Kronike
I bene statujat pastaj i thyen,
per te pare brenda portretin e gurit.
Vetem te vdekshmit mizerabel kapeshin pas statujave.
Kronike
I bene statujat pastaj i thyen,
per te pare brenda portretin e gurit.
Vetem te vdekshmit mizerabel kapeshin pas statujave.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Shiroka ne dimer
Nuk ka me zogj. Fluturimet u fshine.
Asgje, vec grunti primitiv i shiut.
Bregu mendohet tek kembet e ujrave,
duke enderruar veren qe shkoi.
Ne reren e harreses une mbledh
qeramiken e portretit tend.
Sa e shkurter kjo vere, o Zot!
Nje grusht rere dhe nje grusht diell.
Tere kalendari i veres vetem me nje te shtune
dhe tere e shtuna, vetem me nje puthje.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
E mira ime prej lotesh
Shkoj te kroi ku dimri loton neper guret,
por i vdekuri gjekundi nuk duket.
Me pikellon vdekja e vjeter e ujit,
e mira ime prej lotesh.
Me pikellon rrezimi i vjeshtes neper akuj.
Dru me dru kuja e gjetheve.
Cdo mengjes akujt zene e shkrijne,
por i vdekuri gjekundi nuk duket.
Trokas tek nata, por dyert e hijeve
per mua jane te mbyllura.
Kullat e hijeve i rrezoi hena.
Ah, hena qe me vrau mua,
aty, nen pemen e muzgut!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Kthehu (2)
Ka shume kohe qe jam larg teje.
Besome, shume kohe s'kam patur asnje te diel.
E diela ime ishe ti.
Nuk te premtoj ndonje gje te madhe;
Gjerat e medha i kemi konsumuar,
kur prisja agimet ne gjoksin tend.
Kthehu! Nuk te premtoj dashuri.
Me dashuri kemi terbuar tere boten.
Thjesht, kam mall per ty.
Por, e dashur, c'je henezuar keshtu?
Ah! Sa te bukur jemi, druaj do na zere magjia.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Ulisada
Cili Poseidon te ka mallkuar? Cila perendi deti?
Nga cili ankth ujrash dole?
Cilen troje kerkon te shaterrosh tani?
Ihtiozaur i mallkuar!
Sa shfaqesh ne horizont
degjojme galopin e drurit qe enderronte krime
anes tere ksanteve te botes.
Vene alarmin teletajpet,
kreshperohen krifat e supersonikeve.
Cirresh dhe troket neper shkembinjte e kontinenteve:
"Cili polifem banon ketu? Po atje?
Kush i hengri detaret e mi?"
Shekuj te tere ke shpifur per gjigandet e botes.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Kenge kurbate
Cigani i ri kendoi qemenate
te lumi dhe te yjet.
Eh, kenget e udheve te pafundme!
Cfare iku, nuk kthehet me,
o ju qytete te huaja e katunde te larget,
ne trokun e kuajve cigane...
Shikon si celi trendafili te yjet?
Vajzat u bene per t'u puthur.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Metamorfoze
Nje peme ne horizont si nje njeri i braktisur.
Bien shirat mbi vetmine e saj.
Tringellijne telat e shiut,
kur i bie violines era.
Kjo peme ka qene poet, apo vete Pitagora?
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Ne dritaren e avionit
Shoh nje palme ne gjunj rreze dunave,
mbeshtjelle me pelhuren e hijes se vet.
Ne qiell rete sajonin perendite e Egjyptit;
Kembehen rete, kembehen zotat,
kurse ajo rri aty nen enigmen e avioneve.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Etyd
Kur te shkruhet Iliada jone
nuk do te shemben bedenat, as pirgjet,
as minibaret e qelqta ku pihet frape.
Ne rente shi -
do te jesh e gdhendur ne uje.
Ne rente diell -
e mbeshtjellur ne nje rreze dielli do te jesh.
Pastaj,
a keputet rrezja e diellit, a keputet shiu...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 02-07-2010 mė 05:47
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Krijoni Kontakt