Close
Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 540
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Aktakuza kundër SHIK -ut brenda 30 ditve ngritet

    Para 30 nëntorit ngrihet aktakuza në “rastin Bllaca”
    27 tetor 2010



    Prishtinë, 27 tetor – Nazim Bllaca do të mbahet në arrest shtëpiak vetëm deri më 30 nëntor, kur mbushet fiks një vit nga nisja e hetimeve ndaj tij.
    Gjykata e Qarkut në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për një muaj arrestin shtëpiak, deri më 30 nëntor, Bllacës, i cili për të paktën një vepër penale është shpallur dëshmitar bashkëpunues, njofton sot “Koha Ditorew”.



    Gjykata ka vendosur për një muaj arrest shtëpiak e jo për dy, siç kishte propozuar prokurori special, Maurizio Salustro. Arsyeja pse gjykata ka vendosur kështu është se më 30 nëntor mbushet një vit nga nisja e hetimeve dhe, sipas nenit 248, paragrafi 3, nënparagrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, masa e caktuar ndaj një personi nuk mund të kalojë më shumë se një vit nga dita e nisjes së hetimeve.



    Mirëpo burime nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se deri më 30 nëntor aktakuza për “rastin Bllaca” do të jetë gati, me ç’gjë do të mundësojë nisjen e proceduarve të tjera, siç është konfirmimi i aktakuzës dhe nisja e gjykimit.



    Burimet kanë thënë se të gjithë ata persona që janë akuzuar nga Bllaca do të akuzohen edhe nga Prokuroria, sepse, sipas burimeve, dëshmitë dhe provat që ka ofruar ish-agjenti i SHIK-ut i vetakuzuar për “vrasje, plagosje, rrahje brutale, shantazhe” e vepra të tjera janë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë.
    Faza finale e hartimit të aktakuzës konfirmohet edhe në vendimin e gjykatës për vazhdimin e arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën, një kopje të të cilit e ka konfirmuar “Koha Ditore”.
    “Zyrat e prokurorisë tanimë janë duke konfirmuar se hetimi është duke përfunduar me intervistat e fundit të dëshmitarëve dhe mbledhja e provave është duke përfunduar”, ka thënë trupi gjykues në vendimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak.



    Në vendimin e gjykatës saktësohet se Nazim Bllaca është nën hetime për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe për pjesëmarrjen në aktivitetet e organizatës kriminale SHIK, e cila supozohet të ketë qenë e mandatar i vrasjeve dhe kërcënimeve kundër “tradhtarëve” dhe bashkëpunëtorëve të regjimit serb dhe kundërshtarëve politikë pas luftës në Kosovë.
    “Hetimet janë duke zgjatur qe 11 muaj dhe gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova edhe kundër disa të pandehurve të tjerë, megjithëse disa elemente përfundimtare, si provat balistike, nuk janë akoma në dispozicion të prokurorit”, thuhet në vendimin e gjykatës.



    Në arsyetim për vazhdimin e arrestit gjykata ka konstatuar se ka elemente konkrete që tregojnë se i pandehuri do të arratisej nëse do t’i hiqej masa.
    “Interesimi për deklaratat publike të të dyshuarit, numri dhe natyra serioze e veprave penale të pretenduara kundër tij, si dhe të përmendurit me emra haptas të të tjerëve si bashkëkryerës të cilët mund të hakmerren, paraqesin motivin e qartë për të dyshuarin që të ikë nga Kosova me qëllim të shmangies së ndjekjes dhe hakmarrjes personale, posaçërisht duke pasur parasysh kërcënimet e shumta drejtuar z. Bllaca që nga fillimi i hetimeve”, ka thënë gjykata.
    Gjykata e Qarkut ka vërtetuar dhe verifikuar ekzistimin e dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale. Kjo gjykatë ka thënë se besueshmëria e Nazim Bllacës është forcuar gjatë këtyre 11 muajve të fundit nga mbledhja e provave të tërthorta dhe direkte që mbështesin deklaratat e tij.



    Burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë bërë të ditur së më 25 shtator ka filluar hartimi i aktakuzës bazuar në dëshmitë dhe provat materiale të ofruara nga Nazim Bllaca dhe në veprimet hetimore të gjetjes së provave shtesë pas daljes publike të Bllacës.


    Sipas këtyre burimeve, të gjithë njerëzit e përmendur si të përfshirë në vepra kriminale, që nga Azem Syla, do të jenë të akuzuar kush më lehtë e kush më rëndë, varësisht nga roli që kanë pasur në krimet e kryera nga viti 1999 deri në vitin 2007.


    EULEX-i ndërkaq në shumë raste nuk ka dashur të fliste për procedurat hetimore, ndërkaq avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë të martën se nuk ka asnjë njoftim nga gjykata për procedurat hetimore deri ku kanë arritur.
    “Pas dhënies së deklaratës nga Azem Syla nuk është ndërmarrë asnjë veprim juridik apo së paku ne nuk jemi njoftuar. Ndërsa kërkesa ime ka qenë që për çdo veprim juridik prokurori të na njoftojë, sepse një gjë e tillë është ligjore dhe kemi të drejtë të marrim pjesë në çdo gjë që do t’i ndihmonte edhe Prokurorisë në sqarimin e rastit”, ka thënë Gashi.



    Ditë më parë gazeta ka raportuar se një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i kryesuar nga gjyqtari italian, Françesko Florit, e ka aprovuar më 2 shtator të këtij viti kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Nazim Bllaca të shpallet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit në qershor të vitit 1999, dhe të mos akuzohet për këtë vrasje.



    Gjykata ka urdhëruar që fillimi dhe vazhdimi i procedurave penale dhe shqiptimi i dënimit kundër Nazim Bllacës është i ndaluar për akuzat e përshkruara më lart.
    Më 23 korrik të këtij viti prokurori special kishte ngritur kërkesën që të deklarojë Nazim Bllacën dëshmitar bashkëpunues vetëm sa i përket vrasjes së Salih Gashit, e cila është njëra nga disa akuzat e aktvendimit për fillimin e hetimeve.
    Trupi gjykues është bindur se edhe në lidhje me vrasjen e Salih Gashit dhe të kontributit, siç cilësohet, thelbësor të Fahredin Gashit në të, nuk ka dyshim se fjalët e Bllacës janë vendimtare në procesin e ndërtimit të rastit kur ato mbështeten nga të gjitha provat.
    Gjykata i beson Nazim Bllacës bazuar

    në deklaratat e tij të dhëna autoriteteve hetimore dhe medieve, i cili kurrë nuk është përpjekur që ta fshehë apo ta zvogëlojë përgjegjësinë e tij për kryerjen e vrasjeve dhe sulmeve të përshkuara nga ai dhe kurrë nuk është munduar që të gjejë arsyetime për krimet e tij.


    LLAP ME NJOFTO MBI EPILOGUN E HETIMEVE

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Po ja keto jane sherbimet sekret te udbes dhe bashkpuntorve te tyre ne koha ditore ne kry me Veton surrojen se ky eshte mesuar gjithe jetene ri ne beograde dhe ku tjeter dhe tani i vije rende se e ka humbure kredibilitetin ne gjithe kosoven dhe me gjer,kur nje njeri si ky qka i duhet kosoves kur ke ne zgjedhje poplli nuk e deshti se i dine veprimet e kohes se kaluart te afermive te vete e keshu,,,ku do ta qoj aj koosven me at bindje kerkun,,poplli nuk eshte budallaka qe e qiti nga loja at piun te borbes se bogradit dhe politikes ditore te serbis edhe si ne rastin bllaca i cili deri dy jave para deklarimeve te ti ishte ne beograd e ku jo tani .

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    deshiron ringjallje politka e beoigradit ketu ne kosove per mes kohes ditore dhe veton surojet shikoni se deri ku shkojen tradhtaret e kombit te cilet deri dje e ndajshin nje cigare mes tyre dhe sot bejen te njeten gje e vetem qe te dalin te paster para bogrdite dhe politikes se tyre,me nazmi bllacen deri dje ne bograd sot akuzon shpiuni i shpiunave te udbes po kot se koti

  4. #144
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Faik Krasniqi: SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit
    E Diel, 21-11-2010, 07:58pm (GMT)


    SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit


    Nga Faik Krasniqi

    Kur rusët ''ç'liruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me slloganin:''unë të 'ç'lirova unë të q...''

    Kështu është edhe puna e ''ç'lirimit'' të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre.
    SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga marksistë-leninistët e PDK-së me në krye enveristin Hashim Thaçin,stalinistin Kadri Veselin,titistin Xhavit Halitin -Zeka ,leninistin Azem Syla -Daja .
    SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale. SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale ( me elemente të terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet.Gjithë veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari kriminale ( vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera kriminale).

    Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u,populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë.Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër spiunëve të Serbisë.Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën (lexo të zezat)e këtyre patriotëve,pra që të mos u dilnin në shesh.
    E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ''ç'liruesit'' e vet,veçse në Çeki dhe Kosovë?

    Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme.Pastaj këta ''ç'lirimitarët'' që ''ç'liruan'' Kosovën nga Hotel Tirana(15 katëshi) në Tiranë,privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën.
    Themë hapur se nëpër të gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal.
    Kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike,politike,ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre ashtu siç po bën sot Florin Krasniqi.
    Raportet ndërkombëtare për korrupcionin(pra hajni)krimin e organizuar,mungesën e lirisë së shprehjes,për varfërinë ekstreme etj, flasin mjaft për të zezat e këtyre ''ç'lirimtarëve'' të Kosovës.

    (Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    per kruja 78


    [SIZE="4"]bllaca kish then me ka qu Kadri Relata ne beograd se ju kish pas mbet edhe nje thes me dokupmete


    me njofto mbi epilogun e hetimeve pasi nuk po ditka gjë Tomë Gashi [/SIZE]
    1.http://img101.imageshack.us/img101/3134/skanna0058.jpg

    2.
    http://img72.imageshack.us/img72/3421/skanna0060.jpg

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haaaaa
    merre me men shkrime te shefqet strofcit na ka siell ky bali ketu kinse si argumente
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    “Rasti Bllaca” të enjten në gjykatë

    Faruk Gashi, i dyshuar se në bashkëveprim me Nazim Bllacën, në cilësinë e pjesëtarëve të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës, kanë vrarë në vitin 1999, Salih Gashin në Lipjan, të enjten do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku ndaj tij pritet të mbahet seanca për konfirmim të aktakuzës.

    Ndonëse vrasjen e ka kryer në bashkëveprim me Nazim Bllacën nga Ribari i Madh i Lipjanit, ky i fundit nuk është në mesin e të akuzuarve, ngase me një vendim gjyqësor Bllaca është emëruar si “dëshmitar bashkëpunues” dhe si i tillë, nuk është i përfshirë si i akuzuar në aktakuzën, ku gjendet Faruk Gashi.

    Por, Nazim Bllaca dhe rreth dhjetë të dyshuar të tjerë pritet që të jenë pjesë e një aktakuze tjetër, e cila është duke u përpiluar dhe e cila, siç konfirmohet, është drejt finalizimit. Si e tillë, aktakuza, pritet të ngrihet brenda javës.

    “Aktakuza është duke u punuar me intensitet të madh ngase edhe një javë bëhet një vit kur është arrestuar Nazim Bllaca dhe kur zyrtarisht kanë nisur hetimet në këtë rast”, ka pohuar për gazetën një zyrtar i afërt me rastin.

    Por, zyrtarisht nga EULEX nuk është pohuar nëse aktakuza është drejt finalizimit.

    “Hetimet në rastin Bllaca janë duke vazhduar. Ne nuk mund të komentojmë rreth hetimeve që janë në vazhdim e sipër, as për taktikat e as për hapat hetues që mund të ndërmerren apo jo”, ka thënë zëdhënësja e komponentës së drejtësisë në EULEX, Kristiina Herodes. Ajo ka konfirmuar vetëm se janë disa të dyshuar për rastin në fjalë.

    “Katër nga ta janë arrestuar dhe nga ky numër një është në arrest shtëpiak e një në paraburgim”, ka thënë Herodes.

    Në paraburgim gjendet tash e disa muaj i dyshuari, Faruk Gashi. Emrin e këtij të fundit e kishte përmendur Nazim Bllaca, në publikimin e tij të bërë një vit më parë. Bllaca në deklaratën e tij ka përmendur edhe emra të tjerë, pjesë e qeverisë në ikje.

    Më 5 nëntor, Prokuroria Speciale, ndërkaq ka ngritur aktakuzë ndaj njërit nga të dyshuarit e këtij rasti, Faruk Gashin. “Ai dyshohet për vrasjen e Sali Gashit, që ka ngjarë më 15 korrik 1999 në Lipjan”, ka thënë më tej zëdhënësja, Herodes.

    Ajo nuk ka specifikuar nëse këtë javë do të mbahet seanca e konfirmimit. Por, këtë e ka thënë për gazetën mbrojtësi i Faruk Gashit, avokati Kolë Krasniqi.

    “Të enjten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, do të mbahet seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj Faruk Gashit. Me këtë aktakuzë EULEX dëshiron t’i ikë pompozitetit për këtë rast ngase për klientin tim, mjerisht për drejtësinë, nuk ka asnjë provë të vetme”, ka thënë Krasniqi.

    zeri.info

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kete klyshin e serbise faruk gashin shefin e policise ushtarake te uck-se ne shtime!!
    dhe puntorin e azem syles po dokan me ja pre shiritin e zi!!


    nuk do vonohet gjate e aty pari do gjendet edhe azem syla !!
    kryearkitekti i vrasjeve politike dhe sherbetori i selim broshes!!

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    o llap

    Ky far L-7 ti ka pas dhën do data 22 apo 23 nenetor kogja moti e ka permend po ti nuk i besojshe .

    Llap deri te permten per dike eshte shume larg nuk munden as me fjet duke perjashtuar Farukin

    Me njofto mbi epilogun .

    Edhe me tej mbetet per eulex-in azem syla i dyshuari kryesor

  10. #150
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Faik Krasniqi: SHIK-u i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik
    E Marte, 23-11-2010, 09:58pm (GMT)


    Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës.

    Nga Faik Krasniqi

    SHIK-u mund të jetë krijuar për t'i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit,mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë,që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës,pa asnjë frikë.Madje,një pjesë e madhe e tyre janë të shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore.Kurse ata që njëmend luftuan ,u harruan,u nëpërkëmbën,u burgosën dhe u njollosën.
    Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës.Flasin,dëshmitë,faktet,datat,se Kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e pasluftës,kush është vrarë dhe nga kush është vrarë.
    Dihen edhe urdhërdhënësit ,dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të gjitha vrasjet ,prej vrasjes së parë politike në Kosovë e deri të fundit,andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo përkatëse ,kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre ,që tash e 11 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin(vriten) njerëzit mu në pikë të ditës nga "persona të panjohur"

    (Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •