
Postuar mė parė nga
Albo
Une them te te pyesim ty, dhe cfare te thuash ti, le te behet me te gjithe ne shqiptaret e tjere, si ne kohen e xhaxhit Enver. Ne jemi bageti, dime vetem te bejme meeee, dhe ti na prin perpara me zgjuarsine dhe vizionin tend.
Se cfare eshte Shqiperia, kete e meson nga goja e cdo shqiptari. Se cfare do te behet Shqiperia, kete askush nuk e di, por nje gje eshte e ditur: Shqiperia do te behet ashtu si shqiptaret do te zgjedhin te jetojne jeten e tyre ne liri. Te jesh nje vend demokratik, do te jete te njesh nje shoqeri dinamike e gjithmone ne ndryshim te gjithanshem. Konstantja e vetme eshte ndryshimi.
Me te njejten llogjike si kjo tendja me larg, diktatori komunist Enver Hoxha, e izoloi vendin duke perdorur "Armikun (imagjinar) te Popullit" per te bunkerizuar mendimin e shqiptareve. 100,000 bunkeret qe u ndertuan ne gjithe vendin, nuk u ndertuan per te mbrojtur Atdheun, sic propogandonte rregjimi, u ndertuan per te ndertuan institucionin e frikes, simbolizuar nga ai bunker, ne mendjen e shqiptareve.
Ti akoma jeton me friken e armikut imagjinar, dhe akoma e ka mendjen tende te bunkerizuar, edhe pas 20 vjetesh pluralizmi e lirie. Edhe pas hyrjes se Shqiperise ne NATO edhe pas liberalizimit te vizave me BE.
A nuk me shpjegon edhe mua, qe ta mesoj, se cila eshte menyra tjeter per te regjistruar popullsine, pervec vetedeklarimit? Punojesi i gjendjes civile qe me troket ne dere me pyet me rradhe pyetjet e formularit, e une i pergjigjem. Ose shteti ma dergon ate formular ne shtepi me poste, e une e mbush me doren time dhe ia postoj shtetit te mbushur.
Nese ju mendjendriturit shqiptare keni shpikur ndonje menyre tjeter deklarimi te etnise/fese/seksit, etj, na e thoni, pasi i beni nje nder edhe shteteve me te zhvilluara te botes qe e bejne ne kete menyre.
Po te shpjegoj disa gjera, qe ti mesosh:
Evropa jo pretendon por insiston qe Shqiperia te mbaje kete census, pasi Shqiperia eshte ne pozita shume te vecanta ne syte e Evropes. Shqiperia eshte shteti i vetem demokratik ne zemer te Evropes me nje shumice popullsie muslimane. Dhe eshte nje shtet qe aspiron dhe kerkon me kembengulje prej 20 vjetesh anetaresimin me te drejta te plota ne BE.
Si pjese e ketyre aspiratave, si pjese e ketyre negociatave per anetaresim, BE kerkon qe shteti shqiptar te permbushi kushtet e duhura per tu pranuar. Dhe keto kushte e procedura, te shumta ne numer, kane vetem nje qellim: te bindin Bashkimin Evropian dhe vendet anetare te kesaj organizata, qe Shqiperia eshte vertet nje vend me nje popullsi muslimane, por ndan e mban te njejtat vlera humane e demokratike si gjithe kontinenti.
Nje nga keto vlera eshte edhe perkujdesja ndaj minoriteteve te vendit. Respektimi dhe garantimi me ligj i te gjitha te drejtave te tyre. Deri me sot, Shqiperia nuk permbush asnje nga keto detyrime LIGJORE ndaj minoriteteve, pasi nuk disponon as shifra te sakta mbi numrin e ketyre minoriteteve. Dhe ne syte e evropianeve, nje shtet qe nuk ka as shifra te sakta zyrtare mbi minoritetet ne vend, eshte nje shtet qe nuk u njeh ketyre minoriteteve as ate te drejten elementare njerezore: te drejten e ekzistences!
Vlera themelore e atij censusi, nuk do te jene shifrat e perqindjet qe ai do te prodhoje, vlera e atij censusi do te jete dyfishe: a) per here te pare ne 100 vjet shteti shqiptar u dha nje mundesi shtetasve shqiptare qe te deshmojne me gojen e tyre se kush jane e cfare besojne b) per here te pare ne 100 vjet, shteti shqiptar u njeh ekzistencen gjithe minoriteteve e pakicave ne vend.
Kush tjeter pervec personit mund ti pergjigjet pyetjeve: Cfare beson dhe ciles kombesie i perket? Si e realizon censusin ajo "bota" te ciles t'i i referohesh me lart?
Albo
Krijoni Kontakt