Close
Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 583
  1. #231
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ç'do gjë.......


    Ç'do fjalë që ti fletë-një poezi,
    Ç'do shikim që jep-një lindje jete.
    Aspak s'keqkuptohemi unë edhe ti,
    Aspak nuk trishtohemi që s'jemi përvete.

    Ç'do gjë që shkëlqen s'quhet flori,
    Ç'do buzëqeshje s'ka të njëjtën vlerë.
    Nuk qe e thënë që unë dhe ti,
    Të hapnim dhe të mbyllnim të njëjtën derë......


    P.S: Të më falni për postim të përsëritur,por problem interrneti.....Ju falenderoj për mirkuptimin.....

  2. #232
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Pashë e ç'pashë.....?!
    (Motiv Popullor)

    Pashë e ç'pashë këtë mesnatë,
    Tek burimi në livadhe.
    Një lastare shtatëlartë,
    Mbi ylber po hidhte valle.

    Pashë e ç'pashë mëndia më iku,
    Një sybardhë,një zeshkane.
    I qasem si sërë miku,
    Më largohet si shejtane.

    Pash e ç'pashë isha në ëndërr
    Dhe ngrihem i dallëndisur.
    Nusia po më shifte shtrëmbër
    Nga krevati rrukullisur.

  3. #233
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Në vdeksha sot.....


    Në vdeksha sot,do jem i lumtur
    Dhe do të them kam patur fat.
    Në shpirtin tënd i tërë jam futur,
    Nga syt' e tu jam zënur mat.

    Në vdeksha sot,them kam rilindur,
    Pa britma fjalësh e pa lot.
    Nga puthjet ndjehem i pabindur,
    Këtu besoj që paska Zot.

    Në vdeksha sot,s'ka ndodh' çudia,
    Çudi më dukesh vetëm ti.
    Në qoft' se un' vdes nga mërzia,
    Këtë ma quaj tradhëti.....

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdoj Riza te hy e lexoj librin tend ne forum. Ku ka si ky liber i hapur per te gjithe, me vlera per te gjithe. Dikush me tha pak me pare, qe c'fiton o Mondi qe shfaqesh kaq shpesh forumeve. Ti tani ke krijimtarine tende, ke botuar ca libra, je i vleresuar nga disa, pra shfaqu me ndryshe tani ne publik, varjau forumeve, ku sic e shikon nuk shfaqen pena te njohura letrare. Pergjigja ime? Ja kjo, vazhdimesia shfaqese ne forum, pa pike ndryshimi, bile mos me shume. Kam fituar shume e shume pak kam humbur ketu. Mes te fituarve je dhe ti mik. Te pershendes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #235
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Një kujtesë e hershme.........


    Në oborr s'po ulen më pëllumba,
    Bari është harbuar në këtë pranverë.
    Dera nuk më hapej e tunda,e shkunda,
    Si një valë tërmeti zemra nis të therë.

    S' po e kuptoj veten në k'to anë memece,
    Pemët e vetmuara në sy më shikojnë.
    "Gufa e Pëllumbit",kthyer në kotece
    Dhe "Qafa" më pret si hija në hon...

    S'mundi të më flas as pragu shtëpisë,
    Xhami në dritare po më shtrëmbëron.
    Çarë e plasaritur pllakat e avllisë,
    Kumbulla në brinjë as hije s'lëshon.

    Një kujtesë e hershme botën rrutulloi,
    Mi solli të tëra,baltën,pyll e gur.
    Nga syri i vrejtur qielli lot lëshoi
    Dhe si një rrebesh nëpër fshat u turr...


    Përshëndetje Mondi ju falenderoj pë komentin.Shëndet e muzë pafund për ju..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 09-07-2010 më 06:09

  6. #236
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Fund....

    Po iki, n'errsiren e ksaj nate
    gjurmet dua te humb
    ju dua shum te gjithve
    por duhet te shkruaj FUND.....


    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Po iki, n'errsiren e ksaj nate
    gjurmet dua te humb
    ju dua shum te gjithve
    por duhet te shkruaj FUND.....


    Errësira është e trembshme,
    Krijon dilema në fantazi
    E di se na doni pa kusht
    E çdo mbarim, ka një fillim të ri...




    Të ikni, e ku të ikni? E dini Skënder se këtu i keni shumë miqtë e mikesha që Ju respektojnë?
    Andaj, merre një gomë të madhe e fjalën FUND, e fshini përjetësisht...

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Një kujtesë e hershme.........


    Në oborr s'po ulen më pëllumba,
    Bari është harbuar në këtë pranverë.
    Dera nuk më hapej e tunda,e shkunda,
    Si një valë tërmeti zemra nis të therë.

    S' po e kuptoj veten në k'to anë memece,
    Pemët e vetmuara në sy më shikojnë.
    "Gufa e Pëllumbit",kthyer në kotece
    Dhe "Qafa" më pret si hija në hon...

    S'mundi të më flas as pragu shtëpisë,
    Xhami në dritare po më shtrëmbëron.
    Çarë e plasaritur pllakat e avllisë,
    Kumbulla në brinjë as hije s'lëshon.

    Një kujtesë e hershme botën rrutulloi,
    Mi solli të tëra,baltën,pyll e gur.
    Nga syri i vrejtur qielli lot lëshoi
    Dhe si një rrebesh nëpër fshat u turr...


    Përshëndetje Mondi ju falenderoj pë komentin.Shëndet e muzë pafund për ju..

    I nderuar Riza ÇATO,
    Me shumë admirim e përkushtim, lexoj e ndonjëherë e rilexoj nga një, nga dy e nga tri herë poezinë tuaj...
    Ju përglzoj për laramaninë e temave...

  9. #239
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Përshëndetje Mondi,skender76,Agim Metbala.Respektet e mia për leximin dhe komentimin e poezive në forum.Gjithashtu dhe unë ju ndjek me kënaqësi në çdo postimin tuaj....Kalofshi pushime të mira këtë verë....

    Mëngjese të ngrirë....



    Mëngjesi,me hije të ngrirë,
    I lodhur kalon mbi përrua.
    Ajrin e ndotur ka pirë
    Dhe varur qëndron si patkua.

    Grimcat e jetës pa jetë,
    Vala kollitet mbi shkumë.
    Si petë të pjekura retë
    Dhe pyjet në gjumë.

    Endrrat e mia çartuar
    Kërkojnë përralla fëmije.
    E mira në qyp izoluar
    Nga njezit pa dije.......

  10. #240
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Si në mjegull......


    Si në mjegull sot po më kujtohesh
    Dhe mendimet shigjetojnë çdo gjë.
    Si zë honi s'di pse më largohesh
    Edhe oshëtimë s'më vjen më.


    Sot u zgjova krejt i pa kthjelluar,
    I mërzitur nga ëndrrat në shtrat
    Dhe meraku thellë më ka ngacmuar,
    Si gjilpërë më pickon çdo natë.


    I menduar e gdhij e ngrys ditën
    Në renden coptoj çdo djallëzi.
    S'di çfar patëm?S'di pse u mërzitëm?!
    Dhe të dy u ndamë në agoni...

Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •