Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Historia ndryshe

    Historia ndryshe
    http://historia.balli-kombetar.org/

    Historia e 50 vjetėve tė fundit tė shekullit tė kaluar, ėshtė njė nga periudhat mė tė diskutuara dhe mė kontradiktore tė historisė sė Shqipėrisė. Kjo periudhė u karakterizua nga njė propagandė intensive e aparatit shtetėror komunist, e cila synonte qė t'ua paraqiste shqiptarėve si njė parajsė diktaturėn komuniste. Nga ana tjetėr pėr tė justifikuar Luftėn Civile tė viteve 1943-1944, pėr tė cilėn ishin shkaktarė tė ndėrgjegjshėm, komunisėtėt bėnė njė propagandė tė fuqishme kundėr tė gjithė kundėrshtarėve tė tyre politikė dhe nė veēanti kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur kėtė tė fundit si "tradhėtar" dhe "bashkėpunėtor tė tė huajve". Por si qėndron e vėrteta e Luftės Civile? Cilat ishin shkaqet e fillimit tė saj? Si u zhvillua dhe si pėrfundoi kjo luftė vėllavrasėse? Pėrse komunistėt e vazhduan pėr 50 vjet me radhė propagandėn kundėr Ballit Kombėtar, nė njė kohė qė e fituan luftėn dhe pushtetin qė nė vitin 1944?

    Nėse dėshironi tė mėsoni mbi kėto ngjarje qė pėrcaktuan historinė e 50 viteve tė fundit tė shekullit XX-tė, ju ftojmė tė lexoni dokumentet dhe artikujt e mėposhtėm. Qėllimi ynė ėshtė qė t'i japim lexuesit tė paanshėm mundėsinė dhe informacionet e duhura qė ta gjykojė vetė dhe jo nėpėrmjet mbeturinave tė propagandės komuniste, historinė e Luftės Civile dhe tė diktaturės komuniste.

    http://historia.balli-kombetar.org/

    PERIUDHA 1939-1944
    - Historia e Luftės Civile nė Shqipėri - Abas Ermenji
    - Procesverbali i mbledhjes parapėrgatitore tė Mukjes nė Tapizė
    - Teksti origjinal i Marrėveshjes dhe i Proklamatės sė Mukjes
    - Kush e drejtonte partinė komuniste shqiptare? - Fotodokumente
    - "Sazanė e Karaburunė i kam vatanet e mia..."
    - Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė radhėt e Ballit Kombėtar


    PERIUDHA 1944-1990
    - Nėn terrorin komunist - Luan Myftiu
    - Njė dritare burgu - Petrit Velaj


    Pėr mė tepėr lexoni tek:
    http://historia.balli-kombetar.org/
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    Historia ndryshe
    http://historia.balli-kombetar.org/

    Historia e 50 vjetėve tė fundit tė shekullit tė kaluar, ėshtė njė nga periudhat mė tė diskutuara dhe mė kontradiktore tė historisė sė Shqipėrisė. Kjo periudhė u karakterizua nga njė propagandė intensive e aparatit shtetėror komunist, e cila synonte qė t'ua paraqiste shqiptarėve si njė parajsė diktaturėn komuniste. Nga ana tjetėr pėr tė justifikuar Luftėn Civile tė viteve 1943-1944, pėr tė cilėn ishin shkaktarė tė ndėrgjegjshėm, komunisėtėt bėnė njė propagandė tė fuqishme kundėr tė gjithė kundėrshtarėve tė tyre politikė dhe nė veēanti kundėr Ballit Kombėtar, duke e paraqitur kėtė tė fundit si "tradhėtar" dhe "bashkėpunėtor tė tė huajve". Por si qėndron e vėrteta e Luftės Civile? Cilat ishin shkaqet e fillimit tė saj? Si u zhvillua dhe si pėrfundoi kjo luftė vėllavrasėse? Pėrse komunistėt e vazhduan pėr 50 vjet me radhė propagandėn kundėr Ballit Kombėtar, nė njė kohė qė e fituan luftėn dhe pushtetin qė nė vitin 1944?

    Nėse dėshironi tė mėsoni mbi kėto ngjarje qė pėrcaktuan historinė e 50 viteve tė fundit tė shekullit XX-tė, ju ftojmė tė lexoni dokumentet dhe artikujt e mėposhtėm. Qėllimi ynė ėshtė qė t'i japim lexuesit tė paanshėm mundėsinė dhe informacionet e duhura qė ta gjykojė vetė dhe jo nėpėrmjet mbeturinave tė propagandės komuniste, historinė e Luftės Civile dhe tė diktaturės komuniste.

    http://historia.balli-kombetar.org/

    PERIUDHA 1939-1944
    - Historia e Luftės Civile nė Shqipėri - Abas Ermenji
    - Procesverbali i mbledhjes parapėrgatitore tė Mukjes nė Tapizė
    - Teksti origjinal i Marrėveshjes dhe i Proklamatės sė Mukjes
    - Kush e drejtonte partinė komuniste shqiptare? - Fotodokumente
    - "Sazanė e Karaburunė i kam vatanet e mia..."
    - Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė radhėt e Ballit Kombėtar


    PERIUDHA 1944-1990
    - Nėn terrorin komunist - Luan Myftiu
    - Njė dritare burgu - Petrit Velaj


    Pėr mė tepėr lexoni tek:
    http://historia.balli-kombetar.org/
    Komunizmi nuk ishte sistem shqiptar por botėror!Ky nuk lindi nė shqipėri as nuk vdiq nė shqipėri!Meqenėse ishte sistem botėror,i pėrhapur nga i forti e jo nga i dobėti(sepse i dobėti asnjėherė nuk ka vlera dhe dituri pasi qė ėshtė i dobėt)ai edhe u pėrhap gjithandej ku i forti kishte pushtuar botėn!...Njėjtė si me fetė tjera krishterimin,islamizmin etj.
    Balli Kombėtar kishte parime tė drejta sa i pėrket qashtjes kombėtare por ireale pėr situatėn e interesave tė tė fortėve USA dhe BRSS!Pėrderisa Partia Komuniste e Shqipėrisė pėrpiqej qė shqipėrinė ta ruaj duke i patur parasysh (me dhunė)interesat e tė mėdhenjve,Balli donte tė njėjtėn gjė apo dhe mė mirė,por duke injoruar interesat e tė Mėdhenjve dhe forcat e tyre nė teren!Veprimi i Partisė Komuniste shqiptare ishte i vetmi i mundėshmi ndersa ai i Ballit ishte i vetmi i dėshirueshmi!Se dėshira dhe mundėsia,janė dy gjėra jo tė pėrbashkėta,kėte po e shohim edhe sot me zhvillimet nė ballkan dhe mė gjėrė!...Sidomos lufta e Kosovės e tregon shumė qartė dėshirėn dhe mundėsinė si gjėra jo tė pėrbashkėta,por edhe nganjėherė krejtėsisht tė kundėrta!

    Ky ishte edhe mendimi i tė ndjerit Halim Mula,ballist dhe ish oficer i lartė ushtarak nė qeverinė e A.Zogut!

    (Bisedova vet me te pėr kėtė qashtje nė verė tė vitit 1988 nė mėrgim!)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ademur : 21-04-2005 mė 09:47

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    karaburuni, faleminderit qe e hapet kete teme.

    Ju pershendes.

    p.s. ohhh dhe sa e sa vepra jane akoma te pabotuara qe japin nje kendveshtrim tjeter nga ai me te cilin ishte mesuar vendi yn gjate atyre 50 vjeteve... por koha do ti tregoj te gjitha...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Procesverbal i takimit nė Tapizė, 26 korrik 1943 midis Ballit dhe NacionalClirimtares

    Procesverbal i takimit midis delegacioneve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm NĒ dhe tė Ballit Kombėtar nė Tapizė, 26 korrik 1943

    Sot mė 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhėn nė shtėpinė e Z. Dr. Ilisan Toptani nė katundin Tapizė tė Tiranės, Delegacioni i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar, i pėrbėrė prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatės "Balli Kombėtar", i pėrbėrė prej Z. Mithat Frashėri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim tė pėrbashkėt u zgjodh Z. Mithat Frashėri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos tė pranohen si dėgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. Ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri. Delegatėt e tė dyja organizatave, duke interpretuar dėshirėn dhe vullnetin e popullit shqiptar pėr me ndjekė njė luftė tė pėrbashkėt kundėr okupatorit fashist dhe atė tė dy organizatave pėrkatėse, vendosėn:

    Neni 1: Tė formohet njė komitet i pėrbashkėt lufte me emrin "Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė".
    Neni 2: Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė ka pėr qėllim realizimin e kėtij programi:
    1- Luftė imediate kundėr armikut okupator pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
    2- Indipendencėn e plotė tė Shqipėrisė nė kufijtė e 1913-ės dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar tė viseve tė banuara prej shqiptarėsh, nė virtut tė parimit tė pėrgjithshėm tė vetėvendosjes sė popujve, tė njohur universalisht dhe garantuar prej Kartės sė Atlantikut.
    3- Njė Shqipėri tė lirė independente, demokratike tė vėrtetė.
    4- Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal.
    5- Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė pushon tė ekzistojė me formimin e njė qeverie provizore.

    Komiteti i Shpėtimit tė Shqipėrisė do tė formohet sa mė shpejt qė ta lejojnė rrethanat.

    Delegatėt e Ballit Kombėtar pėr deri nė aprovimin e organizatės sė tyre e nėnshkruajnė kėtė rezolucion "Ad referendum".

    Delegatėt

    K. i Pėrgjithshėm Nacionlaēlirimtar (5 firmat)

    Balli Kombėtar (3 firmat)

    AQSH. F. 14. dos. 21
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Proces-verbal
    Sot mė datė 1 gusht 1943 u mbajt nė katundin Mukje, mbledhja e dytė e delegacioneve tė Organizatės B.K. dhe tė Organizatės Nacional-Ēlirimtare.
    Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh qė bėri qendra e Ballit proces-verbalit tė marrėveshjes sė bėrė mė 26 korrik 1943, tė nėnshkruar ad-referendum prej delegacionit tė Ballit, e gjen tė nevojshme tė bėhet njė shqyrtim disa pikave tė akordit tė arritun.
    Bisedohet dhe vendoset qė pika 1 e nenit 2 tė ndryshohet dhe tė qėndrojė nė kėtė mėnyrė:
    Pika 1. Luftė imediate kundėr armikut okupator dhe kundėr ēdo armiku tjetėr eventual okupator
    Pika 2. Luftė pėr njė Shqipėri independente dhe pėr zbatimin e parimit tė njohur universalisht e tė garantuar nga Karta e Atlantikut tė vetėvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri Etnike.
    Pika 3. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Njė Shqipėri tė lirė, indipendente, demokratike, popullore.
    Pika 4. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė bie me formimin e njė qeverije provizore.
    Pika 5. ndryshohet dhe pranohet nė kėtė mėnyrė:
    Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė asambleje konstituante, tė zgjedhur me sufrazh universal direkt.

    Delegacionet:

    B.K.
    1. Hasan Dosti
    2. M. Frashėri
    3. Th. Orollogaj
    4. Sk. Muēo
    5. Hysni Lepenica
    6. Jusuf Luzaj
    7. Kadri Cakrani
    8. Major Raif Fratari
    9. Nexhat Peshkėpija
    10. Halil Mėniku
    11. Ismail Petrela
    12. Vasil Andoni



    K.P.N.Ēlirimtar

    1. N.Kolonel Jahja Ēaēi
    2. Myslim Peza
    3. Abaz Kupi
    4. Ymer Dishnica
    5. M. Gjinishi
    6. Omer Nishani
    7. Sulo Bogdo
    8. Shefqet Beja
    9. Medar Shtylla
    10. Stefan
    11. Haki Stėrmilli
    12. G. Nushi





    --------------------------------------------------------------------------------
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Proklamatė

    Popull Shqipėtar!

    Po bėhen afro 5 vjet qė Italia fashiste ka pushtue vendin tonė tė shtrenjtė dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

    Barbarizma ka arritur kulmin. Nė kėto kohė tė fundit ka djegė e ka shkatėrrue fshatra e qytete dhe me njė etje tė tėrbueme ka vra e ka therė burra e gra, djem e vajza, pleq e tė rinj dhe fėmi tė vegjėl shqiptar qė ende thithin qumėshtin e nėnės... Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, shprehje e gjallė e fuqive tė kombit, paraqet kėtė program:

    1. Luftė tė pėrbashkėt dhe tė menjėhershme pėrbri aleatėve mė tė mėdhenj, Anglisė, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar.
    2. Luftė pėr njė Shqipėri tė pamvarme, luftė pėr zbatimin e parimit tė njoftun botėrisht e tė garantuar nga Karta e Atllantikut tė vetvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri etnike.
    3. Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore.

    Shqiptarė!

    Nuk keni ē'tė prisni ma. Armiku ėshtė akoma nė vatrat tona.

    Erdhi koha qė tė ēohemi tė gjithė tė vegjėl e tė mėdhenj, burra e gra, intelektualė e patriotė qytetarė dhe katundarė dhe tė rrokni armėt pėr dėbimin sa mė tė shpejtė tė pushtuesit tė huaj nga toka e shenjtė shqiptare.

    Ngrihuni tė gjithė pra, betohuni rreth flamurit tė Skėnderbeut, bashkohuni rreth Komitetit pėr Shpėtimin e Shqipėrisė dhe sulmoni nė ēdo vend e kėnd, me armė e ēdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robėrisė qė i kini nė duar afėr 5 vjet dhe merrni gjakun e martirėve tanė qė ditėn tė vdesin nė fushėn e nderit pėr lirinė e Shqipėrisė. Dita e shpėtimit erdhi!

    Jashtė armiku zaptues!

    Rroftė Shqipėria e bashkueme nė luftė kundėr pushtuesit!

    Rrofshin aleatėt tanė tė mėdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

    Rroftė Shqipėria e pavarme, demokratike popullore!

    Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Letėr e Enver Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės

    Letra origjinale klikoni tek lidhja pėr ta parė.





    1. Letėr e Enver Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
    Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
    Tash jam mė i fortė nga atė ditė qė u ndamė po malli ėshtė kurdoherė i madh. Aliu qėnkėsh mė i fortė nga ne, sidoqė sigurisht e marr me mėnd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por tė gjithė ishin tė prekur. Dr. Nishani zuri tė qarėt duke thėnė ?kujtoj poshtėrsitė qė ka thėnė armiku pėr Dushanė e Alinė pėr kėta dy shokė, aq tė mirė, tė vendosur, qė kanė lėnė familjet, vendin e tyre dhe erdhėn tė na ndihmojnė ne, tė luftojnė tok me ne?.

    Por tė flasim pėr punė pak. Kėtu kanė ardh gati tė gjithė Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanė ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike pėr mbi aksionet e Brigadės, qėndrimin e partizanėve etj.. Do tė fillojmė dhe njė kurs tė vogėl, ne kemi konferenca me kėto tema.


    Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftė e drejtė dhe e padrejtė.
    Partia nė Ushtri.
    Organizimi i pushtetit.
    Lufta Nacional-ēlirimtare.
    Do tė organizojmė edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk ėshtė shumė i kėnaqur nga Mehmeti (mos e merr se po tė shkruaj apostafat pėr kėtė gjė dhe me tendencė). Por Tuku na priste dhe thotė se qėkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, pėrpara mbledhjes sė brigadės ka nėnvleftėsuar aksionin kundėr Haki Blloshmit dhe atė tė ¤¤¤. Urdhėra tė ēuditshme dhe jo shoqėrore i ka dhėnė Tukut e mjaft gjėra tė tjera. Tė gjitha kėto, mos ki frikė se do t'i shohim me gjakftohtėsi, pa paragjykime dhe do tė veprojmė ashtu si vendosėm.

    Zgjedhjet nė Korēė po bėhen me sukses nė zonat e lira, por kemi frikė se do tė na vinė shumė pak nga zonat e okupuara. Do tė tė lajmėrojmė pėr zhvillimin e gjėrave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherė.

    Tė pėrqafoj me shumė mall

    Taras
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga karaburuni : 28-04-2005 mė 09:07
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    2. Letėr e Nexhmije Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės

    Letra origjinale


    2. Letėr e Nexhmije Hoxhės drejtuar Dushan Mugoshės
    7/5/44

    I dashur shoku Dushan.

    Me keqardhje tė madhe mora vesht largimin tėnd nga Shqipnija. Veēanėrisht mė erdhi keq qė nuk mundėm tė takohemi para se t'iknje. Me gjithė se kemi ndenjur pak kohė bashkė e ndjej mungesėn t'ėnde nė mes t'onė ashtu si edhe shokėt mė t'afėrt.

    Sigurisht do tė kujtojsh jo vetėm shokėt qė jetove dhe bashkėpunove gjatė kėtyre dy vjetėve e mā, por sigurisht do tė marrė malli dhe pėr malet e fushat e Shqipėrisė qė i lave me djersė dhe qė u pive dhallėn. A po jo ?

    Jo vetėm ne, por gjithė populli Shqiptar do tė ketė njė mik tė dashur tė tij e sigurisht kur tė sjellė rasti tė kthehesh ndonjė herė nė vendin t'onė, do tė shohėsh se me punė do tė tė shpėrblejė atė qė ke bėrė pėr shpėtimin dhe naltėsimin e tij.

    Sigurojmė me bindje tė plotė qė do tė shtojmė gjithnjė hovin e punės qė tė forcojmė e tė naltėsojmė Partinė t'onė dhe ti sigurojmė dhe popullit t'onė pushtetin e tij. Se vetėm kėshtu do tė shpėrblejmė dhe ndihmėn t'uaj tė vlefshme.

    Dushan, thuaju shokėve tė Jugosllavisė, se shokėt Shqiptarė ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kėrkojnė emra qė tė ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju qė gjithė populli Shqiptar ndjenė pėr popujt e Jugosllavisė dhe pėr luftėn e tyre njė dashuri tė madhe. Tė gjithėve tė fala shoqėrore. Mos na harro. Po tė mundėsh na kujto dhe me ndonjė cop letėr. Udhė e mbarė dhe u pjekshim pėr sė shpejti nė botėn e lirė. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?.

    Tė fala shoqėrore Nexhmija
    E drejta vonon, por nuk harron!

  9. #9
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115

    Historia ndryshe...

    Thėnia Historia ndryshe ėshtė (pėr mua,ademur)e gabuar!Nėse thuhet e arthmja ndryshe,atėherė do tė e pranoja!Historinė nuk mundet t`a ndryshojė askush,por vetėm ta mėsojė si tė tillė...
    Ata qė dėshirojnė t`a shohin Historinė ndryshe nga qė ka qenė,atyre u uronj argėtim tė kėndshėm me ėndėrrat dhe iluzionet e tyre.Sa i pėrket asaj se kush ishin Komunistėt dhe kush ballistėt,kėtu ėshtė fare lehtė tė sqarohet kjo temė:
    Ata qė e quajnė Ballin Kombėtar tė mirė pėr Shqipėrinė,tė mė tregojnė se cili shtet nė botė e ka mbėshtetur Ballin Kombėtar dhe programin e tij qė nė Shqipėri tė vie nė pushtet? Nėse ka ju lutem m`a tregoni!Pėr mendimin tim pėrsonal,duhet tė ndjehemi krenarė qė partia komuniste e Shqipėrisė dhe populli shqiptar nė Ballkan nuk u gjet nė Luftėn e dytė botrore nė kampin Nazi-fashist por me Aleatėt Botror(Amerikė,Angli,Francė,Rusi etj)kundėr tij,se pėrndryshe shqiptarėt qė moti do ishin fshier edhe nga faqet e Historisė Ballkanike dhe botėrore, mendoj kėtu duke ua fshier edhe tė kaluarėn se jo mė vetėm tė arthmen e tyre!

    Kur njeriu shpėton nga zjarri vajton se i janė djegur rrobat!...

    Eshtė mirė qė Historinė nuk munden ta vlerėsojnė tė marrėt!

    E kam thėnė edhe mė parė: Balli ishte mė i dėshirueshmi,ndėrsa Partia Komuniste ishte mė e mundshmja dhe mė pak e dėmshmja pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt!Pikė!

    Drejtėsia vonon,por nuk harron...
    Kjo thėnie mė duket fare e pabazė dhe e dėmshme!Kjo si e tillė i inkurajon kriminelėt pėr tė bėrė krime,sepse secili e di se nė kėtė botė nuk ėshtė i pėrhershėm, pra formohet motoja "un po bėnj krime ndaj tė tjerėve pėr tė jetuar vet i lumtur, e pėr kėte le tė mė gjykojnė pas vdekjes"!
    Po pėrsėris: E kaluara nuk gjykohet!Drejtėsia e vonuar nuk e pėrmirėson dėmin e shkaktuar mė parė sepse secili jeton jetėn e tij e jo tė tė tjereve!

    pėrshėndetje
    ademur,

    djalli,mė i dashuri i Zotit!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    ademur,
    me vjen keq por kam frike se te kane shpetuar disa gjera nga historia e gjysme-shekullit te kaluar.
    Balli Kombetar ka qene ne anen e Aleateve te Perendimit gjate luftes. Mjafton te lexosh librat e oficereve te misioneve angleze gjate luftes ne Shqiperi si p.sh "Me mision ne Shqiperi" (Albanian Assignment) te David Smiley-t apo "Sons of the Eagle" te Julian Amery-t. Do te gjesh gjera te reja dhe te ndryshme nga historia apo me sakte propaganda zyrtare e PPSH-se nepermjet se ciles fatkeqesisht shqiptaret e njohin historine akoma edhe sot.
    Sa per mos-perkrahjen e Ballit nga te huajte po ta vrasesh pak mendjen eshte me se normale se Balli eshte nje parti NACIONALISTE: te huajte kane qejf partite internacionaliste.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Historia nuk ėshtė vepėr e ca “protagonistėve” pa skrupuj!
    Nga Brari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 20:25
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi (Shqiptar)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 08:36
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •