As ke për ta ditur.
Të pashë mbrëmë
Aty ku s'më pe
Të ndjeva siç nuk më ke ndjerë.
Nuk qenka e thënë
Të më kesh, të të kem
Qoftë dhe një çast, njëherë.
Eshtë çmenduri
Të vazhdoj kështu
Skllav i iluzionit të vetes
Edhe pse nuk di
Në ndjen si un'
Çmendurisë sime, mbetesh.
As ke për ta ditur
Të dytin tënd
Ashti siç të di veç ai.
Çdo çast i ikur
Nuk kthehet më
Veç çastit, tim, çmenduri.
Krijoni Kontakt