paqen, e sjell vetem drejtsia
Daja Adem,
Nipi ner daje,nuk ka te drejte fjale n`ode t`burrave para dajve e musafireve,po qi pate nevoje per noj fare hyzmeti ketu m`ke.Kaftorri do dru dajo...haaa, pe merr vesh...
Mirmetshi !
Kur njeni flet, tjerėt ndėgjojnė. Rregull O D E
Ai qė tutet kurr mos t'tutet.
Aleti punon e i zoti lavdohet.
Ankimi ėshtė gjysė lype.
Anmikut livdoju e mikut ankoju.
Ara qanė pėr punėtor tė mirė.
Ara nuk shtohet me megjė, por me kuletė.
Arės e qikės nuk i dihet ajami.
Mjafton pėr sonte se oda ka rregull.
Fli me pestil tė dardhave e rasoj pėrmas!
Pershendetje per te gjithe nga Drenica.. do perpiqem me vargje ,eshte si veshtire per nje Ode -Sofer speciale si kjo:
Jungjatjeta Oda e Drenices
Me ra rruga kendej pari,
Ne kete Ode nder-shqiptari.
Ku ka caj ,uje dhe dhalle,
ku ka gjak shqiptari vale.
Krejt Drenica bitevi,
Ne robni te shkaut zi .
Por, dhe sot ne kete liri,
Gjithe o kone dhe ka me kone Shqipni.
.................................................. ........
Me dyfeket nga Prekazi.
Ku vdesin burrat tuj kendue,
Zog i shqipes del nga kafazi,
Oj , Drenice qofsh bekue.
Si bletet kur thurin hoja,
ku e zen vendin mjalta
zemerbardhet nga Buroja
Fole shqipesh krahearta.
Vrazhdesi si Acareva,
oj, fortesa e lirise.
Me Galica dhe Radisheva,
Boletinin e Baces Ise.
Njeqind vjet kamekryq te rri,
n'Oden tende me ndegju.
Per hjeka dhe trimni,
kurre kuvendi s'ka me mbaru.
Me pleqnimet nga Obria,
n'Oden tende qylymmbuluar.
N'zemra gjalle ka ndejt Shqipnia,
O , shqiponja n'flamur valuar.
Neper shekuj pushke ke qit,
Oj trimneshe ,qendrese celike.
N'zemer tende eshte skalit,
Harte e Shqipnise Etnike.
Sa t'jete jeta permbi toke,
n' Ty do rri ndezur zjarri i lirise.
per atdhe je koke per koke,
Permendorja e Shqipnise.
Je Martire pernjemend,
gjithe shqiptaret borxh ta kemi.
Ne Prekaz te shenjtin vend,
N'peligrimazh dhe haxh te vemi.
.................................................. ........
Kur t'me bije rruga andej,
gjithe Drenica eshte Ode per mua.
shpirtshqiptari Ti nxen nder dej,
Drenice ! shume te dua.
Pak Drenice kam shijuar:
*Kam qene tek Kulla e rrenuar e Tahir Mehes(si student-1987),,
*Kam qene tek Kulla e Isa Boletinit, dhe ne Tetorin qe lam pas(2008) u perkula tek
* Memoriali i Komandantit Adem Jashari.
Ka magji Drenica te merr malli , sa ta largohesh te mbet koka pas ,sikur ke lene gjene me te shtrenjte - gjakun.
Me nderime per Oden e Drenices,
bili99
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 20-12-2008 mė 18:20
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Jungjatjeta ....!
Motra e Vllezer Shqiptare!
Kam kenaqesin te u pershendes
e t'ju them....
Mire se keni ardhe ne Oden e Drenices!
Faleminderit te gjithve ...!
Nje falenderim teper te veqante dhe shume special per Mikun tim bili99 ,per vargjet kaq te ndjera qe ke sjell... te lumte mendja e zemra ....vargjet tuja miku ime kane burim zemren tuaj FALEMINDERIT!
Per te gjithe Ju musafir te kesaj Ode - Sofre :
http://uk.youtube.com/watch?v=t19YQS65FhA
Nga Drenica u percjell urimet me te mira ...
shendet e te mira ku do qe jeni!
Miku Juaj,Ēaushi!
Dhuro shumė...e prit pak!
Krijoni Kontakt