Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Kuvendi aprovon me 71 vota Elvis Cefën në KLD

    PD propozon Cefën si zëvendësues të Spahiut në krye të KLD



    Topi do propozojë nënkryetarin.

    Partia Demokratike do t’i propozojë Kuvendit emrin e kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë e bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar demokrat, kreu i qeverisë, Sali Berisha. Duke folur në pjesën me dyer të mbyllura të mbledhjes, Kryeministri e ka vlerësuar drejtorin aktual të Agjencisë së Pronave si një jurist të spikatur. Cefa do të emërohet në KLD për një mandat pesëvjeçar në vend të ish-nënkryetarit të shkarkuar, Kreshnik Spahiu. “Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur për plotësimin e vendit vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, qëndron në funksion për një mandat të plotë 5-vjeçar”, thuhet në pikën 3 të nenit 8 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas plotësimit të vendit të mbetur bosh do të jetë të zgjidhet edhe nënkryetari i KLD-së. Ndonëse zgjedhja e tij bëhet me votim të fshehtë të të 14-të anëtarëve të tjerë të Këshillit, do të jetë kreu i shtetit ai që do të bëjë propozimin. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e përditshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të ligjit për KLD-në. Me miratimin e emrit të Elvis Cefës si anëtar të KLD-së, do të mbetet vakant posti i drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas ligjit të AKKP-së, drejtori i këtij institucioni propozohet nga ministri i Drejtësisë dhe emërohet nga Kryeministri. “Organika dhe struktura e AKKP-së përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, në përputhje me nenin 10 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’. AKKP-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm dhe 2 (dy) zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e vitit 2010 të qeverisë.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    PD mbledh firmat, 30 deputetë për Elvis Cefën në krye të KLD

    Partia Demokratike ka mbledhur dje firmat për t’i propozuar Kuvendit emërimin e Elvis Cefës në postin e mbetur bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sekretari i Komisionit të Ligjeve, Viktor Gumi, ka paraqitur në mbledhjen e djeshme emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur së bashku me CV e kreut aktual të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. “Sot në mëngjes, secili nga deputetët ka një listë kandidatësh, propozime të 30 deputetëve të Kuvendit për të propozuar Elvis Cefën për të plotësuar vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Bashkëlidhur janë firmat e deputetëve, CV-ja e zotit Cefa dhe deklarata për pëlqimin për kandidim siç e kërkon edhe Rregullorja e Kuvendit. Propozimi i dytë është që nesër në orën 9:00 të kemi mundësi të zhvillojmë seancën dëgjimore me zotin Cefa dhe pastaj, në vijim, të kemi procedurat vijuese sipas rregullores së Komisionit”, u shpreh Gumi në nisje të mbledhjes së djeshme ku do të vijonte diskutimi për miratimin e neneve të Gjykatës Administrative. Por, propozimi i Cefës në KLD nuk ka kaluar pa batuta dhe ironi nga deputetët e Partisë Socialiste. I pari ka qenë Bashkim Fino, i cili i ka kujtuar relatores Paulina Hoti që PD-ja të tregojë kujdes dhe të mos bëjë të njëjtin gabim si me Kreshnik Spahiun, dikur shumë pranë kësaj partie. “Relatorja duhet të marrë masat mirë, ose të kontrollojë që këta të jenë besnikë të partisë, ose për ndryshe mos e kalo që të mos e bëjmë si puna e Kreshnikut. Të lutem, shikoje dhe verifikoje mirë. E kam shumë merak këtë”, u shpreh Fino. Ndërsa Vasilika Hysi kujtoi se KLD-ja është një tjetër institucion i pavarur që po shndërrohet në institucion partiak. Pas seancës dëgjimore që do të zhvillohet sot në mëngjes, Kuvendi ditën e nesërme pritet ta votojë kreun e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si anëtar të KLD-së. Më pas do të jetë Presidenti, i cili në një nga mbledhjet e KLD-së do të propozojë edhe nënkryetarin.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Propozimi surprizë i PS, Visha përballë Cefës për në KLD

    Deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve votojnë pro ish-kreut të pronave. Tahiri: Pse fiton Topalli në AKKP.

    PS: Merita e vetme, shoku i Çimit. Rusmali: Ka luftuar korrupsionin.

    Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e maxhorancës propozimin e një grupi deputetësh për të emëruar Elvis Çefën si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në mbledhjen e djeshme, e cila zgjati rreth 150 minuta, opozita përsëriti disa herë se kreu aktual i AKKP-së është një njeri politik që pritet të shkojë në një institucion të depolitizuar. “Mendoj se jeni duke bërë zgjedhjet më të gabuara që mund të bënit. Ju nuk jeni duke i dhënë fytyrën dhe autoritetin që kërkon KLD-ja, por jeni duke i dhënë një goditje tjetër këtij institucioni të rëndësishëm me politizimin e tejskajshëm që po i bëni me këto kandidatura. Ishte momenti për të mos i shtuar një shërbëtor tjetër të partisë KLD-së, por një personalitet të Drejtësisë”, u shpreh nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ndërsa kreu i Komisionit, Ilir Rusmali, u shpreh se Elvis Çefa është një nga njerëzit më të suksesshëm që ka drejtuar AKKP-në. Sipas tij, kandidati i propozuar nga 30 deputetë të maxhorancës i plotëson të gjitha kriteret për të zënë vendin e Kreshnik Spahiut në KLD. “Njeriu ka pasur mision të luftonte korrupsionin, por papritur e quajtëm klient të Prokurorisë. Ai është njeriu më i suksesshëm në sektorin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne shkuam deri aty, që unë nuk e pranoj dot, ta quajmë njeriun kriminel pse është qytetar i vetëdijshëm i këtij vendi, pse është njeri i angazhuar për zgjedhjet në këtë vend. ‘Je kriminel ti, nuk të takon të jesh’. Kandidati i plotëson më së miri kërkesat e institucionit tonë. Unë vetëm i uroj të përveshë mëngët dhe të punojë ditë-natë që Drejtësia të shërohet”, tha Rusmali.

    Debati për pasurinë
    Një nga momentet më të nxehta të mbledhjes së djeshme ishte ai kur u debatua për pasurinë e krijuar nga kreu i AKKP-së. Sipas Shega Ligorit, është i çuditshëm fakti që drejtori i Agjencisë së Pronave ka blerë një makinë 380 mijë lekë dhe e ka shitur 14 500 euro. “Ka apartament banimi në Tiranë dhe kontratë sipërmarrjeje për prenotim apartamenti 130 m2, 123 mijë euro të deklaruara. Më bëri përshtypje edhe një gjë tjetër: ka blerë automjet Volkswagen Passat 380 mijë lekë të rinj dhe e ka shitur këtë makinë 14 500 euro”, tha Ligori. Kaq shpërbeu që nga radhët e maxhorancës të kujtohej edhe njëherë fakti se opozita ka mbështetur në Komision gjyqtarë miliarderë që propozoheshin për në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese. Ndërsa deputeti demokrat, Dashnor Sula, tha se “zoti Çefa, pa dashur dhe pa paragjykuar, siç i shohim familjet, të pasura apo të varfra, proletarë apo të persekutuar, familja e Çefës, bashkëshortja e tij rrjedh nga një familje shumë e pasur. Zonja Ligori dhe unë e njohim, familja e bashkëshortes ka jetuar në Peqin. Gjyshi i bashkëshortes së zotit Çefa ka qenë më i pasuri i gjithë zonës dhe ka trashëguar goxha pasuri. Këtë kapitull duhet ta mbyllim”.

    Pasuria e Çefës
    • Gjendje cash nga kursimet familjare për vitin 2009 në shumën 960 000 lekë.

    • Blerë autoveturë tip “Toyota Corolla” në shumën 3650 euro + 202 000 lekë.

    • Blerë autoveturë tip “Volkswagen Passat” në shumën 380 000 lekë.

    • Shitur autoveturë tip “Volkswagen Passat” në shumën 14 500 euro.

    • Kontratë sipërmarrje për prenotim apartamenti banimi me sip. 130 m2, në vlerë totale 123 500 euro. Paguar kësti i parë në vitin 2010 në shumën
    12 350 euro.

    Seanca me Elvis Çefën
    Fatmir Xhafaj: Ju jeni në hetim penal për ndonjë çështje në organin e Prokurorisë aktualisht?
    Elvis Çefa: Nuk kam asnjë dijeni që unë mund të jem një person nën hetim nga organi i Prokurorisë. Natyra e punës që prej 3 vitesh mbuloj është mjaft delikate dhe sigurisht që cenon apo krijon pakënaqësi në subjekte të ndryshme. Pas kalimit të mbi tri viteve në këtë pozicion, nuk më rezulton të kem pasur asnjë problem me drejtësinë, sigurisht duke mos lënë mënjanë ndoshta pretendime të personave të ndryshëm kundrejt veprimtarisë së institucionit që unë drejtoj. E drejta e kallëzimit në Prokurori është e çdo personi.
    Bashkim Fino: Besueshmëria politike në këtë detyrë është shumë e rëndësishme. Do ta keni parasysh në punën tuaj ju këtë gjë që të mos na ndodhë si paraardhësi?
    Elvis Çefa: Nëse do ta konsideroja veten jo të denjë për atë pozicion, nuk do isha këtu sot. Do t’ju siguroj se i vetmi rregull, të cilit unë do t’i nënshtrohem dhe do të jem shërbëtor, do të jetë vetëm ligji.
    Bashkim Fino: Kjo që the është problem për këta që kanë firmosur, se nuk e prisnin këtë përgjigje.
    Sajmir Tahiri: Emri juaj është përfshirë nga hetimet e Prokurorisë për çështjen “Gërdeci”, duke pasur parasysh se Departamenti Antikorrupsion në Kryeministri u përfshi në hartimin e dokumentacionit për vendndodhjen e fabrikës së demontimit në Gërdec?
    Elvis Çefa: Deri sot për personin tim dhe për Departamentin nuk kam asnjë dijeni që të jetë përfshirë apo të jetë përmendur në çështjen e tragjedisë së Gërdecit.
    Sajmir Tahiri: Për procedurën e kompensimit me short duhet t’ju njoh një meritë spektakolare. As Nadiri nuk të arrin dot, që në çdo fazë shorti fitonte familja Çoba dhe Topalli. Dua të di çfarë magjie përdore te shorti? Si e bëre që në çdo short i binte Jozefinës?
    Elvis Çefa: Ju siguroj se nuk jam magjistar, nuk kam qenë dhe nuk pretendoj të jem. Fatkeqësisht ju nuk e njihni procesin e kompensimit, sepse shorti në këtë procedurë ka vdekur që në vitin 2005. Duke filluar nga viti 2006, paratë janë shpërndarë përmes një skeme transparente. Nëse do të keni kohë të vizitoni faqen në internet të AKKP-së, do të gjeni informacionin e mjaftueshëm për rregullat apo procedurat. Nëse familja Çoba apo Topalli kanë qenë pronare, ky nuk është problemi apo faji im, aq më pak i atyre.

    Debati në Komision
    Armando Subashi: Meqenëse ju po na e shisni zotin Çefa si njeri të depolitizuar që do t’i bënte nder institucionit që nuk ka lidhje fare me politikën, unë po bëj një deklaratë këtu dhe mediat le ta verifikojnë. Zotëria në fjalë ka qëndruar me orë të tëra në momentin që bëhej numërimi i votave në Njësinë Nr. 5.
    Shega Ligori: Unë s’kam asgjë kundër njerëzve të pasur në këtë vend kur këtë pasuri e kanë vënë me djersën e ballit. Ajo që më bën përshtypje është deklarimi i pasurisë i zotit Çefa dhe që s’më del që është aq i varfër.
    Fatos Hoxha: Po ç’i keni këto budallallëqe?
    Armando Subashi: Po me rrogë, pra, me rrogë i ka, me 15 vjet jurist.
    Shega Ligori: Ka apartament banimi në Tiranë dhe kontratë sipërmarrjeje për prenotim apartamenti 130 m2, 123 mijë euro të deklaruara. Më bëri përshtypje edhe një gjë tjetër, ka blerë automjet “Volkswagen Passat” 380 mijë lekë të rinj dhe e ka shitur këtë makinë 14 500 euro.
    Armando Subashi: Hajde biznes, hajde!
    Fatos Hoxha: Pyet kolegët e t’u deputetë se çfarë kanë bërë me makinat dhe mos u tallni me atë. I kanë shitur nga 30 mijë euro.
    Shega Ligori: Këta persona, veç faktit që janë shokë të Çimit, nuk kanë asnjë background tjetër.
    Fatos Hoxha: Kush është Çimi, na e trego?
    Damian Gjiknuri: Nuk e ke parë atë reklamën ti?
    Dashnor Sula: Zoti Çefa, pa dashur dhe pa paragjykuar, siç i shohim familjet, të pasura apo të varfra, proletarë apo të persekutuar, familja e Çefës, bashkëshortja e tij rrjedh nga një familje shumë e pasur. Zonja Ligori dhe unë e njohim, familja e bashkëshortes ka jetuar në Peqin. Gjyshi i bashkëshortes së zotit Çefa ka qenë më i pasuri i gjithë zonës dhe ka trashëguar goxha pasuri. Këtë kapitull duhet ta mbyllim.

    Kërkesa u depozitua dje në Kuvend

    PS propozon Ardian Vishën për në KLD




    Partia Socialiste ka propozuar dje, pak minuta para se të niste mbledhja e Komisionit të Ligjeve, avokatin Ardian Visha për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë paradites është depozituar në Protokollin e Kuvendit kërkesa e 33 deputetëve socialistë së bashku me një CV dhe deklaratën e Vishës. “Ardian Visha i plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe gëzon të gjitha cilësitë profesionale dhe morale për ushtrimin e kësaj detyre. Ardian Visha është diplomuar jurist në vitin 1992. Prej asaj kohe ka punuar në institucione të ndryshme e gjerësisht: nga viti 1992 deri në vitin 1993 ka punuar si jurist në Ministrinë e Jashtme; nga viti 1994 deri në vitin 1995, inspektor ligjshmërie në Gjykatën e Kasacionit; nga viti 1998 deri në vitin 2008, oficer i Policisë Gjyqësore, prokuror dhe drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme; nga viti 2008 e në vazhdim, avokat i Dhomës së Avokatisë”, thuhet në kërkesën e firmosur nga socialistët. Propozimi i Vishës shtyn në kohë miratimin e emrit të Elvis Çefës nga maxhroanca për shkak se për kandidatin e propozuar nga PS-ja duhet të zhvillohet edhe një seancë dëgjimore.

    ADI SHKEMBI
    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Ligjet, seancë me Vishën. PD: S’ke besueshmëri

    TIRANE- Kandidati i propozuar nga socialistet per vendin vakant ne Keshillin e Larte te Drejtesise, Ardian Visha degjohet sot nga deputetet e Komisionit parlamentar te Ligjeve.

    Visha i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve demokrate ne komision. Ata e kanë akuzuar Vishën se ai është pushuar nga posti që mbante në Ministrinë e Jashtme në muajin shtator-tetor si i papërshtatshëm, fakt ky qe mjafton për të ulur besueshëmrinë e kandidatit socialist për këtë post. Në mbrojtje Visha tha se shkarkimi i tij ishte politik.

    “Kam bere detyren si avokat, kam besuar e besoj ne pafajesine e Mediut per ceshtjen “Gerdeci”. Keshtu eshte pergjigjur ai i pyetir nga deputeti i PD-se, Edi Paloka.

    Ai ka deklaruar se ka mbrojtur institucionin e prokurorisë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë parlamentin. “S’kam marrë asnjë urdhër nga Koçiu. Roli im në prokurori në dobi të luftës ndaj krimit”- ka thene Visha.

    Ai garon ne kete post perballe kanditatit tjeter, Elvis Cefes, i propozuar nga maxhoranca, e që mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

    Ai u degjua nga komisioni nje mbledhje me pare, kur opozita kerkoi te shtyhej seanca me pretendimin se dosja per te nuk ishte e plote.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Beteja për KLD, votim me kuti në Parlament për dy kandidatët

    Maxhoranca, në provë për kandidaturën e Cefës, propozuar nga PD. Përballë Vishës, të pasigurta votat e aleatëve.

    Ligjet do zhvillojnë të mërkurën seancën dëgjimore me Ardian Vishën, të propozuar nga PS.

    Votat e partive të mëdha dhe deputetëve të pavendosur.

    Seanca e ardhshme e Parlamentit, e parashikuar për t’u mbajtur të enjten, pritet të tregojë se cilët janë realisht numrat maxhorancës dhe opozitës. Në rendin e ditës është parashikuar që, ndër të tjera, të votohet edhe për emrin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Rregullorja e Parlamentit përcakton se në rastin kur votohet për emra, votimi bëhet i fshehtë. Për rastin konkret, në garë pritet të ketë dy kandidatë, Elvis Çefa, i cili mbështetet nga Partia Demokratike dhe Ardian Visha që mbështetet nga Partia Socialiste. Në këtë mënyrë, votimi duhet të bëhet me kuti dhe jo me elektronikë. Kjo parashikohet në nenin 60 të Rregullores. “Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat. Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit, ose në mënyrë elektronike. Fleta e votimit të fshehtë duhet të përmbajë të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit pro, kundër dhe abstenim. Në fletën e votimit deputeti shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e

    Elvis Cefa

    bërë në alternativën për të cilën është dakord. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, përbri emrave të tyre vendoset një kuadrat, në të cilën deputeti duhet të vendosë shenjën për zgjedhjen e bërë”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë fundjavës Komisioni i Ligjeve u ka bërë kërkesë disa institucioneve ku ka punuar më parë Ardian Visha, për të marrë prej tyre opinionin lidhur me figurën e tij. Ndërkohë është parashikuar që të mërkurën, një ditë para mbledhjes së Parlamentit, të zhvillohet edhe seanca dëgjimore.


    Votat në Kuvend
    Votimi për anëtarin e ri të KLD-së do të nxjerrë se cili do të jetë numri i saktë i pozitës dhe opozitës në Kuvend. Aktualisht, PD-ja ka 66 deputetë të saj në Kuvend, ndërsa PS-ja 62.

    Votat e këtyre dy partive, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, pritet të konfirmojnë votën e tyre për secilën prej kandidaturave. Ato që do të bëjnë diferencën në këtë votim do të jenë votat e LSI-së si dhe deputetëve që nuk janë të përfshirë në grupe parlamentare. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk është shprehur ende se cili do të jetë qëndrimi i kësaj force politike në Kuvend, por pak kohë më parë, Ardian Visha ishte në grupin e avokatëve që e mbrojti ish zv.kryeministrin pas videos së publikuar nga Dritan Prifti. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kreun e PR-së, Fatmir Mediu, i cili e ka pasur avokat Vishën në akuzën për Gërdecin. Gjithashtu në grupin e votave të pasigurta, për të dyja kandidaturat, janë edhe ato të Gazmend Oketës, Dashamir Tahirit, Kastriot Islamit, Shpëtim Idrizit, Vangjel Dules dhe Dritan Priftit.

    66 vota
    Partia Demokratike pritet të ketë në seancë 66 deputetë në votimin e ditës së enjte. Ndërsa Partia Socialiste numëron 62 deputetë. Diferencën pritet ta bëjnë 4 votat e LSI-së dhe ato të disa deputetëve të pavarur.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Votimi për anëtarin e KLD, Ruçi: Asnjë të mos mungojë

    Grupi Parlamentar i PS përgatitet për votimin e nesërm në Kuvend.

    Rama: Kemi kandidatin tonë, nuk dimë si do votohet.

    Partia Socialiste do të garojë të enjten në Kuvend me avokatin Ardian Visha për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesa për këtë kandidaturë nga Grupi Parlamentar socialist ka marrë pëlqimin që javën e shkuar bashkë me firmat që formalisht kërkohen për ta regjistruar në Kuvend si kandidat zyrtar. Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, kreu i tij, Gramoz Ruçi, ka kërkuar pjesëmarrje maksimale dhe pa mungesa të deputetëve në sallën e Kuvendit, ndërsa ende nuk dihet, sipas tij, se do të votohet. Kreu socialist, Edi Rama, prezent dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar, është shprehur se PS e ka kandidatin e saj. “Siç e dimë, të enjten do të bëhet votimi për anëtarin e KLD-së. Ne kemi kandidaturën tonë, nuk e kemi shumë të sigurt nëse do të bëhet me kuti apo me votim të fshehtë elektronik. Parlamenti ka pasur eksperienca të ndryshme votimi”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve.
    Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar nuk ka pasur diskutime apo debate rreth kësaj pike dhe emrit që PS ka vendosur përballë kandidaturës së maxhorancës, Elis Çefa. Por, një javë më parë, të martën, në orët e vona të mbrëmjes, Rama ka thirrur Kryesinë e Grupit Parlamentar për të diskutuar emrin e Vishës si kandidatura socialiste për në KLD. Ka qenë ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, por jo vetëm, i cili ka kundërshtuar propozimin e Ardian Vishës në këtë post, duke thënë se ai ka qenë mbrojtësi ligjor i Fatmir Mediut. Ndërsa të nesërmen e debatit, deputetët socialistë janë thirrur në selinë rozë për të firmosur kërkesën për Ardian Vishën si kandidat të PS. Mësohet se argumentimi nga PS për këtë kandidim bazohet te fakti se Visha mund ta bashkojë votën e deputetëve socialistë me ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të republikanit Fatmir Mediu dhe të ndonjë deputeti tjetër të djathtë, duke e kthyer votimin për anëtarin e KLD-së si një betejë numrash mes maxhorancës dhe opozitës. Votat që do të marrë njëri kandidat dhe tjetri pritet të ndezin debatin politik në vend për numrat që disponon maxhoranca dhe opozita në Kuvend, duke nisur dhe përllogaritjet e votimit të Presidentit të Republikës në korrik të këtij viti.

    Ardian Visha
    Avokati i njohur, Ardian Visha, ka udhëhequr grupin e mbrojtësve të Fatmir Mediut në çështjen “Gërdeci”, pas së cilës, ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë rifitoi imunitetin në shtator të vitit 2009 dhe rimbylli çështjen. Ai po ashtu ka qenë avokat i Almir Rrapos, ish-shef kabineti i Ilir Metës, që u ekstradua në SHBA, si dhe mbikëqyrës i grupit të avokatëve të Ilir Metës. Ai ka qenë avokat i trafikantit turk Abdulselam Turgut, që u arratis pas një vendimi të Gjykatës së Apelit. Visha ka qenë zv.prokuror i Përgjithshëm gjatë kohës së Theodhori Sollakut.

    Elvis Çefa
    Rreth 30 deputetë të Partisë Demokratike kanë propozuar Elvis Çefën si zëvendësues të Spahiut në krye të KLD-së. Partia Demokratike i propozoi Kuvendit emrin e kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ishte kreu i maxhorancës, Sali Berisha, që vlerësoi aktivitetin dhe personalitetin e Çefës. Sipas tij, Çefa i plotëson të gjitha kriteret për anëtar të ri të KLD-së, duke përmendur eksperiencën e tij si jurist prej më shumë se 15 vitesh, siç e kërkon ligji.

    PS, debat me publikun dhe aleatët për reformën zgjedhore
    Kryetari i PS, Edi Rama, tha dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, se PS është e gatshme të diskutojë në një debat të hapur për reformën zgjedhore deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor, kërkesë e bërë nga partitë e vogla të koalicionit të majtë, por edhe të djathtë. “E kemi thënë që në krye të herës dhe do këmbëngulim. Ne jemi për ta prekur dhe sistemuar në dakordësi me të gjitha forcat politike për të adresuar shqetësimet e partive të vogla, jo si interes i PS-së, por si interes publik. Ne jemi të gatshëm të marrin një nismë publike për ta ndarë debatin me forcat e tjera publike dhe me publikun. Debati është zhvilluar në mënyrë sporadike, me deklarime të palëve veç e veç, por nuk është një debat që përfshin publikun. Jemi të gatshëm për çdo nismë që marrin forcat e tjera politike, pasi bëhet fjalë për të garantuar reformën, dhe jo vetëm një palë, se në këtë fazë e rëndësishme është që debati të bëhet në mënyrë transparente dhe të hapur. Rruga e përbashkët bën të mundur gjetjen e konsensusit”, u shpreh Rama.

    ARISTIR LUMEZI
    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhen replikat, kandidati i PS për në KLD: Mediu pa faj për Gërdecin

    Seanca e plotë e pyetjeve në Komisionin e Ligjeve.

    Pas deklaratës së Vishës, deputeti i PS, Sajmir Tahiri largohet nga mbledhja.

    Kandidati i propozuar nga PS-ja për KLD-në, Ardian Visha, tha dje në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, se vazhdon të besojë në pafajësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në seancën e pyetje-përgjigjeve, Visha, avokati i Mediut në procesin e Gërdecit, e përsëriti disa herë këtë fakt, çka bëri që për disa momente deputeti socialist, Sajmir Tahiri, të largohej nga salla. “Pra, kam bërë detyrën time si avokat në mbrojtje të klientit tim, pra më ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar atë si kam dashur dhe mundur, dhe njëkohësisht kam besuar dhe vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij”, u shpreh Visha, i pyetur për mbrojtjen e Mediut. Visha tha se ishte dëshira e tij për të kandiduar për këtë pozicion, nisur edhe nga fakti se për Elvis Çefën nuk ishte një propozim i të gjithë maxhorancës, por vetëm i një pjese të saj. Në fund, kandidati i propozuar nga PS tha se u qëndron të gjitha akuzave që ka bërë ndaj prokurores së Përgjithshme dhe Presidentit Bamir Topi. Mbledhja e djeshme, e cila zgjati rreth dy orë e gjysmë, u karakterizua edhe nga batutat mes deputetëve dhe kandidatit për në KLD.

    Pyetje-përgjigjet e Ardian Vishës
    Ardian Visha: Praktikisht ky është provimi im i dytë para jush, zoti Rusmali. Keni qenë pedagogu im i së Drejtës Kushtetuese dhe njihemi që prej asaj periudhe bashkë.
    Dashnor Sula: Në CV e paraqitur në Prokurori dhe e sjellë në Komision rezulton se në shtator-tetor 1992 keni punuar disa javë në Ministrinë e Jashtme, në Drejtorinë Konsullore. Më pas jeni shkarkuar nga detyra si i papërshtatshëm në këtë vend pune. Në CV e depozituar nga grupi i deputetëve në Kuvend kjo nuk është shkruar kështu. Nga ajo që keni shkruar ju, kuptoj se keni punuar për një vit në Ministrinë e Jashtme, dhe jo disa javë. Këtu nuk figuron shkarkimi nga detyra, siç thoni ju. Pse kjo mospërputhje, apo është fshehje e së vërtetës? A bën ky një shkak për të ulur besimin si kandidaturë te KLD? Nga viti 1996-1998 thoni se keni qëndruar në Angli dhe Itali. Pa dashur të paragjykoni pyetjen time, gjatë kësaj periudhe keni punuar në këto vende, keni qëndruar si legal apo si ilegal?
    Ardian Visha: Së pari, mospërputhja si term i përdorur nga ju nuk më duket i gjetur me vend. Do të kisha probleme po të kishte kontradiktë logjika. Nuk kam të tilla dhe nuk gjej. Në Ministrinë e Jashtme kam punuar, e shumta, disa muaj. Arsye e largimit ka qenë, e përsëris, papërshtatshmëria politike për atë punë. Jam thërritur nga zoti Serreqi, në atë kohë ish-ministër i Jashtëm, dhe më ka thënë: “Kemi ngarkesë politike për kohën dhe mund të rregullojmë më vonë, por nuk mund të qëndrosh në këtë institucion”. Jam punësuar në Ministrinë e Jashtme 22 vjeç, i sapodiplomuar dhe jam konsideruar si i papërshtatshëm që sa kisha moshë unë, kishin anëtarësi në Partinë e Punës të larguar nga skena politike në atë kohë. Në Qendrën për Formim Diplomatik kam qenë i përzgjedhur nga qeveria zvicerane pas një konkursi të përbashkët me qeverinë shqiptare. Kemi vajtur 18 persona nga Shqipëria, ku një pjesë e tyre kanë karrierë të nderuar. Beja ka qenë koleg i imi në atë kohë, edhe Leonard Demi, dhe që do ta certifikonin të vërtetën që ju duket juve e dyshimtë. Për kursin e dytë kam qenë 13 muaj në Londër, në Kolegjin e Drejtësisë. Gjiknuri ka qenë me mua në atë kohë si fitues i këtij konkursi, ka dalë i gjashti në atë grup që konkurruan, e pesta ka dalë zonja Argita Berisha, i pari kam dalë unë.
    Rusmali: E humbi votën e Damianit.
    Ardian Visha: Më pas kam qëndruar në Londër, pastaj në Itali. Kam qenë i fejuar në Itali dhe kam qenë bartës i një pasaporte diplomatike të Shqipërisë, që më është lënë me mirëkuptim nga institucioni i asaj kohe dhe nuk kam abuzuar me atë.
    Fatos Hoxha: Nuk duhet ta merrni sikur një pjesë do t’ju mbrojë dhe një pjesë do t’ju sulmojë. Unë ju kam njohur nëpërmjet televizorit, si zëdhënës i prokurorit të Përgjithshëm në sulmet që ndërmerrte prokurori, dhe ju i lexonit në media kundër Parlamentit të asaj kohe. Sot vini të kërkoni votëbesimin nga Parlamenti. Do të thoni është kërkesë e një grupi deputetësh. Jam dakord. Por ju kërkoni votën nga ky Parlament për të drejtuar institucionin më të lartë të Drejtësisë. A jeni penduar për ato deklarata? Së dyti, duke kërkuar në karrierë në sistemin e drejtësisë, a ju ka shkuar në mendje që të përfshiheni në listat për deputetë të ndonjë force politike, PS apo ndonjë tjetër? E fundit, ju jeni penalist i shquar. Në mbrojtje të klientit tuaj niseni se keni besim në pafajësinë e tij gjithmonë, apo edhe se kështu ju kërkohet?
    Ardian Visha: Unë ju siguroj me sinqeritet që s’jam këtu as për të bërë krushqi politike, as për t’ju kundërvënë. Ju siguroj që s’jam as armiku juaj, as tradhtari juaj. Duke ju pasur nga anët e mia, duke qenë kuksian, rrini i qetë. Nuk kam ndër mend të konkurroj për asnjë parti politike, dhe aq më tepër as përballë dhe as në krah tuaj. Këtë jua siguroj. Arsyeja pse unë jam këtu është pikërisht për t’ju shprehur bindjen dhe dëshirën që të mbetem në Gjyqësor. Juve është një mundësi që ju jepet. Nëse ma ofroni, ju premtoj që s’ju zhgënjej. Nëse s’ma ofroni, s’do më ngelet hatri me asnjë prej jush, as me asnjërën forcë. Dëshira ime është që të mbetem në Gjyqësor. Nuk kam dëshirë ta përdor institucionin as si maternitet që prodhon lindjen time politike, as si një foltore në të cilën unë të kultivoj zhvillimin tim politik. Për pyetjen e parë, ju më thatë që keni sulmuar në gojën time me përmbajtjen e fjalëve të mia Parlamentin. Një gjë e tillë s’ka ndodhur, zoti Hoxha. Unë kam mbrojtur institucionin, por nuk kam sulmuar kurrë. Mbrojtjen e institucionit për sa kohë i shërbej, e konsideroj të shenjtë dhe s’jam penduar. Për pyetjen e tretë, mbi ç’bazë marr në mbrojtje një klient, a besoj te pafajësia e tij apo nganjëherë jo. Është në varësi të rastit. Unë konsideroj të shenjtë mbrojtjen e subjektit me të cilin bëj kontratë. Përsa i përket a besoj te pafajësia apo jo, këtë e shikoj në varësi të rastit. Për të fituar nga marrëdhënia që krijohet avokat-klient, do të duhet rrëfimi i plotë i klientit tek unë. E çmoj pranimin ose jo të klientit dhe vendoset strategjia e mbrojtjes. Kur unë kam qartësisht bindje për pafajësinë, e mbroj atë me forcë dhe s’kam hezituar ta bëj dhe publikisht në raste të caktuara.
    Edi Paloka: Pyetja ime është direkte dhe lidhet me një çështje konkrete. Ju keni qenë avokat i Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes, përfaqësues i qeverisë në çështjen “Gërdeci”. Në këtë rast ju keni bërë detyrën tuaj si avokat duke mbrojtur një klientin tuaj, apo keni qenë i bindur personalisht në pafajësinë e klientit tuaj?
    Ardian Visha: I kam bërë të dyja. Pra, kam bërë detyrën time si avokat në mbrojtje të klientit tim, pra më ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar atë siç kam dashur dhe mundur, dhe njëkohësisht kam besuar dhe vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij.
    Ilir Rusmali: Zoti Tahiri…. Tahiri tërhiqet. Zonja Ligori.
    Sajmir Tahiri largohet nga mbledhja e Komisionit për t’u rikthyer pas disa minutash.
    Gent Strazimiri: Kjo tavolinë që na ndan me kolegët, na ndan edhe për çështjen e Gërdecit. Ana këtej e tavolinës ka qëndrimin që keni dhe ju, besojmë në verdiktin e Drejtësisë. Për anën përballë, në raste shumë të shpeshta dhe me emocione e tensione të larta, ishte që ne që jemi përballë kemi vrarë 26 veta…
    Bashkim Fino: Po ky, çfarë është ky?
    Gent Strazimiri: Është informacion për këtë. Zoti Visha do t’jua shpjegojë se preken ca taste shumë interesante këtu.
    Bashkim Fino: Jo mo, nuk prekem fare unë, i keni vrarë ju bashkë me Mediun. Ai është avokat, ka punën e tij.
    Gent Strazimiri: Unë nuk e di nëse Fino ka firmosur… po, ka firmosur në numrin 11. Unë dua të di se si përfunduat si propozim i një liste që thotë këto fjalë prej katër vitesh për çështjen e Gërdecit?
    Bashkim Fino: Pyetja e kolegut nuk ka të bëjë me individin, ka të bëjë me ne që e kemi firmosur. Nëse ai do, e japim ne përgjigjen.
    Ardian Visha: Unë jam në gjendje të bëj transparencën e gjithë procesit. Pas gjithë atij përshkrimi që i bëtë ju problematikës së marrëdhënieve tuaja për çështjen e Gërdecit, unë do të habitesha si nuk do ta merrja votën tuaj si anëtar i KLD-së. Për këtë do të habitesha më shumë se sa të justifikoja se si e kam marrë votën e tyre propozuese. Unë i falënderoj të 33 propozuesit e mi. Ardhja ime këtu është iniciativë e imja. Kam bërë një analizë të veprimit tim, nuk e kam realizuar kot atë. Kam parë që kandidatura tjetër vjen nga një propozim i pjesshëm i Parlamentit, pra nga një pjesë e pjesës, jo një propozim maxhorativ politik. Kam parë me mungesë modestie që vlerat e mia janë superiore ndaj kandidatit përballë meje këtu dhe kam kërkuar mbështetje të karakterit të gjithë politik. Kam marrë kontakte me subjekte të caktuara përcaktuese në Parlament dhe kam marrë përkrahjen e tyre për një garë. Nuk kam marrë premtimin për një votë. Le të ketë një garë dhe një përpjekje.
    Sajmir Tahiri: Unë jam firmëtar i kandidimit tuaj për anëtar të KLD-së, dhe pse kjo firmë mua nuk më pengon për asnjë çast të vazhdoj të mendoj konsideratën time politike për procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediut dhe për përgjegjësinë e tij në atë çështje. Por kam hedhur firmën për ju duke besuar në deontologjinë profesionale tuajën në raport me çështjen dhe në raport me çështjen konkrete.
    Fatos Hoxha: Lëri komentet dhe bëj pyetjen tënde. S’po bën njeri komente ndaj veprimtarisë së zotit Visha më duket.
    Sajmir Tahiri: Kam firmosur për ju duke besuar në profesionin tuaj dhe korrektesën profesionale tuajën si në Prokurorinë e Përgjithshme dhe si avokat, duke besuar njëkohësisht në fajësinë e gjithë atyre që janë marrë me Gërdecin. Gjatë karrierës suaj si avokat, sa kriminelë të tjerë keni mbrojtur?
    Ardian Visha: Detyra e avokatit është të mbrojë njeriun, edhe kur ai bën gabime, edhe kur akuzohet nga sistemi. Drejtësia jonë penale, në mekanizmin e saj gëlltit padrejtësisht dhjetëra njerëz për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me veprime apo mosveprime të tyre të paligjshme. Ky është realitet që duhet të shqetësojë më shumë se sa një pafajësi e pamerituar e pretenduar prej jush. Kur marr përsipër të realizoj mbrojtjen e një individi, marr përsipër të bëj një detyrë të ligjshme dhe të moralshme, dhe nuk më pëlqen as mënyra si u pyet “sa kriminelë të tjerë?”, as fakti që mbrojtja e një individi dhe ushtrimi i kësaj të drejte në respekt të të gjitha ligjeve të këtij shteti në fuqi të konsiderohet si të qenit bashkë me kriminelin.
    Sajmir Tahiri: Pyetja është, e kam shumë korrekte dhe pa asnjë paragjykim: sa çështje penale gjatë karrierës suaj si avokat keni pasur gjatë kësaj kohe në cilësinë e personit që ka detyrën të mbrojë njerëz që janë para përgjegjësisë penale? Në pikëpamjen time, një avokat nuk mund të kufizohet vetëm në një çështje dhe barra e përgjegjësisë në këtë komision nuk mund të jetë vetëm për një çështje, prandaj po jua zgjeroj gamën e profesionit tuaj.
    Ardian Visha: Janë mbi 100 çështje të tilla ku unë kam ushtruar detyrën e avokatit në këto 3 vite e tetë muaj.
    Ilir Rusmali: U intrigova nga anekdota që treguat me Napolonin dhe Fushenë (kreu i Policisë Sekrete të Napoleon Bonapartit). Ju sot këtu nuk kandidoni për Napoleon, është procedurë tjetër ajo. Ju jeni sot këtu për të shkuar në paradhomën e Fushesë. Ju thatë dy janë mundësitë për të larguar, sipas Fushesë, korrupsionin: të 10-fishohen rrogat, ose të priten kokat e 10 për qind të gjyqtarëve. Mundësinë për të 10-fishuar rrogat ju nuk e keni dhe refuzoni ta zhvilloni sepse thatë që refuzoni të bëheni pjesë e politikës. Ju nuk jua lejon ndërgjegjja të prisni kokat e 10 për qind të gjyqtarëve. Mos shkoni në KLD i zhveshur nga armët? Nuk rrisni dot rroga, nuk doni të prisni koka. Çfarë do bëni ju atje, ma shpjegoni dot?
    Ardian Visha: Vazhdoni të mbeteni profesor, zoti Rusmali. Periudhën që bashkë kemi qenë në raportet student-pedagog unë ruaj mbresa të pashlyeshme.
    Ilir Rusmali: Unë nuk kandidoj ë…
    Ardian Visha: As kam për të kandiduar ndonjëherë për Napoleon, por çmoj që Napoleonët, që të jenë sa më të sigurt aty ku janë, duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm të zgjedhin Fushetë apo këshilltarët e Fusheve aty poshtë. Çmoj që Napoleonët kanë gabuar në këtë periudhë tek ka zgjedhur Fushetë apo ndihmësit e tyre dhe uroj të mos gabojnë këtej e tutje, sepse kjo është e dëmshme për vetë ata, por, mbi të gjitha, më shumë për ne. Përsa u përket armëve, vërtet mungojnë, por unë nuk jam frikacak që t’i shmangem luftës dhe kur duhet ta bëj me topuz, do ta bëj edhe me topuz.
    Dashnor Sula: Ju thoni që Topi ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën sa i takon transferimit tuaj. A e shikoni të qenësishëm në atë tavolinë për të punuar për problemet e Gjyqësorit në KLD?
    Ardian Visha: I qëndroj deklaratës sime të dorëheqjes dhe konsideroj dekretimin e transferimit tim dhe kolegëve të tjerë që kanë lëvizur nga Prokuroria e Përgjithshme, të paligjshëm. Transferimi në një prokurori më të ulët është ulje në detyrë.
    Dashnor Sula: Thoni që Prokuroria drejtohet nga njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, dhe në fund thoni “pa konsideratë”. I qëndroni sërish pas 4 vitesh kësaj shprehjeje? Çfarë keni parasysh jokompetentë për kryeprokuroren dhe “të pamoralshëm”?
    Ardian Visha: E sqarova paligjshmërinë e dekretit. Sa i përket imoralitetit të pretenduar ndaj titullarit të institucionit të Prokurorisë, vazhdoj ta pretendoj dhe nuk e kam në aspektin e përgjithshëm të kësaj fjale, por e kam në aspektin e përveçëm. Prokuroria është tërësisht e decentralizuar, ajo nuk duhet të nëpërkëmbë në dinjitet vartësit e vet, kushdo qofshin këta. Ju falënderoj dhe unë. Pavarësisht pamundësisë suaj për të qenë vendimmarrësit absolut të këtij zhvillimi të mundshëm të karrierës sime, fjala dhe mendimi juaj është i vlefshëm dhe vota juaj, qoftë edhe e secilit prej jush, qoftë edhe një e vetme, do të ishte e vlefshme. Të humbas me vota të përbashkëta tuajat, më mirë se sa të fitoj me vota të njërit krah vetëm.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Ligjet, PD rrëzon Ardian Vishën

    Kandidati i PS për KLD merr 13 vota kundër dhe vetëm 8 pro në Komisionin e Ligjeve
    Strazimiri: PS t’i kërkojë falje Berishës për Gërdecin


    Komisioni i Ligjeve rrëzoi me 13 vota kundër dhe 8 pro kandidaturën e Ardian Vishës, të propozuar nga PS-ja për anëtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
    Vota e djeshme e deputetëve të PD-së te Ligjet ishte vetëm sa i përket faktit që Visha nuk plotësonte kriterin e meritës për pozicionin që kandidon, ndërkohë që prova e vërtetë do të jetë në seancën e sotme parlamentare, ku pika e fundit e rendit të ditës është pikërisht votimi i fshehtë. Gjatë debateve të zhvilluara në përfundim të seancës së pyetjeve, nënkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, duke iu referuar debateve për çështjen e Gërdecit, tha se votimi do të bëhej për emrin e Vishës, dhe jo për klientët e tij. “Visha është avokat. Në përgjigje të një pyetjeje të kolegut, tha se ka mbrojtur 100 klientë. Ne nuk kemi sjellë këtu të votoni klientët e avokatit tonë, nuk kemi sjellë këtu të votoni klientët që ka mbrojtur Visha, por të shpreheni për kandidaturën e zotit Visha, për performancën dhe aftësitë e tij profesionale”, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, qëndrimi i PS-së për çështjen e Gërdecit vazhdon të jetë i pandryshueshëm nga ai i shprehur më parë. Por, deklaratat e Ardian Vishës, se beson në pafajësinë e Mediut për çështjen e Gërdecit dhe faktin që avokatin e ish-ministrit e propozuan socialistët, për PD-në kjo është një autokritikë që opozita bën lidhur me këtë çështje. “Politikisht, pavarësisht asaj që tha Xhafaj, propozimi i Vishës është një tërheqje apo një autokritikë që bën PS-ja lidhur me çështjen e Gërdecit. Të propozosh avokatin e përfaqësuesit të qeverisë në çështjen ‘Gërdeci’, zotit Mediu, dhe ta mbrosh pozicionin e tij siç e mbrojti Visha sot, jo thjesht duke u fshehur pas profesionit të avokatit, por duke deklaruar qartë dhe hapur se ‘unë kam dhe bindjen personale që Fatmir Mediu ka qenë i pafajshëm’, pra një pozicion krejtësisht i kundërt politik me atë që ka mbajtur PS-ja, propozimi i 30 deputetëve socialistë dhe votimi që do bëjë Grupi i PS-së pro kandidaturës së Vishës, për mua është thjesht një tërheqje politike nga çështja e Gërdecit”, u shpreh Edi Paloka. Ndërsa deputeti Fatos Hoxha tha se “në krye të listës që kanë propozuar Vishën janë ata që besoja se do bënin ‘rilindjen kombëtare’. Këta vijnë e propozojnë një njeri që është pjesë e një stafi që mbolli në Shqipëri në ato vite kur lulëzoi krimi i organizuar dhe mafia. Si përfundim, personalisht u bëj thirrje të tërhiqen dhe të votojnë kandidaturën e zotit Çefa si njeri që ka dhënë prova se mund t’i shërbejë shtetit, dhe jo mafies”. Pavarësisht votimit që u bë dje, kutia do të jetë ajo që do të ndajë mes Elvis Çefës dhe Ardian Vishës se kush do të jetë anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Debatet në Komision
    Fatmir Xhafaj: Ne kemi hedhur firmën për një kandidaturë që ia vlen të dëgjohet dhe të votohet për profesionalizmin. Ne nuk kemi sjellë këtu, si në çdo rast që do votohej një avokat, klientët e avokatëve. Visha është avokat. Në përgjigje të një pyetjeje të kolegut, tha që ka mbrojtur 100 klientë. Ne nuk kemi sjellë këtu të votoni klientët e avokatit tonë, nuk kemi sjellë këtu të votoni klientët që ka mbrojtur Visha, por të shpreheni për kandidaturën e zotit Visha, për performancën dhe aftësitë e tij profesionale. Ne vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim për çështjen e Gërdecit, nuk ndryshojmë asnjë presje ndaj qëndrimit politik kushtetues dhe ligjor që kemi mbajtur lidhur me atë çështje. Nuk mund t’i ikni asaj përgjegjësie politike përmes akrobacive politike të rastit apo të radhës.
    Edi Paloka: Politikisht, pavarësisht asaj që tha Xhafaj, propozimi i Vishës është një tërheqje apo një autokritikë që bën PS-ja lidhur me çështjet e Gërdecit. Të propozosh avokatin e përfaqësuesit të qeverisë në çështjen “Gërdeci”, zotit Mediu, dhe ta mbrosh pozicionin e tij siç e mbrojti Visha sot, jo thjesht duke u fshehur pas profesionit të avokatit, por duke deklaruar qartë dhe hapur se “unë kam dhe bindjen personale që Fatmir Mediu ka qenë i pafajshëm”, pra një pozicion krejtësisht i kundërt politik me atë që ka mbajtur PS-ja, propozimi i 30 deputetëve socialistë dhe votimi që do bëjë grupi i PS-së pro kandidaturës së Vishës, për mua është thjesht një tërheqje politike nga çështja e Gërdecit. Ne kemi propozuar një kandidat tonin, por edhe sikur të mos ishte kjo, edhe për zotin Visha, në mënyrë absolute nuk plotëson kriterin e meritës.
    Gent Strazimiri: Sot duhet t’u themi një të vërtetë shqiptarëve dhe duhet t’u themi atë të vërtetë që duhet të jete o ajo e Edi Rames, ose kjo e zotit Visha këtu. Nëse sot sillni Ardian Vishën dhe konceptin e tij për sistemin e drejtësisë dhe e keni seriozisht, duhet t’i kërkoni të falur Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve, dhe cilindo që keni akuzuar padrejtësisht në lidhje me atë që e quani krimi shtetëror i Gërdecit. Do të thotë që këtu është akrobacia politike.
    Shega Ligori: Ne nuk po e propozojmë Vishën për deputet. Ne kërkuam një njeri apolitik dhe besoj se kemi arritur ta gjejmë njeriun apolitik. Kandidatura e Vishës duhet të votohet për faktin se nuk është kandidaturë e PS-së, por është kandidaturë profesionale.
    Fatos Hoxha: Në krye të listës që kanë propozuar Vishën janë ata që besoja se do bënin “rilindjen kombëtare”. Këta vijnë e propozojnë një njeri që është pjesë e një stafi që mbolli në Shqipëri në ato vite kur lulëzoi krimi i organizuar dhe mafia. Si përfundim, personalisht ju bëj thirrje të tërhiqen dhe të votojnë kandidaturën e zotit Çefa si njeri që ka dhënë prova se mund t’i shërbejë shtetit, dhe jo mafies.
    Damian Gjiknuri: Të gjithë e dimë kush është mbrapa Gërdecit dhe kush është autori i vërtetë i Gërdecit. Këtu po mobilizohen lloj-lloj presionesh që kjo votë të kthehet në një bllok politik dhe qëllimi i vërtetë është të merret KLD-ja me çdo kusht, për të mbyllur ato gropa që edhe zoti Çefa vetë i ka hapur. Mos e ktheni këtë garë politike, se mund të digjeni vetë.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Deklarata e Sulës në Komision: “Visha akuzoi PS-në si klan mafioz në 2001″

    Relatori i vendimit që do të marrë Kuvendi për anëtarin e KLD-së, Dashnor Sula, solli në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve rastin kur në vitin 2001 Parlamenti ndërmori procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit Arben Rakipi. Sipas Sulës, në një dalje para mediave, Ardian Visha e akuzoi PS-në si një klan mafioz dhe kërcënoi me dhënie të dorëheqjes në bllok të prokurorëve. “Në këtë seancë u pa qartë se kush ishte figura e Vishës dhe kush ishte në seancën e kaluar figura e Elvis Çefës. Të gjithë deputetët e opozitës, megjithëse u përpoqën në seancën dëgjimore, nuk arritën në një seancë të vetme që të tregonin që kandidatura e Çefës nuk i përmbushte kriteret. Në vitin 2001 Visha deklaroi në emër të një grupi prokurorësh dorëheqjen kolektive duke i bërë presion shtetit dhe Parlamentit se do të largoheshin. Të mos harrojmë edhe shprehjen e grupit të prokurorëve, të cilët e quajtën klan mafioz PS-në që po sulmon në atë kohë Arben Rakipin”, u shpreh Sula. Sipas tij, “sot kemi emrat e këtij klani mafioz si nënshkrues të kësaj deklarate. Visha ka dështuar në dhjetëra raste sa u takon ekstradimeve dhe rasti më i fortë është ai i Altin Arapit”.

    Majko, kundër Vishës, mungon te Ligjet
    Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili ishte shprehur pak ditë më parë kundër kandidaturës së Ardian Vishës në selinë rozë, ka munguar dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Megjithëse kjo mbledhje ka zgjatur rreth 150 minuta, ish-kryeministri socialist nuk ka ardhur për asnjë moment. Majko ka kundërshtuar më parë propozimin e Ardian Vishës në këtë post, duke thënë se ai ka qenë mbrojtësi ligjor i Fatmir Mediut. Deputeti i PS-së, Majko, ka shprehur rezerva të ashpra ndaj këtij emri. Megjithatë, në fund grupi socialist ka rënë dakord që të paraqitet emri i Vishës me shpresën se kjo do të rrëzojë maxhorancën në votim. Dy ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama, kërkoi që në seancën e sotme të ketë një pjesëmarrje maksimale në Parlament të deputetëve socialistë për të votuar kandidaturën e Ardian Vishës.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Meta bashkohet me opozitën, Berisha arrin 71 vota me PR, PDIU e Islamin

    Çefa, anëtar i KLD me 71 vota.

    Votim i fshehtë me elektronikë, Mediu, Naço e Islami votojnë pro kandidatit të PD.


    Berisha konfirmon maxhorancën pa votën e Ilir Metës.

    Parlamenti ka miratuar dje me votim të fshehtë elektronik dhe vetëm me 71 vota kandidaturën e Elvis Çefës si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
    Edhe pse votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë, por me elektronikë, në sallën e Kuvendit dje u zbardhën votat që i dhanë postin e anëtarit të KLD-së kandidatit të propozuar nga Partia Demokratike. Shumicën prej 71 votash maxhoranca e ka siguruar nga bashkëpunimi me deputetin e çregjistruar nga Grupi i Partisë Socialiste, Kastriot Islami. Nga 74 vota që ka maxhoranca në Parlament, katër vota nuk iu “përgjigjën” thirrjes së Kryeministrit Berisha për të votuar pro Elvis Çefës. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo dhe deputeti i qarkut të Durrësit, Lefter Koka, nuk kanë marrë pjesë në votim, edhe pse ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit. Nga Grupi Parlamentar i LSI-së, dy vota iu bashkuan shumicës, dhe përkatësisht ministri i Ekonomisë dhe deputeti minoritar, pjesë e Grupit të LSI-së, Kosta Barka. Edhe pse votuan fshehurazi, u kuptua qartë që vullneti i tyre iu bashkua totalit të 71 votave, që “kurorëzuan” Elvis Çefën. Ndërkaq, vota tjetër që nuk iu bashkua tabelës për të miratuar kandidatin e shumicës, ishte ajo e deputetit të larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa. I kontaktuar nga “Panorama”, Oketa ka konfirmuar se nuk ka dashur të marrë pjesë në procesin e votimit. Ai ishte i pranishëm në sallë gjatë momentit të votimit me elektronikë, por ka preferuar ta heqë kartën nga paneli i votimit, duke e quajtur prezencën e tij nul, dhe jo të llogaritshme në shumatoren e votave. “Isha në sallën e Kuvendit, por nuk votova, e hoqa kartën gjatë votimit”, u shpreh Gazmend Oketa, deputeti i larguar nga PD-ja. Votë “surprizë”, ndryshe nga grupi, ishte ajo e ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, i cili në fillim hezitoi të votojë, por në fund e shprehu vullnetin e tij, dhe sipas kalkulimeve pro kandidatit Çefa. Po ashtu, edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, që mund të konsiderohej si “votë e dyshimtë” për shkak të marrëdhënieve me kandidatin e propozuar nga PS-ja, Ardian Visha, iu bashkëngjit kartonëve të aleatit të tij, PD-së. Pro kandidaturës së maxhorancës kanë votuar edhe dy deputetët e PDIU, Idrizi e Tahiri. Ajo që e bëri më të lehtë zbardhjen e votës së fshehtë, ishte mospranimi i opozitës për të marrë pjesë gjatë procesit të votimit. Deputetët e opozitës kanë “përvetësuar” foltoren e Kuvendit dhe gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në këmbë, teksa kryetarja e Kuvendit po u bënte thirrje deputetëve të jepnin votën e tyre.

    Qëndrimi i LSI
    Ligjvënësit kanë kryer dje vetëm një votim, dhe ai rezultoi i “suksesshëm”, pasi i dha postin Elvis Çefës në KLD. Kandidatura tjetër e propozuar nga opozita nuk iu nënshtrua fare procesit të votimit, për shkak se rivali i tij siguroi 71 votat e nevojshme. Ndërkohë që edhe opozita është larguar nga salla e Parlamentit, pasi “bojkotoi” votimin e parë. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje në “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel se nuk ka pasur një vendim politik për plotësimin e vendeve vakante në KLD. Meta theksoi se ishte pikërisht ndryshimi i mënyrës së votimit me kuti që u shndërrua me elektronikë. “Nuk ka pasur një votë të përcaktuar të LSI-së për njërën apo për kandidaturën tjetër. Nuk ka pasur asnjë mbledhje kryesie apo vendim kolegjial”, theksoi Meta. Duke folur për tensionimin e marrëdhënieve midis pozitës dhe opozitës, Meta kërkoi që të zhvillohej një takim pa praninë e mediave, midis Kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama, pse jo në këtë takim të dilte dhe një emër konsensual për postin e Presidentit të ri.

    Kastriot Islami
    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, me votën e tij në Kuvend i mundësoi maxhorancës numrat e nevojshëm për të emëruar në postin e anëtarit të KLD-së, Elvis Çefën. Votim i fshehtë, por lehtësisht i lexueshëm, për shkak të numrit “rrumbullak” të votave dhe prezencës në sallë, bëri të mundur arritjen e 71 votave të nevojshme pro kandidaturës së demokratëve në KLD. Vota e Kastriot Islamit, pas largimit nga Grupi Parlamentar i PS-së, shpeshherë ka “devijuar”, qoftë në abstenim apo në votë kundër maxhorancës. Por, rreshtimi i deputetëve që shprehën votën pro sipas vendimit të Grupit të PD-së nga krahu i djathtë i sallës së Kuvendit dhe mungesa e deputetëve të opozitës në “karriget” e tyre, bëri të mundur zbardhjen e votës pro të Islamit.

    Gazmend Oketa
    Deputeti i pavarur, Gazmend Oketa, i cili dje në Parlament ka miratuar 5 projektligjet e propozuara nga maxhoranca, gjatë vendimit politik të Partisë Demokratike për të miratuar Elvis Çefën si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u tërhoq. Distancimi ishte me anulimin e prezencës së tij në Parlament. I kontaktuar nga “Panorama”, Oketa përgënjeshtroi lajmin se ka votuar pro maxhorancës, por ka theksuar se gjatë votimit ai tërhoqi kartën, duke u “zhdukur” nga tabela elektronike, ku maxhoranca do të nxirrte rezultatin pro kandidatit Elvis Çefës. “Isha në sallën e Kuvendit, por nuk votova, e hoqa kartën gjatë votimit”, u shpreh Gazmend Oketa. Stepja e Oketës dhe anulimi i shprehjes së vullnetit, erdhi për shkak të ndryshimit të mënyrës së votimit nga shumica në Kuvend.

    Ardian Visha: “Nuk ndihem i humbur, nuk kishte garë”

    Kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Visha, reagoi dje në përfundim të seancës parlamentare, duke deklaruar se nuk ndihej i humbur nga ajo që ndodhi në Parlament. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, ai tha: “Nuk ndihem i humbur, sepse nuk ka pasur garë”. Ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme përjashtoi çdo mundësi që ta vazhdonte betejën në rrugë gjyqësore. I pyetur nëse do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për atë që ndodhi në Parlament, Visha tha se “nuk kam asnjë tagër unë që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”. Një nga 71 votat që votuan në favor të rivalit të tij, Elvis Çefa, ishte edhe kryetari i Partisë Republikane, klienti i Vishës për çështjen e Gërdecit, Fatmir Mediu. Por, për këtë fakt avokati Visha tha se nuk i ka kërkuar askujt votën në Kuvend. “Për Mediun nuk kam asnjë koment, unë nuk i kam kërkuar votën askujt”, përfundoi kandidati socialist për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •