Close
Faqja 96 prej 141 FillimFillim ... 46869495969798106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 951 deri 960 prej 1406
  1. #951
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    "Vdekje Fashizmi...!"

    Citim Postuar mė parė nga Luli X Lexo Postimin
    -Kush me prishe vllaznim-bashkimin?!Na s`lejojme...ai qe na e prishe,kemi me ia hjeke flamen si shkaut!!, - iu tha plaku.

    - Ec le matufin,se s`di cka flet!,- i thote polici kolegut te tij...
    dhe e lene te lire plakun.
    Ky tregimi i Juaj i dytė ka qenė i ngjashėm me kohėn e partizanit.
    Kur partizanėt takojnė njė plak nė Bajgor dhe i thonė plakut: “Vdekje fashizmi mixhė!”, Mixha ua kthen: “Bashk me juve bre bir

  2. #952
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180

    Kujt i frikohesh mė shumė

    Tek po bisedonin dy burra mes veti nė vaktin e vet, dhe ashtu siē ishin tė armatosur po i thotė njėri - tjetrit: - Pashė besėn a nuk mė thua, kujt i frikohesh mė sė shumti nė kėtė jetė?
    - Pasha besėn grave!, - ia ktheu tjetri.
    - Pse grave?, - po e pyet ky krejt i habitur!
    Sepse, gratė lėrė se t’i heqin armėt mor burrė, por t’i heqin edhe pantallonat e tė lėnė vetėm nė tė linta, e besa edhe tė koritin e ta qesin faqen e zezė!...
    Kjo edhe mund t’i ngjajė ndonjė burreci, por jo edhe burrave mor zotėri- ia ktheu tjetri!...

  3. #953
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Pershendetje nga ODA E DRENICES...

    ...Mire se rrini e vini, motra e vllezer shqiptare...qofshi faqebardhe ku do qe jeni!
    Kjo kenge eshte per JU...qe e vizitoni Oden tone-tuajen...
    Special pershendetje per:
    MIKUN E MADH TE ODES SE DRENICES, Z.SALIHAJ!


    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #954
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Pershnedetje Drenica, pershendetje Caush
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #955
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Pershendetje per te gjithe nga Drenica.. do perpiqem me vargje ,eshte si veshtire per nje Ode -Sofer speciale si kjo:



    Jungjatjeta Oda e Drenices

    Me ra rruga kendej pari,
    Ne kete Ode nder-shqiptari.
    Ku ka caj ,uje dhe dhalle,
    ku ka gjak shqiptari vale.

    Krejt Drenica bitevi,
    Ne robni te shkaut zi .
    Por, dhe sot ne kete liri,
    Gjithe o kone dhe ka me kone Shqipni.
    .................................................. ........

    Me dyfeket nga Prekazi.
    Ku vdesin burrat tuj kendue,
    Zog i shqipes del nga kafazi,
    Oj , Drenice qofsh bekue.

    Si bletet kur thurin hoja,
    ku e zen vendin mjalta
    zemerbardhet nga Buroja
    Fole shqipesh krahearta.

    Vrazhdesi si Acareva,
    oj, fortesa e lirise.
    Me Galica dhe Radisheva,
    Boletinin e Baces Ise.

    Njeqind vjet kamekryq te rri,
    n'Oden tende me ndegju.
    Per hjeka dhe trimni,
    kurre kuvendi s'ka me mbaru.

    Me pleqnimet nga Obria,
    n'Oden tende qylymmbuluar.
    N'zemra gjalle ka ndejt Shqipnia,
    O , shqiponja n'flamur valuar.

    Neper shekuj pushke ke qit,
    Oj trimneshe ,qendrese celike.
    N'zemer tende eshte skalit,
    Harte e Shqipnise Etnike.


    Sa t'jete jeta permbi toke,
    n' Ty do rri ndezur zjarri i lirise.
    per atdhe je koke per koke,
    Permendorja e Shqipnise.

    Je Martire pernjemend,
    gjithe shqiptaret borxh ta kemi.
    Ne Prekaz te shenjtin vend,
    N'peligrimazh dhe haxh te vemi.




    .................................................. ........
    Kur t'me bije rruga andej,
    gjithe Drenica eshte Ode per mua.
    shpirtshqiptari Ti nxen nder dej,
    Drenice ! shume te dua!

    bili99

    Me pelqeu shume.

  6. #956
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Pershendetje nga Oda (Sofra) e Drenicės!

    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    Pershnedetje Drenica, pershendetje Caush
    - Pershendetje, nga Drenica edhe per Ty Poet...te flm dhe qendrim te kendshem aty ku je!


    anita340
    Me pelqeu shume


    - Edhe Ti... n'a pelqeve qe u bere pjes e Odės-Sofres Tone ...

    Mire se erdhe ne Drenicė, Anita340!

    Qendrim e lexim te mbare ...i mirpresim shkrimet Tuja!








    - Drenicė, 10 janar 2011
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #957
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    - Pershendetje, nga Drenica edhe per Ty Poet...te flm dhe qendrim te kendshem aty ku je!




    - Edhe Ti... n'a pelqeve qe u bere pjes e Odės-Sofres Tone ...

    Mire se erdhe ne Drenicė, Anita340!

    Qendrim e lexim te mbare ...i mirpresim shkrimet Tuja!


    http://www.youtube.com/watch?v=lhyhG...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=k9PdQ...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=BSb0u...eature=related

    - Drenicė, 10 janar 2011

    Mire se ju gjej ne oden e Drenices. Perndryshe une jam drenicase.
    Do t'iu sjelle nje poezi per Drenicen. Per fat te keq nuk di emrin e autores veq di kesaj poezie i ka takuar vendi i pare ne sofren poetike kushtuar Ymer Elshani ne vitin 2002 ne Drenas. Per fat te keq nuk di emrin e autores dhe tanime nuk me kujtohet as shifra. Po me poezia me pelqen shume.


    Shpirt' i kėputur


    Kėmbėt mė janė pėrvėluar,nė dheun tėnd tė djegur
    I freskova nė rrėketė e gjakut
    Krahėt me jane kėputur nga pesha e rėndė mbi supet e fėmijve
    E veshėt me janė shurdhuar nga buēimė e kėngėve tė Mujės
    Me kepute kembet, krahet e zemren, Drenice
    Veē shpirti me ka mbetur peng
    para varrit te Blerines
    Shpirti qe ecen me paterica
    duke e perplasur gropave te gjakosura
    neper fushat tua, mbjellur me statuja
    mbjellur me pllaka perkujtimore
    Qindra pllaka......
    Qindra epitafe me data te vona
    Mbishkrime te njejta me te njejten porosi
    Ra heroikisht, ra per liri.
    Qindra jetera te vrara,gjymtyre te amputuara te atdheut
    me kepute krahet e zemren
    veē shpirti me ka mbetur, ne prag te agonise
    mos, mos me keput shpirtin
    Drenice!

  8. #958
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ēika e mbretit qė u grabit prej Ēergarėve

    N’kohėn e vjetėr ish kanė ni mret. E kish pasė veē ni ēikė. Ēika e vogėl, sikur e kanė zakon thmija, dilke para derės sarajit me lujtė. Ni ditė kishin pasė trupue asajde ēergarėt qi shkojnė tu end prej ni veni nė n'i ven tjetėr. Kur e shohin at ēikė t’vogėl para dyerve, edhe e hijeshme fortė, e muerėn, e shtinė n’strajcėn e vet edhe e vodhėn. U larguen me shku n’vilahet tė vet pėrtej deti.
    Kur u rrit ēika, u ba aq e hijeshme edhe aq e meēme sa qi ndryshe s’ban. Ai ēergshi qi e kishte vjedhė menojke qi kur t’rritet m’e marrė pėr djal t’vetin. Kur u rrit ēika, i tha ēergashi:
    - Due me t’marrė pėr djalė.
    Me thanė “jo” u tutke se p’e myt.
    - Mirė – tha- ani.
    Mas do kohe ēergashi ja nisi me ba darsėm. Kur erdhi koha e dasmės, ēika, qysh ke e veshne qashtu n'tesha t’nusės, iki prej shpijes. Nga e nga. Ēergashi ju flug pėrmbrapa e ēika ike qashtu sa mujke. Nuk e dike qe pėrpara e ka detin, veē menojke qi do t’zatet n’dikan. Kur mrrini te deti, ēikės ju myt ymiti. Ēergashtė ju avitėn m’e zanė. M’u myt n’deti – shpirti i amėl. M’u ra n'durė ēersgashve – kurrėfar jete pėr ta. Igballi i saj, qe ni djal me nifar barke t’vogėl ty zanė peshk. Ēika i ēoi duert pėrpjetė i thot:
    - Aman n’dore tane e t’Zotit se do tė m’mysin ēergasht.
    Djali e nguti barkėn e vet , e aviti ngat bregut t’detit e ēika ra pej bregut n’ta. Ēergasht mesin n’breg t’detit. M’i ra detit, u mytshin. E lan. E u kthyen. Tu shkue djali me atė barkė t’vogėl, ēika e veti:
    - Kah je, ēfar zanati kie e ēka punon?
    - Jam i ni vilajeti n’at anė deti (bash ku ish kanė edhe ēika pėrpara). Jam shegert tuj mėsu zanat si moler tu ni mjeshtėr.
    - Po ti? - e veti djali ēikėn – kah ke ti e qysh ke kha?
    Unė thot jam ēika e filan mretit (bash ku ish a kah ishte djali). M'kanė vjedhė ēergsht edhe m’kanė qitė pėrte deti. Dashtėn me mė martu pėr ni djal t’tyne. Unė nuk dashta. Ti erdhe m’pshtove. Pos teje pėr nafakė tjetėr nuk e due.
    Edhe muerėn udhėtimin pėr me dalė n’vilajet t’vetin. Tu shkue qe ni xhemi e madhe. Kapetani i sajė ishte dalė sipėr xhemije tuj kqyrė. Kur pi sheh ata t’dy, ēikėn e djalin, n’at far barke t’vogėl, kapetani, tuj u dhanė ndihmė ktyne, po u thot:
    - Hajde, avytnu ma ngat se n’hifsha ma fellė asht dallgė e madhe.
    Kta u aviten me atė farė barke t’vogėl. Kapetani e zgjati dorėn dhe e kapi ēikėn. E pa ēikėn qe ish aq e hijeshme. Kur deshti mu kapė djali, kapetani ja dha t’shtymen edhe e gjuajti n’det. Pse? Mendoj kapetani me marrė atė ēikė pėr veti. Mirė po djali kish pas ditė me notue. Hypi n’barkė edhe del tjter kah n’vend t’veti. Kur kapedani e qiti ēikėn nė tjetėr ven, e nuer edhe e ēoi te mreti. I tha:
    - Qe ēika jote padishah, ta gjeta n’deti.
    U gėzua mreti pa hesap, se veq qat ēikė e kish. Edhe i tha kapetanit:
    - Masi e paske pshtu, do ta jap ty.
    Ēika nuk i kallxoi babės vet ma gatė veē tha.
    - Qat sobė ku do t’bahna nuse unė, due me ma molerat pėr qefi tem, deri sa nuk m’pelqen mue moleri i asaj sobe, nuk pranoj mu martue.
    U ēue mreti dhe e qiti urdhėrin: “Kush del me moleratė mirė ni sobė, ka pare”. Shkuen disa, mirėpo ēika, si hike me kqyrė se ēfarė moleri i ka dhanė, ēfarė bojnash i ka dhanė, nuk e begeniske. Thojke: “Jo”. Hajt, hajt, shkoi ni kohė e gatė. Ni ditė mreti kujtoje qi nuk po donė molert m’e ujdisė sobėn mirė, masi ēika s’jau begeniske, U ēue e qiti ligj:” “Qati moleri, qi ēika jeme nuk ja begenisė molerajin, me ja hjekė kryet”. Ja nisi mreti po i pret nja, dy e tre. Shkojke moleri e lyjke sobėn. Kur vike ēika, e kqyrke, s’ja begeniske. Mreti ja hiqke kryet molerit. Ja nisi me u hi tutė molerve. I thirrke ren me thirrje mreti. Ni ditė i shkoi thirrja ati mjeshtri ku ish tu mėsue zanat ai djali. Mjeshtri u mėrzit fort. Ja nisi gati me kajtė. E pa shegerti. Po i thot:
    - Ēka ki mjeshtėr?
    - Qysh ēka kam qi m’ka ardh thirrjam’ja molerat. Sobėn ēikės mretit edhe e di qi ka me ma hjekė kryet.
    Djali e dike se ēka po do ēika. U ēue e i tha mjeshtrit:
    - A ban me shkue unė n’ven tan?
    - Po, qysh s’ban. Me pare po t’peshoj, veē shko.
    I muer do bojna djali e shkoi. Hini n’sobė e nisi me vizatue. E qiti n’njanėn anė t’stenės qysh o kanė ēika tuj lue, kur o kanė thmi, para dyerve t’veta edhe qysh kan trupue ēergasht asajde e e kan pa ēiken tuj lue, e kanė marrė e kanė vjedhė, e kanė shti n’strajcė edhe e kanė qitė pėrte detit. N’qetrėn anė t’stenėsmuer e qiti qysh e kanė ba nuse, qysh ka ikė kjo, qysh e kan ndjekė teri n’stom te detit edhe qysh ky djali me barkė t’vetėn e ka gjetė edhe qysh e pshtoi. Masanejna n’qetrėn anė e qiti qysh ka ardhė vapori i madh n’deti, qysh kapedani ka dalė edhe ja ka dhanė dorėn ēikės edhe qysh e ka shty djalin n’deti m’e mytė. Me kto vizatime e kish qitė krejt qysh kish hekė ēika. Djali i kreu vizatimet. Ēuen e thirren mretin. Erdh mreti. Kur e pa odėn, tha:
    - Jo bre djali i mirė, s’po bajka lazėm me thirrė ēikėn teme hiē. Po ta mjeki kryet menjėherė. Turlifar lule e bojna kanė qitė moleret tjerė e ēika jeme s’i ka begenisė. Ti veē e paske laramuestenėn e s’paske ba kurgja.
    - Bani za- tha – mret, ēikės tane e, mos ma begenistė, hiqma kryet.
    Shkuen e thirrėn. Kur erdh ēika, ja lshoi sytė sobės e ja bisi po keshė. Edhe djalin qi ja kuish pshtue jetėn e ngjofti. U ēue e i tha babės:
    - Babė, qeky moleraj po m’begeniset.
    - Qysh, bija jeme, kjo me t’u begenisė kurse sa e sa pėrpar nuk tu kanė begenisė edhe pse janė kanė ma t’mira, e ky moleraj, veē do vija nėpėr stena, e po t’begenisėt.
    - Babė, qyre shpija jote, qyre unė kur jam kanė thmi tu lue, masanej qyre n’vizatim kan ardhė ēergasht e m’kab shti n’thes; m’kan marrė e m’kan qitė pėrtej detit. Qyre masanej kur kanė dashtė ēergasht me m’martu pėr djal t’vetin. Unė nuk kam pranue e kam ikė. Qyre n’vizatim tu ikė. Kur kam shkue n’stom t’detit jam matė: a me ra n’deti e m’e mytė vetėn, a mu kthye e me ra n’dorė t’ēergashve, apet e mytne se e mytne. Jeta e jeme a kanė n’fije t’penit. Mirėpo pėr fat temin qeky djalė ish kanė tu zanė peshk me ni barkė t’vogėl. I kam thanė: “Aman pshtom!”. Djali i ka dhan[ bark[s ma tepėr, ka ardhė n’breg t’detit. Kam krye pej stomit t’detit e kam ra n’barkė e m’ka pshtue. E kam vetė: “Ēka je ti?” – “Moler”. Edhe ky m’ka vetė, kah jam e kah s’jam. Unė i kam kallxue se qysh m’kan vjedhė edhe ja kam dhanė besėn pėr me marr pėr burrė. Pse? – ma ka pshtue jetėn. Mirėpo, qyre – thot – ktu. Kur ka rdhė ni vapor i madh, kapedani e ka zgjatė dorėn e m’ka marrė mue. A e sheh kėtu – qiti djali ja ka qitė duert nė gjyks e ka gjuajt n’deti pėr me mytė. Po ky pėr fat e ka pasė barkėn e vet, ka hyp n’ta edhe o dalė nė tė terun e ka pshtu. Unė, babė, nrysh nuk kam mujtė m’u pėrpjekė me ta veē me qet moleraj se e kam ditė qe a moler. Kto vizatime qe i ka ba ky n’kėt odė, asht historija jeme prej fminije e deri sod. Unė qetėrkan pėr nafak nuk e duevetem kta se ky ma ka pshtue shpirtin.

    Mreti e thirri edhe kapedanin e anijes qi kish thanė: “Unė e kam pshtue ēikėn” edhe ja kallxoi krejt at histori. E thirri xhelatxhinė e i dha urdhėn me ja hek kryet kapedanit. At’herė djalit ja ka dhanė ēikėn e vet edhe e ka ba sadriazem. Kan rrune t’lumtun aty e aneja.

    Pa ua hjekė keqpėrdoruesve kokėn, nuk ka as liri e as demokraci!!!

  9. #959
    Citim Postuar mė parė nga salihaj Lexo Postimin

    Pa ua hjekė keqpėrdoruesve kokėn, nuk ka as liri e as demokraci!!!

    Pźrshėndetje Salihaj. tash nė demokraci nuk ka vend pėr heqje kokash, pro mjafton tė dihet keqpėrdoruesi dhe t'i bėhet me gisht dhe mirė t'i tregohet vendi ku e ka.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  10. #960
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ku e kanė vendin?!!!

    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Pźrshėndetje Salihaj. tash nė demokraci nuk ka vend pėr heqje kokash, pro mjafton tė dihet keqpėrdoruesi dhe t'i bėhet me gisht dhe mirė t'i tregohet vendi ku e ka.
    Ėshtė iluzor dhe i pa peshuar mirė ky vlerėsi. Por dy tregimet qe i kam shkruar synojnė mbėshtetjėn e thenies time. Si Sheh Miza ashtu edhe kapiteni qe ka dashtė me ja marrė mretit ēikėn jan dėnuar pėr vdekje. Sikur tė mos ishin dėnuar me tė njejtin dėnim, kishin mu bė jo vetėm kapadai tė rrugėve siē janė bėrė kriminelėt e kombit tonė qe: vrasin, trafikonin qenie njėrzore, e ēfarė tė zeza nuk bėnin. Tė tillėt jo qe shkonin krenar nėpėr rrugėt tona tė "demokracisė" por miren me biznese joshėse qe edhe njė pjesė e popullatės me mentalitet labil u lakmonin dhe gjithnjė krijonin destabilizim si pėr nga rendi dhe qetėsia nė qytet, fshat, rrugė e gjetiu nė vende publike. Po ashtu krijojnė destabilizim ekonomik e mos tė flasim pėr ate politik.
    Kanė thėnė: "huni ėshtė dalė nga xhehneti!" Por kėtė "hu" duhet pasur nė dorė pushteti i menqur, i urtė, i vendosur dhe guximtar pėr ta pėrdorur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •