pse o shqypetar nuk keni durim sa ta thete drejtesia fjalen e funedit! pse munedohej ta politizoni cdo gje qe ashete ne lidheje me shqypetaret! pse munedoje ti sqaroni gejnat per mes feve,ideologjive, dhe atyne te pa feve! me vjen mire se shqyptaret nepergjithesi nuk gjykojen keshtu si gjykojen grupet pakicat e vockela neper forume e faqe interneti.
http://www.botasot.info/mesme/Uka-dyshohet-.jpg
Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
Uka dyshohet të ketë vepruar i vetëm
(I plotësuar) Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyann, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm gjerman, Borid Rhein, i cili ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezervuar. Nuk kishte miq”.
Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar sot foton e Arid Ukës nga ueb faqja e Facebookut – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”.
Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”.
“Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh.
Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë... po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82.
“Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu.
“Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
* * * * * *
Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për media.
Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.
Aridi i pranon vrasjet
Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”.
Ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.
"Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", citon AP deklaratën e Reinit.
Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
* * * * * *
Organet e sigurisë po hetojnë nëse akti ishte terrorist
Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.
Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
* * * * * *
Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
* * * * * *
Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik
Krijoni Kontakt