Close
Faqja 26 prej 59 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 583
  1. #251
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Çdo gjë....

    Çdo gjë ta kthej, ta dish,
    Nga vitet që kan' shkuar.
    Nuk mund të kthej as hiç,
    Nga nuri i flakëruar...

    Nuk mundem të të kthej,
    Shkëlqim në ata sy...
    E ç'të të kthej-Gënjej.....
    Kur nuk të kthej rini...

    Çdo gjë ta kthej ta dish,
    Ta kthej me plot dëshirë.
    Po ti mundesh të vish,
    Si Hënë në errësirë?!

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008 po jap pak vargje dhe unë, duke vlersuar krijimet e tua te mrekullueshme.

    Nuk di se çfar të kthej
    Tani nuk kam mundësi...!
    Megjithse brenda ndjej
    një det me dashuri.

    Nuk di se çfar të kthej!
    se koha s'ndalet dot.
    Në sytë e tharë nuk gjej
    tashmë asnjë pikë lot...

    Trishtimin kam vëlla
    Mërzinë, moter e kam.
    Në buzë, puthja m'u tha
    jetoj më kot...qyqan

  3. #253
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008 po jap pak vargje dhe unë, duke vlersuar krijimet e tua te mrekullueshme.

    Nuk di se çfar të kthej
    Tani nuk kam mundësi...!
    Megjithse brenda ndjej
    një det me dashuri.

    Nuk di se çfar të kthej!
    se koha s'ndalet dot.
    Në sytë e tharë nuk gjej
    tashmë asnjë pikë lot...

    Trishtimin kam vëlla
    Mërzinë, moter e kam.
    Në buzë, puthja m'u tha
    jetoj më kot...qyqan
    Përshëndetje i nderuari Agim Doçi.Duke mos kursyer asnjëgjë për ju ,shpreh konsideratën më të thellë që egziston mbi këtë truall,pasi ju jeni një inspirues i poezisë shqiptare dhe kështu keni pë tu ngelur në breza.Jeni i madh Zoti Doçi vlera juaj do rritet me kalimin e viteve....Respekte dhe vetëm respekte...

  4. #254
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Ku mund ta gjëj....?!


    Çfar mund të bëj më mirë se kaq?
    Un' këtë gjë e bëj më mirë.
    Lexoj e shkruaj,prish pa shkak,
    Si anormal e si i pirë.

    Ku mund ta gjëj një tjetër kut,
    Që të më mati për së gjeri.
    Un' gjatësinë s'e quaj fund,
    Atje ku degët nuk i kap dielli.

    Un' jam ai që ju s'e dini,
    Një ufo koti që vij vërdallë.
    Po të më matni dhe të mos pini
    Mund të zbuloni diçka të rrallë.

    Dhe ja më matët ashtu siç dini
    Dhe ja dhe metri shënoi gabim.
    A vritet zemra e një trimi ,
    Nga centimetri që s'bën lëshim......?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 21-07-2010 më 16:44

  5. #255
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza 2008.
    Shyqyr që kam fatin të lexoj vargje njerzore si të tuajat. Te falenderoj dhe me poshte po te ndjek "nga pas"....

    Me çfar të matem, pa më thoni
    Shtërnguar rrypin kam pas brezit
    Në jam krahthatë mos më gjykoni!
    Nuk matem me HIJE Mëngjezit....

    Po ta pranoni, u jap njësinë
    Se si ta matni, këdo në jetë.
    Nxirrni nga shpirti gjith dashurinë
    Ahere matja do jetë e lehtë!

  6. #256
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Lus e lus.....

    Lidhur pas qerpikut ty të mbajta mbrëmë,
    Hëna po kulloste mbi malin e gjerë.
    Goja kish ndërmënd diçka për të thënë,
    Shpiri i tulatur kokën kishte nxjerrë.

    Ti ikën dhe vjen si tiktaku i orës,
    Endrrat mi shkallmon kur shkel atë sy.
    Nga larg letër shkruaj me gishtat e dorës
    Dhe me shpirt e zemër ndodhem pranë tek ty.

    Në mëndje më ke dhe noton me mua,
    Mes detit dëshirë ëndrrat lart i ngre.
    Më thua të dua,më thua s'të dua,
    Si një foshnjarake buzqeshjet fshe.

    Endrra del sodit rrugëve të shpirtit
    Dhe imazhin tënd e rrufit në buzë.
    Aty lus e lus çdo sekondë të vitit
    Të më bë bëhesh varg,të më sjellësh muzë.

    Përshëndetje i nderuari Agim! Më vjen mirë që kuptohemi të dy nëpërmjet vargut.Ju admiroj thellësisht në poezi....Respekte

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008. Je gjigand frymezimi or mik i pashtershem. Vetem ti ma ngacmon shpirtin vargezues. Faleminderit per kete!
    Po vazhdoj perseri te "të ndjek pas"....................

    Lidhur pas një fjale të mbajta gjith jetën.
    Ndersa ti më lidhe me njeqind ushkurë...
    Sapo zgjidhja njërin, "ti e ndrroje fletën"
    Unë nuk të tradhtoja, sepse isha burrë!

    Ndersa ti e embla, deri në në fundmars
    Ike...më tradhtove...larg në përjetsi.
    Nuk kam frymë e forcë...as të ulëras.
    Unë qyqan i vetëm...Ti xhenetit rri.

    Rrin në mes xhenetit...vetëm me shënjtorë
    Mua më ke lënë, në mes të Poetëve.
    Endim papushim vargje pa...u lodhë.
    Rrethuar nga kurthet e vesit të dreqëve

  8. #258
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Nuk më the......


    Nuk të pyeta: Pse më ike?!
    As lamtumirë nuk të thash.
    Ç'të të them më tej moj mike,
    Kur të mirën kurrë s'ta pash.

    Nuk më the : Do kthehem prapë,
    As s'do vi nuk më the kurrë.
    E mallkuar ajo datë,
    Që s'më njojti kurrë për burrë.....

    Përshëndetje Doçi! Kalofsh një fundjavë të këndshme......

  9. #259
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'di çfar kërkon?!....


    Mbas kaq vitesh ti erdhe prapë,
    Tek mosha e ëmbël e rinisë.
    Ashtu e lodhur nga dita me vapë
    E ndezur zjarr nga malli i dashurisë.

    S'di çfar kërkon tek shpella e vjetër,
    Freskia ka humbur me vitet bashkë.
    Ti më e re dukesh patjetër,
    Ç'kisha rini tek ty e lashë.

    Un' thinjur,rrjepur e ballëzhveshur,
    Ti pak aromë ke përsëri.
    U puthëm prap' si duke qeshur
    Të dy të bindur: S'ka më rini........
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 25-07-2010 më 06:02

  10. #260
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Je i shkelqyer miku im. Por nuk je me nje risi...............
    Sepse tashme je kthyer ne domosdoshmeri.


    Te uroj gjithe te mirat dhe sa me shume krimtari qe te kemi c'te lexojme.

Faqja 26 prej 59 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •