per Llapin
mir llap po pse po ja mohon kontributin Bllaces
Po bllaca ka qen i shikut o kungull,pse tani po mundohesh me rrejt hapur.
Ai ka dal hapur para opinoinit dhe ka deklaru me fakte e dokumente se ka qen ekzekutor i shikut,per kete shkak eshte nen hetime dhe eshte duke u pregadit gjygji.
A jeton ti ne kosove apo ne zanzibar,ki durim se shume shpejt kan me ju dal te gjitha,kush keni qen ,per ken keni punu krejt kan per tu zbulua dhe nuk te kuptoi perse e ke ket frig nga zbardhja e fakteve,pse ju frigohesh deshmitarve,nese jeni te paster ju duhet me u lut dit e nat te zbardhen te gjitha vrasjet,edhe une jam qe tradhetaret hak e kan pas plumbin,por kemi vrasje politike te pa ndriquara qe vetem bllaca i zbuloi disa,por te ja lemi kohes
Një vit me Bllacën
Selvije Bajrami | 29-11-2010 11:34 CET Sot, më 29 nëntor bëhet një vit kalendarik, kur opinioni kosovar u trondit nga dalja në skenë e Nazim Bllacës, i vetëdeklaruar kriminel dhe bashkëpunëtor ish-Shërbimi Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim ky i cili, sipas tij, ka kryer dhjetëra krime ndaj kolaboracionistëve të ish-regjimit të Millosheviqit.
I deklaruar si pjesëtar i ish-SHIK-ut, Bllaca nëpërmjet një CD-xhirimi, ka deklaruar se ka vrarë, plagosur, maltretuar e shantazhuar njerëz në gjithë Kosovën pas përfundimit të luftës. Madje, ai ka etiketuar edhe shumë personalitete të tjera politike. Nesër (më 30 nëntor), ndërkaq bëhet një vit nga koha kur ai është arrestuar dhe dërguar në burg shtëpiak, ndërsa në bazë të ligjit, ai duhet të qëndrojë vetëm deri nesër në arrest, më pas ose të lirohet ose të ngrihet aktakuzë kundër tij.
Burime të gazetës, të afërta me rastin Bllaca, kanë bërë me dije se Nazim Bllaca të premten është paraqitur para prokurorit të rastit, Maurizio Salustro. Ky i fundit, gjithnjë sipas burimeve, bëhet e ditur se gjatë dy orëve sa ka zgjatur takimi, e ka paralajmëruar Bllacën për moslejimin e ligjit që ndaj tij të vazhdohet edhe më tutje kjo masë.
“Prokurori e ka paralajmëruar atë se EULEX do të ndryshojë strukturën e sigurimit për Bllacën dhe familjen e tij”, ka njoftuar në kusht anonimiteti ky burim i gazetës. Sipas të njëjtit, pavarësisht çfarë vendimi do të merret për rastin Bllaca, sigurimi nga ana e EULEX-it për familjen e tij, do të vazhdojë edhe më tutje.
Deri më tani është ngritur vetën një aktakuzë dhe atë ndaj Faruk Gashit e Hysri Ramës. Që të dytë akuzohen për vrasjen e Sali Gashit në Lipjan, në vitin 1999. Në këtë aktakuzë Bllaca është dëshmitar bashkëpunues, por jo edhe i akuzuar.
Zyrtarë nga misioni ndërkombëtar për sundimin e ligjit (EULEX) të dielën nuk janë deklaruar nëse së shpejti priten risi në rastin Bllaca.
Zëdhënësja Kristiina Herodes tha se të martën bëhet një vit nga koha kur është arrestuar Nazim Bllaca nga policia e EULEX-it. Bllaca është arrestuar më 30 nëntor, një ditë pasi që publikisht kishte treguar për krimet e bëra, ndërsa ka pohuar se vetë si pjesëtar i SHIK-ut kishte qenë i përfshirë në krime.
Bllaca vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ribar të Madh të komunës së Lipjanit.
Njëri nga përpiluesit e Kodit Penal të Kosovës, Ismet Salihu konsideron se në këtë rast, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit, ka pasur zgjatje të lëndës, sepse, sipas tij, hetuesit i është dashur më shumë kohë.
“Ligji bën me dije se është maksimumi 12 muaj koha kur duhet të bëhen hetime dhe sigurisht pas kësaj pason ngritja e aktakuzës e më pas seanca e konfirmimit”, bën me dije Salihu.
Për një sigurim më të mirë të provave dhe atyre që pretendojnë se janë kryer krime, Salihu thotë se në këtë rast, ka ekzistuar edhe masa e paraburgimit përkatësisht arrestit shtëpiak.
“Lënda është zvarritur paksa dhe persona janë mbajtur në paraburgim apo arrest shtëpiak. Por, kjo zvarritje arsyetohet për faktin se rasti është shumë i komplikuar dhe ka shumë të dyshuar. Dhe kjo zgjatje, arsyetohet për faktin se është dashur të mblidhen fakte”, ka pohuar tutje Salihu.
Currently 3.00/5
OOOOOO llap maje frontin
EULEX paralajmëron edhe dy aktakuza për “rastin Bllaca”
29 Nëntor, 2010
]
Zyrtarët ë EULEX-it kanë njoftuar se tashmë i kanë bërë gati edhe dy aktakuza të tjera që lidhen me rastin Nazim Bllaca. Këto aktakuza do të përfshijnë edhe dy zyrtarët të tjerë të cilët janë përmendur nga Nazim Bllaca, një ish-anëtar i SHIK-ut i cili doli publikisht dhe foli për krimet që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin kryer në emër të SHIK-ut në kohën e pasluftës në Kosovë.
Megjithëse zyrtarët e EULEX-it nuk kanë bërë të ditur emrat e dy të akuzuarve, duke pasur parasysh të dyshuarit e deritashëm atëherë mund të konstatohet se bëhet fjalë për emra të mëdhenj që janë përmendur nga Nazim Bllaca, përfshirë këtu edhe Azem Sylen.botasot/kosovalbaner.com/
O LLAP
hine ne top dhjetshen e pare
me njofto mbi epilogun
populli nuk po pyet si ke qen po si je tash
llap ne bllacen keni investuar ju por keni bere llogarite pa hangjiun!!
bllaca me sa po duket rreh ne te njejtat pika me isa mustafen!!
u shkuan huq gjith ato investime nuk keni mund te besohi se kjo do tu ndodh!!
bllaca ia hapi syte popullit dhe i tregoi se ku fshihet krimi politik!!
nuk e di se a do shkoni ta vizitoni azem sylen ne dubrave se gjithe koleget e tij do jene me te!!
vetem per nje gje me dhimset azem syla se nuk do ta gezon deputetllakun e pdk-se!!
veper me te madhe kombetare qe ka bere bllaca nuk njihet pas lufte!!
por ta besh nje hap te till duhet edhe guxim edhe atdhetarizem !!
keto te dyja i posedon personi bllaca!!
u munduat me shpifje si p.sh. 'nuk e njoh bllacen '(azem syla)
fatmir xhelili pat then'nuk e njoh bllacen '!!
faruk gashi zogu i serbise ish polic ushtarak i uck pat then 'bllaca eshte psihopat'!!
ekrem jashari gjithashtu pat then se' nuk e njoh bllacen'!!
por ekspertet psikologjise se euleksit dhe ekspertet tjere mjeksor i hodhen posht shpifjet dhe te pavertetat e grupit kriminal te quajtur shik!!
euleksi tha se bllaca eshte i nivelit intelektual dhe deshmite e ballaces nuk jane shpifje por prova!!
tani filluan ta ndryshojne gjuhen te gjithe te apostrofuarit!!
pas intervistes qe kishte azem syla me prokuroret e euleksit kur doli tha"personi bllaca" dhe nuk perdori me te njejten gjuhe si me pare!!
e kane pare te gjith te apostrofuarit se bllaca eshte nje shkemb qe nuk thyhet!!
e kane pa se ketu kemi te bejm me nje personalitet te guximshem, intelektual!!
bllaca sikur qe i sherbeu atdheut ne lufte kur ishte ushtari me i mir i uck-se!!
edhe tani po i sherben atdheut si personi qe din ,don te beje kosoven shtet!!
shoku llapi a do ta vizitosh azem sylen ne dubrave kjo eshte pytja ime??!
Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 30-11-2010 më 04:21
Krijoni Kontakt