Close
Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 540
  1. #151
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/faruk4.jpg

    Shtyhet konfirmimi i aktakuzës kundër Fahredin Gashit
    Gjykata e Qarkut të Prishtinës nuk ka arritur që të bëjë konfirmimin e aktakuzës ndaj Fahredin Gashit të enjten për shkak se mbrojtja e Gashit nuk i ka pasur të gjitha provat e kompletuara të rastit, si dhe vendimin e gjykatës për Nazim Bllacën, si dëshmitar bashkëpunues.

    Gashi akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile në vitin 1999, ndërsa Hysri Rama akuzohet për ndihmën e kryesit për veprën penale për ndihmë pas kryerjes se rastit nga i lartpërmenduri.

    Po ashtu Gashi akuzohet për vrasje në bashkëpunim me Nazim Bllacën të Salih Gashit nga fshati Varigoc i Lypjanit, më 15 qershor të vitit 1999.

    Ndryshe, procesi gjyqësor kundër Gashit është iniciuar nga gjykata pas deklaratave publike të Nazim Bllacës, i cili pretendon se ka qenë pjesë e ish-SHIK-ut. (Express)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Rasti Bllaca fillon procesi

    Fillojnë me Gashin


    Pas një viti, filloi procesi i parë gjyqësor në “Rastin Bllaca”. Fahredin Gashi, i njohur me pseudonimin “Faruku”, është i pari që doli para gjykatës. Konfirmimi i aktakuzës ndaj tij u shty me kërkesë të avokatëve mbrojtës. Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca akuzohen se kanë vrarë Sali Gashin nga Varigovci.

    Nga Nexhmije Ahmeti më 26 nëntor 2010 në ora 08:32
    Policë me maska dhe të armatosur janë parë paradite para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Këto masa të rrepta të sigurisë kanë vazhduar për më shumë se dy orë, derisa përfundoi seanca. Të enjten pritej konfirmimi i aktakuzës ndaj Fahredin Gashit, i cili akuzohet se së bashku me Nazim Bllacën, në vitin 1999, kanë vrarë Sali Gashin nga Varigovci i Lipjanit.

    Ndërkohë, djali dhe dy vajzat e të vrarit Sali Gashi ishin të pranishëm në seancë si palë e dëmtuar. Ata pas 11 vjetësh, prej që kur ndodhi vrasja, e panë nga afër personin që supozohet se u ka vrarë babanë. Natën e 15 qershorit, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, viktima Sali Gashi ishte qëlluar me automatik derisa ndodhej në shtrat në shtëpinë e tij. Sipas aktakuzës, personat që shtinë mbi Sali Gashin ishin Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca.

    E Fahredin Gashi, që në atë kohë ishte ushtar i UÇK-së, u soll të enjten në gjykatore me duar të lidhura, kurse prangat iu hoqën vetëm kur urdhëroi gjyqtari i çështjes Klaus Jung.
    Së bashku me të, në bankën e të akuzuarve u ul edhe Hysri Rama edhe ky i përfolur në CD-në e 30 nëntorit të vitit të kaluar, të publikuar nga Nazim Bllaca.

    Tahir Rrecaj dhe Kolë Krasniqi, avokatë të të akuzuarit Fahredin Gashi, u ankuan se nuk i kanë të gjitha provat e prokurorisë dhe vendimin se Nazim Bllaca është shpallur dëshmitar bashkëpunues. Andaj konfirmimi i aktakuzës që pritej të bëhej të enjten, u shty për një ditë tjetër.

    Prokurori Salustro tërhoqi vërejtjen se mbrojta vetëm dëshiron të fitojë në kohë, sepse materialet ata mund t’i marrin menjëherë.

    Por, mbrojtësit e Gashit thanë se është e pamundur që ta pranojnë aktakuzën, përderisa nuk i kanë parë provat dhe vendimin.

    E klienti i tyre Fahredin Gashi, tha se e ka kuptuar aktakuzën, por tha se është i pafajshëm.

    Njëjtë deklaroi edhe i akuzuari tjetër, Hysri Rama.

    Fahredin Gashi dhe Hysri Rama janë personat e parë ndaj të cilëve është ngritur një aktakuzë lidhur me të ashtuquajturin “Rasti Bllaca”.

    Ndërkohë, Nazim Bllaca, i cili që nga viti i kaluar po mbahet në arrest shtëpiak, në një paraqitje publike për media ka akuzuar veten dhe shumë persona tjerë, si pjesëtarë të ish Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), sipas të cilit ata kanë kryer rreth 19 raste kriminale si vrasje, tentim vrasje, rrahje, plaçkitje, etj.

    Në CD e shpërndarë, Bllaca përmend edhe njerëz të tjerë në mesin e të cilëve edhe Azem Sylën, ish-komandant i UÇK-së dhe zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Aktakuza:

    Fahredin Gashi (1969), i njohur me nofkën “Faruk”, akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile, sepse në bashkëveprim me Nazim Bllacën në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit në Varigovc të Lipjanit dhe e kanë vrarë atë, duke e qëlluar me armë automatike më 15 qershor të vitit 1999.

    Personi tjetër i përfshirë në këtë aktakuzë Hysri Rama (1973) akuzohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për të shmangur zbulimin, duke ia dhënë babait të Fahredin Gashit një deklaratë të nënshkruar, në të cilën i pandehuri Rama në mënyrë të falsifikuar ka thënë se Nazim Bllaca më 2009 i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte asgjë me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerrë para prej tij.

  3. #153
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Proces i deshtuar ende pa ja nisur. I vetmi qe mund te denohet ne kete proces eshte Nazim Bllca per krimet qe i ka kryer personalisht.

    Te gjithe e din qe SHIK i ka sherbyer atedhuet qe nga themelimi i UCK-se dhe deri ne qershor te 2008 me hyrjen ne fuqe te aktit me te larte juridik-politik te kosoves.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Proces i deshtuar ende pa ja nisur. I vetmi qe mund te denohet ne kete proces eshte Nazim Bllca per krimet qe i ka kryer personalisht.

    Te gjithe e din qe SHIK i ka sherbyer atedhuet qe nga themelimi i UCK-se dhe deri ne qershor te 2008 me hyrjen ne fuqe te aktit me te larte juridik-politik te kosoves.
    Nuk eshte ashtu
    Ku more jeni mesu tu rrejt keshtu,qdo gje kur folni ju ja nisni te gjith e din,jo zotri une jam njeri nga ata te shumt qe nuk e di qe shiku ka qen per interesa kombetare.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Proces i deshtuar ende pa ja nisur. I vetmi qe mund te denohet ne kete proces eshte Nazim Bllca per krimet qe i ka kryer personalisht.

    Te gjithe e din qe SHIK i ka sherbyer atedhuet qe nga themelimi i UCK-se dhe deri ne qershor te 2008 me hyrjen ne fuqe te aktit me te larte juridik-politik te kosoves.
    Ashtu eshte as topi se luen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte ashtu
    Ku more jeni mesu tu rrejt keshtu,qdo gje kur folni ju ja nisni te gjith e din,jo zotri une jam njeri nga ata te shumt qe nuk e di qe shiku ka qen per interesa kombetare.
    Ka qenë drenicak, qysh jo? Popullit të dhunuar, të vrarë e të uritur i'a ka futur lepurin në bark për t'a "shpëtuar"...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  7. #157
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte ashtu
    Ku more jeni mesu tu rrejt keshtu,qdo gje kur folni ju ja nisni te gjith e din,jo zotri une jam njeri nga ata te shumt qe nuk e di qe shiku ka qen per interesa kombetare.
    Marre more duhet me te ardh me shpif nese vjen prej ati rajoni ku shiku ka respektin me te madh te mundeshem. Shik i ka ruajtur themelet e shtetit si cdo agjencion tjeter kombtar i Inteligjences.

  8. #158
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Personalisht i njof te dy subjektet si te akuzuarin, poashtu edhe paditesit. Ky salih gashi ka qen nje shqiptar i ndershem apo nje bashkepuntor i serbis ose me mir te them spiun serb.

    Banoret e kesaj ane te gjithe e dijn arsyen pse eshte vrar, keshtu qe perveq nje te afermi te tij qe gjendet ne perendim, askush nuk ka marr iniciativen ta padis te akuzuarin, d.m.th dihet pse eshte vrar ky person.

    Mirpo per akuzat tjera nuk di cfar te them, sepse me sa ndegjova, kishte edhe akuza te karakterit ekonomik/biznesor.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zoti ka thene ski drejt kerkujet me ja mare jeten pa arsyje(pa argument)?

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per fisniku-student

    nje pyetje

    cili ka qen ma spiun a e din ti

    cili nga keta ka hapur deren e stacionit policor ne shtime vetem me këmbë

    cili nga keta ka gju ne mes te 30 mij banorve te shtimes ku keta banor brohoritnin uçk,uçk, uçk

    cili pas kesaj ngjarje e mori policija dhe per 15 minuta u kthe ne shtime

    cili nga keta ishte i burgosur ne burgun e fatmir limajt ne llapushnik

    cili nga keta posedonte arme me leje

    1.autori i vrasjes [faruk gashi ]

    2.viktima [sali gashi]

Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •