Arif Uka dyshohet se vrau amerikanët
Atentatori, një 21 vjeçar nga Kosova jeton në Frankfurt. Ai u morr në pyetje në vendin e ngjarjes, siç raporton Deutsche Welle.
Zhvillimi i përpiktë i ngjarjes ishte fillimisht i paqartë. Sipas të dhënave të para ka pasur një grindje në një autobus, ku ndodheshin ushtarë amerikanë. Një ushtar është qëlluar para autobusit, kurse shoferi në ndenjësen e tij në autobus. Dy të tjerët, janë plagosur rëndë nga plumbat e marra në kokë dhe në gjoks.
21 vjeçari kishte nxjerrë pistoletën pak pas orës 15:00, vendi i ngjarjes ndodhet në një rrugë autobusi në Terminalin 2 të aeroportit. Numri i personave që ndodheshin në autobus nuk dihet.
Sipas të dhënave të kancelarisë së landit Rheinland Pfalz, autobusi ndodhej rrugës për në aeroportin ushtarak amerikan të Ramshtajnit.
"Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e amerikanëve që jetojnë në landin tonë", tha kryeminstri i landit, Beck (SPD).
Forcat e armatosura amerikane nuk kanë folur ende për ngjarjen. Me autobusët ushtarakë amerikanë zakonisht transportohen ushtarët e kthyer nga SHBA që shkojnë në postet e tyre ose nga atje për në aeroport.
Disa pytje qe kisha pas qef me i dit.
Pse ngriden paraprakisht?
Pse vret Shoferin?
Pse nuk ka deklarat zyrtare nga ushtria?
Krijoni Kontakt