Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Prishtinë, 28 shtator (e plotësuar) - Sot në Skenderaj, Policia e Kosovës, dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale, bën të ditur përmes një komunikate për media Kristiina Herodes, zëshënëse e EULEX-it.

    PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrë dhe Ushtrim i ndikimit. Të dyshuarë janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Një ekip i SPRK-së, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK, kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.

    Policia e Kosovës ka bastisur Komunën e Skënderajt dhe shtëpinë e kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku. Bastisjet në shtëpinë e Sami Lushtakut kanë nisur në orën 5 të mëngjesit të sotëm, ndërsa objekti komunal po mbahet i bllokuar nga ora 8, njofton ndërkohë KTV. Një ekip i Prokurorisë Speciale të Kosovës, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me Prokurorinë Speciale, janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm, thuhet në komunikatën e EULEX-it. Ndërkaq, punonjësit e Komunës së Skenderajt kanë njoftuar se policia po mban të bllokuar komunën dhe kjo masë kontrolli do të zgjasë deri në orën 13.

    Kryetari Lushtaku nuk është parë gjatë tërë paraditës. Nuk është lajmëruar as në telefonin e tij. Ndërkaq, pas orës 13 ai para komunës ka mbajtur një konferencë shtypi.
    Lushtaku: Isha në Prishtinë kur është kryer bastisja, pasi kisha një nip të sëmurë.
    Pas orës 9 më kanë lajmëruar se EULEX-i ka bastisur shtëpinë dhe komunën. Këtë nuk e kam marrë shumë serioze, sepse jam mësuar tash që çdo vit të më bëhen kontrollime të tilla. Unë nuk kam hyrë ende në Komunë, mirëpo nga komunikimi me zëvendëskryetarin kam mësuar se, sipas ELUEX-it, nuk ka qenë diçka në rregull lidhur me ndarjen e atyre banesave sociale. Komisioni komunal për ndarjen e banesave është emëruar nga Asambleja Komunal dhe ai e ka bërë punën e vet. Deri tani nuk jam kontaktuar nga
    askush sa i përket bastisjeve.
    Aq sa kam informata sjellja e policisë ka qenë korrekte.
    I pyetur nëse keni ndikuar në ndarjen e banesave, Lushtaku është përgjigjur duke thënë se më mirë është të pyeten kryetari dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave. Megjithatë AAK-ja ka dyshimet e veta, edhe pse më habitë fakti pse gjithmonë merret me Skenderajn, duke u përpjekur të na paraqesë si shembull jo i mirë. Unë absolutisht nuk kam ndikuar në Komisionin komunal. Ai ka qenë i përbërë
    nga anëtarët e Asamblesë, shërbyesit civilë dhe shoqërisë. Gjatë punës së Komisionit unë kam pasur takime me anëtarët dhe u kam thënë që banesat t’u ndahen nevojtarëve. Unë e di që me atë numër të vogël të banesave nuk mund të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.
    I pyetur për tendenca të EULEX-it, ai tha se është fjala për AAK-në, e cila nuk ka pasur fare nevojë të ndërmarrë këtë aksion, sepse edhe EULEX-i edhe AAK dhe çdo kush i ka dyert e hapura në komunë. Ne jemi mbështetës të ligjit dhe jam dakord që shkelësit e ligjit të ndiqen, por jo për diçka që nuk është serioze dhe të vjen policia e të futet nëpër shtëpi, duke i shqetësuar fëmijët, edhe ashtu të traumatizuar. Mua personalisht nuk më shqetësojnë këto bastisje, sepse jam mësuar me to, dhe ndoshta më keq ndihem kur nuk vijnë.
    Fadil Nura, nënkryetar: Kemi të bëjmë me një kërkesë të Agjensionit Antikorrupsion të
    Kosovës, me të cilin kemi bashkëpunuar që moti, lidhur me disa dokumente plotësuese
    sa i përket rastit të ndarjes së banesave. AAK faktikisht ka bërë një shkelje në procedurë, sepse brenda tre dite ka kërkuar që ne t’i përgjigjemi, gjë që bie në kundërshtim me ligjin, i cili përcakton afatin 15 ditësh. Më 17 të këtij muaji e kemi pranuar shkresën, ndërsa ne jemi përgjigjur më 21 shtator. Krejt këtë ne e kuptojmë si tendencioze, kurse sjellja ka qenë institucionale. Kanë marrë tërë dokumentacionin që kanë kërkuar.

    Mahmut Halimi, avokat mbrojtës: Organi i drejtësisë është sjellë në lajthitje të thellë nga neglizhenca ose burokracia e papërgjegjshme e AAK-së. Natyrisht se prej 183 kërkesave për banesa, përfitojnë vetëm 43 familje, do të ketë të pakënaqur dhe fletëparaqitje në AAK. Komuna në afat të arsyeshëm ka dorëzuar tërë dokumentacionin për familjet përfituese dhe ato që nuk kanë përfituar. Më 17 të këtij muaji janë kërkuar të dhëna shtesë, kurse Komuna është përgjigjur më 21, që do të thotë së është brenda afatit 3 ditorë, pasi dita e marrjes së shkresës nuk llogaritet. Ata nuk kanë pritur përgjigjen, por kanë kërkuar nga prokurori special, i cili ka urdhëruar procedurë për bastisje. Bastisja nuk do të thotë së është ngritur ndonjë procedurë
    penale, mirëpo me bastisje mund të verifikohen të dhënat e ankuesve. Veprimi i AAK-së jo që është i ngutshëm, por është edhe i papërgjegjshëm.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une nuk i kuptoi disa shipeca qe mundohen ti mbrojn hajnat ne emer te luftes,po qe se eshte ashtu ateher duhet institucionet te dalin dhe ti thon eulexit stop se po na i ndjek luftetaret,por deri me sot eulexi po perkrahet nga institucionet tona.
    Perderisa eshte keshtu ateher duhet te jemi shume te lumtur qe kemi njerz qe luftoin te keqen ne kosove,se a jan te verteta keto akuza kete do ta vertetoi gjygji.
    Ka kalu koha qe ne emer te luftes i kan ber njeqind e nje te zeza,tani eshte ligji ne pytje dhe ate duhet respektu se nuk e respektove te gjen ajo qe nuk ta kana.
    Prandaj une jam ne anen e atyre qe luftoin krimin,e kosova kriminel ka sa te duash,por kete te ja lem drejtesis e cila me ndihmen e nderkombetarve do ta thot te verteten qoft ai luftetar apo futboller kjo asnje rendesi nuk do te duhej te kishte sepse ligji eshte mbi te gjitha.
    Sa i perket votave se kush ka fitu ne drenic te jeni te sigurt se drenicaket nuk e kan pas mundesi akom per te votu te lir,votat e tyre jan keqperdor ne menyren me barbare,prandaj mos akuzoni drenicen.
    Koha do ta tregoi te verteten edhe per votat,vetem durim

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lushtaku: Akuzat e EULEX-it të pabaza

    Nga Jeton Musliu më 28.09.2010 në ora 13:20
    (E plotësuar) Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt thotë se dyshimet e EULEX’it janë të pabaza.

    Në një konferencë për gazetarë, ai hodhi poshtë të gjitha dyshimet se janë kryer keqpërdorime gjatë ndarjes së banesave për rastet sociale.

    “Për këtë çështje ka qenë komisioni përkatës i themeluar nga Kuvendi Komunal dhe nëse ka pasur ndikim mbi të, ju duhet t’i pyesni ata”, tha Lushtaku, për Express i pyetur se për çfarë ushtrimi të ndikimit bëhet fjalë, sepse edhe për këtë dyshon EULEX-i.

    Ai u shpreh i shqetësuar përse gjithmonë Skenderaj vihet në shënjestër për bastisje apo dyshime. “Çuditem nëse kalon një vit dhe nuk vinë për bastisje”, ironizoi ai, lidhur me këtë çështje.

    Bastisjet në Skenderaj po vazhdojnë edhe në orët e pasdites.

    Avokati Halimi: Nuk ka urdhër arresti për Lushtakun

    Mahmut Halimi, avokat i kryetarit të komunës së Skenderajt, thotë për Express se policia dhe hetuesit e EULEX-it, nuk kanë lënë asnjë urdhër arresti për kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në të njëjtën kohë, sipas tij, pas bastisjes, ata nuk kanë lënë asnjë urdhër që Lushtaku të paraqitet në prokurori.

    "Ata kanë pasur urdhër vetëm për ta bastisur dhe kjo është thjesht për shkak të disa dyshimeve të tyre", thotë avokat Halimi.

    Ai sqaron se kjo është thjesht një fazë e mbledhjes së provave nga ana e hetuesve dhe në bazë të tyre, prokurori pastaj inicion ose jo ndonjë akuzë për dyshime të kryerjes së veprës penale.

    "Unë e kam pyetur prokurorin nëse ka nevojë për t'u paraqitur në prokurori, pasi z. Lushtaku është në aktivitet të tij zyrtar në Prishtinë, por ai ka thënë se nuk ka nevojë", sqaron avokati Mahmut Halimi për Express.

    Sidoqoftë, bastisjet janë ende duke vazhduar në zyrat e Komunës së Skenderajt, saktësisht në Drejtoritë për Urbanizëm dhe Kadastër.

    Pak kohë më parë është bastisur edhe Drejtoria e Financave, ndërkohë bastisjet e hetuesve në shtëpinë e kryetarit Sami Lushtaku, kanë përfunduar disa orë më parë.

    Familjarët e Lushtakut tregojnë për Express se hetuesit kanë pasur sjellje korrekte.

    Lushtaku: Bastisje e paparalajmëruar!

    Ukshin Lushtaku, vëllai i Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku tha për Express se bastisja e sotme e policisë se EULEX-it në shtëpinë e tyre ka qenë e papritur dhe e paparalajmëruar.

    Megjithëkëtë, ai thotë se Kosova është shtet dhe duhet pranuar të gjitha rregullat.

    “Të pranojmë të gjitha rregullat, sepse Kushtetuta na i garanton të gjitha”, ka thënë ai për Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Po njojt edhe ne Prishtine osht skulptura e Skenderbeut, anash, ti a po don me blloku sheshin ne midis a?
    Ooo djal jo ne mes te sheshit ne fund te sheshit vendoset skulptura ne balle ne mes..sdi sa je ka kupton....

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    PDK -së ju ka komplikuar shume situata më shumë se sa LDK-së mirpo Thaqi po paraqitet kinse çdo gjë është në rregull.
    Po bazohem ne rastet e hetimeve për krim te organizuar dhe disa dosje tjera penale p.sh.

    -rasti limaj

    -rasti bllaca

    -rasti lushtaku

    -rasti zharku

    -rasti Bajrush Xhemajlit

    -rasti Qeska

    Të gjitha këto raste lidhën me selin qëndrore të PDK-se që une mendoj se Thaqi duhet të terhiqet nga Qeveria për te mos e humbur atë pak autoritet që do ti mbetet nese nuk jep dorheqje

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Lushtakut respekt për kontributin e dhënë gjatë Luftës.

    ndërsa turp për ate se çka bënë pas Luftës.

    Krejt tokat shoqërore në Komunen e Skenderajt, Drenasit, dhe Vushtrrisë, i ka "blerë" (pa dhënë asnjë Lekë), çka po doni ma keqperdorim ma të madh dhe më të dukshëm.


    (Kjo është mëse e vërtetë, prandaj vetëm kjo mjafton për ta mbyllë këtë karanfil në birucë, që të shpurdhet me vite në burg)

    Ka ardhë koha për dhënje llogarie, sejcili sipas mëkatit dhe "takatit"...
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    PDK -së ju ka komplikuar shume situata më shumë se sa LDK-së mirpo Thaqi po paraqitet kinse çdo gjë është në rregull.
    Po bazohem ne rastet e hetimeve për krim te organizuar dhe disa dosje tjera penale p.sh.

    -rasti limaj

    -rasti bllaca

    -rasti lushtaku

    -rasti zharku

    -rasti Bajrush Xhemajlit

    -rasti Qeska

    -rasti syla

    -rasti geci

    -rasti gashi

    -rasti uka

    Të gjitha këto raste lidhën me selin qëndrore të PDK-se që une mendoj se Thaqi duhet të terhiqet nga Qeveria për te mos e humbur atë pak autoritet që do ti mbetet nese nuk jep dorheqje
    _______________________________

    L-7

    e plotesova kete listen tende mos ma merr per te keqe!!
    edhe pse nuk po figurojne ketu ata ikanaket e pdk, kosovelli e dine se cilet jane ata!!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ard..

    cilet toka quhen "prone shoqerore" ne kosove ose posacerisht ne Skenderaj?
    A ka dokumenta ne zyrat e shtetit atje se cfar eshte pron publike e cfar private?

    Si kosova si shqiperia po ndeshet me kte problemin e plackitjes se trojeve..

    Shyqyr qe plackitesit skan mundesi me i marr kto troje e me i ngarku ne traktor a kerr.. e me i cu jasht shtetit.
    pra vjen nji dit dhe sqarohen gjanat.

  9. #49
    Qarte shifet mandati i UELEX ( UNMIK ) - MADE in Serbia ne Kosove. Qellimi i tyre jane Shqiptaret e jo kriminelet Serb. Mnedoj se keto bastisje te EULEXIT neper caqe specifike jane politike dhe shume qellimkqija. Eulexi ne Kosove eshte te ruaj rendin e ligjin ne tere teritorin e Kosoves. Pyetja eshte perse EULEXI nuk vepron aty ku duhet vepruar ne pjesen Veriore te Mitrovices dhe neper Enklava Serbe, aty eshte krimi ma i madh dhe kriminelet serb veprojne aty pa i ndal askush.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kanë përfunduar bastisjet në Skenderaj


    Misioni i EULEX-it njoftoi të mërkurën se kanë përfunduar bastisjet në katër shtëpi private dhe ndërtesën e komunës e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.
    Dokumentet, kompjuterë dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve, do të analizohen nga prokurorët dhe policët hetues të Prokurorisë Speciale të Kosovës, thuhet në njoftim.
    Në njoftimin e EULEX-it bëhet e ditur se gjatë këtyre bastisjeve Policia e Kosovës nga Prokuroria Speciale së Kosovës (PSRK) ka marrë dokumente dhe kompjuterë, ndërsa dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohet nga prokurorët dhe policët hetues të PSRK-së.

    Po ashtu bëhet e ditur s bastisjet u autorizuan nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërkaq hetimet udhëhiqen nga PSRK-ja.

    Një ekip i PSRK-së, përfshirë një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK-në ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.

    Të martën shtëpia e kryetarit Sami Lushtaku dhe zyrat e tij të punës janë bastisur nga EULEX-i.

    Akuzat kanë të bëjnë me: keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe ushtrim i ndikimit. Të dyshuar janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •