Kjo e fundit mė pėlqen nė veēanti...e mbrekullueshme!
Kjo e fundit mė pėlqen nė veēanti...e mbrekullueshme!
Kantik
Erdhi debora, mbuloi gjithe stinet,
si ne diten e pare te botes.
Erdhi dhe mbuloi ditet e mia.
Pikon hena. Druret e zhveshur dimerore,
me kembe si anijethyerit ne funddet.
Parajsa e drureve te vdekur, pranvera,
vjen, por mua nuk me gjen.
O Zot! Me ke mallkuar me dimer pa asnje arsye.
Keqdashjen tende nuk e kuptoj.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Hene s'ka
Bie nje gjethe tere vjeshte,
a nje dridhje muzgu;
Bie alarmi i shirave, rrezohen udhet e zogjve,
dhe hena projekton profilin tim ne xham.
Keshtu do te iki, vizatuar nga hena.
Do desha te shkoja ne hene,
per te kujtuar pikellimet e rinise.
Nga larg, me mall, do veshtroj Token,
shtepine ku u deshem dhe u grindem perjetesisht.
Por, zemra ime, hena nuk egziston,
qe diten qe u shfaqe ti.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Soditje
Sodis demokracine e zogjve:
Te drejten e qendrimit ne cdo peme e kudo neper korridoret e ajrit,
te drejten e te qenit i bukur dhe i respektuar,
dhe shume te drejta te tjera qe njerezit nuk i kane shpikur ende.
Natyra i ka bere gjerat persembari,
por Zoti, me meshiren e tij, i prish cdo dite.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Eshte nje zog
Eshte nje zog qe vajton dit' e nate,
fshehur te shtepia e gjetheve.
Si na erdhi kjo stine me emrin harrim!
Si na erdhi kjo stine me emrin dimer!
U shtuan yjet ne pellembet e mia
dhe syte e tu u bene dimer.
E kam ditur c'braktisje me pret,
moti ky zog ma ka thene.
Do te behem vjeshte e do te shkoj
te vdes tek shtepia e gjetheve.
Shtepia e gjetheve kycur me hene.
O Zot! Nuk kam as ku te vdes...
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Por mua asnje vdekje nuk me ze
Perendimi si vrases me thika nder duar,
neper dhimbje, neper hene.
Tere jeta ime, si keto ujra nen thika;
Por mua asnje vdekje nuk me ze.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Diku, kudo
Shi, ti femije i vockel qe qan prej mijera vjetesh
per diten tende te pangushelluar.
Shfaqet dhe zhduket Itaka
nen pasione vetetimash.
Zot, jam tmerresisht i vonuar!
Tani duhej te isha diku pertej shiut.
Tek dritarja, femija lakuriq,
me veshtron me syte prej uji.
Perdite me duhet te nxitoj drejt dickaje qe nuk eshte,
por nuk jam nje Odise i shpikur.
Eh, Itaken time e kam shpikur vete,
se kam nevoje te domosdoshme per ishuj.
Me veshtron me sy prej uji,
te dritarja, femija lakuriq.
Bien Itakat e legjendave,
pas bregut madheshtor te vetmise.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Plani i mesnates
Kendova nje kenge te zymte si nata e Sahares.
Kurdohere te rera
cel nje mesnate, si palme.
Shpalla nje qiell per ty,
ne lashtesi.
Keshtu i shpallnin konstelacionet, perendite.
U fola lehte yjeve per dashurine tende,
si kurdohere, nje keops,
pergjon ne periferi te kenges.
Po kurdohere ka mes kenges nje mesnate si palme,
qe s'me le te behem sahare.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Perdite ikin stinet
Nje vetime e plagosur ra diku,
si shpata e nje klithme,
mbi token e lodhur prej qiejve,
verbuar nga bronxi i shirave.
Fluturuan tri rosa ne qiell,
tri re dhe tri erera.
O ju shpirtrat e pyjeve,
mbeshtjellur me dimrin e dhembjes.
C'te bej ne kete peisazh?
Shpjermeni te lumi qe vdiq.
Nese kufomen e tij s'e kane shpene
ererat ne qiell.
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Fat
Une per fatin tim pikellohem vete,
s'dua te pikellohet kush per fatin tim.
Me ndjek pas Perendia e Humbjes,
me mermerin e thyer ne luftera pa kuptim.
Mirepo une jam pagan i vjeter;
Pa kete fat te keq nuk ndjehem mire.
Cdo njeri e ka nje fjale ku ve kryet,
kam dhe une nje prehje per dhembjen time.
E c'do te preferoja tjeter pervec luftes,
i ndjekur pas nga ky fat budalla?
Vertet qe kam fituar shume pak ne kete jete,
por humbjet i kam patur te medha.
S'dua te trishtohet kush per fatin tim,
se per fatin tim trishtohem vete:
mermeri i thyer i Perendise se Humbjes,
tere lavdia ime kjo do jete!
imagine there's no countries...
nje fjale, nje kuptim...
:))))
Krijoni Kontakt