje tjetėr dėnimi pėr verdheblutė, por gjuajtja e Qorrit ėshtė e pasuksesshme.
82' Miqtė shfaqen mjaft rrezikshėm, por mbrojtja vendėse arrin tė neutralizojė nė kohėn e duhur rrezikun kundėrshtar.
85' Shkodranėt pėrsėri japin alarmin te mbrojtja verdheblu, por kapiteni Nevil Dede ruan qetėsinė nė radhėt e ekipit tė tij.
86' Sinani gjuan mbi traun e portės sė Kotorrit.
87 94' Miqtė vėnė nė alarm mbrojtjen vendėse, por pa mundur qė tė ndėshkojnė portierin Kotorri, i cili ka qenė nė njė formė tė shkėlqyer.
Komenti
Elbasani ka fituar njė ndeshje jo tė lehtė ndaj Vllaznisė sė Shkodrės pasditen e sė dielės, por gjithsesi ka arritur qė tė thellojė dukshėm diferencėn me rivalin e tij tė denjė, Partizanin e Tiranės. Verdheblutė kanė dalė nė fushėn e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" tė bindur se do tė arrinin njė rezultat pozitiv ndaj Vllaznisė, e cila kishte ardhur me pretendime nė kėtė ndeshje. Fillimi i takimit ka qenė premtues pėr skuadrėn e drejtuar nga Ilir Daja dhe sinjalet nuk kanė munguar te porta e Ndojė pėr asnjė moment. Ekipi vendės, i mbėshtetur dhe i inkurajuar nga mijėra sportdashės, ėshtė pėrpjekur qė tė kalojė nė avantazh sa mė shpejt, por goli ka ardhur vetėm pas afro gjysmė ore lojė dhe autor i golit tė avantazhit ka qenė Klevis Dalipi, i rikthyer si titullar nė radhėt e verdhebluve pas disa javėsh mungese. Kalimi nė avantazh i Elbasanit ka sjellė qetėsi nė radhėt e verdhebluve, tė cilėt pas shėnimit tė golit kanė arritur qė tė marrin frenat e lojės nė dorė. Rastet nė portėn e Vllaznisė pėr verdheblutė nuk kanė munguar, por sulmuesit e Elbasanit kanė shpėrdoruar jo pak raste gjatė pjesės sė parė. Nė pjesėn e dytė, emocionet kanė qenė mė tė shumta, pasi miqtė e kanė rritur nivelin e lojės. Pėrpjekjet e shkodranėve pėr tė baraspeshuar rezultatin i kanė shtuar bukurinė ndeshjes midis Elbasanit dhe Vllaznisė. Miqtė, nė disa fragmente tė kėsaj ndeshjeje, i kanė vėnė nė pozita tė vėshtira verdheblutė, sidomos nė minutat e fundit tė ndeshjes. Megjithatė, fitorja u ka buzėqeshur elbasanasve, tė cilėt mė tė drejtė e kanė festuar atė pėr orė tė tėra edhe jashtė ambienteve tė stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". Por festa nuk mund tė zgjasė shumė, pasi ndeshja e radhės ėshtė pikėrisht ndaj Partizanit, aq mė shumė qė kjo ndeshje do tė luhet nė transfertė. Tė kuqtė nuk kanė ēfarė tė humbasin mė, prandaj do tė bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr tė pėrsėritur dy rezultatet e fazave tė tjera, ēka do ta ngushtonte diferencėn sėrish nė renditje. Edhe barazimi u bėn shumė kryesuesve, por ata nuk do tė shkojnė pėr tė luajtur pėr kėtė rezultat, pasi do tė ishte njė vetėvrasje. Ndėrsa Vllaznia nuk mundi tė bėnte njė surprizė nė kėtė ndeshje, edhe pse u mundua shumė. Ndoshta kaq ėshtė hapi i kėsaj skuadre pėr kėtė sezon, e cila i ka pėrqendruar forcat nė Kupėn e Shqipėrisė, pasi objektivi pėr tė zėnė njė vend tė mirė nė renditje ėshtė shuar me kėtė humbje.
Deklarojnė:
Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Jam i kėnaqur qė arritėm tė fitojmė njė tripikėsh mjaft tė ēmuar, i cili na ka shkėputur gjashtė pikė nga ndjekėsi mė i afėrt. Natyrisht, kjo fitore nuk ka qenė dhe aq e lehtė, por jam i mendimit se ka qenė plotėsisht e merituar. Nė pjesėn e parė kemi luajtur mjaft mirė dhe kemi arritur tė shėnojmė njė gol mjaft tė bukur, i cili s'duhet tė kishte qenė i vetmi nė kėtė ndeshje. Pavarėsisht se nė pjesėn e dytė miqtė na vunė nė pozitė tė vėshtirė, fitorja jonė ishte mė se e merituar. Ky rezultat na inkurajon qė nė ndeshjen e radhės tė japim dhe tė marrim maksimumin e mundshėm, pėr tė treguar edhe njė herė se jemi tė vetmit pretendentė seriozė pėr titullin kampion."
Hysen Dedja, trajner i Vllaznisė: "Kishim ardhur pėr njė rezultat tė kėnaqshėm, por kryesuesit e superligės treguan se janė mė tė fortė sesa ne. Nga ekipi ynė ėshtė e pafalshme humbja e rasteve nga Bokatola, i cili nė vend qė tė rrezikonte, ka shpėrdoruar disa raste, qė patėn ndikim tė dukshėm nė rezultatin e kėsaj ndeshjeje. Nė pjesėn e dytė e kemi pėrmirėsuar sė tepėrmi lojėn dhe e kemi vėnė nė pozitė tepėr tė vėshtirė Elbasanin, por nuk kemi pasur fat. Megjithatė, i uroj suksese Elbasanit, i cili kryeson me meritė kampionatin."
Tė veēanta:
Afro 10 mijė spektatorė kanė ndjekur ndeshjen midis Elbasanit dhe Vllaznisė.![]()
Trajneri i kombėtares, Brigel, ka qenė i pranishėm nė tribunėn "VIP" dhe e ka cilėsuar atė njė takim interesant dhe mjaft tė bukur.
Pėr orė tė tėra, tifozėt e Vllaznisė, qė kanė udhėtuar nga Shkodra pėr nė drejtim tė Elbasanit kanė qėndruar nė Qafė-Krrabė, qė ka qenė e bllokuar pėr shkak tė rrėshqitjes sė njė masivi shkėmbor.
Ultrasit verdheblu kanė brohoritur pėr kapitenin Nevil Dede, tė cilit trajneri Brigel i ka mohuar vendin nė kombėtare.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
.........................
Per vete jam nje fotograf i klubit![]()
Si sme ka vajt ndermend aman te futem te bej foto me aparat digital
Forca ELBASANI
Jeta ime, mban emrin e saj..
Edhe Uefa pergezon Elbasanin per shkeputjen ndaj Partizanit.
KS Elbasani are still holding firm at the top of the Albanian Superleague and could take a decisive step when they take on FK Partizani on 4 March.
Partizani slip
A 1-0 win at home against KS Vllaznia allowed the leaders to extend their lead over second-placed Partizani to six points as the 'Red Devils' only drew 1-1 at KS Lushnja thanks to a late equaliser. Partizani's game against Elbasani this weekend will mark the end of a busy week which will also see the Football Association of Albania's presidential elections being held.
Ka shėnuar njė gol Klevis Dalipi nė ndeshjen e fundit, por me shumė vlerė pėr ekipin
K.Dalipi: Tani jam gati pėr Elbasanin
Elbasani ka fituar falė njė goli kundėr Vllaznisė nė njė ndeshje qė edhe nė sytė e trajnerit tė kombėtares, Brigel, ka lėnė pėrshtypje tepėr pozitive, ku vetė numri njė i kuqezinjve nė fund tė takimit duket se ka mbetur i kėnaqur nga tė dyja ekipet pėr lojėn qė zhvilluan nė fushėn e blertė. Pėr Elbasanin, e drejtuar nga trajneri tiranas Ilir Daja, ka menduar sulmuesi vendės Klevis Dalipi, i cili pas njė periudhe nė hije pėr shkak tė dėmtimeve tė njėpasnjėshme, ka goditur Vllazninė me njė dorė tė hekurt, duke i dhėnė Elbasanit dhe shkėputjen prej gjashtė pikėsh ndaj rivalit mė tė afėrt, Partizanit. Ndėrkohė, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", goleadori verdheblu Klevis Dalipi ėshtė shprehur tepėr optimist pėr ekipin e tij, duke thėnė se fitorja kundėr Vllaznisė ishte tepėr e domosdoshme, madje thekson se skuadra e tij ka zhvilluar njė nga ndeshjet mė tė mira tė fazės sė tretė, ku pjesa e parė e takimit ka folur totalisht pėr Elbasanin, madje mund tė kishim shėnuar edhe dy gola tė tjerė. Numri 10 i verdhebluve shprehet se ndihet mjaft i lumtur pėr golin e shėnuar, por mbi tė gjitha ai ka shtuar se tė rėndėsishme ishin pikėt e marra. "E kishim vlerėsuar Vllazninė dhe nuk ishte njė takim i lehtė, madje ata nė pjesėn e dytė na vunė nė vėshtirėsi," - shprehet sulmuesi Klevis Dalipi, i cili pas takimit me Vllazninė ėshtė vlerėsuar nga specialistėt si futbollisti mė i mirė nė fushėn e lojės, qė sė bashku me shkodranin Safet Osja kanė qenė "regjisorėt" e fitores verdheblu. Ndėrkohė, Dalipi gjithashtu flet edhe pėr gjendjen e tij: "Mendoj se tashmė jam plotėsisht i rikuperuar. Kam kaluar njė moment tė vėshtirė, pasi dėmtimet nuk mė kanė lėnė kohė pėr tė shfaqur aftėsitė e mia. Tani mendoj se kam shumė pėr tė dhėnė. Elbasani pas kėsaj fitoreje ėshtė duke menduar pėr takimin e radhės, atė me Partizanin. Na duhet tė fitojmė dhe sigurisht qė do t'i shfrytėzojmė tė gjitha energjitė tona pėr kėtė ndeshje. Shkėputja na ka qetėsuar, por tė mos harrojmė se detyra e Elbasanit, ose mė saktė misioni i tij kėtė sezon mbaron me fitimin e titullit kampion. Partizani na ka mposhtur dy herė dhe tani Elbasani duhet tė tregojė se ėshtė skuadra mė e fortė e kėtij sezoni. Do tė jetė njė ndeshje tepėr e rėndėsishme, madje mund tė them se pėr momentin unė e konsideroj ndeshjen e vitit. Kjo pėr faktin se fitorja jo vetėm do tė na shkėpuste edhe mė shumė, por sepse kjo skuadėr na ka mposhtur dy herė dhe mendoj se Elbasani tė shtunėn duhet t'i kthejė reston Partizanit. Skuadra ka pėrballė tri takime tepėr tė forta. Pas Partizanit do tė pėrballemi nė "Ruzhdi Bizhuta" me Tiranėn, edhe kjo njė rivale direkte pėr titull. Nėse marrim maksimumin nė kėto tri ndeshje, jam i bindur se kampionati nė njėfarė mėnyre mėnyre mund tė arrijė njė shkėputje ndaj rivalėve dhe sigurisht qė Elbasani nė kėto takime do tė tregojė forcėn dhe karakterin e njė skuadre qė kryeson me meritė kėtė sezon." Nė fund, "bomberi" verdheblu shprehet se skuadra e tij nuk njeh kundėrshtarė. "Elbasanin nuk do ta ndalė askush pėr tė fituar titullin kampion. Verdheblutė, kėtė javė, me Partizanin mund tė zgjidhin njė pjesė tepėr tė rėndėsishme tė pengesės pėr tė fituar kampionatin," - pėrfundon Klevis Dalipi, sulmuesi i Elbasanit qė shėnoi golin e fitores me Vllazninė.
Rikthehet Nora, por mungon Brahja
Sėrish njė tjetėr mungesė dhe pėrsėri pėr shkak kartonėsh pėr ekipin e Elbasanit nė ndeshjen e radhės. Kėsaj radhe do tė mungojė Julian Brahja, mbrojtėsi laēian qė ndaj Vllaznisė ka plotėsuar numrin tre tė kartonėve tė verdhė. Brahja ka qenė stabėl nė formacionin verdheblu, madje duke u bėrė protagonist nė shėnimin e golave decizivė. Por njė lajm i mirė vjen, pasi Nora do tė rikthehet dhe forma e tij ėshtė e pėlqyeshme.
Verdheblutė, dje pushim, sot dy seanca
Pas ditės sė hėnė, e cila ėshtė lėnė pushim, skuadra e Elbasanit sot paradite do t'i kthehet stėrvitjes nėn drejtimin e trajnerit Daja. Madje verdheblutė do tė zhvillojnė dy seanca stėrvitore, paradite dhe pasdite, nė kompleksin sportiv "Shefqet Lamēe". Me pėrjashtim tė mbrojtėsit Brahja, pėr momentin verdheblutė janė tė gjithė tė gatshėm pėr sfidėn me Partizanin ditėn e shtunė. Nuk ka dėmtime dhe nė kampin elbasanan shpresojnė qė kėshtu tė shkojė kjo javė stėrvitore deri tė premten.
Marrė nga www.sportishqiptar.com.al
Koment personal
Or ti "trim" aka Gjin.Bue.Shpata (lol) rrofsh pėr gjithēka ēka solle.Kjo tregon se akoma dhe Europa po ēuditet me ekipin qė ja ka bėrė rrup sup "superekipeve" tė kryeqytetit.lol (vetėm kta "qorrat" tanė nuk duan ta shohin lol )
Edhe njė herė uroj qė tė shtunėn tė zhvillohet nė tė vėrtetė njė derby,duke i dhuruar sportdashėsve njė 90 minutsh spektakėl.Sa shumė do tė desha tė isha kėtė fundjavė n'Shqipri..![]()
Gjithsesi jam mėse i sigurtė qė ēunat verdh e blu do japin maksimumin nė fushė jo vetėm pėr ata atje por edhe pėr ne qė jemi larg.![]()
Forca ēuna
Verdh e Blu
.........................
Krijoni Kontakt