Close
Faqja 64 prej 139 FillimFillim ... 1454626364656674114 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 1386
  1. #631
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ok pra, ma shpjego dhe mua pak kete punen e pensioneve se mbase nuk jam fort i informuar. Greqia me sa di une ka bere ndryshime per ligjin e pensioneve nga janari i ketij viti. Qe te marresh pension duhet me shkuar vete ne Greqi (pensionistet). Ku eshte problemi ketu per korcaret qe e kane deklaruar veten grek dhe per ate pjese te tyre ku ekziston potenciali qe per hir te pensionit te vetedeklarohen greke gjithashtu?
    Sa di ti , di dhe une. Ajo puna e pensioneve u kopsit, Kush perfitoi , mire....me nuk ka. Sa per ate qe te vesh cdo 1 muaj ne greqi te maresh pensionin, nuk e di sa do e beje ti si >65 vjecar.

    Te thashe dhe njehere, 90% jane vllenj korcare. Tani, nqs deklarohen grek, ty cte hyn ne qese?


    Dhe per me teper, i bashkangjitem asaj qe thote ziti.....per ca kohe dhe do vine greket si emigrante ne shqiperi.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #632
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Cfare frike e paska zene, forumin (jozyrtar) te muslimaneve, qe nuk deshiron qe te behet regjistrimi i popullsise? Regjistrimin nuk ka per ta bere konsulli grek i Korces, ka per ta bere administrata e shtetit shqiptar. Po ashtu formularin e pyetjeve ka per ta bere ministria shqiptare. Po ashtu pergjigjet, do t'i japin vete shqiptaret me gojen e doren e tyre.


    Nuk keni besim as tek shteti shqiptar e as tek populli juaj? Apo i trembeni te vertetes?

    Albo
    Me votime ska per te dale ndonjehere e ''verteta'' ne shqiperi.
    Pastaj , e pse duhet te shqetesohen myslimanet per kete te ''vertete'' valle?

    Mos valle do i ndaloje me ik ne parajse huh?

    Kjo eshte e verteta e cila ata nuk i shqeteson, e jo derdellisjet e dynjase mbi gjerat e pavlefshme.

  3. #633
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Te thashe dhe njehere, 90% jane vllenj korcare. Tani, nqs deklarohen grek, ty cte hyn ne qese?
    Vllenjte jane Greke apo te ndonje kombesie tjeter?
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #634
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    “Vatra”: Tė shtyhet regjistrimi i popullsisė

    “Vatra”: Tė shtyhet regjistrimi i popullsisė

    Federata panshqiptare “Vatra” nė SHBA kėrkon shtyrjen e regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri, pas tentimeve dhe skenarėve grekė nė zonat e jugut. “Rėndohet shqetėsimi rreth regjistrimit tė popullsisė nė Shqipėri, pėr shkak tė veprimtarisė haptas agresive qė grekėt po zhvillojnė, sidomos nė zonat e jugut, pėr tė rritur artificialisht numrin e qytetarėve shqiptarė me etni greke. Aktivisti grek nė Amerikė, Nicholas Gage, sillet lirshėm nėpėr Shqipėri duke inkurajuar qytetarėt tė deklarohen grekė nė regjistrimin e 31 marsit tė kėtij viti. Ai ėshtė njė armik i njohur i Shqipėrisė, i cili punon pėr realizimin e planit grek qė synon autonominė mė parė dhe pastaj aneksimin e pjesės jugore qė ata e quajnė Epiri i Veriut”, theksohet nė apelin e “Vatra”. Sipas kėsaj shoqate, klima politike aktuale me protesta tė pafund dhe “tentativat pėr ndryshimin e qeverisė me dhunė e gjakderdhje e vėshtirėsojnė vėmendjen te regjistrimi, ndėrsa shovinistėt grekė pėrfitojnė nga rrėmuja dhe shtojnė aktivitetin e tyre armiqėsor”. “Vatra” konsideron se pėr shkak tė rrethanave jo tė favorshme ekonomike dhe morale, mijėra shqiptarė janė detyruar tė pajisen me dokumente false dhe tė deklarohen grekė pa qenė tė tillė. “Aktiviteti agresiv shovinist i konsullit, i deputetėve dhe aktivistėve tė tjerė tė Greqisė, e bėn tė domosdoshme shtyrjen e regjistrimit dhe angazhimin e pėrbashkėt pėr pėrgatitjen e opinionit shqiptar nė frymėn e patriotizmit dhe tė krenarisė kombėtare”, thuhet nė mesazhin e federatės panshqiptare “Vatra”. Apeli i shoqatės sė themeluar nga Noli ka pasuar qėndrimin e nėnkryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu, i cili kėrkoi qė tė shtyhet regjistrimi i popullsisė. Zoti Spahiu ka qenė njė nga zyrtarėt e vetėm shtetėrorė, tė cilėt kanė sulmuar deklaratat nacionaliste tė pėrfaqėsuesit diplomatik tė Athinės zyrtare, pėrkatėsisht konsullit grek tė Korēės pėr ekzistencėn e minoritetit nė kėtė qark. Pėrveē Spahiut nė vend kanė reaguar edhe pjesė tė shoqėrisė civile, si Unioni i Gazetarėve dhe “Mjaft”. Ndėrkaq, deputeti i PD-sė, Gazmend Oketa, kėrkoi shpalljen “non grata” tė konsullit grek tė Korēės, Theodoros Ikonomu.

    "Gazeta Shqip"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #635
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    “Non grata” konsulli grek jo unė

    Dritan Hila

    Me iniciativė tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, Gazmend Turdiu, sot do dal pėr tė disatėn herė pėrpara Komisionit tė Gradave dhe Disiplinės sė kėsaj ministrie, pasi akuzohem pėr prishjen e marrėdhėnieve me Greqinė dhe se kam dėmtuar shtetin shqiptar nė njė paralajmėrim qė bėja lidhur me raportin e Dick Marty-t, nė njė artikull tjetėr tė botuar po te gazeta “Shqip”. Si sqarim pėr lexuesit, ju bėj me dije se punoj si diplomat pranė kėtij dikasteri qė prej 11 vjetėsh, por ēdo opinion i dhėnė ka pasur karakter personal, gjė qė e evidenton edhe mungesa e titujve pas emrit tim nė prezantimin nė shtyp.

    Me tė drejtė njė lexues, i cili e di sesa tė papunė ka ky vend, apo sa jetojnė me 2 dollarė nė ditė, mund tė thotė se “kjo ėshtė njė ndodhi qė pakkujt i intereson”. Por ēka vijon ėshtė tregues i bjerrjes morale tė administratės dhe asaj qė quhet Ministri e Jashtme nė veēanti.

    A kam dėmtuar interesat e vendit tim unė nė shkrimet e mia? Rievokoj se nė shkrimin tim tė katėr muajve mė parė, tė titulluar “Hijet e vetėdeklarimit pas pensioneve tė homogjenėve”, shprehja shqetėsimin pėr mobilizimin antishqiptar tė falangave mė obskurantiste tė Greqisė, duke bėrė bashkėpunėtor edhe segmente tė shtetit grek, pasi dihet prezenca kapilare e shovinistėve nė administratėn e kėtij vendi, qė fillon nga raste pėrbuzėse tė emėrtimit tė operacioneve kundėr klandestinėve shqiptarė me emrin “Fshesa”, rastet e keqtrajtimit nė rajonet e policisė, fryma raciste nė ushtri, si dhe rasti mė i fundit, por jo i vetmi, i konsullit grek nė Korēė. Duke qenė njohės i Greqisė, i njoh mėnyrat si operojnė pjesė tė caktuara tė shoqėrisė si kisha apo lobet, si dhe platformat dhe mėnyrat qė ka pėrdorur e pėrdor pėr tė arritur synimet, ndaj ngrija shqetėsimin se, rinumėrimi i atyre qė marrin pensionet greke nė jugun e Shqipėrisė mund tė ishte njė manovėr pėr tė disiplinuar dhe rikujtuar sesi duhet tė silleshin kur tė vinte koha e regjistrimit tė popullsisė, me synim rimodelimin etnik tė jugut. E pra, ditėt e fundit, po tregojnė se partitė e minoritetit grek, kisha autoqefale e uzurpuar nga prifti grek Janullatos, lobi ekstremist grek nė SHBA, dhe segmente tė shtetit grek si konsulli i Korēės, po bėjnė rakordimet pėr ēastin final.

    Nė artikullin tjetėr me titull “Dick-u, njė grusht pėr dy shtetet shqiptare”, njė muaj pėrpara se Asambleja e Kėshillit tė Europės tė votonte rezolutėn ku dėshmohemi si trafikantė organesh njerėzore, paralajmėroja se “duhet tė lėmė mėnjanė sjelljet emocionale si nėnshkrimi i peticioneve dhe duhet tė organizohemi me ngritjen e njė komisioni tė ekspertėve mė tė mirė shqiptarė, pėr kundėrshtimin e raportit dhe paraqitjen e tij si kundėrraport nė mbledhjen e Kėshillit tė Europės”. Vetė Kryeministri e pėrmendi nė deklaratat e tij nė takimin me Presidentin e Kosovės kėtė ide. Por pėrfundimi ėshtė qė shteti shqiptar bėri njė vrimė nė ujė, peticionet nuk dihet pėrse shėrbyen, ndėrsa asambleja e votoi rezolutėn, dhe sot kemi njė gur mė shumė tė varur nė qafė. Pėrveēse krijimit tė njė portreti demoniak pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, kjo do jetė njė minus pėr ēdo delegacion shqiptar nė bisedimet diplomatike qė do sjellė e ardhmja, pasi do jemi tė paragjykuar dhe nė disavantazh. Pėr analogji, mjafton tė them se shteti grek e ka legjitimuar gjenocidin e tij ndaj ēamėve dhe moslejimin e kthimit tė tyre nė trojet e origjinės, duke u bazuar nė vendimet e Gjykatės sė Janinės, qė i quante disa prej tyre bashkėpunėtorė tė fashizmit. E mendoni se ēfarė do kishte bėrė nėse do kishte nė dorė njė rezolutė tė Kėshillit tė Europės?

    Sa mė sipėr ka qenė opinioni i njė njeriu qė mendon se e njeh profesionin e tij. Por me sa duket, nuk ka qenė nė njė mendje lukunia e militantėve tė zbarkuar sė fundmi apo tė gjetur nė kėtė ministri. Pavarėsisht se ende pas njėqind vjetėsh, shteti shqiptar nuk ka njė platformė tė politikės sė jashtme, pavarėsisht se shumica e tyre nuk lexojnė gazeta, lėre mė tė jenė ekspertė tė fushės, kjo skotė qė ngroh karriget e administratės, e thotė fjalėn e saj, me guximin qė vetėm injoranca ta jep.

    “Sa pėr xhelatė, gjenden me lopatė”, thotė Leonardo Shasha nė njė nga librat e tij, ndaj nuk ia vlen t’i lodhėsh kokėn lexuesit me emra ish-doganierėsh e dylberė partish tė zbarkuar nė administratė sipas kriterit zogist tė zbuluar nga Fan Noli: “Ti Halim qė s’di kėndim/je ministėr pėr arsim”. Por tė mendosh qė procedurėn pėr tė gjykuar njė diplomat karriere e kanė ndėrmarrė katėr njerėz tė pakualifikuar dhe tė emėruar nė kundėrshtim flagrant me ligjin vetėm pėrpara njė viti dhe e iniciuar nga sekretari i pėrgjithshėm, ku ai vetė ėshtė nė atė post si zgjedhje partiake dhe jo me konkurs, siē e kėrkon ligji, kjo ėshtė vėrtet qershia mbi tortė. Dhe situata bėhet mė groteske kur mendon se iniciatori duhet tė ishte nė burg pėr shkelje tė nenit 210 tė Kodit Penal, pėr dorėzimin e ujėrave territoriale tė Shqipėrisė, si ish-anėtar i komisionit tė marrėveshjes famėkeqe me Greqinė qė ka qenė, ēka i jep situatės dimensione kafkiane, dhe tė bėn tė humbasėsh orientimin nėse punon nė Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė, apo tė ndonjė vendi tjetėr.

    Ritheksoj, ashtu si edhe nė shkrimet e tjera tė miat, se administrata nė pėrgjithėsi nuk do ishte nė kėtė gjendje tė mjerė qė ėshtė sot, nėse sekretarėt e pėrgjithshėm tė ministrive do tė kishin zbatuar ligjin, ndaj kėrkesave qė bėnin politikanėt e ardhur nė krye tė dikastereve, pasi ligji parashikon qė pėr ēdo emėrim duhet tė hidhet firma nga sekretari i pėrgjithshėm, qė ėshtė edhe hallka supreme e administratės civile. Por kėta rob kanė preferuar tė shikojnė tymin e oxhakut tė tyre dhe jo tė shtetit. I tillė ėshtė edhe ky robi qė ngroh karrigen e diplomacisė, ndaj sot gjysma e drejtorėve tė kėsaj ministrie janė nė poste nė kundėrshtim me gradėn apo kualifikimet qė kanė; mė tepėr se gjysma e ambasadorėve janė nė poste nė shkelje tė ligjit; ambasadat dhe aparati i ministrisė janė mbushur me njerėz tė marrė nga rruga pa kritere, militantė e me shtetėsi tė huaj. Ndėrkohė, ka dy vjet qė nuk e mbledh komisionin pėr dhėnien e gradave pėr diplomatėt e karrierės, duke shkelur ligjin qė e kėrkon tė mblidhet ēdo muaj dhe duke u hyrė nė hak nėpunėsve tė ministrisė jo vetėm moralisht, por edhe financiarisht.

    Kėshtu pra, disa ditė pasi konsulli grek nė Korēė lėshoi nė mes tė qytetit fjalė tė denja pėr “andartėt” e 1913-s, shteti im mė hap njė procedurė administrative, pasi unė si qytetar i thjeshtė, shkrova pėr dy ndodhi qė e rrezikonin, e pėr fat tė keq tonin po vėrtetohen.

    Dua tė vė nė dukje se edhe mė pėrpara, miq e dashamirės tė mi tė tė gjitha rreshtimeve, mė kanė kėshilluar qė tė mbyll gojėn e mos tė shkruaj e tė rri rehat.

    E rithem se ēfarė kam shkruar, e bėj pasi mė dhimbset vendi dhe shkrimet janė mėnyra ime pėr ta mbrojtur. Por ca mė shumė jam i bindur qė nė njė shoqėri tė lirė, ēdonjėri nga ne ka tė drejtėn tė flasė, qoftė ky diplomat, ekonomist, mėsues, polic apo punėtor krahu, pasi ėshtė njė liri qė na takon qė me Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut tė Revolucionit Francez tė 1789-s. Ėshtė autocensura qė ne po i imponojmė vetvetes, e cila ka arritur nė pikėn qė ashtu si njėzet vjet pėrpara, nė mos ca mė keq, tė kemi frikėn se bėjmė gabim, apo qė ėshtė mė e tmerrshmja, tė jemi tė ndėrgjegjshėm se jemi fajtorė vetėm pse flasim.

    Nuk ka asnjė ligj qė na ndalon tė flasim pėr gjithēka e pėr ēdo gjė, sidomos kur bėhet fjalė pėr interesat e vendit tonė, nuk ka asnjė ligj qė na ndalon tė protestojmė, nuk ka asnjė ligj qė na ndalon tė themi tė vėrtetėn. Ka vetėm njerėz tė ligj qė duan tė na fusin frikėn e sundojnė duke shkėputur e interpretuar copėza ligji sipas midesė sė tyre, apo raja tė tyre qė i kanė skllavėruar shpirtėrisht e mendėrisht, qė tė persekutojnė me ligėsi mė tė madhe sesa padronėt e tyre.

    A jam unė njė mitoman qė mendoj se jam hero? As jam, e as mė ka shkuar mendja tė jem hero. Jam vetėm njė nėpunės i administratės qė mė pėlqen profesioni nė shėrbim tė vendit, qė kam bindjen se ky vend do bėhet vetėm kur tė sillet si pjesė e Europės dhe tė pėrvetėsojė vlerat e saj, qė mė pėlqen qė gojėn ta kem jo vetėm pėr tė ngrėnė, por edhe pėr tė folur; por mbi tė gjitha, qė mė pėlqen shumė liria.

    "Gazeta Shqip"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #636
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Po lejohet kultivimi i njė Shqipėrie “shumė-etnike”, qė ka tė gjitha mundėsitė tė bėhet si Libani, Jordania, Nigeria, Ruanda etj dhe asnjė mundėsi qė tė bėhet si Zvicra.

    Ata qė thonė se Evropa pretendon qė Shqipėria tė regjistrojė etninė e popullsisė me vetėdeklarim gėnjejnė.
    Ata qė thonė se Evropa pretendon qė Shqipėria tė regjistrojė fenė e shtetasve nė census gėnjejnė.
    Ata qė thonė qė nė “gjithė botėn” bėhet regjistrimi i fesė dhe i etnisė me vetėdeklarim gėnjejnė.

    Nuk e di dhe nuk mė intereson tė di pse ka shqipfolės qė duan tė mbysin shqetėsimin e tė tjerėve duke gėnjyer tėrė kapadaillėk nė lidhje me njė ēėshtje jetike pėr shtetin shqiptar. Gėnjeshtrat dhe kapadaillėku vetėm e shtojnė shqetėsimin.

    Nė 20 vjetėt e fundit janė pėrpiluar nė mėnyrė tė hollėsishme listat e banorėve tė “Vorio-Epirit” dhe njė pjesė e konsiderueshme e tyre, pėr interesa ekonomike, ka marrė dokumentat e “homogjenit” (“grek autokton”) me vetėdeklarim.
    Nuk bėhet fjalė pėr dy-tre persona, bėhet fjalė pėr banorėt e njė sipėrfaqeje tė konsiderueshme tė Republikės sė Shqipėrisė tė cilėt, sipas shtetit grek janė njė komunitet kompakt autokton grek, ndėrsa sipas shtetit shqiptar njė komunitet kompakt autokton shqiptar me disa komunitete tė vogla minoritarėsh grekė me tė drejta tė garantuara me ligj. Shteti grek me lekėt e komunitetit evropian ka investuar nė shpėrbėrjen e Shqipėrisė dhe po i bėn presione shtetit shqiptar qė tė pranojė dhe ligjėrojė shpėrbėrjen.

    Shteti shqiptar po lejon kultivimin e ndarjes dhe urrejtjes atje ku ndarja dhe urrejtja nuk kanė egzistuar ndonjėherė. Shqipėria ndodhet para njė humnere dhe, nėse lejohet “regjistrimi i etnisė me vetėdeklarim” vitet e ardhshme do kalohen duke u marrė me kufij, me privilegje, me incidente dhe me “ftohje gjakrash”.

    Ēfarėdo numri “grekėsh” tė dalė nga regjistrimi i kombėsisė me “vetėdeklarim” do jetė i mjaftueshėm pėr grupet ultranacionaliste greke, pėr shtetin grek, pėr partitė dhe shoqatat greke tė Shqipėrisė qė tė pretendojnė qė shteti shqiptar tė njohė dhe tė mbrojė tė drejtat e “vorio-epirotėve” duke vėnė dhe duke njohur kufijtė e “Vorio-Epirit”, duke bėrė greqishten gjuhė zyrtare, duke bėrė shkolla greke me investime publike, duke bėrė administratė greke, duke lejuar qė fėmijėt tė mėsojnė nė shkollė qė kushėrinjtė e tyre shqiptarė nuk janė autoktonė. Pėr shtetin shqiptar do jetė e pamundur tė pėrmbushė kėto kėrkesa, situata do jetė gjithmonė e acaruar, bijtė e shqiptarėve do rriten duke urryer njėri-tjetrin dhe faji do jetė gjithmonė i “barbarėve shqiptarė”.

  7. #637
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Vllenjte jane Greke apo te ndonje kombesie tjeter?
    Loja me kombesine e vlleheve ka qe ne kohen para republikes se korces qe ka nisur midis greqise e rumanise, duke i percare ne 2 grupe, ku njera pale mbron interesat rumune kurse pala tjeter ato greke, ka dhe nga ata (me shumice) qe perfitojne si nga greku ashtu dhe nga rumuni.
    Vllenjte me ndikim rumun luajten nje rol jashzakonisht te rendesishem ne rilindjen shqiptare (shiko: kolonia shqiptare e rumanise), madje mund te them se Korca nuk u aneksua greqise sepse ishin vllenjte qe nuk deshin, ata vrane dhe dhespotin grek, mbushen bangat e mesonjetores se pare shqipe ne nje kohe kur shqiptaret e braktisen ate nen presionin turk....... me pak fjale, vllenjte jane faktor i rendesishem ne jeten social-kulturore dhe ekonomike te korces.
    Kombesia apo identiteti i vllenjve eshte ne dore te cdo vllahu.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #638
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    vllehet nuk jane grek
    vllehet kane gjuhen e tyre dhe zakonet e tyre ,jane ortodokes dhe meshat mbahen ne gjuhen e tyre
    dhe kryepeshkopi i vlleheve doli ne TV dhe e pergenjeshtrovi konsullin grek ne korce ,qe vllehet jane grek

  9. #639
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    vllehet nuk jane grek
    vllehet kane gjuhen e tyre dhe zakonet e tyre ,jane ortodokes dhe meshat mbahen ne gjuhen e tyre
    dhe kryepeshkopi i vlleheve doli ne TV dhe e pergenjeshtrovi konsullin grek ne korce ,qe vllehet jane grek
    Per ke kryepeshkop e ke fjalen? Ai eshte thjesht nje prift.
    Me siper te kam thene qe vllenjte jane te ndare ne 2 grupe, ky prifti perfaqeson ata me ndikim rumun madje dhe kisha eshte bere me leket e qeverise rumune. Pastaj ku e di ti qe ky flet ne emer te gjith vllenjve? Ndoshta dhe vete ky prift ka persona te aferm nga familja qe jane me pashaporta greke!
    Nejse, te gjithe duhet te kuptoni nje gje; ata qe kane pashaporta greke mund te deklarohen ashtu si vertet ja u ndjen zemra. Greku nuk ja u terheq dot me shtetesine.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #640
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ajo qe mua me habit, eshte fakti se qeverite shqiptare mohojne se Epiri i Veriut shtrihet deri ne Shkumbin.
    Po, eshte e vertete se Epiri shtrihet deri ne Shkumbin.
    Por zoterinjte greke duhet te na tregojne se ku perfundon ne jug Epiri, pasi nga gjithe historia, etnografia, arkeologjia, folklori e deri tek gjuha, Epiri ka qene historikisht, prej 2000 vjetesh toke e shqiptareve.
    Jemi ne qe duhet te kerkojme Epirin e Jugut dhe me force bile sepse eshte i yni.
    Kur ne nuk bejme kete, greket kerkojne te na marin edhe ate cope qe na ka mbetur ende ne zoterim.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •