Close
Faqja 15 prej 38 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 373
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fundviti

    I ngucur vetvetes
    Tek mua ngucur
    Si grahmë e vdekjes
    I kohës së humbur.

    I trembem, s’më trembet
    S’më falet, s’e fal
    S’e dua me vete
    Shtes’ moshe mbi varr.

    Fundvite pa funde
    Pa fillime fundvite
    Ku jeta shkundet
    Si pemë ndër thëllime.

    Ku dielli mërzitet
    Me veten e tij
    Arratisur vërtitet
    Universit të shkrij’.

    Ku Hëna rënkon
    Vetminë e saj
    S’ka varg që ta ngroh’
    S’ka lot që ta qaj’.

    Se loti u shter
    Saharës në shpirt
    Në shpirtin që pret
    Të Shpirtit Vit.

    30 dhjetor 2010
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Gezuar Mondi ,me behet qefi qe shkruan tere vitin,suksese ne Vitin e Ri 2011
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga mot Gezuar Ajzberg! Te pershendes...

    Lopata e shpirtit

    Të zbraz e të mbush lopata e shpirtit
    Në kosh plehrash shpirtin ta kthen
    Nuk njeh ajo pasuri të virtutit
    Ndaj atë e zbras e veset i mbledh.

    E ç’faj ka metalikja lopatë
    Bishti i drunjtë s’ka faj gjithashtu
    Nëse lëviz nga një dorë e thatë
    Thatuar në të pashpirtin trup.

    Kështu klonohet njeriu i mjerë
    Nga një lopatë e thjeshtë plehrash
    Që zbraz e zbraz të virtutit vlerë
    Me mbushje të re kartmonedhash.

    Kaq është kjo histori me lopatë
    Koshi i plehrave tashmë u mbush
    Sa kohë të urdhërojnë paratë
    Njeriu do zbrazet në shpirt e trup.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 03-01-2011 më 11:56
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Plagdhimbja

    Kjo dhimbje pa plagë
    Kjo plagë pa dhimbje
    Plagdhimbje që s’ndal
    Udhës në ikje…

    Në ikjen e nisur
    Me qarjen e foshnjës
    Vazhdoj duke pritur
    Shërimin e kohës.

    Të kohës që s’di
    Më ka, a s’më ka
    Si qenie njeri
    A si hiç të saj.

    Kjo gjendje kome
    E kohës sëmurë
    Me qarje foshnje
    S’mu nda as burrë.

    Plagë pa dhimbje
    Dhimbje pa plagë
    Plagdhimbje në lindje
    Kryqëzim në të gjallë.

    Në të gjallën e vdekur
    Në të vdekurën e gjallë
    Plagdhimbja e mbetur
    Fundqarja e parë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Κolisterini i fjalës

    Kjo «çorbë eklektike për të varfër»
    S’na ndahet e s’na ndahet në gatim
    Thua të burojë nga tru i mangët
    Apo diku tjetër ka burim?

    Nuk më vjen keq për gatuesin
    Ai le të shijoj çorbën e tij
    Unë jam në sofër me lexuesin
    Të shijoj ç’ka ha, edhe ç’ka pi.

    Por ajo kërkon mjeshtër gatimi
    Jo spurdhjakë kuzhinash, diletantë
    Që na shtojnë yndyrë kolisterini
    Nga servirje çorbash në çdo pjatë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    mondishell,pershendetje!


    Plage pa dhimbje

    Dhimbje pa plage

    Plagedhimbje ne lindje

    Kryqezim ne te gjalle.

    Ne vargjet tuaja shoh shpesh veten.Faleminderit .

  7. #147
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Fundviti

    I ngucur vetvetes
    Tek mua ngucur
    Si grahmë e vdekjes
    I kohës së humbur.

    I trembem, s’më trembet
    S’më falet, s’e fal
    S’e dua me vete
    Shtes’ moshe mbi varr.

    Fundvite pa funde
    Pa fillime fundvite
    Ku jeta shkundet
    Si pemë ndër thëllime.

    Ku dielli mërzitet
    Me veten e tij
    Arratisur vërtitet
    Universit të shkrij’.

    Ku Hëna rënkon
    Vetminë e saj
    S’ka varg që ta ngroh’
    S’ka lot që ta qaj’.

    Se loti u shter
    Saharës në shpirt
    Në shpirtin që pret
    Të Shpirtit Vit.

    30 dhjetor 2010
    Mondi si gjithnje befasues. Urime miku im Zoti te ka falur nje shpirt te mbushur plot me muze por ti si bujar qe je e ndan me ne qe te na mbushesh shpirtrat edhe ne. Faleminderit mik.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit miq per ngrohtesine e fjaleve mes ftohtesise se dimrit.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ndjekja e mallit

    Nuk di ku është qielli
    As toka ku është
    Kujtimi më mbeti
    Jashtë tyre i shenjtë.

    Se toka s’më la
    Të ecja siç ecet
    Se qielli më tha
    Në re të kthehem.

    Dhe ika jashtë tokës
    Jashtë qiellit ika
    Pafundësisë së botës
    I qetë të vdisja.

    Por malli s’mu nda
    Më ndoqi, më ndjek
    Pafundësia si varr
    Më keq po më tret.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më lini të fle

    Mëngjesin s'e prita
    Më priti ai
    Nga ëndrra u ngrita
    Një tjetër njeri

    Nuk isha vetvetja
    E lashë në ëndërr
    Dhe pse qaja, qeshja
    Beqar, edhe dhëndër.

    Beqar i paditur
    I virgjër në kulm
    Dhëndër i mitur
    I rritur më shum'.

    Vetja e fjetur
    Më fliste e heshtur
    Çfarë kohe ke gjetur
    Që qan duke qeshur?

    Që qesh duke qarë
    Në dhimbje i lumtur
    Me sy dhe pa parë
    Kohën e humbur.

    Kohën e gjumit
    Të ëndrrës së vrarë
    Fëmijës dhe burrit
    Plakur më parë.

    Më lini të fle
    Mos prisni të zgjohem
    Me të zgjuarin atje
    Kam frikë të ndrohem.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 15 prej 38 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •