Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama, tre mijë euro çdo ditë për një të thithur nga hunda

    Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti hodhi poshtë dje si shpifje dhe trillime pretendimet e ngritura disa herë publikisht nga opozita lidhur me deklarimin e pasurisë së tij. Në seancën e djeshme plenare, ministri Prifti kërkoi hetimin e çdo qindarke të pasurisë së kreut të PS, Edi Rama, që nga vila që ka në Durrës, me emrat e biznesmenëve të vet, deri te Vila në Shkodër dhe qindra apartamente në Tiranë. Prifti tha se mashtrimet e Ramës lidhur me deklarimin varfanjak të pasurisë së tij janë absurde, ndërsa theksoi se, "ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri thotë që ka vetëm tre mijë euro pasuri në bankë. Unë po iu them që tre mijë euro bën vetëm substanca që ai thith me hundë çdo ditë. Vlera e një dite e substancës që Edi Rama thith me hundën e vet bën më shumë se sa tre mijë euro". Më tej Prifti ka lëshuar një sërë akuzash, sipas të cilave, Rama jo vetëm që është i pastrehë, por sipas fakteve të dhëna nga vet ndërtuesit, kreu i PS disponon mbi 200 apartamente në kryeqytet të përfituara nga aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës. "Këta abuzojnë mbi sinqeritetin e një deklarimi që kam bërë unë dhe familja ime. Unë dhe familja ime, në ndryshim nga shefi i tyre, Edi Rama, deklarojmë çdo gjë ashtu siç është. A ka shqiptar, kolegë deputetë, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me nënën e vet? Dallimi mes tij dhe meje është që unë dhe familja ime deklarojmë çdo qindarkë që kemi bërë në mënyrë të ndershme dhe të ligjshme", u shpreh ministri Prifti. Në vijim, ai ftoi ILDKP që të nisë hetimin e pasurisë së tij, por edhe të Edi Ramës, pasuria e të cilit nis me vilat në Durrës, Tiranë e deri në Shkodër. Gjithashtu, Prifti theksoi se Rama përveçse fsheh pasurinë marramendëse të tij, i fsheh publikut shqiptar edhe orientimin e tij seksual. "Me një klloun, me një karagjoz, i cili nga mëngjesi deri në darkë abuzon, i cili nga mëngjesi deri në darkë nuk është normal, nuk mund të merret ai me akuza, shpifje dhe manipulime. A ka shqiptar që ta besojë? Vetëm me hundë thith tre mijë euro Edi Rama. A ka shqiptar që e beson këtë njeri se ka tre mijë euro në bankë. E ftoj këtu para jush Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe çdo institucion hetimesh në vend të hetojë çdo qindarkë të pasurisë sime, duke filluar që sot. Të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë sime dhe të hetojnë çdo qindarkë të pasurisë së Edi Ramës, që nga vila që ka në Durrës, me emrat e biznesmenëve të vet, deri te vila në Shkodër dhe qindra apartamente në Tiranë. Një njeri që fsheh gjërat e rëndësishme. Ai njeri nuk thotë është burrë apo grua, apo jo? I fsheh popullit të vet orientimin e vet seksual. Është turp i madh", tha ndër të tjera ministri i Ekonomisë.

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Gjynah prej Edi Ramës, gjithë atë punë që bën për Tiranën e tiranasit e aq i varfër. Shteti duhet të kujdeset më shumë për të. Bile t'i ndajë edhe ndonjë ndihmë sociale për zbutjen e varfërisë së tij.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Te isha dhe une aq e varfer dhe e pastrehe si ai toci kuklles .
    Po cte besh kur shqiperia udhehiqet nga funderrinat , vjen e lexon kto xhevahire qe te hapin barkun pa e pir kafen e mengjesit tamam ....

  4. #4
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Me vjen keq per Edi Ramen qenka kaq i varfer .. Eshte kryetar bashkie te Tirane per 8 vjet dhe ka vetem 3 mije euro ne banke sa i varfer Jep leje ndertimi miqve te tij ndertojne pallate por vet s'ka shpi ohhhhhh sa i varfer
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Drogen Rames duhet t'ja çoj D.Prifti....Meqé e dika,se sa thith e sa kushton....
    Hajde minister drejtésie e kryetar i ps.
    (Te shkretet ne,qe merremi dhe me xhepistat,se si i ndajne leket ne Shishtufin..)

  6. #6
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Politikanet tane mire qe nuk paskan leke por te pakten qenkan te mireinformuar mbi cemimin e droges ne vend.

    Fillimi i mbare mendoj une.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  7. #7
    Oj Shqiperi e mjera Shqiperi
    kush t'ka qit me krye n'hi
    ...

    Politikanet tane! Nga e majta deri ne te djathte! Akuza banale, veprime banale dhe nje popull qe vuan!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2009
    Postime
    44
    Është e tepërt të merremi me dokrra të tilla. Le ta jetojnë jetën ashtu siç u pëlqen. Secili ka të drejtat e veta...
    Nuk është mirë të merremi me gjëra personale të tjerëve...sepse bëjmë shkelje të të drejtave personale të njeriut...

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga EAvdyli Lexo Postimin
    Është e tepërt të merremi me dokrra të tilla. Le ta jetojnë jetën ashtu siç u pëlqen. Secili ka të drejtat e veta...
    Nuk është mirë të merremi me gjëra personale të tjerëve...sepse bëjmë shkelje të të drejtave personale të njeriut...

    Ce drejt njeriu thua ti mo ????
    Ata na kan ... deri ne kocke ne popullit e ti thua ta jetojne jeten si te duan .
    Jeten ai e cilido qe eshte ne pushtet ta jetoje si te doje kur te jete popull i thjesht , jo kur kan jeten e 3 milione shqiptarve ne dore e tallen me te ..
    Ata bejne pall ariu e populli ska buk te haj , e tmerrshme c'llogjik kan disa ...

  10. #10
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga EAvdyli Lexo Postimin
    Është e tepërt të merremi me dokrra të tilla. Le ta jetojnë jetën ashtu siç u pëlqen. Secili ka të drejtat e veta...
    Nuk është mirë të merremi me gjëra personale të tjerëve...sepse bëjmë shkelje të të drejtave personale të njeriut...
    Edi Rama eshte mafioz qe pasurohet me bizneset e tij te fshehta me emer e te tjereve miqve te tij ..
    Politikanet jane milionere qe ne u kemi dhene mundesine te vjedhin te pasuroheshin duke varferuar popullin cdo dit e me shume .. Politikanet jane te gjithe mafioza qe perfitojne ne kurriz te popullit ...

    Te drejten e tyre fshije me letren higjienike para qe te leshoje era fjalet ...
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •