Close
Faqja 12 prej 38 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 373
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin

    Në vargje…

    Në vargje do fle
    Do zgjohem në vargje
    Do lind e do vdes
    Do vdes e do ngjallem.

    Në vargje do ik
    Do vi në vargje
    I plakur, i ri
    I ri dhe në plakje.

    Në vargje ju kam
    Më keni në vargje
    I heshtur do flas
    I prehur me çmallje.

    Në vargje do fle….
    E meritoni Mondi...Poetet rrojne ne vargje edhe pas vdekjes...

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pranvera, vazhdoj falenderimin duke te pershendetur me vargje...

    Më vjen keq

    S’më vjen keq se ku do vete
    Më vjen keq se ç’do le pas
    Nëse trupin tret çdo vdekje
    Shpirtin s’e tret asnjë varr.

    Dhe ky shpirt lënë pa tretur
    Prapë do vuajë si më parë
    S’më vjen keq për trupin e tretur
    Por për shpirtin mbetur gjallë.

    Si do rroj kështu i vdekur?
    Si do vdes kështu i gjallë?
    Më vjen keq për shpirt’n e mbetur
    As për ferr, as për parajsë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #113
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin


    Më vjen keq

    S’më vjen keq se ku do vete
    Më vjen keq se ç’do le pas
    Nëse trupin tret çdo vdekje
    Shpirtin s’e tret asnjë varr.

    Dhe ky shpirt lënë pa tretur
    Prapë do vuajë si më parë
    S’më vjen keq për trupin e tretur
    Por për shpirtin mbetur gjallë.

    Si do rroj kështu i vdekur?
    Si do vdes kështu i gjallë?
    Më vjen keq për shpirt’n e mbetur
    As për ferr, as për parajsë.
    Mondi, me ndali kjo poezia jote perpra se te vete te fle...
    Eshte nje perle e vertete. Bukur mik.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes INDRITI.

    Sa të ketë zvarranikë

    Të ecja s'më latë,
    atëhere vrapova.
    Vrapin ma vratë,
    atëhere fluturova.

    Fluturimit ju shoh,
    zvarranikë të mbetur.
    Të zbres më vjen ndot,
    nga era e qelbur.

    Kështu për ditë,
    do vazhdoj fluturimi.
    Sa të ketë zvarranikë,
    dykëmbsha përbindshi.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lypsarët, drogmenët dhe unë


    Ngado më ndjekin, drogmenë, lypsarë
    Vetja më duket jashtë vetes në çast
    Njerëzit përreth indiferentë të gjallë
    Dhe vdekjen që ec me ne në çdo hap.


    Ngado i ndjek, lypsarët, drogmenët
    Sado devijoj, mes tyre unë ec
    Një çast me njerin prej tyre ndrojm' jetët
    Ai kthehet me tallje e jetën ma kthen.


    Dyzuar me jetën, me vdekjen dyzuar
    Zgjimit dhe gjumit ditnetësh standart
    Pa gdhirë lypsar me skamjen në duar
    Pa ngrysur drogmen vdes veten ngadal...

    Ngado i ndjek, ngado më ndjekin
    Lypsarët, drogmenët, me mua ngado
    Me ironinë e jetës jashtë vetes më presin
    Dhe unë brenda vetes i pres njëlloj.

    ...Dyzuar me jetën, me vdekjen dyzuar
    Zgjimit dhe gjumit ditnetësh standart
    Pa gdhirë lypsar me skamjen në duar
    Pa ngrysur drogmen vdes veten ngadal.....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tatuazhi i plakjes

    Askush nuk e do tatuazhin e plakjes
    Që koha pamëshirshem mbi trupin tonë e shfaq
    I vetmi tatuazh që s'paguhet, por falet
    I vetmi dhe i fundit, i jetës tatuazh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Një botë me tallje

    Një thënie, pa thënie
    Një ndjenjë, pa ndjenjë
    Një mendje, pa mendje
    Ku ishim, ku vemë?!

    Një zemër, pa zemër
    Një shpirt, pa shpirt
    Pa veten, të vetëm
    Të vetëm, në Hiç.

    Një pamje, pa pamje
    Një dëgjim, pa dëgjim
    Një bote ku tallën
    Njeriu-Njerin!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kriza e fjalës

    S'ka bojë, as penë
    S'ka fjalë, as letër
    S'ka muzë, as ndjenjë
    Veç krizë ndër njerëz!

    S'ka sy, as veshë
    S'ka gojë, as gjuhë
    S'ka shpirt të qeshë
    Veç vjellje të ndyrë!

    Të gjithë të krizuar
    Në qenie, mosqenie
    Dhe fjalë e harrruar
    Në thënie pa thënie.

    Klonuar të gjithë
    Të gjithë të klonuar
    Njerëz në minj
    Minj të njerëzuar.

    S'ka ashtu, as kështu
    S'ka gjë, as asgjë
    Çmenduri në tru
    Ooh, jo, s'mundem më!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    NjëshNjëshi dhe DyshDyshi

    Aty ku ka turmë
    Një popull mungon
    Kaos edhe zhurmë
    NjëshNjëshi në fron.

    NjëshNjëshi në fron
    Aty ku s’ka Dy
    DyshDyshi njëlloj
    Kur shfaqet aty.

    NjëshNjëshi, DyshDyshi
    E njëjta fytyrë
    Dy maskash hyri
    Për të qënë mbi turmë.

    DyshDyshi, NjëshNjëshi
    Dhe turma në mes
    Një popull e çbëri
    I çbëri e zgjedh.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fshika

    Sikleti në shpirt
    Shpirti në siklet
    Më në fund një fshik'
    Në buzë më del.

    E prek me gjuhë
    Më dhemb, më djeg
    Më mburret, "Jam unë,
    i tmerrshmi siklet!"

    "Thuaj që isha
    Tani nuk je më"
    Ja kthen fshika
    Dhe zhduket me të.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 12 prej 38 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •