Close
Faqja 38 prej 102 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1019
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    o strujagjia i coftë veq tento me prek dikun, dije mirë qka të gjenë. Ju mos me i pa do andërra qe po i rrefeni këtu në forum moti ishi cof, o soj i hafijëve. Keta që për ty jan hajna jan populli vet i Kosovës dhe harroje atë mendim se ti këtë andërr e ke pa pram pse nuk po kallxon, nuk guxon me prek ma në popullin shqiptar kotë e keni ju soji i Edvin Magjupit e i Veton Terbeshit nuk keni qka me i ba kryeministrave të Shqiptaris...
    Sado që ankoheni te Tadiqi i juve e te UNIM e EULEX e te kush tjetër që veq ju e dini që centrallat në karpate i keni se në Kosovë ja u kan pre telat e antenave...
    ooooooopa, freno pak ejjjjjjjjjjj
    nje pytje kam per ty? a din me i ra ti klarinetit
    e kam nja te mire veq ni bir e ka, esht i madh i mir , mundesh me u majt me dy durt per ta , hhahhahaaaaaaaa

    posht funddrina sllavokomuniste enveriste nanoiste

    posht hajnat , hajnat ne burg te perjetshum apo varrje para bustit te Zahir Pajaziti
    Ma mir neser se dje

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga RRyma Lexo Postimin
    ooooooopa, freno pak ejjjjjjjjjjj
    nje pytje kam per ty? a din me i ra ti klarinetit
    e kam nja te mire veq ni bir e ka, esht i madh i mir , mundesh me u majt me dy durt per ta , hhahhahaaaaaaaa

    posht funddrina sllavokomuniste enveriste nanoiste

    posht hajnat , hajnat ne burg te perjetshum apo varrje para bustit te Zahir Pajaziti
    ooo e kemi dite qe ju krahu i Veton Terbeshit jeni pederr e edhe keta te EULEX-it e kushtezuen kushtetuten me ju shti edhe juve ne kushtetut, se ju me EULEX-in qkerdhehni ne b.oth
    me fyella e me kavalla ashtu si jeni mesue si bulashte e Gjakoves..

  3. #373
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    me fyella e me kavalla ashtu si jeni mesue si bulashte e Gjakoves
    Gjakova i ka dhen shume ushtar UCKs si dhe shume deshmor Kosoves.

    Trego i qik respekt more njeri i kompleksuar se nuk eshte lufta loje femijaqa dhe as loj virtuale ...

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Veshtrim paksa i gjate,mirepo ia vlen te lexohet.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Logjika e Lazaratit

    Lazarati është një katund afër Gjirokastrës, i cili prej vitesh njihet si çerdhe e krimit, ku mbillet, vaditet, përpunohet dhe shitet hashashi, njëra prej drogave më të popullarizuara. Thuhet se policia shqiptare me vite nuk ka guxuar të futet në këtë katund për shkak të rezistencës së banorëve. Në gusht të vitit 2004 një helikopter italian, i cili po kthehej nga Saranda në Tiranë, kishte fluturuar mbi Lazarat, ku kishte vëzhguar arat që dyshohej se ishin të mbjella - me hashash. Banorët e Lazaratit ishin zemëruar nga ky aksion dhe në traditën e kaçakëve që nuk i nënshtrohen asnjë autoriteti shtetëror kishin shtënë me armë kundër helikopterit, të cilin e kishin qëlluar. Kjo është njëra anë e rrëfimit për këtë ngjarje. Ana tjetër fillon këtu: Menjëherë pas incidentit në Lazarat kishte shkuar një gazetar shqiptar. „Mbërrita natën atje dhe në hyrje të fshatit pashë disa roje të armatosura. U afrua njëri prej tyre me fener në dorë. Kur drita e fenerit e ndriçoi fytyrën time, roja më njohu dhe më dha leje të futem në fshat“, tregon gazetari nga Tirana. Pasi kishte shkëmbyer disa llafe me banorët ai kërkoi të takohet me personin që kishte shtënë i pari kundër helikopterit. Kur e kishte pyetur gazetari pse kishte shtënë me armë kundër fluturakes italiane, qitësi kishte thënë: „Shiko, more mik! Helikopteri fluturoi mbi kopshtin tonë, u soll vërdallë, u afrua madje fare mbi kulm të shtëpisë, kështu që unë isha i detyruar ta sulmoj me armë, sepse ne kemi gra e vajza këtu, nuk lejojmë të na i fotografojnë gratë e vajzat, të na shkelin nderin dhe pragun e shtëpisë këta shkërdhata nga Italia“. E vërteta ishte krejt ndryshe: Helikopteri nuk po fotografonte gratë dhe vajzat e Lazaratit, por zonat e mbjella me drogë.
    Kjo vaki në Lazarat ashiqare tregon se jo pak shqiptarë janë mjeshtër për të gjetur arsyetime për vepra penale. Logjika e Lazaratit duket se është bërë model dhe tani dominon vokabularin dhe sjelljet e shumë politikanëve shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe gjetiu në viset e banuara me shqiptarë. Pas kritikave nga mediat dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në adresë të udhëheqësve të shtetit të Kosovës për shkak të heshtjes në lidhje me bastisjen nga ana e kriminalistëve të misionit të BE-së, EULEX, në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe në objekte private të zyrtarëve të këtij institucioni javën që shkoi në opinionin publik përmes intervistave u paraqitën dy krerë të institucioneve: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ashtu siç janë shprehur këta dy politikanë, më mirë të mos kishin folur fare. Sikur të kishin vazhduar heshtjen mbase do t’i shkaktonin më pak dëm shtetit dhe partisë që përfaqësojnë.

    Bora dhe befasia

    T’i analizojmë së pari llafet e serta të Jakup Krasniqit në gazetën “Express” në lidhje me veprimet e EULEX-it. Bastisjen ai e quan “intervenim” në institucionet e shtetit. Ky nocion ushtarak lë të nënkuptohet se shteti i Kosovës qenkësh sulmuar nga ndonjë organizatë armiqësore. E saktë është se një ministri i është nënshtruar një hetimi kriminalistik nga misioni i BE-së për shkak të dyshimit për korrupsion dhe delikte të tjera. Dihet se misionin e BE-së e kanë ftuar njëzëri autoritetet e Kosovës. Krasniqi pastaj thotë se krerët e shtetit janë “gjendur të papërgatitur përballë kësaj ndërhyrjeje”. Kjo tingëllon sikur një fshesar i borës në komunën e Prishtinës të thoshte në mes të janarit: “Na kanë befasuar të reshurat e borës”. Paralajmërime se EULEX-i dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, më në fund, do të ndërmarrin hapa konkretë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pasur tashmë disa muaj, por ndoshta kryetari i Kuvendit nuk ka jetuar në Kosovë dhe nuk ka pasur mundësi t’i dëgjojë. Ambasadori amerikan Christopher Dell më 15 janar 2010 para liderëve kosovarë ka mbajtur një fjalim dramatik mbi shtetin e Kosovës, të cilin e ka përshkruar si të rrezikuar të dështojë për shkak të keqqeverisjes. Ambasadori, mes tjerash, ka thënë: „Figurat e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar nuk duhet të lejohen të mbajnë përfitimet e tyre të jashtëligjshme. (...) Korrupsioni, dhuna dhe keqpërdorimet kalojnë pa u ndëshkuar. Të dobëtit janë pa një mjet efektiv veprimi, gjersa të fuqishmit manipulojnë ligjet dhe njerëzit për të mbajtur pushtetin dhe akumuluar pasurinë“. Në fillim të shkurtit Grupi Ndërkombëtar Drejtues, një konglomerat shtetesh mike të Kosovës që merren me mbikëqyrjen e implementimit të planit për pavarësi të Martti Ahtisaarit, pas mbledhjes së mbajtur në Vjenë, kërkoi nga qeveria dhe institucionet e tjera relevante që Kosova të bëjë „përparim urgjent“ në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe instalimin e sundimit të ligjit. Duke iu drejtuar autoriteteve të Kosovës ambasadori Dell kishte nënvizuar: „Në mbarë vendin, viktimat e dhunës, krimeve dhe padrejtësisë po presin; po presin që Kosova ta mbajë fjalën e vet – të përmbushë premtimin e vet kushtetues që të jetë anëtare dinjitoze e familjes së shteteve paqedashëse të botës”. Në mars gazeta “Koha Ditore” kishte shkruar se ndërkombëtarët i kanë kërkuar kryeministrit Thaçi të shkarkojë një ministër, kundër të cilit po zhvilloheshin hetime për korrupsion. Që atëherë është ditur dhe në të gjitha kafehanet e Prishtinës është pëshpëritur se fjala është për – Fatmir Limajn. Nëse Jakup Krasniqi ka jetuar në Kosovë muajve të fundit, atëherë vështirë të mos i ketë dëgjuar këto paralajmërime.
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës thotë se EULEX-i ka intervenuar kundër institucioneve “që janë krijuar me gjak”. Kështu para disa kohësh ishte përpjekur të argumentojë edhe një qatip i kryeministrit, pra, duke zënë në gojë gjakun dhe luftën! Thua se meritat e luftës i japin të drejtë kësaj qeverie, por dhe qeverive të mëparshme, ta trajtojnë shtetin si pronë private, si bahçe të babës. Politikanët sundues të Kosovës, pëshpëritësit dhe qatipët e tyre, por edhe opozitarët që mendojnë se kanë merita për luftën kundër aparatit represiv të Serbisë përfundimisht duhet ta kuptojnë se është e pamoralshme, madje e neveritshme që keqqeverisja, korrupsioni, shpëlarja e parave, krimi i organizuar dhe kleptokracia të mbrohen duke përmendur gjakun e derdhur në luftë. Këtu vetëm më duhet të përsëris atë që kam shkruar në fund të marsit në këtë gazetë: “Të përmendësh gjakun e dëshmorëve për të mbrojtur korrupsionin është sikur t’ia pështysh varrin Adem Jasharit, Luan Haradinajt dhe Agim Ramadanit. Kjo shoqëri duhet të gjejë forcën dhe të ketë guxim që të mos lejojë këtë njollosje”.

    Llafe të serta

    Si kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi duhet të jetë i vetëdijshëm për peshën e fjalëve të tij – për të keq dhe për të mirë. Si një prej figurave qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai duhet të jetë i pari që angazhohet kundër atyre ish-bashkëluftëtarëve të tij, të cilët prej vitesh e keqpërdorin sakrificën e popullit të Kosovës në luftën çlirimtare për të vjedhur nga arka e shtetit. Në vend se të sillet si burrë shteti dhe si prioritet ta ketë interesin shtetëror dhe jo atë individual, klanor apo partiak, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, vepron sikur ai qitësi nga Lazarati, kur në lidhje me bastisjen e shtëpisë së Fatmir Limajt thotë: “Ky ishte një sulm mbi dinjitetin e një njeriu, një sulm mbi dinjitetin e njerëzve të institucioneve. (...) Kjo, në një mënyrë, është një lloj presioni psikik mbi familjen. Ne do të dëshironim që këtu të vendoset rendi dhe ligji, por të respektohen edhe disa norma njerëzore, sepse dihet se njerëzit tanë me decenie janë maltretuar nga forcat policore”. Kështu pat folur edhe ai qitësi i Lazaratit: “Isha i detyruar ta sulmojë me armë helikopterin, sepse ne kemi gra e vajza këtu në shtëpi, nuk lejomë të na i fotografojnë gratë e vajzat, të na shkelin nderin dhe pragun e shtëpisë këta shkërdhata nga Italia“. Kryetari i Kuvendit me ton polemist e krahason policinë e misionit të BE-së EULEX me policinë vrastare të Serbisë, kur thotë se „njerëzit tanë me decenie janë maltretuar nga forcat policore”. A ka fakte Jakup Krasniqi se policia e EULEX-it ia ka keqtrajtuar familjen Fatmir Limajt? Nëse ka, atëherë është mirë t’i bëjë publike dëshmitë dhe jo të flasë llafe të serta pa asnjë mbulesë vërtetësie. Sepse llafet e tilla e rrënojnë të ardhmen europiane të vendit. Është e dëmshme për kulturën politike të një shteti, kur kryetari i parlamentit flet me këtë ton zemërak dhe pa asnjë argument. Në intervistën e tij Krasniqi ka deklaruar se “ne do të dëshironim që këtu të vendoset rendi dhe ligji” dhe në këtë mënyrë ai e ka pranuar se në Kosovë nuk ka as rend, as ligj, edhe pse para disa javësh një (b)analist i zjarrtë pseudopublicistik në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës kishte thënë se çdokush që vjen në Kosovë e vëren se këtu sundon ligji, rendi dhe stabiliteti.
    A nuk është detyrë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës të angazhohet për sundimin e ligjit?
    A nuk është detyrë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës të punojë që në Republikë të ketë rend dhe stabilitet institucional?
    A nuk është obligim i shefit të parlamentit që të bëjë thirrje dhe të kërkojë që Kosova të ketë gjykata të pavarura, të ketë prokurorë vendorë që mund të punojnë me këmbëngulje për çrrënjosjen e krimit dhe korrupsionit pa pasur frikë se dikush nga qeveria do t’i thërrasë në telefon, do t’i kërcënojë me jetë ose do t’ua shajë nënën, farën dhe fisin?

    Retorikë populliste

    Në vend se të kryejë punën e tij si duhet Jakup Krasniqi përpiqet të sulmojë misionin e BE-së me retorikë populliste, duke injoruar një fakt thelbësor: problemi kryesor nuk është te BE-ja, por te institucionet dhe një pjesë e madhe e shoqërisë së Kosovës. Sikur qeveria, presidenca, parlamenti, opozita, shoqëria civile dhe mediat të angazhoheshin për ndërtimin e një shteti funksional, atëherë as sytë nuk do t’ia kishin parë gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Europa Perëndimore, kurrë madje s’do kishin dëgjuar për holandezin Johannes van Vreeswijk, i cili javën e kaluar u mbajti një leksion të rëndësishëm nga fusha e drejtësisë krerëve institucionalë të Kosovës. Çështja është shumë e thjeshtë: qytetarët e Kosovës dhe prijësit e tyre politikë kanë shpallur si synim strategjik integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Nga Brukseli kanë kërkuar që në këtë rrugë të gjatë Kosovën ta përkrahin ekspertë të BE-së me miliarda euro, me dije, me mjete teknike dhe me përvojën e tyre. Është shumë e qartë se Kosova si shtet nuk ka kapacitete që të integrohet në BE pa ndihmën nga shtetet e Europës Perëndimore. Me një fjalë: Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, nuk është BE ajo që synon të bëhet anëtare e Kosovës! Udhëheqësit politikë në Prishtinë nuk duhet të sillen me mendjemadhësi si politikanët e Beogradit, të cilët me vite të tëra propagandonin idenë se BE ka nevojë për Serbinë dhe jo anasjelltas. Ndërkohë edhe në Serbi e kanë vërejtur se kjo retorikë i detyron ata të vendnumërojnë, prandaj kohëve të fundit presidenti Boris Tadiq dhe ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq po përpiqen të inicojnë debatin për një marrëveshje në lidhje me Kosovën, në mënyrë që këtë problem ta heqin qafe njëherë e përgjithmonë.

    Në vend se të punojnë për të përmirësuar qeverisjen dhe për të forcuar institucionet, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi dalin e ankohen se EULEX-i e paskësh prekur shoqërinë e Kosovës në dinjitet dhe në namuz. Prandaj ata u dashka t’ia tregojnë gjoksin Evropës, kësaj kurve të motit, që i ra moh besës së Zotit dhe s’i la rehat politikanët e Kosovës të angazhohen gjoja për të mirën e këtij vendi. Çfarë hipokrizie!

    Në reagimet e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të qatipëve që mbrojnë korrupsionin në lidhje me bastisjen në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit vërehet një tendencë që vëmendja e opinionit të përqendrohet te punët e mira që paskësh kryer ministri Fatmir Limaj. Punët e mira, nëse janë bërë, shoqëria do t’i vlerësojë, siç do ta çmojë edhe sakrificën e Fatmir Limajt gjatë luftës çlirimtare. Fundja populli e ka dëshmuar respektin për Limajn edhe gjatë procesit kundër tij në Hagë, kur qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës nuk kursyen para për të mbushur qypin, nga i cili është financuar mbrojtja e ish-komandantit rajonal të Ushtrisë Çlirimtare. Për Limajn më shumë janë angazhuar njerëzit e thjeshtë të Kosovës se sa partia e tij. Por për momentin kemi një problem tjetër: kundër zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit për korrupsion, krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash etj. Nuk pinë ujë tani deklaratat patetike të Jakup Krasniqit se Limaj është sjellë si “një njeri që e do vendin e vet”. Neve të gjithëve që jemi pjesë e jetës publike na ka rënë rasti të njohim këtë apo atë politikan, mes tyre edhe Fatmir Limajn. Por kur bëhet fjalë për dyshime për korrupsion apo delikte të tjera, sentimentet duhet lënë anash. Nuk i ndihmon fare Fatmir Limajt nëse gazetarë joseriozë dhe të tjerë, të thirrur e të pathirrur, dalin e bërtasin nëpër çarshi dhe nëpër gazeta: “Unë kam pirë kafe më të, për besë djalë i mirë është”. Vetëm pasi të marrë fund procesi që ka nisur EULEX-i do të shohim nëse bindjet tona për Limajn, pa marrë parasysh çfarë janë ato – pozitive apo negative, i përgjigjen realitetit apo janë fiksion.
    Hiç më pak të dëmshme se deklaratat e Jakup Krasniqit nuk ishin edhe mendimet e kryeministrit Hashim Thaçi në lidhje me “rastin F.L.”. Pas një heshtje të gjatë ai e quajti aksionin e EULEX-it si të panevojshëm, joprofesional dhe tendencë për linçim. Nëse mendon Hashim Thaçi se aksioni ishte i panevojshëm, atëherë a është e panevojshme edhe lufta kundër korrupsionit? Nëse aksioni ishte joprofesional, atëherë kryeministri duhet t’i sqarojë opinionit se çfarë veprimesh do të ishin profesionale? Si shumica e banorëve të Kosovës edhe kreu i qeverisë pak merr vesh nga procedurat gjyqësore, sepse gjenerata e Thaçit dhe gjeneratat pas tij janë rritur në rrethana të jashtëzakonshme, kur sistemi i drejtësisë ka qenë në shërbim të politikës represive të Serbisë. Opinionit do t’i interesonte edhe një shpjegim i Thaçit në lidhje me akuzën e tij se EULEX-i ka synuar ta linçojë ministrin Limaj. Të shohim ç’domethënie ka folja “linçoj” sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe: “E vras, e var a e djeg dikë pa i bërë gjyq (siç veprojnë bandat raciste e borgjezia reaksionare në SHBA ose bandat e tipit fashist në vendet e tjera kapitaliste për të asgjësuar zezakët dhe njerëzit përparimtarë e revolucionarë)”. Ashiqare shihet se kryeministri ka përdorur një folje të pavend për të përshkruar një rast ordiner të drejtësisë. Fatmir Limaj as nuk është vrarë, as nuk është varur, as nuk është djegur. Pas aksionit të EULEX-it ai e dha një deklaratë të rezervuar, ashtu siç e kërkonte momenti tejet i ndjeshëm i hetimit. Kaq. Nuk ka nevojë Limaj për avokati të tillë siç ia ofron tani Hashim Thaçi, sepse efektet mund të jenë kundërproduktive. Rezultat i retorikës patetike dhe idhnake të Thaçit dhe Krasniqit ishte intervista e prokurorit të EULEX-it Johannes van Vreeswijk, i cili u bëri apel zyrtarëve të shtetit që t’i kursejnë ekspertët e misionit të BE-së nga “komentet fëmijërore”.

    Sjellje joracionale

    Në paraqitjen e tij në Radiotelevizionin e Kosovës Thaçi për shumë të zeza që, sipas tij, po i ndodhin Kosovës, e bëri fajtor shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Kryeministri i Kosovës e akuzoi diplomatin holandez se po e dëmton imazhin e Kosovës, se po përzihet në punë të drejtësisë etj. Çfarë të keqe i paskësh bërë Pieter Feith Kosovës? Në përputhje me kompetencat e tij ai e ka njoftuar kryeministrin për hetimet që po kryhen në lidhje me korrupsionin. I ka kërkuar që të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund praktikës së korrupsionit, e ka lutur të ndikojë që Kosova të shkëputet nga tradita e keqe e qeverisjes - një traditë që nuk e ka themeluar, por e ka trashëguar dhe e ka bërë edhe më perverse kabineti i kryeministrit Thaçi. Në vend se të punojnë për të përmirësuar qeverisjen dhe për të forcuar institucionet, Thaçi dhe Krasniqi dalin e ankohen se EULEX-i e paskësh prekur shoqërinë e Kosovës në dinjitet dhe në namuz. Prandaj ata u dashka t’i tregojnë gjoksin dhe muskujt Evropës, kësaj kurve të motit, që i ra moh besës së Zotit dhe s’i la rehat politikanët e Kosovës të punojnë gjoja për të mirën e këtij vendi. Fakti që qytetarët unanimisht po e mbështesin aksionin e EULEX-it kundër korrupsionit tregon se udhëheqësit politikë të Kosovës prej kohësh janë shkëputur nga populli dhe jetojnë në kullën e tyre të fildishtë.
    Sjellja e çuditshme e kryeministrit kundër EULEX-it nuk paraqet ndonjë risi. Kështu, joracionalisht, Hashim Thaçi qe sjellë edhe në nëntor të vitit 2008, kur autoritetet e Kosovës arrestuan tre agjentë të shërbimit sekret gjerman. Përkundër këshillave qëllimmira se autoritetet kosovare duhet t’i lirojnë menjëherë shtetasit gjermanë, duke u bazuar edhe në përvojën e vendeve perëndimore me agjentë të zbuluar të shteteve të tjera, kryeministri vendosi të shtyhej me Gjermaninë, shtetin që pas Amerikës ka bërë më së shumti që Kosova të çlirohet nga Serbia dhe të fitojë pavarësinë. Në ato ditë dramatike kryeministrit Thaçi i kishte telefonuar Thomas de Maizière, atëherë ministër për detyra të veçanta dhe shef i kabinetit të kancelares Angela Merkel. De Maizière i kishte dhënë shefit të qeverisë së Kosovës një lloj ultimatumi që agjentët të liroheshin sa më parë. E çfarë bënë autoritetet e Kosovës? Lejuan që agjentët gjermanë të ekspozoheshin gjerësisht në media, nëpër gazeta të afërta me qeverinë u botuan detaje se si merreshin në pyetje shtetasit e Gjermanisë, madje u publikuan edhe fotografitë e tyre. Nuk është risi të thuhet se kjo sjellje e autoriteteve kosovare i kishte zemëruar tej mase diplomatët dhe politikanët gjermanë, në mediat e këtij vendi “afera e tre agjentëve” ka qenë temë qendrore për gati dy javë. Tenori i komenteve ka qenë ky: ne ua hoqëm qafe serbët, i çliruam, e këta na i arrestojnë zyrtarët tanë pa pasur asnjë fakt! Ka qenë dita e 28 nëntorit 2008, ditë pushimi, kur pas presionit të madh nga Berlini qeveritarët e Kosovës vendosën t’i lirojnë gjermanët. Doli vetëm një problem: meqë ishte ditë pushimi, gjyqtarët kosovarë ishin nëpër shtëpitë e tyre. Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ishte detyruar të dërgojë policë që t’i marrin gjyqtarët nga shtëpitë e tyre dhe t’i sjellin në zyrë. Kështu edhe ndodhi. Gjyqtarët kosovarë morën vendim që lënda t’i transferohej një gjyqtari nga Mauritania në shërbim të UNMIK-ut. Ky i fundit pastaj urdhëroi lirimin e gjermanëve. Çfarë fitoi Kosova nga kjo lojë me muskuj? U dëmtuan rëndë marrëdhëniet me Gjermaninë dhe Kosova, nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, u detyrua të kërkojë ndihmën e një gjyqtari afrikan të UNMIK-ut për të dalë nga moçali. Ky ishte fitimi! Gjermanët nuk e kanë harruar edhe një detaj të aferës: Derisa agjentët e tyre mbaheshin në burgjet kosovare, një këshilltar i Thaçit i kishte thënë korrespondentes së atëhershme të revistës “Der Spiegel” Renate Flottau se kryeministri i Kosoves do t’i kërkonte falje Gjermanisë për incidentin. Lajmi u botua menjëherë në edicionin online të “Der Spiegel”, por Thaçi nuk kërkoi kurrë falje, ndoshta ai as që është informuar ndonjëherë se çfarë premtimi kishte dhënë këshilltari i tij në një kafehane të Prishtinës.
    Se gjermanët nuk e kanë harruar këtë aferë, tregoi edhe vizita e ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepi në Berlin, në fund të marsit. Në kryeqytetin gjerman Rexhepi u takua me Thomas de Maizière, i cili që nga tetori i vitit të kaluar është ministër i brendshëm i Gjermanisë. Pas takimit de Maizière tha: “Kosova është pikë e itinerarit të kontrabandës së drogës nga Afganistani dhe vende të tjera të lindjes në drejtim të perëndimit. Aty ka krim të organizuar dhe forma të tjera të krimit”. Për aq sa më ka rënë të përcjell politikën gjermane nuk kam parë ndonjëherë që një ministër i një shteti të jetë goditur aq ashpër me kritikë siç u thumbua Bajram Rexhepi në Berlin. Madje edhe ministrat e Afganistanit trajtohen me më shumë respekt. Pasojat e aferës me agjentët gjermanë u vërejtën edhe gjatë vizitës së presidentit Fatmir Sejdiu në Berlin javën e kaluar. Në delegacionin kosovar nuk ishte asnjë figurë e ish-UÇK-së.

    Dëmtimi i shtetit

    Përvoja e deritanishme e opinionit të Kosovës me këtë qeveri të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës është kryesisht negative. Eksponentë me ndikim në PDK e kanë keqpërdorur besimin që atyre ua dhanë zgjedhësit në vitin 2007. Janë thyer premtimet, prandaj sot qeveria e kryeministrit Thaçi ndodhet në telashe, të cilat mund ta dëmtojnë rëndë të ardhmen e Republikës së Kosovës. Qytetarët ua japin hua besimin partive për të qeverisur vendin. Besimi nuk mund të blihet. Në gjithë historinë e aferës së fundit rreth “ministrisë së asfaltit” bie në sy një indiferencë e çuditshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo parti, të cilën edhe ashtu janë duke e varrosur solemnisht krerët e saj, nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për gjendjen e krijuar në kabinetin e kryeministrit Thaçi – fundja LDK është bartëse e politikave qeveritare. Shefat aktualë të kësaj partie nuk mund t’i lajnë duart në pafajësi, duke prodhuar fraza të zbrazëta se gjoja “askush nuk qëndron mbi ligjin”. LDK, në fund të fundit, është ajo ura e artë që po e mban në pushtet PDK-në. LDK nuk po qëndron në pushtet për interesa të vendit, por për interesa të ngushta të një grupi të vogël politikanësh grabitqarë dhe cinikë, të cilët e kanë rrëmbyer këtë parti. Përshtypja e përgjithshme në opinion është se kemi të bëjmë me dy grupacione politike në PDK dhe në LDK, të cilat, pasi i kanë siguruar kokrrat në Kuvend, tani janë në rrugë drejt rrëmbimit të plotë të shtetit.
    Shumë qytetarë, këtë e tha edhe prokurori i EULEX-it Johannes van Vreeswijk, janë të frikësuar. “Më ka ardhur në majë të hundës një situatë e tillë”, shtoi ai. A mund të thuhet se një vend është i lirë nëse qytetarët e tij janë të frikësuar? Paradoksale është se, njëkohësisht, një pjesë e madhe e qytetarëve nëpër anketa, të cilat mund të jenë të manipuluara, renditen në mesin e optimistëve më të mëdhenj në dynja. Dikur autorja austriake Marie von Ebner-Eschenbach (1830-1916) thoshte: “Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të ashpër të lirisë”. I njohur për kritikën e fuqishme ndaj atyre që drejtonin shtetin shqiptar atëbotë, Faik Konica, ky patriot dhe polemist i shkëlqyeshëm, shkruante: “Ju hapa zemrën. Në u pezmatofshi, s’kini arsye, se ju fola lirisht për të mirën t’uaj, ashtu si m’a pret mëndja. Mos u pezmatoni për këto që ju thom, se s’janë përralla”. Politikanët e Kosovës duhet t’i ikin logjikës së Lazaratit, sepse ndryshe Republika e varfër s’e gjen kurrë rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës duhet ta shporrin frikën dhe duhet t’i ndihmojnë EULEX-it të herr barërat e këqija.

    Shkruan: Enver Robelli

  5. #375
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin

    Po ju mos me i pa këto ëndërra moti kishi cofë, por po të kujtoj se ky krahë nuk ka nëvoj për votën tënde se këta janë vetë populli. Këto jan disa pengesa që po i behen popullit te Kosoves nga hafijet si gjithher dhe kurdoher. Jane keto fjale qe jemi mesue ti ndegjojna shume her sidomos keto dhjet viteve te fundit ne Kosove e sidomos ne mediacenter ne Qagllavic, Brinit apo edhe koha-veton-sorros dhe te tipit te vejushes Trajkoviq per krahun e luftes. Keshtu keni lehe ju edhe per nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar ne Pokrainski skupshtina apo komtet te partis komuniste, keshtu jeni mesue me ngrite komisjone kunder ketyre te malit qysh po keni qef me ju thane luftarve te UCK-se dhe me shpif ne UNMIK e ne Tribunal te Hages dhe a e din qka ju ka dal ne fune juve o mjerana kurgja pa fakte pa baza. Dhe kjo ka me ndodhe e tashe. Dhe a din pse?se ju ka ardhe cofa dhe ju nuk keni ku me shkue veq me ndejte atje ku jeni ne Serbi. Keto spektakle qe jeni mundue me i shite ne popull si me arrestime te luftarve nga ana e UNMIK-ut ,Showe e tipit te Bllaces me CD-ja, ku deshmue edhe me zgjedhjet e fundit se kush eshte ketu per popullin e Kosoves por edhe keto te fundit nuk jan kurgja ama kurgja . Knaqnu dhe qeshni se dihet kush do te qesh i fundit.

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Limaj siq ju kame then po ne kete forum disa anti shqiptareve dhe pro te kaluares se limaj eshte i paster si loti,po tradhtaret e kombit deshirojen te ja meveshin te kqijat te cilat i kane ber vete tradhtaret e keti kombi per 50 vite,keshtu ekishte edhe ne hag tani deshiruan ta bejen hajnin e koosves po e verteta do del ne shesh shume shpejte me qka aj tregoj edhe vete para dy nteve ne tv...
    po se di se qka po mendojen keta tradhtaret e keti kombi ,para lufte ne vitet 50/60/70/80/90/97/99 dhe tani qka ju mendoni ju...e di se jeta ejuaj eshte e veshtire se jeni mesuare te till se lindja ejuaj eshte e till po ju kisha porositure ikni dhe shkoni ne serbin e juaj se ju per te po qani dhe vajtoni se ju kane mebture vendet boshe me keq ardhej po ju them ...edhe KTV -se

  7. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dell: Korrupsioni nuk hiqet me persekutimin e individëve

    Nga Express më 14.05.2010 në ora 17:48

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, ka shprehur sot mbështetjen për luftën kundër korrupsionit, por ka theksuar faktin se ajo luftë nuk duhet të bëhet përmes persekutimit të individëve.

    “Korrupsioni në të gjitha format e tij është i dëmshëm për ekonominë. Korrupsioni është pjesë e natyrës njerëzore dhe asnjëherë nuk do e hiqni qafe, përderisa qeveria është pjesë aq e madhe e ekonomisë. E vetmja mënyrë të ballafaqohesh me këtë nuk është përmes persekutimit të individëve, sepse ato raste do të vazhdojnë, por është duke ndryshuar ekonominë. Mendoj se duhet të hiqet qeveria nga roli i marrjes së të gjitha vendimeve të rëndësishme dhe të lejojë sektorin privat të marrë vendime për të cilat shteti ka shumë nevojë”, ka thënë Dell, transmeton KosovaPress.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Dell, i ka bëri këto deklarata gjatë një ligjërate që ka mbajtur sot para studentëve në kolegjin universitar AAB - Riinvest, ku për temë kryesore kanë qenë çështjet ekonomike.

    Në referimet e tij, ambasadori Dell ka dhënë një sërë sugjerimesh për rritjen më të shpejtë të ekonomisë.

    Ai ka theksuar se për rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës duhet që sektori privat të marrë rolin kryesor në menaxhimin e ndërmarrjeve të mëdha dhe krahas kësaj institucionet duhet të përgatiten që Kosova të jetë e gatshme dhe e aftë të përfitojë nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore.

    Ambasadori amerikan ka thënë se gjatë viteve të ardhshme Kosova duhet të duhet të synojë që së paku të dyfishojë eksportet e veta, të përpiqet të krijojë së paku 10 mijë vende të reja të punës dhe të rrisë bruto produktet vendore për së paku 7 për qind në vit.

    Ndër të tjera, ambasadori Dell ka përmendur edhe tri detyrat që duhet t’i kenë parasysh institucione e Kosovës për të arritur rritjen ekonomike dhe të hyra më të larta: përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, mandej privatizimi i sektorit të minierave, energjisë dhe telekomunikacionit, por edhe fokusi në promovimin e një ambienti që iu mundëson rritje bizneseve.

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Lexo me shume se te duhet,e mos ja fut kot

    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    Po ju mos me i pa këto ëndërra moti kishi cofë, por po të kujtoj se ky krahë nuk ka nëvoj për votën tënde se këta janë vetë populli. Këto jan disa pengesa që po i behen popullit te Kosoves nga hafijet si gjithher dhe kurdoher. Jane keto fjale qe jemi mesue ti ndegjojna shume her sidomos keto dhjet viteve te fundit ne Kosove e sidomos ne mediacenter ne Qagllavic, Brinit apo edhe koha-veton-sorros dhe te tipit te vejushes Trajkoviq per krahun e luftes. Keshtu keni lehe ju edhe per nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar ne Pokrainski skupshtina apo komtet te partis komuniste, keshtu jeni mesue me ngrite komisjone kunder ketyre te malit qysh po keni qef me ju thane luftarve te UCK-se dhe me shpif ne UNMIK e ne Tribunal te Hages dhe a e din qka ju ka dal ne fune juve o mjerana kurgja pa fakte pa baza. Dhe kjo ka me ndodhe e tashe. Dhe a din pse?se ju ka ardhe cofa dhe ju nuk keni ku me shkue veq me ndejte atje ku jeni ne Serbi. Keto spektakle qe jeni mundue me i shite ne popull si me arrestime te luftarve nga ana e UNMIK-ut ,Showe e tipit te Bllaces me CD-ja, ku deshmue edhe me zgjedhjet e fundit se kush eshte ketu per popullin e Kosoves por edhe keto te fundit nuk jan kurgja ama kurgja . Knaqnu dhe qeshni se dihet kush do te qesh i fundit.
    Miqtë dhe të afërmit:

    Shumica e tenderëve për ndërtimin e rrugëve janë lëshuar nga Ministria e Transportit, edhe pse komunat, gjithashtu mund të autorizojnë punë të tilla. Tenderët janë ndarë në bazë të çmimit më të ulët ose sipas një sistemi të vlerësimit të gjithmbarshëm ekonomik, duke përfshirë kritere si cilësia teknike e propozimit tenderues. Ky vlerësim kryhet nga një bord prokurimi në kuadër të autoritetit ndarës.
    Kontrata e dytë për nga madhësia e lëshuar deri më sot nga ministria, në vlerë prej 11 milionë eurosh, i është dhënë në korrik të vitit 2009 një firme nga Shqipëria, Delia Group. Kjo ka pasur të bëjë me ndërtimin e segmentit 5 kilometërsh të rrugës kryesore që lidh aeroportin me qytetin perëndimor të Pejës.
    Firma është regjistruar në Kosovë, në janar të vitit 2009, me pronarin kompanisë nga Shqipëria, Viktor Delia dhe një njeri tjetër, Haxhi Shala, nga Prishtina, të cekur si “persona të autorizuar” për të operuar në emër të kompanisë në Kosovë.
    Limaj dhe Haxhi Shala kanë lidhje të afërta mes vete. Sipas të dhënave të TNKY-s, ata janë kushërinj, kanë ndjekur shkollën bashkë dhe kanë jetuar së bashku në vitet e 90-ta në Zvicër pasi e kanë lëshuar Kosovën. Janë kthyer në Kosovë, përsëri bashkë, për të luftuar në radhët e UÇK-së. Shala, kolonel në Forcat e Sigurisë të Kosovës, ushtria e aspiruar e Kosovës, ndjek rregullisht ngjarjet komemorative me Limajn.
    Kur Prishtina Insight ka kontaktuar me z. Shala, ai thotë se nuk ka punuar për Delia Group, duke sugjeruar që cekja e emrit të tij “ishte një gabim”. Ai na propozoi të kontaktojmë me pronarët, për të cilët ai kishte dijeni se ishin “vëllezërit Delia”.
    Disa minuta me vonë, një anëtar i stafit të Delia Group na telefonon për të konfirmuar që Shala kishte punuar për firmën, por nuk ishte më me ta, për shkak të “ndryshimeve në strukturën e stafit”. Na sugjeroi të flasim me pronarin, Viktor Delia, i cili nuk na i ktheu telefonatat.
    Këshilltari i ministrit, Endrit Shala, shpjegoi se Haxhi Shala ndoshta ka pasur të bëjë me firmën për shkak se koloneli “ka jetuar” në adresën e Delia Group.
    Mirëpo, kur Prishtina Insight ia tregoi këshilltarit kopjen e një dokumenti të kompanisë nga regjistri i bizneseve, ku Haxhi Shala ceket si njëri nga “personat e autorizuar” të firmës, ai nuk dha ndonjë sqarim tjetër.
    Tenderët kanë qenë të hapur për të gjithë ofertuesit dhe janë ndarë në bazë të ofertës “ekonomikisht më të favorshme”, që do të thotë se bordi i prokurimit, para se të vendosë për fituesin, është dashur t’i bëjë vlerësimet në bazë të kritereve të ndryshme, duke përfshirë çmimin, cilësinë dhe aspektet tjera.
    Bordi kishte thënë që oferta 11.8 milionëshe e Delia Group kishte qenë më e mira, edhe pse një firmë tjetër kishte aplikuar me një ofertë më të ulët prej 11.5 milionë eurove.
    Gjatë kohës së kufizuar të rezervuar për Prishtina Insight për shikimin e raportit të evaluimit të ofertave, procesi duket të ketë shkuar si duhet.
    Prishtina Insight, po ashtu, kupton që një mik tjetër i ministrit, Habib Morina, gjithashtu, nga Malisheva, ka fituar dy tenderë të mëdhenj rrugorë, në vlerë prej 5.8 milionë respektivisht 4.5 milionë euro. Informatat janë marrë nga dokumentet e ndarjes së tenderëve dhe nga shënimet e kompanisë në regjistrin e bizneseve të Kosovës.
    Firma e Morinës, Patroni, e njohur më mirë si pronarët e një zinxhiri të pompave të benzinës, fitoi kontratën prej 4.5 milion eurove për ndërtimin e rrugës Arllat-Xërxë, në rajonin e Malishevës, në shtator të vitit 2008 si pjesë e një konzorciumi.
    Një auditim i raporteve financiare të ministrisë nga Auditori i Përgjithshëm për atë vit, zbuloi që një tjetër ofertues kishte ofruar kryerjen e punës së njëjtë për një shumë më të vogël të hollash. Ministria thotë që konzorciumi i Morinës kishte shënuar maksimumin e pikëve “në kuadër të kritereve teknike”.
    Sido që të jetë, auditorët theksuan se nuk kishin vërejtur “ndonjë përparësi të madhe” në aspektet teknike ndërmjet ofertës së Morinës dhe ofertës rivale më të lirë. Ministria nuk iu është përgjigjur kërkesave për sqarime.
    Po ashtu, auditimi zbuloi që një kompani tjetër në konzorciumin Patroni, Jehona, nuk kishte përmbushur udhëzimet për aplikim për shkak se nuk e kishte dorëzuar raportin e auditimit për vitin 2007. Si rezultat i kësaj, i tërë konzorciumi ka qenë dashur të diskualifikohet nga tenderi.
    Ndërkohë, AHN Group i Morinës, fiton një tender të madh për rrugët në korrik të vitit 2009, në vlerë prej 5.8 milionë eurove, për ndërtimin e një pjese të rrugës për në Mitrovicë, si pjesë e një konzorciumi me Timi Krsko, firmë kjo nga Sllovenia, pronarët e së cilës, gjithashtu, vijnë nga Malisheva. Përsëri, Morina e fitoi tenderin edhe pse oferta e tij nuk ishte më e ulëta për nga çmimi.
    Kjo është teknikisht e pranueshme, ashtu siç theksojnë rregullat e tenderimit se do të përzgjidhet kompania “ekonomikisht më e favorshme” – e jo domosdoshmërisht kompania e cila paraqet ofertën me çmimin më të ulët.
    Prapëseprapë, sipas vlerësimit të ofertave nga ana e bordit të prokurimit, të cilin e ka parë Prishtina Insight, AHN Group dhe Timi Krsko kanë dështuar në sigurimin e dokumenteve kyçe, përfshirë kopjet e kontratave që e vërtetojnë sasinë e punës të cilën firmat e tyre e kanë kryer përgjatë tre viteve të fundit dhe detajet e stafit të tyre teknik. Dështimi në dorëzimin e dokumenteve të tilla, zakonisht shpie në diskualifikimin e ofertave.
    Morina mohon që suksesi i tij në fitimin e kontratave ka të bëjë me miqësinë ndërmjet tij dhe ministrit. “Jam mik i ngushtë i ministrit Limaj, por kjo nuk do të thotë që kompania ime ka ndonjë përparësi kur janë në pyetje tenderët,” thotë ai për Prishtina Insight.
    Morina vazhdon tutje duke thënë se kishte rrënuar dy pompa të veta të benzinës, në Vragoli dhe Komoran, në vlerë prej rreth 200,000 eurosh, me urdhër nga ministria, për shkak se ndërtohej një rrugë mbi ato hapësira. “Do të duhej të kërkoja shumë nga ministri për këtë”, bën shaka ai.

    Papërvoja nuk është problem:

    Prishtina Insight po ashtu zbulon se kompanitë që kanë pak përvojë, staf të mangët dhe të cilat duket të jenë regjistruar vetëm pasi janë fituar kontratat, kanë fituar tenderë madhorë.
    Një prej tyre është firma me bazë në Prishtinë-Projekti Damastion, i cili sipas regjistrave zyrtare të bizneseve të Kosovës, është themeluar në nëntor të vitit 2008 me vetëm dy anëtarë stafi.
    Damastion lidhë kontratën e parë të saj në vlerë prej 3 milionë eurosh me Ministrinë e Transportit në tetor të vitit 2008, sipas arkivit të agjencisë së prokurimit, madje para se firma të ketë qenë regjistruar.
    Në fillim, Damastion bashkëpunoi me dy kompani tjera për ta përgatitur tenderin e tyre të parë. Në dhjetor të vitit 2009, me forca vetanake, e fituan projektin 4.6 milionësh për ndërtimin e një rruge në rajonin e Podujevës në veriperëndim të Kosovës.
    Kur Prishtina Insight arriti të kontaktojë me pronarin e Damastion, Visar Tahirin, ky i fundit tha se regjistrat zyrtare janë të pasakta, meqë kompania është krijuar në vitin 2004. Ai tha se data e regjistrimit është ndryshuar në nëntor 2008, kur kompania e ka modifikuar të dhënat e saj në regjistrin e bizneseve.
    Regjistri i bizneseve i Kosovës nuk arrin të përgjigjet në pyetjen specifike nëse ata kishin bërë gabim në datën e regjistrimit, mirëpo shefi ekzekutiv, Mehdi Pllashniku, i thotë Prishtina Insight-it se, në përgjithësi, nuk do ta ndryshonin “datën e konstituimit” të një firme, po që se kompania më vonë bën ndryshime në regjistrin zyrtar.
    Tahiri, pranon që firma kishte pasur vetëm dy anëtarë stafi kur është regjistruar, por thotë se ishte zgjeruar që atëherë në 15. Veç kësaj, ai thotë se kompania e tij, ka qenë më profesionale sesa shumë firma të vjetra profesionale dhe se ka qenë në përputhshmëri me të gjitha kushtet për një tender. Kjo, ndonjëherë, ka nënkuptuar që Projekti Damastion është dashur të dorëzojë 6,000 faqe dokumentacion për ta fituar një tender.

    Endrit Shala thotë që kompanitë është dashur t’i përmbushin kushtet e caktuara për fitimin e tenderëve, siç është pjesëmarrja në projektet e mëparshme të ndërtimit të rrugëve deri në një masë të caktuar dhe posedimi i stafit me përvojë. Ai thotë se një prej problemeve ishte që në Kosovë kishte pak firma që kishin përvojë të madhe në këtë fushë. “Shumica e tyre nuk kanë bërë ndërtime në Kosovë përgjatë 20 viteve të fundit,” thotë ai. Ai, po ashtu, thotë se për shkak të numrit të vogël dhe mungesës së përvojës nga ana e firmave, shumica e tenderëve për rrugë u janë ndarë konzorciumeve.
    Pronari i njërës prej firmave më të suksesshme dhe më të mëdha të ndërtimit të rrugëve, i cili ka kërkuar që mos t’i përmendet emri, nga frika e “hakmarrjes” nga ministria, thotë se shfrytëzimi i tenderëve nga firmat e papërvojë, të gatshme për të dhënë ryshfete, kanë çuar në rënien e cilësisë.
    “Ne nuk mund të fitojmë tenderë, sepse nuk i japim para qeverisë”, pohon biznesmeni. “Ata vijnë tek unë dhe më kërkojnë para, por nëse do ta bëja këtë, atëherë çmimi i punës do të ishte më i lartë,” shpjegon ai.
    “Kompanitë tjera e bëjnë një gjë të tillë (japin ryshfete v.j.) pastaj mungojnë disa centimetra të zhavorrit dhe asfaltit, e që është arsyeja pse cilësia e asfaltit të tyre është e dobët”.
    Ky njeri thotë se është tërhequr nga puna që zhvillohej ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit, mu për shkak të cilësisë së dobët të zhavorrit të përdorur atje. Ai thotë, se cilësia ishte aq e keqe, saqë makinat e tij për shtruarjen e asfaltit filluan të fundoseshin në rrugën e shtruar.
    Janë shpenzuar rreth 7 milionë euro në këtë segment të rrugës, ndërmjet Prishtinës dhe Lipjanit, që është njëra prej rrugëve të pakta me dy kalime në Kosovë. Pjesë të kësaj rruge tashmë janë të plasaritura dhe me gropa.
    Megjithëkëtë, Endrit Shala vazhdon të pohojë se rruga është shtruar sipas standardeve më të larta. Ai thotë se ekspertët e ministrisë kanë këshilluar që të shtyhet shtruarja e shtresës së tretë të asfaltit deri në vitin e ardhshëm për shkak të motit të ligë.
    Cilësia po aq e rëndësishme sa edhe sasia:

    Myzejene Selmani, kryetare e komisionit të Kosovës për ekonomi, tregti, industri, elektricitet, transport dhe telekomunikim dhe zëvendëskryetare e partisë opozitare, Aleanca e Re e Kosovës, thotë se korrupsioni në tenderët e rrugëve është shqetësim i madh.
    “Duke pasur parasysh se Ministria e Transportit ka një buxhet i cili është tre herë më i madh sesa i cilësdo ministri tjetër dhe e cila e ka shpenzuar tërë buxhetin e saj në infrastrukturën rrugore, është turp të kihet një cilësi aq e dobët e rrugëve në Kosovë,” pohon ajo.
    “E ngas makinën time mbi këto rrugë, dhe në to ka shumë gropa,” shton ajo. “Qeveria inauguron dhe prenë shumë shirita të kuq, por e tërë është sa për marketing. Tenderët nuk ndahen si duhet, duke e ndjekur ligjin … Kompanitë që i fitojnë tenderët nuk janë të kualifikuara.”
    Selmani pohon se gjashtë muaj pasi shumë rrugë të reja të kenë përfunduar, Ministrisë i i janë dashur të njëjtat shuma të parave, përsëri dhe përsëri, për riparime. “Kompanitë që merren me ndërtimin e rrugëve, nuk kanë fare ide si duhet të ndërtohet një rrugë, ato kanë vetëm lidhje me Ministrinë e Transportit,” pohon ajo. Ajo, po ashtu, thekson cilësinë e dobët të rrugës Prishtinë-Shkup.
    Një zhvillim tjetër që ka nxitur shqetësime në dy vitet e fundit është ardhja e firmave nga Shqipëria në tregun e rrugë-ndërtimit në Kosovë. Firmat lokale për ndërtimin e rrugëve ankohen se firmat nga Shqipëria bëjnë manipulime në proceset e tenderimit.
    Menaxheri i një kompanie të madhe të ndërtimit të rrugëve përmendi më herët se kompanitë nga Shqipëria fitojnë tenderët në Kosovë “sepse manipulimi (i tenderëve v.j.) mund të bëhet shumë lehtë” … në anën tjetër, kompanitë nga Kosova nuk mund të punojnë në Shqipëri – kam qenë atje si një nën-kontraktues, por e lëshova Shqipërinë për shkak të kërcënimeve të marra”.
    Endrit Shala pranon se ekziston nevoja për përmirësimin e cilësisë së rrugëve të reja, por se ministria ka bërë hapa të mëdhenj drejt përmirësimit të monitorimit të ndërtimit të rrugëve. “Ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar, mirëpo cilësia e rrugëve është shumë më e mirë tani sesa që ka qenë përgjatë viteve 2007-2008,” thotë ai. Ai shton se, qeveria i ka rikthyer inspektimet qeveritare të rrugëve dhe ka angazhuar 20-30 ekspertë për të punuar në këtë çështje.
    Në vitin 2008, një kompani spanjolle e fiton punën për verifikimin e cilësisë së rrugëve dhe të materialeve të përdorura, kështu që, shprehet Shala, të gjitha rrugët tani janë duke kaluar nëpër teste laboratorike.
    Ai thotë se ministria, po ashtu, ka futur në kontrata obligimin e riparimit për periudhën dy vjeçare pas përfundimit të rrugëve nga ana e kompanisë ndërtimore dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë është duke ndodhur, ministria ndalë 10% të vlerës së kontratës derisa të përfundojë periudha e garancionit.
    Safet Gërxhaliu, zëvendëskryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se secili prej nesh dëshironim rrugë më të mira dhe investime në infrastrukturën kryesore, siç është autostrada e planifikuar Merdare-Vermicë që shpie për në kufirin me Shqipërinë, e që një gjë e tillë do ta shndërronte Kosovën në një shtet transit për mallrat ndërkombëtare.
    Mirëpo, sasia nuk e zëvendëson cilësinë. “Nuk mjafton vetëm të investohet, duhet të kemi cilësi të mirë, e cilësia nuk është e mirë”, shprehet ai. “Nëse pas një viti duhet t’i kthehemi të njëjtës rrugë, atëherë jemi duke e dëmtuar ekonominë e Kosovës.”

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ne coftese kan bere keqperdorime,le ti arresotoje,por une nuk po mundem te kuptoje,pse "EULESHI" nuk i arrestone cetniket ne veri te Mitrovices?,por vetem clirimtaret tane.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #380
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Keni ndegju ne ket bot se hajni del dhe thot une jam HAJAN , ose thot hajdeni se une kom vjedh. ?

    Idioti majmadhi i botes , thot une sjom idiot po je ti .

    Pse more njerz ky e perzin familjen neper media , si ne hag ashtu edhe tash ,

    familja ime familja ime, prinderit etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga injejti : 15-05-2010 më 06:31

Faqja 38 prej 102 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •