Close
Faqja 94 prej 141 FillimFillim ... 44849293949596104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1406
  1. #931
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180

    drenic jemi me ty

    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Pėrshėndetje vėllezėr dhe mirė se erdhėt.
    Mė falni qė nuk kam qenė mjaft aktiv, por kam pasur shumė punė.
    Pėr Salihajn kam njė porosi:
    Po pate mundėsi, nga ai libri qė ke sjellė Mark Zhakun, pa shiko se aty ėshtė edhe njė pėrrallė shumė e mirė dhe e ka titullin: "Sheh Miza", porosia e sė cilės ėshtė: ruaju nga njerėzit qė shtiren si shumė tė mirė.
    heheheh qe edhe nja pra te keti lloji

    Gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, njė familje e Drenicės shkon nė Prishtinė pėr t’u strehuar diku pėrkohėsisht. Ai gjeti njė shtėpi, pronari, po ia tregon rregullat, dhe po i thotė se paratė duhet t’i paguaj me paradhėnie se nuk i dihet punės…
    Drenicasi u hutua fare nga sjellja e Prishtinasit dhe po i thotė: - Po mirė mor shoq, ju e shqyet gurmazin duke bėrtitur Drenicė jemi me ty, Drenicė jemi me ty!… E nga ana tjetėr ti po kėrkon edhe para me paradhėnie!?
    Hajt mor burrė- ia priti Prishtinasi, po sikur ne tė ishim vėrtetė me ju, ja ku ėshtė Drenica, kishim ardhur atje e ju kishim ndihmuar. Ajo ėshtė propagandė vėllai im, po ti paguaj lekėt njėherė e mė vonė (si gjithherė), ju Drenica do ta kuptoni edhe kėtė!...


    ne ket raste qytetaret e prishtines na kan zhgenjyer ...
    ju pershendes

  2. #932
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Pershendetje per te gjithe nga Drenica.. do perpiqem me vargje ,eshte si veshtire per nje Ode -Sofer speciale si kjo:



    Jungjatjeta Oda e Drenices

    Me ra rruga kendej pari,
    Ne kete Ode nder-shqiptari.
    Ku ka caj ,uje dhe dhalle,
    ku ka gjak shqiptari vale.

    Krejt Drenica bitevi,
    Ne robni te shkaut zi .
    Por, dhe sot ne kete liri,
    Gjithe o kone dhe ka me kone Shqipni.
    .................................................. ........

    Me dyfeket nga Prekazi.
    Ku vdesin burrat tuj kendue,
    Zog i shqipes del nga kafazi,
    Oj , Drenice qofsh bekue.

    Si bletet kur thurin hoja,
    ku e zen vendin mjalta
    zemerbardhet nga Buroja
    Fole shqipesh krahearta.

    Vrazhdesi si Acareva,
    oj, fortesa e lirise.
    Me Galica dhe Radisheva,
    Boletinin e Baces Ise.

    Njeqind vjet kamekryq te rri,
    n'Oden tende me ndegju.
    Per hjeka dhe trimni,
    kurre kuvendi s'ka me mbaru.

    Me pleqnimet nga Obria,
    n'Oden tende qylymmbuluar.
    N'zemra gjalle ka ndejt Shqipnia,
    O , shqiponja n'flamur valuar.

    Neper shekuj pushke ke qit,
    Oj trimneshe ,qendrese celike.
    N'zemer tende eshte skalit,
    Harte e Shqipnise Etnike.


    Sa t'jete jeta permbi toke,
    n' Ty do rri ndezur zjarri i lirise.
    per atdhe je koke per koke,
    Permendorja e Shqipnise.

    Je Martire pernjemend,
    gjithe shqiptaret borxh ta kemi.
    Ne Prekaz te shenjtin vend,
    N'peligrimazh dhe haxh te vemi.




    .................................................. ........
    Kur t'me bije rruga andej,
    gjithe Drenica eshte Ode per mua.
    shpirtshqiptari Ti nxen nder dej,
    Drenice ! shume te dua.


    Pak Drenice kam shijuar:
    *Kam qene tek Kulla e rrenuar e Tahir Mehes(si student-1987),,
    *Kam qene tek Kulla e Isa Boletinit, dhe ne Tetorin qe lam pas(2008) u perkula tek
    * Memoriali i Komandantit Adem Jashari.
    Ka magji Drenica te merr malli , sa ta largohesh te mbet koka pas ,sikur ke lene gjene me te shtrenjte - gjakun.

    Me nderime per Oden e Drenices,

    bili99
    shume e bukur

  3. #933
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Urime viti i ri

    URIME VITI I RI 2011
    ĒDO NJERIU E SIDOMOS SHQIPTARVE QE JANĖ NJERĖZ TĖ MIRĖ JU UROI VITIN E RI 2011. NĖ KĖTĖ RAST, NĖ VEĒANTI ANĖTARVE QE KANĖ MARRĖ PJESĖ NĖ ODĖN E DRENICĖS, PA MARRĖ PARASYESH NĖ ĒFAR FORME (LEXIM APO POSTIM), JU UROI KĖTĖ VIT TĖ RI DUKE JU DĖSHIRUAR ĒDO TĖ MIRĖ GJATĖ JETĖS SĖ TYRE: SHĖNDET, BEGATI, MIRĖQNIE, HARMONI, GĖZIM E HARE.
    NJĖ DĖSHIRĖ E VEĒANT E IMJA ĖSHTĖ QE TĖ KEM SA MĖ SHUMĖ NJERĖZ TĖ SHĖNDOSHĖ, TĖ MENQUR E TĖ URTĖ E QE MIREN ME TĖ ARDHMĖN DHE TA FLAKIN TĖ KALUARĖN E HIDHUR TĖ KOMBIT TONĖ, TI RREKĖN PĖRPARIMIT DHE ZHVILLIMIT TĖ MBARĖ NĖ TĖ GJITHA FUSHAT E JETĖS SĖ NJERĖZORE.


  4. #934
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    E vrave kangėn tande

    Ish kanė ni trim, burrė i mirė e i paēė, edhe n'ēdo luftė qi ish ra, ish da me nerė.
    Edhe i duel kanga edhe vetė met i gjallė. Kanga e ti u knojke n'ēdo sobė edhe u ngojke me shumė vemendje. Ni ditė qilloi ky n'gazmend edhe kangatarėt e murėn e p'e knojnė kangėn e ti. Kur e kryen kangėn e ti, edhe i njeu ky punėt dhe trimnit e veta n'kangė, u dalldis, e nxori alltinė e qiti pėrpjetė. Kur qiti allti, masi qi u kry kanga e ti, i thanė ata t'sobės (t'odės):
    - Ah, t'u thaftė krahi, t'u thaftė, ēka bane! E vrave kangėn tande!
    Pej asaj dite nuk ju knue kanga kurr. Se ni njeri qe krenohet kur t'e livdon dikush, ai nuk fiton, po hup. Pėrkundrazi kur tė livdojnė, duhet m'u kuqė e m'e ungjė kryet.

  5. #935
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Lightbulb Me fat - 2011-ta!

    Citim Postuar mė parė nga salihaj Lexo Postimin
    URIME VITI I RI 2011
    ĒDO NJERIU E SIDOMOS SHQIPTARVE QE JANĖ NJERĖZ TĖ MIRĖ JU UROI VITIN E RI 2011. NĖ KĖTĖ RAST, NĖ VEĒANTI ANĖTARVE QE KANĖ MARRĖ PJESĖ NĖ ODĖN E DRENICĖS, PA MARRĖ PARASYESH NĖ ĒFAR FORME (LEXIM APO POSTIM), JU UROI KĖTĖ VIT TĖ RI DUKE JU DĖSHIRUAR ĒDO TĖ MIRĖ GJATĖ JETĖS SĖ TYRE: SHĖNDET, BEGATI, MIRĖQNIE, HARMONI, GĖZIM E HARE.
    NJĖ DĖSHIRĖ E VEĒANT E IMJA ĖSHTĖ QE TĖ KEM SA MĖ SHUMĖ NJERĖZ TĖ SHĖNDOSHĖ, TĖ MENQUR E TĖ URTĖ E QE MIREN ME TĖ ARDHMĖN DHE TA FLAKIN TĖ KALUARĖN E HIDHUR TĖ KOMBIT TONĖ, TI RREKĖN PĖRPARIMIT DHE ZHVILLIMIT TĖ MBARĖ NĖ TĖ GJITHA FUSHAT E JETĖS SĖ NJERĖZORE.

    I DASHUR MIK!

    Asgje me shume spo u shtoj fjaleve Tuja shume i respektuari MIK,SALIHAJ,
    Vetėm...NGA ODA E DRENICES GEZUAR EDHE TY MIK, VITI I RI - 2011!
    PER TY E FAMILJEN TENDE...QOFTE VIT I MBARE E ME PLOT BEGATI!


    URIME TE GJITHVE VITI I RI!

    Me konsiderat te thell
    ĒAUSHI!


    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #936
    Urim i veēantė
    Pendim, Falje, kėrkim Falje


    Tė dashur miq, ndonėse ju kam uruar edhe njė herė, nė kėto momente, s’di si mė erdhi nė mendje fjala e urtė daneze: “Njeriu tė kaluarėn nuk mund ta ndryshojė, por tė ardhem – po”. Kjo fjalė mė shtyri tė mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti qė lamė pas dhe doli se kisha pasur njė vit me shumė pėrpjeta e tatėpjeta, me ēaste tė lumtura e me ēaste jo shumė tė lumtura, me mirėkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrė nė hak dhe se dikush mė kishte hyrė nė hak...

    Prapė fjala e urtė daneze mė erdhi nė shėrbim:”... tė ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijėsh pėr tė mirė. Atėherė mora kėtė vendim qė tė jua them edhe juve, miq tė dashur:

    1. Pendohem pėr gjithė tė kėqijat qė kam bėrė, ( nuk ka gjė mė fisnike se tė pendohesh )
    2. Do t’i fal tė gjithė ata qė kanė gabime ndaj meje. ( nuk ka gjė mė madhėshtore se tė falėsh )
    3. Kėrkoj tė falur botėrisht ndaj gjithė atyre qė i kam lėnduar, qė ua kam prishur ditėn e qė kam bėrė gabime tė paqėllimshme ndaj tyre.


    Dhe pėr fund, miq tė dashur, mė lejoni tė ju uroj:
    12 muaj lumturi,
    52 javė qetesi,
    365 ditė dashuri,
    8.760 orė paqe,
    525.600 minuta sukses,
    31.536.000 sekonda miqėsi.


    Gėzuar Vitin e Ri
    2 0 1 1
    Le tė jetė ky vit i realizimit tė dėshirave tua
    personale, familjare dhe kombėtare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 31-12-2010 mė 22:47
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #937
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Kjo shqipe, nuk tė lodh vetėm nga gafat e drejtshkrimit, por edhe nga mungesa e logjikės nė argument. Nuk vihen nė pikėpyetje vlerat folklorike tė Drenicės, Odate burrave nė Pejė a Gjakovė e Prizren, por absurditeti qė shqiptarėt e kėtyre trevave bukur boll i pėrshkruajnė kėto oda, tregimet aq me vlerė, kanė lėnė ata oda, jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės, pėrshataten me jetėn ku jetojnė, mėsojnė gjuhėt e huaja, madje shumė mirė (dhe u lumtė pėr kėtė) por, kur vjen puna tek mėsimi i shqipes sė njėsuar, e refuzojnė me nervozizėm Bile, edhe serbishten e flasin shumė bukur, pa gabime. Ship? Meazallah! Pėr mua ėshtė idiokraci!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  8. #938
    i/e regjistruar Maska e <katunari>
    Anėtarėsuar
    05-08-2009
    Vendndodhja
    DE, me zemer ne trojet Iliriane
    Postime
    493
    OOOOOOOOOO per hajr Viti i Ri burra e granim
    Sot do tė bėj njė vepėr tė mirė-edhe nuk do ti tregoj askujt

  9. #939
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Perhajr edhe Ty katunaro-po me kete ,,moden e re''granimit duhet perpara me i urua!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  10. #940
    i/e regjistruar Maska e <katunari>
    Anėtarėsuar
    05-08-2009
    Vendndodhja
    DE, me zemer ne trojet Iliriane
    Postime
    493
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Perhajr edhe Ty katunaro-po me kete ,,moden e re''granimit duhet perpara me i urua!
    Ehhhh bafsh hejr bre bi, e u gzofsh qe me kallxove , po tybe na katunart, hala me ko t'vjetrat, pa hajt se nashta mushna men najhere e e nrroj kit far tabjati.
    Sot do tė bėj njė vepėr tė mirė-edhe nuk do ti tregoj askujt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •