Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 90
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Qe eshte Narkoman, te gjith e dijme qe eshte.

    Qe eshte homoseksual ose perverz te gjithe e dijme qe eshte.

    Por qe nuk jane te vertetuara zyrtarisht, ende nuk jane.

    Une mendoj te formohet nje TASK force prej disa njerezish dhe definitivisht te vertetohen keto te verteteta.

    Te dihet njehere e pergjithmone se kush voton per keto veti te Edwin Rames.
    propozimi me duket shume i drejte ......
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Te pakten te thoshte 300 euro , se 3.000 euro ne dite vecse dikush qe s'ka pare kurre droge me sy e beson.
    Nejse, kur akuzon dhe Dritan Prifti te vijne zorret ne gryke.
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  3. #33
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Te gjithe akuzojne, akuzojne....akuzojne dhe asnjeri nuk padit ne gjykate. Shpifarake apo bashkepunues?! pfff
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #34
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Te gjithe shtrojme pyetjen se ku i gjeti Prifti leket??!!
    Po ai sikur ne deklarate thote:-".........LE TE NGRIHET NJE KOMISION DHE TE VERTETOJE PREJARDHIEN E PARAVE TE MIA........"!
    Atehere le te ngrihet nje komision e t'ja vertetoje prejardhien parave te Priftit por dhe te te tjereve dhe sidomos te atyre"fukarenjve" qe nuk na paskan asnje lek ne bange( Se qe te kete 3000 euro kryetari i bashkise te Tiranes s'e ha bir nene) nejse mendoj se ka kush i zgjidh keto pune. Po ju them atyre qe po thone qe shifra e eurove qe akuzon Prifti nuk eshte e ekzagjeruar!!
    Sipas mjeksise nje njeri mund te marre(thithe) 20-30g Cocaine ne 24 ore dhe duke menduar se cimimi i nje (g) cocaine te mire mund te jete edhe 100euro aty aty del llogaria.
    Megjithate une jam dakort qe nje komision i verifikimit te pasurise duhet te jete dhe me hetues nga bota po qe se ka mundesi sepse kjo me irriton dikush del se ka 1.8 milion euro, dikush na del "fukara"......! Kush ka te drejte? Kush eshte me i ndershem? Kush.......?
    Ka te tjere qe vendosin ka te tjere qe hetojne, por mua me vjen keq per disa ketu qe irritohen e betohen si per njerin dhe per tjetrin. Lerini ore institucionet te bejne punet e tyre sepse derisa ne te futim hundet ne ne punet e te tjereve punet per dreq do vene.

  5. #35
    njeri thote qe ia verifikoni keto 1.8 mil euro qe i kam deklaruar...shume bukur,si e tek i fitoi le te merren te tjeret tani.

    por cfare ti besh atije fukarait te gjore,qe nderro kustem cdo dite,dhe del se jeton me qira manjiaku.

    more thoni shkurte,duam baben e ska tjeter,por ne vend te tije tani,dojm nje si ai qe na e heq mallin e xhaxhit...c'njerez te poshter qe mbane kjo toke puu puu puu

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    Te pakten te thoshte 300 euro , se 3.000 euro ne dite vecse dikush qe s'ka pare kurre droge me sy e beson.
    Nejse, kur akuzon dhe Dritan Prifti te vijne zorret ne gryke.
    E ka pas fjalen për n'grup se PS-ja 70% i ka asi..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ''Sipas mjeksise nje njeri mund te marre(thithe) 20-30g Cocaine ne 24 ore dhe duke menduar se cimimi i nje (g) cocaine te mire mund te jete edhe 100euro aty aty del llogaria. '''


    lol, si me flet dhe gjithe kopetenca pa
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Milionerë të zgjuar në një Shqipëri plot budallenj?
    Nga: ALBA MALLTEZI
    Milionerë të zgjuar në një Shqipëri plot budallenj?Milionerët e rinj shqiptarë, ata të miliona eurove, jo lekëve, nuk po habisin më opinionin publik, pasi kanë vite që nuk habisin as Prokurori, as Tatime, as Gjykata. Nuk habisin Shtetin, pasi këta milionerë janë Shteti vetë. Historia e tyre nisi me deklarimin e pasurisë së vajzës së kryeministrit Berisha. Ishte ajo e para që deklaroi milionin e parë të eurove, duke u thënë shqiptarëve se mund të bëhesh milioner në pak vite, me një rrogë modeste punonjëse, qoftë dhe OKB-je. Shqiptarët e hëngrën. Shteti e hëngri, pasi vajza e kryeministrit është Shteti dhe shqiptarët punojnë për të dhe jo e kundërta. I dyti doli Damir Fazlliç. Edhe ai deklaroi se kishte bërë 1.7 milionë euro në Shqipëri, në një vit. I treti dhe i vërteti, ministri i kabinetit Berisha, Dritan Prifti. Edhe Dritan Prifti paskësh bërë 1.8 mln euro në një vit, apo diçka më shumë. Në gjithë këtë paradë milionash njerëzish të politikës dhe familjarëve të tyre, pak indinjohen, madje ka shumë që justifikojnë, u duket normale; janë gati t’u shtrëngojnë dorën e t’i adhurojnë milionerët e rinj. Nëpër familje politikanësh, biznesmenësh e ekonomistësh, apo avokatësh, ka nisur sherri: “Ja, ata u bënë milionerë në një vit, ti je i pazoti, e pazonja”. Por, nuk është kështu o njerëz. Nuk mund të bëhesh milioner si Argita, Damiri, e Dritani, pa pasur në shfrytëzim Qeverinë. Janë ata të zgjuar, e jemi ne budallenj? Ka mundësi, por bota, kjo bota ku jetojmë dhe ëndërrojmë ta bëjmë më të mirë ka rregulla, ka ligje, ka ndershmëri dhe kërkon një mirësi për të mos shkuar të gjithë në ferr, siç shpesh ne shqiptarët kemi rrezikuar, duke marrë me vete të varfër e milionerë.
    Megjithëse të bombarduar nga informacioni, pak vetëve u ngelet në mendje se si në Francë po vënë me shpatulla pas muri e në shënjestër presidentin Sarkozi, për një shumë prej 150 mijë eurosh që presidenti supozohet të ketë marrë nga trashëgimtarja e “L’Oreal”-it. Hetimi mediatiko-shtetëror ka nisur për këtë shumë, jo për miliona euro. Megjithëse është përcjellë dhe në mediat shqiptare, pak shqiptarë reflektojnë për dorëheqjen e ministrit Britanik të Brendshëm, Jasqui Smith, pas akuzave për fatura të fryra, në pak mijë euro. Nuk bën përshtypje dhe nuk shërben, gjithashtu si pikë referimi, dhe një lajm tjetër që po bën këto ditë xhiron në gjithë globin: vila 11 milionë dollarëshe që ka blerë apo pritet të blejë familja Klinton. Të ndalemi pak te historia e fundit. Edhe për standardet amerikane, edhe për standardet e një ish-Presidenti amerikan për 8 vjet rresht, siç ishte Bill Klinton, edhe për një Sekretare aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lajmi i blerjes së Vilës 11 milionë dollarëshe bëri bujë; është i sikletshëm për ta, përpara opinionit publik, edhe pse rrogat e tyre, dietat, vitet e punës, janë pa më të voglin dyshim, më të larta se rroga e dietat që vajza e kryeministrit merrte në Prishtinë, që ministri Prifti merr në Qeverinë Shqiptare. E pra, vila e Klintonëve habit amerikanët, ndërsa milionat e ministrit të shtetit më të varfër në Evropë, nuk habisin asnjë. Nuk habisin strukturat shtetërore në radhë të parë, nuk habisin një pjesë të madhe të medias së atrofizuar, nxisin opinionistë të sulmojnë mediat që i zbulojnë. Jemi në Shqipërinë e budallenjve, por me milionerë të zgjuar?!

  9. #39
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Prifti po e ben me gare me Ramen kush eshte me i pasur, ne vend se te qeverise dhe te permiresoje jetesen e shqiptareve qe po vuajne si mos me keq!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Milionerë të zgjuar në një Shqipëri plot budallenj?
    Nga: ALBA MALLTEZI
    shume e zgjuar edhe kjo alba ... as nuk e ka permendur kryetarin e 3mije eurove .... kjo moralistja e bollinos fashist, me duket se mendon megjithmend se Shqiperia ka plot budallenj ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 19-07-2010 më 03:48
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •