Close
Faqja 88 prej 102 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 1019
  1. #871
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    pergjigjuni ju pyetjes qe jau beri deputeti Kamishi

    perse nuk i vesht ju te vetfundosjes uniformen e UÇK-se e sot te gjitha do ti kishim siq ne kishum desherue e jo te tieret
    por ju e zgjodhet rrugen e dezertimit te ikjes te propagandes e tash shiteni patriota
    po te gjith e dim se qfar helaqesh ini
    Qy ky lopa me qka merret,o kamishi ty.....po kali ishe,ketu po flitet per burgosje te shqiptarve per interesa te serbis le ti kamutin a kamishin a.
    edhe per qka se i paskan vra ushtarak serb qe kan masakru shqiptar.eu hashim eu pirolla te koft po i unt ishe kan per karrik,veq kam dron qe ty po te ruajn per fund ne vend tomlarizit

  2. #872
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Une sjam marinari,se te isha do te nxirrja dokumenta origjinale.
    Por kush ferkon duart apo tinaz gezohet,eshte kelysh serbi...
    nejse te kaloje dallga nje here
    hahaha 'sje ' aaaaaa!!!

  3. #873
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Drenicaku dhe Ariani TB ,nje pyetje kisha per ju dy edhe pse paksa keni dal jashte teme.
    Pyetja eshte: Po te ishte Vetvendosja ne pushtet dhe te kishte kryeministrine a do te beheshin keto bisedime me Serbine.Nese mundoheni ta argumentoni bile te jeni te bindshem ne argumentet e juaja.Mos folni vetem pse eshte ne opozite VV,ndoshta do te sillej ndryshe po ta kishte pushtetin sepse ndryshe luhet loja.Nejse pres pergjigje.

  4. #874
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Takim “urgjent” në Kuvend në mes të Krasniqit, Thaçit e Limajt
    Bota sot
    Takmi në mes të tre zyrtarëve të lartë të PDK-së e të Institucioenve të Kosovës është mbajtur në zyrën e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi

    Një takim "urgjent" dhe larg mediave është mbajtur sot në orët e paradites në Kuvendin e Kosovës, përkatëissht në zyrën e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Kanë qenë tre zyrtarët e lartë të PDK-së e të institucioneve të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj që janë takuar, përmbajtja e të cilit takim nuk dihet. Por rrjedha e ngjarjeve të ditës së djeshme, përkatëisht arrestimet dhe ngritja e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt dhe 9 luftëtarëve të tjerë, duket se ka qenë tema dhe arësyeja kryesore e këtij takimi.

    I pari nga ky takim ka dalë Hashim Thaçi ndërsa pak minuta më vonë edhe Fatmir Limaj. Por asnjëri prej tyre nuk është prononcuar para mediave në ndërkohë që kryeministri Hashim Thaçi është parë shumë i shqetësuar para dhe pas këtij takimi.

  5. #875
    Mndoj qe Qeveria e Kosoves - qe sa ma pare qe eshte e mundshme ti ndreprese bisedimet - negociatat te imponuara nga BE-ja e UELEXI - gjer sa Shteti Serb por edhe BE-ja e EULEXI ti pranoj ato kushte qe VV i ka shtruar.

    Perndryshe nuk do jete mire per Kosoven dhe Popullin e Saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #876
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Drenicaku dhe Ariani TB ,nje pyetje kisha per ju dy edhe pse paksa keni dal jashte teme.
    Pyetja eshte: Po te ishte Vetvendosja ne pushtet dhe te kishte kryeministrine a do te beheshin keto bisedime me Serbine.Nese mundoheni ta argumentoni bile te jeni te bindshem ne argumentet e juaja.Mos folni vetem pse eshte ne opozite VV,ndoshta do te sillej ndryshe po ta kishte pushtetin sepse ndryshe luhet loja.Nejse pres pergjigje.
    Se pari VV nuk eshte ne pushtet - edhe po te ishte asnejhere nuk do kishin biseduar me Shtetin Serb para se Shteti Serb ti permbushte kerkeast qe VV i ka shtruar dhe ce jane kerkesa edhe e popullit Shumice Shqiptare e Kosoves.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #877
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Limaj nuk paraqitet në gjykatë, arsyeja imuniteti
    Publikuar: Sot, më 17 mars 2011 në Koha.net



    Prishtinë, 17 mars – (E plotësuar) Fatmir Limaj nuk është paraqitur sot në Gjykatë, ndonëse ishte paralajmëruar se kjo do të ndodhte ndërmjet orës 14 e 15. Arsye është imuniteti që gëzon Limaj si deputet, i cili i garantohet edhe me Kushtetutë të Kosovës. KTV-ja ka mësuar se Limaj ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë me drejtësinë pa iu hequr fare imuniteti nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë duket se ai do të shkojë drejt heqjes së imunitetit nga Kuvendit. Limaj nuk mund të paraburgoset apo arrestohet, sepse, sipas nenit 75 të Kushtetutës, pika 2, deputeti nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet derisa është duke i kryer punët si deputet. Një nen tjetër thotë se imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit.
    Prishtinë, 17 mars – Fatmir Limaj është përballur të mërkurën me akuza të rënda të një prokurori italian. Jo për korrupsion e krim të organizuar, por për krime lufte që supozohet të jenë kryer 12 vjet më parë.
    Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku” i gjykuar dhe i liruar si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime luftë në kampin e Llapushnikut, u është dorëzuar autoriteteve të EULEX-it rreth orës 22:00. Ndaj tij është zhvilluar një procedurë dëgjimore, mirëpo gjyqtari i procedurës paraprake nuk i ka caktuar asnjë masë ndalimi. I shoqëruar nga avokati i tij Tomë Gashi, ai është liruar nga një kamp i EULEX-it në Fushë-Kosovë rreth orës 23 e 30 minuta. Ai nuk ka dashur të flasë rreth akuzave për krime lufte.
    “Kjo është punë e organeve të drejtësisë. Do të jem në dispozicion të plotë të organeve të drejtësisë”, ka thënë ai për t’u larguar.
    Ish-komandant Çeliku dyshohet se ka urdhëruar dhe marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit.
    Limaj ka qenë njëri 12 nga të ndaluarit e EULEX-it gjatë së mërkurës.
    Prokurori i special, Maurizio Salustro, ka ngritur kallëzim penal kundër Hajdar Hoxhës nga Rahoveci, Ukë Gegajt nga Suhareka, Shaban Shalës nga Kleçka e Lipjanit, Fatmir Limajt nga Banja e Malishevës, Naser Krasniqit nga Rahoveci, Besim Shurdhajt, Arben Krasniqit nga Caralluka e Malishevës, Behlul Limajt nga Banja e Malishevës, Nexhmi Krasniqit nga Tërpeza e Drenasit, Naser Shalës nga Banja e Malishevës, Sabit Shalës nga Kleçka dhe Refki Mazrekut nga Malisheva. Gjashtë të arrestuarve gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ferdinando de Monguot ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, ndërsa tre të tjerëve masën e arrestit shtëpiak.
    Për ta realizuar një fletarrest për 12 ish-pjesëtarë të UÇK-së, EULEX-i ka arrestuar të mërkurën në një aksion të nisur në orët e para të mëngjesit në disa lokalitete të Malishevës dhe Lipjanit 10 nga 12 të dyshuar.
    Në prangat e kolegëve të tij të EULEX-it ka rënë drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Fillimisht ai është mbrojtur nga kolegët e tij, të cilët nuk kanë lejuar policët e EULEX-it që të futën në stacionin policor të Prizrenit për ta arrestuar. Tek më vonë Krasniqi u është dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare në Prishtinë.
    Të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nën masa të rrepta të sigurisë, disa orë pas arrestimit të tyre në lokalitete të ndryshme.
    Besim Shurdhajt e Behlul Limajt gjyqtari u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Shaban Shalës i ka caktuar masën e paraqitjes tri herë në javë në stacion policor.
    Burime brenda Prokurorisë Speciale kanë thënë se arrestimet janë bërë si rezultat i ofrimit të dëshmive nga një ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili ka fituar edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të koduar si dëshmitari “X”
    Misioni i Bashkimit Evropian ka qenë i rezervuar në dhënien e detajeve. Ky mision nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar arrestimit e nëntë personave, tetë në Kosovë dhe një në Zvicër.
    “Sot Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu, janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve. Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj”, ka thënë ky mision nëpërmjet një komunikate.
    Sipas kësaj komunikate, arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
    Fatmir Limaj dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve kundër të burgosurve të luftës në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë. Duke përfshirë Limajn, këta të pandehur, dyshohen se kanë përdhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të qytetarëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve ushtarakë serbë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë dhe kjo nga fillimi i vitit 1999 deri në mes të qershorit të vitit 1999. Vepra e dytë penale që dyshohet ta ketë kryer Limaj, ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve.
    “Limaj në cilësinë e komandantit të UÇK-së dyshohet se ka torturuar një të burgosur ushtarak serb, të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë, mbetjet mortore të të cilit janë gjetur në një varrezë masive afër Kleçkës, duke e grushtuar dhe shkelmuar atë gjatë marrjes në pyetje”, thuhet më tej.
    Pika e tretë ndaj Limajt ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Në cilësinë e komandantit, Limaj dyshohet se në bashkëpunim Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën, Naser Krasniqin, Arben Krasniqin, Behlul Limajn dhe me dëshmitarin bashkëpunues “X”, ka vranë dy oficerë policie serbë që mbaheshin në Kleçkë, Nebojsha Gjuriçiqin dhe Veljko Markoviqin. Sipas kallëzimit, Limaj ka marrë pjesë duke e urdhëruar dëshmitarin “X” që të ekzekutojë të burgosurit. Kjo dyshohet të jetë kryer te vendi i njohur si Livadhi i Canit pranë Kleçkës në ose rreth datës 4 prill.
    Bazuar në kërkesën e prokurorit, 12 personat dyshohen për përfshirje në torturime të civileve shqiptarë e serbë, por edhe të ushtarakëve serbë të zënë robë - disa prej të cilëve edhe janë vrarë. Sipas kësaj kërkese, Hajdar Hoxha, Ukë Gegaj si dhe Shaban Shala, dyshohen se në bashkëpunim edhe me disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, në prill të 1999-s, kanë keqtrajtuar në mënyrë brutale e më pas kanë vrarë katër ushtarakë serbë që ishin mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë të Malishevës.
    Besim Shurdhaj dyshohet për dy vepra penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Sipas kallëzimit, ai bashkë me personat e tjerë dyshohet se ka përdhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin e katër serbëve, eshtrat e të cilëve pas luftës në Kosovë ishin gjetur në varrezë masive.
    Drejtori i Policisë për Prizrenin, Nexhmi Krasniqi, dyshohet se ka kryer shtatë vepra penale të torturimit të dhjetëra civilëve serbë e shqiptarë, duke marrë pjesë në torturimin dhe më pas vrasjen e katër serbëve.
    Hajdar Hoxha, Ukë Gegaj, Shaban Shala dyshohen për veprën penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës.
    Sipas kërkesës, të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Kleçkë janë mbajtur në mënyrë jonjerëzore duke përfshirë të burgosurit nën zinxhirë, ambiente të papërshtatshme, ftohtësi ekstreme, mungesë sanitare, ushqim i pamjaftueshëm, rrahje të shpeshta.
    Krimet supozohen se janë kryer në Kleçkë rreth mesit të muajit prill të vitit 1999.
    Naser Krasniqi i njohur si “Bashkim Fino” dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Ai dyshohet për keqtrajtim të një numri të papërcaktuar të të paraburgosurve ushtarak serb në qendrën në fshatin Kleçkë dhe kjo nga fillimi i 1999-s deri në mes të qershorit të këtij viti.
    Vepra e dytë ndaj që rëndon mbi të është edhe për krime lufte kundër popullatës civile në bashkëkryerje me Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën dhe Refki Mazrekun, të cilët dyshohet se kanë vrarë Arben Avdylin, një shqiptar, i cili më parë ishte paraburgosur dhe më pas liruar për t’u vrarë në Kleqkë rreth ose në datën 4 prill 1999. Mbi të rëndojnë akuza edhe për katër persona që ishin serbë të paraburgosur: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Todoroviq. Vepra e katërt, dyshohet se bashkë me Nexhmi Krasniqin, kanë reaguar dhe maltretuar një të burgosur, i cili më pas është vrarë në Kleçkë në prill të vitit 1999.
    Vepra e pestë që ka të bëjë me krime lufte kundër të burgosurve të luftës, bashkë me disa të dyshuar të tjerë duke përfshirë edhe dëshmitarin “X”, dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e një të burgosuri ushtarak serb në Kleçkë në prill të 1999-s.
    Nxehmi Krasniqi, ndërkaq, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Naser Shalën, Arben Krasniqin, Besim Shurdhajn, Sabit Shalën, dëshmitarin bashkëpunues “X”, Shaban Shalën dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së të paidentifikuar deri tani, dyshohen se përdhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të të burgosurve ushtarakë serbë, të mbajtur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, duke i mbajtur ata në kushte jonjerëzore (që përfshijnë të burgosurit nën zinxhirë, ambiente të papërshtatshme, ftohtësi ekstreme, mungesë sanitare, ushqim i pamjaftueshëm, rrahje të shpeshta.
    Arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë shoqëruar edhe me tensione e reagime. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar menjëherë pas nisjes së arrestimeve duke paralajmëruar masa në ditët në vijim.
    Prokurori që ka nisur këtë hetim, Maorizio Salustro është ngarkuar thuajse me rastet më të rënda. Gjatë gjithë javës ai ka qenë aktiv, në rastit “Bllaca” kundër Fahredin Gashit, i akuzuar për krime lufte. Ai përfaqëson akuzën edhe kundër Sabit Gecit dhe Riza Alijajt, po ashtu, të akuzuar për krime lufte që supozohet të jenë kryer në Shqipëri.

  8. #878
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga zerilire Lexo Postimin
    serbt qi ikan duart teri nebrryla me xhak te shiptarve spejavma mi arrestu e shiptart her imarrin e her i lshojn najdit kan mi arrstu edhe thmit sejan shqiptar auleksi qi najdo temiren tung
    auleksi s'mund te behet me patriot se qeveria e el-hashimit..
    El-hashimi jua ka fale tana masakrat, po kapet gryk me shkije si me vllazni..
    Ky po tutet mos po ja rrezojne qeverin gazetat.. gazetaret..
    se sa per shkije aaaa.. as ni fjale kurr te keqe kunder tyne.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #879
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Se pari VV nuk eshte ne pushtet - edhe po te ishte asnejhere nuk do kishin biseduar me Shtetin Serb para se Shteti Serb ti permbushte kerkeast qe VV i ka shtruar dhe ce jane kerkesa edhe e popullit Shumice Shqiptare e Kosoves.
    Mendon se forcat politike cilado qofte ne Kosove kane fuqine politike te vejne kushte prane bashkesise nderkombetare per bisedime.
    Une mendoj se asnje force politike dhe ne pergjithesi shqiptaret ne Kosove u jane falenderues se pari SHBA-ve e pastaj shteteve evropiane per ndihmen e dhene,dhe kur nuk patem fuqine qe te clirohemi vet,atehere mendoj se as nuk kemi fuqine ti vejme kushte askujt,e sidomos SHBA-ve.Keshtuqe keto mbesin vetem fjale per poena politik sepse te njejten gje per bisedime do ta bente edhe VV,edhe LDK-ja edhe AAK-ja po te ishin ne pushtet.Pse?Sepse Kosova nuk ka potencial e as fuqi per momentin te vej kushte askujt dhe nuk eshte e mbare te prishet me aleatet e saj siq eshte Amerika per teke te individeve.
    Vetem paramendoje te kunderten ,,,cfare do te ndodhte po te na kthenin shpinen te gjithe aleatet tane,dhe te mbeteshim vetem me fuqite tona.Mendon se mund ti venim dikujt kushte ne ato rrethana?Keshtuqe edhe nese eshte dite e Amerika thote se eshte nate,une pajtohem dhe them se eshte nate.Pike.

  10. #880
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Fatmir Limaj heq dorë nga imuniteti i deputetit

    Nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj para pak çastesh ka hequr dorë nga imuniteti i deputetit të cilin e kishte fituar nga zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës. Fatmir Limaj këtë vendim e mori pasi që ndaj tij është ngritur kallëzim penal për vepra të rënda penale të supozuara se kanë ndodhur 12 vjet më parë. Ai u mor mbrëmë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it por në orët e vona u la i lirë.

Faqja 88 prej 102 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •