Në djall shkofshi!
Çfarë mbeti për të na rrëmbyer më tepër?
Kur dhe ajrin të mangët e thithim
Kur mbarojmë pa e filluar mirë jetën
Dhe siç erdhëm duke qarë, me qarje ikim.
Çfarë mbeti për ta shijuar sadopak?
Kur dhe ndjenjën në kredira na e varët
Kur dhe ëndrrën nëpër gjumë na e vrat'
Dhe në zgjim prapë me ëndrrën tonë u tallët.
Çfarë doni për të thënë njëherë "U ngopëm!"?
Kur tepricash mbushni trupin edhe xhepat
Kur në bark të fryrë e keni kthyer botën
Këtë botë mbarsur e lindur nga gënjeshtrat.
Çfarë kujtoni se do jeni të përjetshëm?
Kur një gropë e zezë dheu po ju pret
Kur mallkimi s'do ju ndahet gjithë jetën
-Në djall shkofshi, se na bëtë jetën ferr!
Krijoni Kontakt