Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1

    Kryebashkiaku Basha, vizitë në Uashington

    Basha, vizitë në Uashington. Zyrtari i vetëm i PD-së ftohet nga SHBA

    2012-01-27

    Fatjona Mejdini

    Prapaskenat

    Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, do të niset ditën e hënë në Uashington, për të zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti. Nisur nga ky takim i rëndësishëm, dje në zyrën e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit u pa të hynte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i cili zhvilloi një takim me Bashën rreth 30 minuta. I pyetur se për çfarë kishte diskutuar në takim, Arvizu theksoi se takimi me kryebashkiakun kishte shërbyer për të koordinuar sa më mirë vizitën që Basha do të ndërmarrë në fillimin e javës tjetër në SHBA. “Takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA”, deklaroi Arvizu pas përfundimit të takimit, duke mos preferuar të japë më shumë komente. Por ndonëse në thelb ky takim konsiderohet si rutinë, është interesant fakti që përfaqësuesi kryesor i SHBA-së në Shqipëri, Arvizu, tregon një kujdes të veçantë për kryetarin e bashkisë. Në fakt ky kujdes u vu re edhe gjatë periudhës së zgjedhjes së kreut të Bashkisë të Tiranës në këtë pozicion, nisur edhe nga problemet e mëdha dhe debatet që shoqëruan mandatin e Bashës. Gjatë ditëve të trazuara kur mandati i Bashës qëndronte pezull mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, Basha u pa disa herë në shoqërinë e Arvizu. Edhe gjatë kohës që Basha mbante pozicionin e ministrit të Brendshëm, marrëdhëniet e tij me ambasadorin amerikan konsideroheshin si të ngrohta. Nuk dihet nëse kjo mbështetje vjen për shkaqe të mandatit të Bashës, apo nga fakti se figura e tij konsiderohet si e përshtatshme për të qenë pasardhës i Kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Prej kohësh Basha përflitet si njeriu i cili do të ishte i përshtatshëm për marrjen e pushtetit brenda PD-së, në kohën kur kryetari aktual, Sali Berisha, do të detyrohet të tërhiqet. Këto zëra u bënë më të fortë në momentin kur Basha u votua më shumë se i gjithë lidershipi i PD-së, gjatë zgjedhjeve që u bënë në këtë parti për Kryesinë e re. Lulzim Basha arriti të ishte i pari në listën me 20 emra të figurave kryesore të PD-së, duke lënë pas figura të shquara dhe tradicionale të partisë, si nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, si dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Ritvan Bode. Në momentin kur zërat u shtuan se ai do të ishte një nga nënkryetarët e rinj të partisë, Basha, përmes një deklarate publike, i hodhi poshtë këto zëra. Ai theksoi se nuk do të futej në garë për asnjë nga postet në PD-së, duke i mëshuar faktit se do të ishte tërësisht i përkushtuar në punën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe në mbështetje të problemeve të qytetarëve. Dukej se kjo deklaratë tregoi se ishte ende herët për Bashën marrja e përgjegjësive konkrete brenda PD-së dhe po kështu duket se planet e tij për përfaqësim në PD janë më ambicioze se kaq.

    shqip

  2. #2


    Basha, vizitë zyrtare në Uashington

    Diskutohet axhenda në takimin me ambasadorin e SHBA, Arvizu. Bashkia: Ftesa, nga homologu i SHBA

    Takime me kryebashkiakun amerikan dhe përfaqësues të biznesit

    Kryebashkiaku Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Uashington. Burime nga Bashkia e Tiranës sqaruan për gazetën se nuk ka përfunduar ende detajimi i plotë i axhendës së kësaj vizite, por gjatë tri ditëve të qëndrimit të tij atje janë planifikuar një sërë takimesh. Veç homologut të tij amerikan, Basha pritet të takojë edhe përfaqësues të biznesit. Kjo është vizita e parë e një kryebashkiaku shqiptar në SHBA vetëm gjashtë muaj pas marrjes së postit. Detaje të kësaj vizite, nga sa pohuan burime zyrtare nga Bashkia, janë diskutuar edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu. Për më shumë se 30 minuta ai zhvilloi dje një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, kryebashkiaku Basha e ka shoqëruar ambasadorin Arvizu deri jashtë ambienteve të Bashkisë. I pyetur se çfarë kishte biseduar me zotin Basha, ambasadori Arvizu u shpreh se takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA.
    Në frymën e shtrirjes së bashkëpunimit me bashkitë e kryeqyteteve të ndryshme të botës dhe shkëmbimit të eksperiencave, vetëm pak ditë më parë Basha realizoi një vizitë zyrtare në Romë me ftesë të kryebashkiakut italian. Nga sa na konfirmuan burimet brenda Bashkisë, në axhendën e ardhshme të Bashës janë planifikuar një sërë vizitash edhe në vende të tjera. Ndërkaq, në fokus të politikave që po zbaton ky institucion mbetet nxitja e investitorëve të huaj për t’u bërë pjesë e projekteve strategjike për të zhvilluar Tiranën. Nga takimet e deritanishme vëmendja e ndërkombëtarëve është rritur ndaj metropolit shqiptar dhe është ofruar ndihmë dhe ekspertizë jo vetëm nga bashkitë, por edhe nga përfaqësuesit e biznesit. ”Filozofia jonë është filozofia e bashkëpunimit për t’i dhënë metropolit pamjen që meriton dhe qytetarëve të tij Tiranën e integrimit”, ka deklaruar Basha pak kohë më parë.

    panorama

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Vizita e Bashes ne SHBA perben nje shuplake te forte si per Edi Ramen ashtu dhe per Sali Berishen.

    Sikur nuk vete nje vizite e kryebashkiakut ne SHBA, kur kryeministri i vendit shkel ne ate vend vetem nepermjet Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, njelloj si Mugabe, Ahmedinexhadi apo Çavezi!

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Oopppssss !!!


    Vrroma s'e shifka karriken e kryeministrit as ne 2017 !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    intersant kjo pune o dreq ..... nderkohe qe Bashen e akuzuan per korrupsion me Rrugen e Kombit tani kjo gazete filo-Edveriane (Shqip) na e benkeka Bashen person qe paskesh raporte te mira me ambasadorin ..... interesant o per nder .... po mundohen ta marrin me te mire per ndonje plan te mire-sterholluar ....

    nejse, Basha te shtrengoj dhembet dhe mos te bej hapa te gabuara pertej oqeanit ....


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    intersant kjo pune o dreq ..... nderkohe qe Bashen e akuzuan per korrupsion me Rrugen e Kombit tani kjo gazete filo-Edveriane (Shqip) na e benkeka Bashen person qe paskesh raporte te mira me ambasadorin ..... interesant o per nder .... po mundohen ta marrin me te mire per ndonje plan te mire-sterholluar ....

    nejse, Basha te shtrengoj dhembet dhe mos te bej hapa te gabuara pertej oqeanit .....
    Paska humbur besimi edhe tek Luli?!? Hapat e gabuar nuk menjanohen duke shternguar dhembet, o shoki komisar i drites ... hapat e gabuara menjanohen kur njeriu eshte me dinjitet dhe integritet, cilesi te cilat nuk i ka as saliu, por nuk duket se i ka edhe luli i partajs !

  7. #7
    ishalla me sukses takimi sot me kryebashkiakun e Washingtonit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    hapat e gabuara menjanohen kur njeriu eshte me dinjitet dhe integritet, cilesi te cilat nuk i ka as saliu, por nuk duket se i ka edhe luli i partajs !
    pra edhe ti ashtu si edhe keta te tjeret ke varur gjithe shpresat te ndonje gabim i Bashes .....
    gabohi rende edhe kete radhe .....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    E rregulloj Tiranen ky basha qe po hika ne usa tani?
    Apo po shkon me fsheh ndonje dore pare te tjera?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Ozzy Lexo Postimin
    E rregulloj Tiranen ky basha qe po hika ne usa tani?
    Apo po shkon me fsheh ndonje dore pare te tjera?

    shko e pyet ambasadorin se ai ia dorezuar flete-thirrjen nga ana e kryebashkiakut amerikan ..... apo nuk ta mban ?! atehere shut up!!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •