E ke shkelė rėndė
Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar si shkelje tė rėndė tė Kushtetutės mbajtjen e dy posteve nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe tashmė e ka mbyllur kėtė rast. Burime diplomatike kanė pohuar pėr Express se gjykatėsit kanė votuar pėr kėtė vendim nė mbrėmjen e sė mėrkurės. Rezultati ėshtė 7 pėr, 2 kundėr. Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, pėr shkelje tė rėnda shkarkohet Presidenti. Vendi pritet tė shkojė drejt krizės.
Nga Leonard Kerquki mė 24.09.2010 nė ora 8:41 /express/
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur tregimin pėr Fatmir Sejdiu tė mėrkurėn vonė, kur nėntė gjyqtarėt u pėrgjigjėn nė pyetjen e madhe nėse Presidenti po e shkel Kushtetutėn e Republikės duke mos dhėnė dorėheqje nga posti i Kryetarit tė LDKsė.
Gjykata ende nuk e ka bėrė publik vendimin, por Gazeta Express pėrmes burimeve tė saj nga vendet e Quintiit i ka mėsuar tė gjitha detajet e mbledhjes sė Panelit tė Gjyqtarėve, ku u vendos pėr Rastin e Presidentit.
Nga nėntė gjyqtarėt sa ka kjo Gjykatė, shtatė kanė thėnė Po - Presidenti po e shkel Kushtetutėn, derisa dy prej tyre kanė votuan kundėr.
Paneli i gjyqtarėve ka votuar mbrėmė. Shumica e gjyqtarėve janė tė mendimit se Presidenti e ka shkelur rėndė Kushtetutėn, ka thėnė pėr Express njė diplomat perėndimor i akredituar nė Prishtinė.
Ky votim mbyll Rastin e Presidentit.
Tash, Gjykata Kushtetuese brenda njė jave duhet tė pėrgatisė raportin pėrmes tė cilit i njofton palėt dhe opinionin pėr vendimin e marrė.
Javė mė parė, deputeti i pavarur Naim Rrustemi mori iniciativėn e mbledhjes sė nėnshkrimeve tė deputetėve pėr ta ēuar nė Gjykatėn Kushtetuese Presidentin e Republikės. Ai arriti ti mblidhte mbi 30 nėnshkrime tė deputetėve, tė cilėt kėrkonin nga ky institucion qė tė deklarohet nėse Presidenti i Republikės po e shkel Kushtetutėn duke mos dhėnė dorėheqje nga posti i Kryetarit tė LDKsė.
Pavarėsisht se disa nga nėnshkruesit e kėrkesės sė deponuar nga deputeti Rrustemi kanė tėrhequr nėnshkrimet, Gjykata ka pasur bazė ligjore tė procedojė rastin deri nė fund.
Burime tė Express thonė se vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė marrė pasi qė janė gjetur shumė fakte qė dėshmojnė se Presidenti, megjithėse ka thėnė se nuk po e ushtron funksionin e Kryetarit tė LDKsė, nė fakt e ka ushtruar kėtė funksion kohė pas kohe.
Ish-Presidenti Ibrahim Rugova kishte dhėnė dorėheqje nga posti i Kryetarit tė LDKsė pikėrisht pėr shkak se binte ndesh me Kornizėn Kushtetuese. E, Korniza Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kosovės kanė tė njėjtin formulim kur flasin pėr Presidentin.
Dy vjet e gjysmė mė parė, kur u zgjodh President pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu refuzoi tė jepte dorėheqje nga posti i Kryetarit tė LDKsė duke shpikur formulėn e ngrirjes sė funksionit.
Megjithėkėtė, gjatė kėsaj kohe ai ėshtė shkrirė disa herė.
Ai ka marrė vazhdimisht vendime nė emėr tė LDKsė dhe pėr LDKnė.
Ka emėruar ministra dhe shkarkuar ministra.
Ka shkarkuar CEOnė e LDKsė, Blerim Kuēin.
Ka negociuar me Kryeministrin Thaēi pėr riformatimin e Qeverisė.
Ka negociuar me deputetė tė LDDsė dhe AKRsė pėr kalimin e tyre nė Grupin Parlamentar tė LDKsė.
Ka negociuar me Teuta Sahaēiun pėr shkrirjen e Partisė Reformiste Ora nė LDK.
Mbi tė gjitha, emri i tij ende figuron si Kryetar i LDKsė nė dokumentet e kėsaj partie tė dorėzuar nė KQZ.
Tė gjitha kėto duket se kanė qenė disa nga faktet qė i kanė shtyrė shtatė gjykatėsit kushtetues tė vijnė nė pėrfundim se i pari i shtetit ka bėrė shkelje tė rėndė tė ligjit themelor tė Republikės sė Kosovės.
Diplomati perėndimor, qė foli pėr Express, ka thėnė se vendimi i Gjykatės pritet tė publikohet deri kah mesi i javės sė ardhshme, derisa ka parashikuar se vendi domosdo do tė futet nė krizė tė thellė.
Askush nuk mund tė jetė indiferent tash nga fakti se Gjykata Kushtetuese po thotė se Presidenti e ka shkelur rėndė Kushtetutėn, ka burimi i gazetės.
Normalisht, pas shpalljes sė vendimit tė Gjykatės, nė Kuvendin e Kosovės duhet tė nisin procedurat e shkarkimit tė Presidentit Sejdiu. Sipas Kushtetutės, 2/3 ose minimum 80 deputetė tė Kuvendit tė Kosovės duhet tė votojnė pėr shkarkimin e Presidentit.
Krijoni Kontakt