Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Takim me dyer të mbyllura të Thaçit e Krasniqit me ndërkombëtarë

    Prishtinë, 29 shtator - Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Republikës ka krijuar një situatë jo të zakonshme në Kosovë, pohojnë sot mediat e Kosovës. Dje janë zhvilluar një varg takimesh me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Takimi në kabinetin e kryeministrit Hashim Thaçi, është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në të morën pjesë ambasadorë të shteteve të Quintit, komandanti i KFOR-it, shefi i ICO-së dhe ai i EULEX-it.
    Sipas burimeve të Radio Kosovës, ambasadorët e Quintit kanë kërkuar që në të ardhmen në institucionet e Kosovës të mos ketë më raste të shkeljes së Kushtetutës ,siç ndodhi me ish-presidentin Sejdiu
    Pas këtyre takimeve nuk u dha asnjë hollësi se çfarë u bisedua në to.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Takim me dyer të mbyllura të Thaçit e Krasniqit me ndërkombëtarë

    Prishtinë, 29 shtator - Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Republikës ka krijuar një situatë jo të zakonshme në Kosovë, pohojnë sot mediat e Kosovës. Dje janë zhvilluar një varg takimesh me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Takimi në kabinetin e kryeministrit Hashim Thaçi, është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në të morën pjesë ambasadorë të shteteve të Quintit, komandanti i KFOR-it, shefi i ICO-së dhe ai i EULEX-it.
    Sipas burimeve të Radio Kosovës, ambasadorët e Quintit kanë kërkuar që në të ardhmen në institucionet e Kosovës të mos ketë më raste të shkeljes së Kushtetutës ,siç ndodhi me ish-presidentin Sejdiu
    Pas këtyre takimeve nuk u dha asnjë hollësi se çfarë u bisedua në to.
    Jau paskan ftof po me doket hasha me kupen ketyre nderkombetarve

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Lushtaku: Akuzat e EULEX-it të pabaza

    Nga Jeton Musliu më 28.09.2010 në ora 13:20
    (E plotësuar) Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt thotë se dyshimet e EULEX’it janë të pabaza.

    Në një konferencë për gazetarë, ai hodhi poshtë të gjitha dyshimet se janë kryer keqpërdorime gjatë ndarjes së banesave për rastet sociale.

    “Për këtë çështje ka qenë komisioni përkatës i themeluar nga Kuvendi Komunal dhe nëse ka pasur ndikim mbi të, ju duhet t’i pyesni ata”, tha Lushtaku, për Express i pyetur se për çfarë ushtrimi të ndikimit bëhet fjalë, sepse edhe për këtë dyshon EULEX-i.

    Ai u shpreh i shqetësuar përse gjithmonë Skenderaj vihet në shënjestër për bastisje apo dyshime. “Çuditem nëse kalon një vit dhe nuk vinë për bastisje”, ironizoi ai, lidhur me këtë çështje.

    Bastisjet në Skenderaj po vazhdojnë edhe në orët e pasdites.

    Avokati Halimi: Nuk ka urdhër arresti për Lushtakun

    Mahmut Halimi, avokat i kryetarit të komunës së Skenderajt, thotë për Express se policia dhe hetuesit e EULEX-it, nuk kanë lënë asnjë urdhër arresti për kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Në të njëjtën kohë, sipas tij, pas bastisjes, ata nuk kanë lënë asnjë urdhër që Lushtaku të paraqitet në prokurori.

    "Ata kanë pasur urdhër Aëm për ta bastisur dhe kjo është thjesht për shkak të disa dyshimeve të tyre", thotë avokat Halimi.

    Ai sqaron se kjo është thjesht një fazë e mbledhjes së provave nga ana e hetuesve dhe në bazë të tyre, prokurori pastaj inicion ose jo ndonjë akuzë për dyshime të kryerjes së veprës penale.

    "Unë e kam pyetur prokurorin nëse ka nevojë për t'u paraqitur në prokurori, pasi z. Lushtaku është në aktivitet të tij zyrtar në Prishtinë, por ai ka thënë se nuk ka nevojë", sqaron avokati Mahmut Halimi për Express.

    Sidoqoftë, bastisjet janë ende duke vazhduar në zyrat e Komunës së Skenderajt, saktësisht në Drejtoritë për Urbanizëm dhe Kadastër.

    Pak kohë më parë është bastisur edhe Drejtoria e Financave, ndërkohë bastisjet e hetuesve në shtëpinë e kryetarit Sami Lushtaku, kanë përfunduar disa orë më parë.

    Familjarët e Lushtakut tregojnë për Express se hetuesit kanë pasur sjellje korrekte.

    Lushtaku: Bastisje e paparalajmëruar!

    Ukshin Lushtaku, vëllai i Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku tha për Express se bastisja e sotme e policisë se EULEX-it në shtëpinë e tyre ka qenë e papritur dhe e paparalajmëruar.

    Megjithëkëtë, ai thotë se Kosova është shtet dhe duhet pranuar të gjitha rregullat.

    “Të pranojmë të gjitha rregullat, sepse Kushtetuta na i garanton të gjitha”, ka thënë ai për Express.
    Pse a ke prit me than me baza a?Le bre mos ti nin kush keto budallakina

  4. #54
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ligji ne doren e Maliqit
    Nese kjo dora e Maliqit dridhet dhe nuk eshte e drejt mund te godas dike tjeter pa faj.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Ardi-1 Lexo Postimin
    Lushtakut respekt për kontributin e dhënë gjatë Luftës.

    ndërsa turp për ate se çka bënë pas Luftës.

    Krejt tokat shoqërore në Komunen e Skenderajt, Drenasit, dhe Vushtrrisë, i ka "blerë" (pa dhënë asnjë Lekë), çka po doni ma keqperdorim ma të madh dhe më të dukshëm.


    (Kjo është mëse e vërtetë, prandaj ëm kjo mjafton për ta mbyllë këtë karanfil në birucë, që të shpurdhet me vite në burg)

    Ka ardhë koha për dhënje llogarie, sejcili sipas mëkatit dhe "takatit"...
    Se ka ble toka dhe eshte pasuru shume kete nuk e mohon askush,po nuk eshte mire ta bejm "mizen" buall,tokat dhe ndermarrjet shoqerore ne skenderai jan privatizu,fabriken e tjegullave e kan bler vllezerit GECI,as mullirin se ka ble samiu e as fabriken e lodrave
    Shume komandant e aktivist jan korit nga lakmia per pushtet e para ne mesin e tyre eshte edhe Samiu.
    Brari-toka-prona shoqerore jane ato pasuri qe ne kohen e komunizmit kan qen ndermarrje shoqerore,ne ket rast nermarrje bujqesore,keto prona regjimi komunist i ka marr nga privatet disa i ka "kompenzu"te tjerve jau ka marr pa i vet,keto prona ka fillu ti privatizoi unmiku permes agjencis se mirbesimit AKM,tani keto prona i privatizon agjencia e privatizimit AKP.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Sami Lushtaku eshte shum i forte a e pate se qysh bejke hajgare me keta te huajte,me nje fjale lujke k**qe,hahha shum i forta i injorojke,thoshte se une jam msuar me police,madje mos me ardhe naj dite une qudite,ahhahahahha shum i forta...ahhaha,bravo bre komandat mos ja rras Euleshave,qysh nuk ja ke rras serbis.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ard..

    cilet toka quhen "prone shoqerore" ne kosove ose posacerisht ne Skenderaj?
    A ka dokumenta ne zyrat e shtetit atje se cfar eshte pron publike e cfar private?

    Si kosova si shqiperia po ndeshet me kte problemin e plackitjes se trojeve..

    Shyqyr qe plackitesit skan mundesi me i marr kto troje e me i ngarku ne traktor a kerr.. e me i cu jasht shtetit.
    pra vjen nji dit dhe sqarohen gjanat.
    Pronë shoqërore në Kosovë (Shqipërinë veriore) quhen ish tokat e kooperativave bujqësore, (në sistemin Komunist)...

    Këto toka të kooperativave bijqësore (komuniste) tani shiten me çmime edhe 100€/ha (njëqind Euro për hektar.

    Ndërsa Lushtaku tani është pronar i qindra hektarëve...
    si dhe, stacionin hekurudhor në Drenas e ka uzurpuar dhe e ka bërë Restaurant... ndërsa, udhëtarët e gjorë për bileta duhet të lajmërohen në vagonat e trenit adoptuar për shitje biletash...
    dhe trenin duhet pritur si harabeli duke mërdhirë në dimër ose duke të përcëlluar Dielli gjatë verës... nëse s' ke Lekë për të konsumuar pije në Restaurantin e Sami Lushtakut...

    Turpi vetë...
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka dome than or "dis".. se " lushtaki nuk u a ka rras as serbise"?
    mos ka kuptimin se ..kur arkani me ushtri asht sjell neper kosov e neper prekaz e i ka myt jasharat.. shoki lushtak bashk me shokat nuk e ka kuq bethen?

    ashtu po get po mdoket..

    ku ka ma mir se.. mi pa me dylbia pi rogneri.. a pi ndoj breg mali.. a pi mynsheni.. ekran teveje.. kur u del timi shpijave te katundaris..


    bukur shum..

    po Klarkut bre a kini mendue me ja dhan ndoj pllac te koperativave..

    se dhe ai e ka dhan nji far kontributi per clirim apo jo..

    se lushtaki vec me kodrat e kupat dihet se nuk e "qliroj"..

    me plackit.. e me clirue.. mos harroni..se jan krejt dy gjana te ndryshme..



    .

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Paj qata njerez jon ba sebep e ka hi NATO, se Evropë kurva gjithëmonë e ka përkrahë Serbinë, na nuk e harrojmë të kaluarën e edhe sot e njejta gjë po ndodh, mos mendo se Evropa na del hakesh neve me njohjen e pavarësisë, jo ncuk kurrë për ë qika e mirë se keta kanë leju shkaun me ba një mijë të zeza mbi këtë popull, gjynahet që i ka ba Evropa ndaj shqiptarëve si lan as Kisha, e as guri i Qabes.
    Unë e di që ju femnat e keni dashtë Rugoven, qaj na ka qit neve ne fund pusit, hala jem tu i vujt pasojat e tina. Sa i perket ketyre njerezve qe po tu se e kane keqperdor uniformen e UÇK-së dije se je shume e vogel me fol per ta edhe hala dhomt tamel qesin. Keta ta kane mbajt rezistencen kur shumica prej jush e kishit lshu vatanin edhe e keni ba kabull shkaun me hy ne Kosovë. Sot i dilni zot nje te huaji perpara nje vllau te Kosoves, qishtu jena kan na gjith, te huajve kemi kqyrë me ju hi n'booth kurse tonin e kena shkel, per qata e kemi situaten keshtu qysh e kemi te poshteruar per ndryshe ata qe e kane keqperdor uniformen e luftes (jo te UÇK-së) i gjen ne histori si themelues të FARK-ut. Pra mos i perziej senet se shume mire jon te sqarume

    Per qe eshte bere sebep uçk e ka hy NATO ne kosove,rrena e rrena e jotja se kurr per uçk skish dal serbia!!!
    Ai njeri qe e shtini NATON me bombardue serbin uçk e ka debue nga kosova .Dhe Avdi ibrahimi e quan shpiun ne vend te vetin!

    Ai Shqiptaret i shpetoi nga ma e keqja qe mos ti dergoi natoja per ne qad .Dhe tani thoni çka u qohet juve dhe servilave te serbise .Dhe shitnu si çlirimtar e zoti ua kethefte e u mallkofte per jete !

    Tan komandantat e uçk ne vend qe tua shkepin armet rinis ,ua shiten dhe ata qe e kishin ne gjak me luftue shkaun i vrajtet neper prita me shkaun!



    Dhe me ju thene se keni qen krah i shkaut ju vjen rende dhe iu kercnoheni e keceni si pleshti bythes ,a ju me na etiketue si shpiuna pa u kon fare hiq ju vjen lezet .Dhe me ba e me ju frigue thoni he na qenkemi ne rrugen e drejte !
    Dhe me ua nxjerr gjakun nga vetullat shqiptareve patriota per juve eshte patriotizem ne krahet e shkaut,e shkau nanen ua qift servilave .U nxirrni nga vetullat patrioteve gjak se u ka mesue enveri dhe shkau
    Ndryshuar për herë të fundit nga arberi_fr : 30-09-2010 më 18:03 Arsyeja: a

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    EULEX: Hetohet Lushtaku me shtatë të tjerë

    Nga Jeton Musliu më 28.09.2010 në ora 9:39
    (E plotësuar) Zëdhënësja e EULEX, Kristiina Herodes përmes një komunikate për shtyp ka lajmëruar se EULEX në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë kryer bastisje në katër shtëpi private në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.

    “PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrë dhe Ushtrim i ndikimit. Të dyshuar janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt”, thuhet në këtë komunikatë të dërguar nga zëdhënësja e EULEX, Kristiina Herodes.

    Sipas saj në këtë bastisjes dhe hetim janë të përfshirë një ekip i SPRK-së, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK, të cilët janë të pranishëm në vendin e ngjarjes “për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty”.
    --------------------------------------------

    shifni per qka bahet fjal per ndarjen e banesave sociale ne Komunen e Skenderajt
    ketu ankohen disa gani gecit e disa ankohen te ish farkut famkeq te bukoshit
    por te gjitha do te knaqen vetem me ket qka po nddh sot e hiq ma teper
    le te shkoin e te ankohen ne kishen e prokuples pastaj


    Gjashte banesa i kish da per veti e ia u kish qit ne emer t'kusherive...ee vakt o vakt!

    Sikur ato kafet ne Prishte....po spo ju ec mo...kupa po mbushet cdo dit!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •