Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 04-03-2011 më 13:21
Të afërmit e Ukajve në Zhabar janë të shokuar
Ndihen të turpëruar Murat Uka, babai i Aridit, amerikanët i cilëson miq të Kosovës. Duke folur nga Frankfurti për Express, ai thotë se kurrë nuk do të pajtohet me aktin e kryer nga i biri. Të afërmit e Ukajve në Kosovë janë të shokuar. Ndërkohë, Aridi e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet. Hetimet e nxjerrin atë një islamist radikal.
Nga Jeton Musliu më 04 mars 2011 në ora 08:19
Në shtëpinë e Murat Ukës, i cili me familje jeton në rrethinën e Frankfurtit në Gjermani, nga receptori i telefonit dëgjohet zhurmë bisedash.
Murati mesditën e së enjtes, kishte shumë mysafirë. Nuk kishte gëzim, por as nuk po festonte ndonjë nga ditëlindjet e fëmijëve të tij.
Përkundrazi, shtëpia dhe familja e tij, e në veçanti emri i djalit të tij të dytë, Aridit, ka dy ditë që janë shndërruar në kryefjalë të të gjithëve.
Emri i Aridit dhe mbiemri i familjes së Muratit, pëshpëritet nga Shtëpia e Bardhë në Washington të SHBA-së, e deri në Zhabar të Mitrovicës në Kosovë.
Aridi, 21-vjeçar, i cili së pari ishte identifikuar si Arif, rreth mesditës të së mërkurës, brenda autobusit që lëvizte nga Terminali 1 në Terminalin 2 në Aeroportin e Frankfurtit, aty ku punonte, ka shtënë me armë zjarri.
Nga plumbat e shkrepur kanë mbetur dy ushtarë të forcave ajrore amerikane, si dhe dy të tjerë janë plagosur.
Akti i Aridit ka shokuar familjen Uka, kurse babai i tij, Murati, ka mbetur pa fjalë. Krejt çfarë shpreson Murati është që e tëra të jetë vetëm një ëndërr e keqe.
Por nuk është ëndërr!
Edhe pse Murati tregon se për këtë rast nuk ka folur për askënd, as për mediat nga Gjermania apo Amerika, megjithatë pranon të flasë për Express.
“Aridi ka qenë shumë i qetë, kurrë nuk kam pasur probleme me të”, thotë Murati. Thotë se tek i biri kurrë nuk ka vërejtur diçka të dyshimtë.
“Amerikanët janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar shumë”, thotë ai. “Ende nuk po mund të besoj çfarë ka ndodhur. Kurrë nuk pajtohem me këtë”, thotë Murati, duke mos mundur të flasë më shumë.
I pyetur se si u ndodh Aridi në Aeroportin e Frankfurtit, Murati sqaron se i biri ka punuar aty.
“Meqë nuk mundi të regjistrohej në fakultet, ai kreu zanat dhe u punësua në aeroport”, rrëfen Murati. Thotë se djali i tij shumë rrallë e ka vizituar Kosovën.
Kushërinjtë të shokuar
Faktin se Ukajt e Frankurtit e kanë vizituar rrallë Kosovën e pranojnë edhe të afërmit e tyre në Zhabar të Mitrovicës.
Behxhet Uka është djali i axhës së Aridit, i cili jeton me familje në Zhabar.
“Kam shtatë vjet që nuk e kam parë Aridin. Nuk e di çfarë të them. Jemi shokuar”, thotë Behxheti për Express.
“Më qejf do të kisha sikur të ishte vrarë dikush i familjes sonë, sesa kjo që ka ndodhur”, thotë ai, duke e përshkruar në këtë mënyrë keqardhjen që ndjejnë.
Sipas Behxhetit, familja e axhës së tij jeton prej shumë kohësh në Gjermani dhe Aridi ka lindur e rritur atje dhe nuk ka shumë lidhje me Kosovën.
Ndërkohë, në Zhabar, jo shumë njerëz e njohin këtë familje. Por kur pyeten për rastin, shprehin keqardhje se çfarë ka ndodhur.
Abdullah Bejtullahu, hoxhë në rajonin e Mitrovicës, është gjyshi nga nëna i Aridit i cili, pasi tregon se është i tronditur, thotë se herën e fundit është takuar me nipin e tij një vit më parë, kur ai ishte në Kosovë. Ai dyshon se i nipi është manipuluar nga dikush.
“Feja nuk na mëson për dallime në popull, andaj e kam mbrojtur popullin pa dallim dhe jam kujdesur për ta si për sytë e mi. Jemi mërzitur, siç janë mërzitur edhe amerikanët. Djali ka qenë i mirë, por sikur e ka mashtruar dikush”, ka thënë hoxhë Bejtullahu për Kosovapress.
Sipas tij, amerikanët e kanë ndihmuar shumë popullin e Kosovës dhe popujt e botës që kanë nevojë. “Kjo është punë e madhe, kush e kupton”, thotë ai, duke shprehur keqardhje për krejt çfarë ka ndodhur.
Policia në Kosovë vazhdon të kryejë punën e vet, pavarësisht se motivet e sulmit ende nuk janë të qarta.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka shprehur gatishmërinë e policisë për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane në rast të kërkesës për informata shtesë lidhur me profilin e Arid Ukës.
“Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Gjermanisë, përgjithësisht, por edhe në rastin konkret ka filluar bashkëpunimi dhe kontaktet. Diçka më tepër nuk mund të bëjmë publike, për shkak se rasti hetohet prej policisë së Gjermanisë dhe ne jemi ende bashkëpunues në suazat e marrëveshjeve të bashkëpunimit që janë”, është shprehur zëdhënësi Sadriu.
Lidhur me dyshimet për ndërlidhjen eventuale të rastit me terrorizëm, Ministria e Brendshme e Hessenit në Gjermani ka njoftuar se hetimet kanë treguar se Uka ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.
E pranon veprën
Sipas Ministrisë së Brendshme të landit të Hessenit, Arid Uka ka pranuar se e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet. Hetimet e para e konsiderojnë Ukën një islamist radikal. Ndërkohë, prokuroria federale me seli në Karlsruhe dyshon që sulmi të ketë qenë "një atentat me motive islamike". Hetimet po drejtohen nga kryeprokurorja federale, Monika Harms. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se sulmuesi kishte një thikë dhe një pistoletë dhe, pas vrasjes së ushtarit që po qëndronte para autobusit, hyri në të dhe qëlloi shoferin, para se të kapej nga policia. Televizioni amerikan ABC News ka raportuar se, me rastin e hapjes së zjarrit, ai kishte thirrur “Allahu Ekber”. Aeroporti i Frankfurtit ende nuk ka komentuar nëse i dyshuari punonte aty. I dyshuari thuhet të ketë shtënë nëntë herë, para se të kapej nga policia. Në autobus kishte pilotë të Ekipit të Forcave të Sigurisë, që sapo kishin arritur nga baza Lakenheath në Angli. Autobusi ishte bërë gati të nisej për në bazën ushtarake amerikane në Rammstein, disa kilometra në jugperëndim të aeroportit të Frankfurtit. Në SHBA, anëtari i Kongresit, republikani Patrick Meehan tha se Washingtoni e konsideron këtë sulm terrorist.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Arid Uka shoqërohet për në gjykatën federale në Karlsruhe
Mbi Arid Ukën, autorin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, rëndojnë aktualisht pesë akuza, thanë autoritetet gjermane.
Ai përballet me dy akuza për vrasje dhe tre akuza për tentativë vrasje, ndonëse hetimet vazhdojnë. Me vendim të gjykatës Uka gjendet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
Autoritetet gjermane pohojnë se ai ishte besimtar mysliman, por është radikalizuar vetëm së fundi.
Forcat amerikane të sigurisë deklaruan se Arid Uka nuk ishte pjesë e ndonjë liste të dyshuarish për lidhje me terrorizmin. Në Uashington janë bërë publike emrat e ushtarëve amerikanë të vrarë. Ata janë 25 vjeçari Nikolas Alden nga Karolina e Jugut dhe Zakaria Kadbek nga Virxhinia.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dejv Lapan tha se ende nuk është e qartë nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në këtë sulm.
"Një nga pikat kyçe të hetimit është të gjejmë nëse ka pasur dhe të tjerë të përfshirë përveç sulmuesit", theksoi Lapan. (rel)
Rrëfimi i nënës së ushtarit të vrarë
Nëna e njërit nga pilotët e vrarë amerikanë tregon se djali i saj, baba i dy fëmijëve, Nick Alden, i kishte premtuar asaj se do të ishte mirë, para se të qëllohej në Aeroportin e Frankfurtit.
Ushtari 25-vjeçar thuhet se ka vdekur derisa po përpiqej të ndalonte sulmuesin të qëllonte mbi të tjerët në autobus.
Ndërkohë, siç transmeton “Daily Mail”, sulmuesi Arid Uka ka pranuar se kishte në shënjestër ushtarët amerikanë kur hapi zjarr dhe është përshkruar si “mysliman radikal”, ka deklaruar një zyrtar gjerman i sigurisë.
Një gjykatës federal ka ngritur kundër Arid Ukës dy akuza për vrasje dhe tre akuza për tentim vrasje, pas vrasjes së dy ushtarëve dhe plagosjes rëndë të një të treti. Një ushtar tjetër është plagosur lehtë.
Nëna e Nick Aldenit, Cathy Garner, mori lajmin nga ish-bashkëshorti dje. “Nuk i di të gjitha detaje, por duket se ai po përpiqej të shpëtonte të tjerët në autobus”, tha ajo.
Cathy zbuloi se për herë të fundit pa djalin e saj në Ditën e Falënderimeve. “Ai më tha: ‘Nënë, do të jem në një vend mjaft të sigurt, ashtu si isha në Irak. Do të kem veshur të gjitha veshjet mbrojtëse, kur të dalë jashtë. Do të jem i sigurt po aq sa isha në Irak’. Ai madje as nuk shkoi atje”, thotë Cathy.
Nick ishte i martuar dhe kishte vajzën trevjeçare, Lilly, dhe djalin njëvjeçar, William, me gruan e tij Trish. Ata jetonin në Angli.
“Lotët do të rrjedhin kur të vijnë. Kjo është surreale për mua. Por, jam shumë e zemëruar. Jam e zemëruar për shkak të këtij 21-vjeçari, i cili është rritur në një mënyrë aq fanatike. Ai mendon se ka drejtë të marrë jetën e djalit tim, i cili ishte vetëm 25-vjeçar, dhe i cili kishte një familje. Një familje që e donte shumë”, tha Garner për Anderson Independent Mail.
Alden kishte shërbyer në Irak për gjashtë muaj dhe së fundmi ishte stacionuar në aeroportin Lakenheath në lindje të Anglisë, ku po trajnohej për vendosjen e tij në Kandahar (Afganistan).
Kosovari 21-vjeçar, i cili është akuzuar për vrasjen e tij, punonte me kohë të pjesshme për “Deutsche Post” në aeroporti dhe dosjen kriminale e kishte të pastër.
express
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Sa gjynah.. skam fjale. Tjetri ushtar sepse aty e cakton qeveria, e ngrihet dikush dhe e vret vetem e e vetem se deklaron se ka pare nje video ne youtube. Ncncncnc“Lotët do të rrjedhin kur të vijnë. Kjo është surreale për mua. Por, jam shumë e zemëruar. Jam e zemëruar për shkak të këtij 21-vjeçari, i cili është rritur në një mënyrë aq fanatike. Ai mendon se ka drejtë të marrë jetën e djalit tim, i cili ishte vetëm 25-vjeçar, dhe i cili kishte një familje. Një familje që e donte shumë”, tha Garner për Anderson Independent Mail.
Nena e ktij Ushtarit, sja ve fajin ktij 21 vjecarit, ja ve fajin njerzeve qe e rrethonin sepse ata e kan rrit ne kte menyre fanatike. Gjynah.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Siq duket ky ka gjetur rastin dhe e ka bo, ka qellu nje shans, Ska mendu dy her, dhe e ka kry ket pun. Me at video qe ka pa, ishte vertet e tmershme dhe ka shum incidente te tilla Ku Amerikanet dhe Okupusit Afgan e irakian e kryen pothuajse te njejten se qka ka ber shkau tek ne
Kabimi e keqja dot jet qdoher Kabim dhe e Keqe, Padrejtsia eshte gjdoher Padrejtsi Pavarsisht se kush e bon.
Krejt e dim se kjo Evropa Lavire e Ameriak kopile kan trikat e vet. Ta dini se ata nuk na cliruan po ka ndryshuar metoda e okupimit, nen illuzionin e Liris,
E ktu ne ket forum anti islamik mundohen te xhuhen si pula pa kry kur ka raste te tilla per me na shtin me ni thes neve musliman
E di E di se ka shum ne ket forum qe mendojn qe Miloshi e ka lon punen e pa kryer ka pas vyt te i masakroje edhe 1.9 milion ne Kosov.
BAC, SU KRY
Po njimend babai i ti dhe familjaret jan te prekur pasi nuk ka kush me i zhduk prej faqese dheut.Te pa meshirshem kundrejt terrorristeve.Të afërmit e Ukajve në Zhabar janë të shokuar
Ndihen të turpëruar Murat Uka, babai i Aridit, amerikanët i cilëson miq të Kosovës. Duke folur nga Frankfurti për Express, ai thotë se kurrë nuk do të pajtohet me aktin e kryer nga i biri. Të afërmit e Ukajve në Kosovë janë të shokuar. Ndërkohë, Aridi e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet. Hetimet e nxjerrin atë një islamist radikal.
Nga Jeton Musliu më 04 mars 2011 në ora 08:19
Në shtëpinë e Murat Ukës, i cili me familje jeton në rrethinën e Frankfurtit në Gjermani, nga receptori i telefonit dëgjohet zhurmë bisedash.
Murati mesditën e së enjtes, kishte shumë mysafirë. Nuk kishte gëzim, por as nuk po festonte ndonjë nga ditëlindjet e fëmijëve të tij.
Përkundrazi, shtëpia dhe familja e tij, e në veçanti emri i djalit të tij të dytë, Aridit, ka dy ditë që janë shndërruar në kryefjalë të të gjithëve.
Emri i Aridit dhe mbiemri i familjes së Muratit, pëshpëritet nga Shtëpia e Bardhë në Washington të SHBA-së, e deri në Zhabar të Mitrovicës në Kosovë.
Aridi, 21-vjeçar, i cili së pari ishte identifikuar si Arif, rreth mesditës të së mërkurës, brenda autobusit që lëvizte nga Terminali 1 në Terminalin 2 në Aeroportin e Frankfurtit, aty ku punonte, ka shtënë me armë zjarri.
Nga plumbat e shkrepur kanë mbetur dy ushtarë të forcave ajrore amerikane, si dhe dy të tjerë janë plagosur.
Akti i Aridit ka shokuar familjen Uka, kurse babai i tij, Murati, ka mbetur pa fjalë. Krejt çfarë shpreson Murati është që e tëra të jetë vetëm një ëndërr e keqe.
Por nuk është ëndërr!
Edhe pse Murati tregon se për këtë rast nuk ka folur për askënd, as për mediat nga Gjermania apo Amerika, megjithatë pranon të flasë për Express.
“Aridi ka qenë shumë i qetë, kurrë nuk kam pasur probleme me të”, thotë Murati. Thotë se tek i biri kurrë nuk ka vërejtur diçka të dyshimtë.
“Amerikanët janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar shumë”, thotë ai. “Ende nuk po mund të besoj çfarë ka ndodhur. Kurrë nuk pajtohem me këtë”, thotë Murati, duke mos mundur të flasë më shumë.
I pyetur se si u ndodh Aridi në Aeroportin e Frankfurtit, Murati sqaron se i biri ka punuar aty.
“Meqë nuk mundi të regjistrohej në fakultet, ai kreu zanat dhe u punësua në aeroport”, rrëfen Murati. Thotë se djali i tij shumë rrallë e ka vizituar Kosovën.
Kushërinjtë të shokuar
Faktin se Ukajt e Frankurtit e kanë vizituar rrallë Kosovën e pranojnë edhe të afërmit e tyre në Zhabar të Mitrovicës.
Behxhet Uka është djali i axhës së Aridit, i cili jeton me familje në Zhabar.
“Kam shtatë vjet që nuk e kam parë Aridin. Nuk e di çfarë të them. Jemi shokuar”, thotë Behxheti për Express.
“Më qejf do të kisha sikur të ishte vrarë dikush i familjes sonë, sesa kjo që ka ndodhur”, thotë ai, duke e përshkruar në këtë mënyrë keqardhjen që ndjejnë.
Sipas Behxhetit, familja e axhës së tij jeton prej shumë kohësh në Gjermani dhe Aridi ka lindur e rritur atje dhe nuk ka shumë lidhje me Kosovën.
Ndërkohë, në Zhabar, jo shumë njerëz e njohin këtë familje. Por kur pyeten për rastin, shprehin keqardhje se çfarë ka ndodhur.
Abdullah Bejtullahu, hoxhë në rajonin e Mitrovicës, është gjyshi nga nëna i Aridit i cili, pasi tregon se është i tronditur, thotë se herën e fundit është takuar me nipin e tij një vit më parë, kur ai ishte në Kosovë. Ai dyshon se i nipi është manipuluar nga dikush.
“Feja nuk na mëson për dallime në popull, andaj e kam mbrojtur popullin pa dallim dhe jam kujdesur për ta si për sytë e mi. Jemi mërzitur, siç janë mërzitur edhe amerikanët. Djali ka qenë i mirë, por sikur e ka mashtruar dikush”, ka thënë hoxhë Bejtullahu për Kosovapress.
Sipas tij, amerikanët e kanë ndihmuar shumë popullin e Kosovës dhe popujt e botës që kanë nevojë. “Kjo është punë e madhe, kush e kupton”, thotë ai, duke shprehur keqardhje për krejt çfarë ka ndodhur.
Policia në Kosovë vazhdon të kryejë punën e vet, pavarësisht se motivet e sulmit ende nuk janë të qarta.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka shprehur gatishmërinë e policisë për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane në rast të kërkesës për informata shtesë lidhur me profilin e Arid Ukës.
“Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Gjermanisë, përgjithësisht, por edhe në rastin konkret ka filluar bashkëpunimi dhe kontaktet. Diçka më tepër nuk mund të bëjmë publike, për shkak se rasti hetohet prej policisë së Gjermanisë dhe ne jemi ende bashkëpunues në suazat e marrëveshjeve të bashkëpunimit që janë”, është shprehur zëdhënësi Sadriu.
Lidhur me dyshimet për ndërlidhjen eventuale të rastit me terrorizëm, Ministria e Brendshme e Hessenit në Gjermani ka njoftuar se hetimet kanë treguar se Uka ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Nuk eshte fare per pune videoje , armen e kishte blere me kohe dhe jo brenda nje nate .
Lexo
Prishtinë, 3 mars — Zyra federale
gjermane kundër krimit ka marrë
informacione se Uka ka pasur
kontakte me persona të lidhur
me grupe radikale islamike. Emri
Arid Uka, me të cilin prezantohej
në profi lin e tij në Facebook, sipas
gazetës britanike Daily Mail, ka
ndërruar më pas në Abu Reyyan.
Gazeta ka publikuar fotografi në
e Arid Ukës nga profili në Facebook
- që është listuar sipas emrit të
tij real, por është ndryshuar më
vonë në Abu Reyyan, emri i tij i
zgjedhur “i luftës”.
Të enjten, Expressi ka eksploruar
profi lin dhe ka vërejtur se të
gjitha komunikimet dhe postimet
kanë qenë të ndërlidhura me mesazhe
të ekstremistëve islamikë,
duke përfshirë edhe mesazhe të
liderit të Al Qaedas, Osama Bin
Laden. Po ashtu, gazeta ka siguruar
edhe dy fotografi të Abu
Reyyanit, për të cilin besohet se
është Uka.
Profili është i mbushur me referenca
për Luftën e Shenjtë, urrejtje
për “jobesimtarët” dhe përmban
thënien e tij të favorshme
“Të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve”,
të Khalid Bin Walid,
një luftëtar i lashtë islamik, i cili
bashkoi Arabinë për herën e parë.
“Koha për t’u nisur, ti vrasës
i vjetër!”, ka postuar në adresën
e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në
fotografinë që është vendosur
në faqen e tij në dhjetor të vitit të
kaluar. Në një tjetër, ai shkruan
se Abu Reyyani është nofka me
të cilën e njeh.
Aty ka edhe shumë thirrje
kundër hebrenjve dhe një thirrje
për xhihad që thotë: “Nëse dikush
ju thërret në Luftën e Shenjtë...
po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj
feje të bukur. Besimtarit i lejohet
të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Në gusht të vitit të kaluar,
21-vjeçari ishte përgjigjur një
pyetje online për armën e tij të
preferuar, duke thënë se është
snajperi Barrett M82.
“Jobesimtarët e mjerueshëm”
ishte një këngë antiperëndimore
në profil, sajt, së cilës i referohet
gjithashtu.
express
Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 04-03-2011 më 14:13
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Absurditeti ne kete teme eshte pretendimi i disa sylesheve qe reagimi i vrasesit eshte i drejte pasi kishte pare dhunime femrash nga ushtaret ne Afganistan, madje dhe mundohen te spostojne temen ne kete prizem, pra tek dhunimet. Po sa femra dhunohen perdite neper bote? Dhe jo vetem ne Afganistan po dhe ne Amerike, Canada, Angli, Itali, Shqiperi, Kosove etj? Sa akte te tilla barbare ndaj femres shohim e degjojme rregullisht? Sa nena, vajza e gra u dhunuan nga serbet gjate luftes ne Kosove? Nuk lexova per asnje veprim radikal ndaj ketij fenomeni. Nuk kam lexuar asnje nga keta mazllemat te shprehen ketu per indinjaten qe provojne dhe revolten njerezore per krime te kesaj natyre. Ku jane keta trimat e forumeve virtuale, aty e kane Beogradin ose ndonje qytet tjeter me afer kufirit me Kosoven. Ka posta kufitare me ushtarake serb. Pse nuk shkojne e ti fusin plumbin nga revolta qe kane per krimet e kryera ndaj femrave kosovare? Nese cdo kush do merrte ne dore bastunin e ligjit atehere shoqeria ku jetojme nuk do ishte aspak ajo e civilizuara por nje shoqeri barbare e primitive. Ne te kunderten, dihet qe bota arabe karakterizohet nga keto tipare barbarizmi dhe primitivizmi sidomos ne raportin njerezor. Kush nuk ka sy e mendje sdo ta shohe e pranoje qe, krimi ka komplet karakter fetar, ekstremizem dhe radikalizem te ushqyer. Eshte thjesht trushplarje dhe aspak revolte njerezore ndaj nje padrejtesie. Per aq kohe sa te kemi ne gjirin tone elementa te indoktrinuar me nje ekstremizem fetar, ndjenjat e verteta njerezore do zevendesohen nga urrejtja dhe cmenduria kolektive dhe ngjarje si kjo e fundit fatkeqesisht do perseriten ( e kam fjalen per shqiptaret si protagoniste)
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt