Close
Faqja 13 prej 38 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 373
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shkretëtira në oaz

    Dhe etja s'ju shua
    Në oazin e shpirtit
    Shkretëtirë u mbulua
    Nga rëra e hiç-it.

    Në çastin e fundit
    Të vdekjes nga etja
    Ia njomi buzët
    Rrëkeza nga djersa.

    Rënkoi dhe tha
    Të fundit fjalë
    "Oazi m'u tha,
    nga shkretëtira e gjallë".
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Gravata ime

    Ta lidhja s'mësova asnjëherë
    Të zgjidhur asnjëherë nuk e lashë
    Ka kohë që më pret e më pret
    Të varet qafës sime kjo gravatë.

    Dhe si shirit i vjetër i një filmi
    Më shfaq një kohë të shkuar bukurie
    Kur meteorë shikimesh mbi ne binin
    Dhe treteshin si sot gravata ime.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mendime të ngrysura

    Mendime të ngrysura në agun e ditës
    Mbetur harruar perëndimit të djeshëm
    Arratisur ëndrrash mes ankthit e frikës
    Trembur nga zgjimi mëngjesor i jetës.


    Ngrihem sonambul nga e diellit rreze
    Sytë e hapur verbojnë dritën
    Veshët shurdhojnë zhurmat memece
    Frymëmarrja e vetes, tej vetes ikën.


    Rend të kap shikimin e humbur
    Dëgjimin e zhurshëm vrapoj të kap
    Në çast më tërheq mendimi i ngrysur
    Dielli i lindur perëndon në çast.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Diku tallen me ne

    Në të dukshmen botë / Kërkojmë të padukshmen/ Në s'është e krijojmë/ Në është e çojm' më tutje.//

    Kështu e mijra vjet/ Pse mijra vjet kështu!?/ Diku tallen me ne/ Qeshin me ne, diku.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ku është ai diell…

    Dielli më ngjan me ajzberg qiellor
    Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
    Antarktidës së universit shpirtin time e fton
    Mbi mua pikon të ngrirat vite.

    Ku është ai diell i zjarrit të shpirtit?
    Ku është ajo dritë e shpirtit të zjarrtë?
    Në linda të rroj veç stinën e dimrit
    Të paktën të vdes një çast të behartë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ku është ai diell…

    Dielli më ngjan me ajzberg qiellor
    Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
    Antarktidës së universit shpirtin time e fton
    Mbi mua pikon të ngrirat vite.

    Ku është ai diell i zjarrit të shpirtit?
    Ku është ajo dritë e shpirtit të zjarrtë?
    Në linda të rroj veç stinën e dimrit
    Të paktën të vdes një çast të behartë.

    Mondi i dashur, strofa e parë, plot me krahasime e metafora të fuqishme...
    Ju përgëzoj për këto gjetje...

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes, i dashur Agim...

    * * *
    Një fjalë të ndez
    Të shuan gjysmë fjale
    Çerek fjale të vret
    Apo të jep ringjallje.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mos qofsha!

    Jam qenie e mosqenies sime
    Dashuroj ç'ka urrej dashurueshëm
    Jam mosqenie e qenies sime
    Urrej ç'ka dashuroj urrejtshëm.

    Ooh, mos qofsha qenie e mosqenies!
    Mosqenie e qenies, mos qofsha!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fjala e kuajve



    Na mbeti nami

    Turpi na mbeti

    Na mbeti faji

    I bërë nga tjetri.



    Nga tjetri dinak

    U bëmë viktimë

    Nga barku plot gjak

    Gjakosëm njerzinë.



    Rrënuam një Trojë

    Kuptoni, o kuaj?

    Dhe mbetëm simbol

    I dinakërisë së huaj.



    S’na ndahet tani

    Dhe të duam ne

    Mbi vithet na rri

    Dinaku Odise.



    O Zot, si durojmë

    Mbi vithet tona

    Odisetë që vazhdojnë

    Të përmbysin Troja!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nëse doni të më gjeni…

    Unë jetën s’e ndava në parcela
    Të hynte kushdo për ta mbjellë
    Qysh çastin kur kësaj jete erdha
    M’u sulën demonë për ta vjelë.

    Vazhdon kjo lojë demonësh
    Unë lojën time vazhdoj
    Si unë i shoh të kthyer prej kohësh
    Si ata sot veten time shikoj.

    Nuk di kush fiton e kush humb
    As kam për ta ditur më vonë
    Veç di që bashkë me mua në fund
    Do kthehen në ëngjëj ca demonë.

    Kërkomëni, nëse doni të më gjeni
    Ngatërruar ferrparajsës, diku…
    Si lëng magjik një vargun tim e derdhni
    Do shfaqet ai Mond që njihni ju.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 13 prej 38 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •